spak berisha Archives - Albeu.com

Shtyhet gjyqi për ish-kryeministrin Berisha, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares
Shtyhet gjyqi për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pala mbrojtëse e Berishës, ka kërkuar përjashtimin nga procesi, të gjyqtares. Avokatet kanë dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit në shkurt të 1996 nga KLD ku kryetar ishte Sali Berisha. Ndërkohë, seanca gjyqësore është shtyrë për nesër në orën 11:00.

KERKESA

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në kërkesën drejtuar GJKKO, Prokuroria e Posaçme kërkon masën “arrest shtëpie”. Ligji i jep 5 ditë Gjykatës, për të marrë në shqyrtimin kërkesën e SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritet që në seancën gjyqësore të së martës të thërrasë për të dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij.

Duke respektuar ditën e Krishtlindjes, seanca në GJKKO zhvillohet të martën, pasi Kuvendi i hapi rrugën SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha, si masë shtrënguese ndaj tij, pasi më herët, ish-kryeministri refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës së posaçme, që kishte caktuar masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Në seancën plenare të 21 dhjetorit, Kuvendi mes tensioneve votoi dhënien e autorizimit për SPAK.

SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme, pasi Sali Berisha e kundërshtoi vendimin e parë të detyrim paraqitjes, duke e konsideruar si antikushtetues. Në opinion juridik dhe kushtetues të Berishës, masa fillestare në ngarkim të tij nuk mund të zbatohej, pasi SPAK nuk kishte marrë më parë autorizim nga Kuvend. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa për detyrim paraqitje ishte e një karakteri që konsiderohen kufizim dhe jo heqje lirie.

The post Shtyhet gjyqi për ish-kryeministrin Berisha, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares appeared first on Albeu.com.

Vendimi për Berishën/ Bylykbashi: Gjykata i mbylli derën të drejtës kushtetuese!
Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i “Rithemelimit”, Oerd Bylykbashi, është shprehur se Gjykata Kushtetuese me vendimin e sotëm për kërkesën e 30 deputetëve demokratë, i ka mbyllur derën të drejtës Kushtetuese.

Komentet Bylykbashi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se rrezikshmëria e këtij vendimi do të shtrihet edhe në të ardhmen.

Po ashtu ai tha se deputetët demokratë nuk i kishin kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzonte “masën e arrestit” ndaj Berishës, por të interpretonte nëse kërkesa për masat “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, nëse më parë duhet të kalonin nga Kuvendi, për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit.

“GJK i ka mbyllur derën të drejtës kushtetuese. Nëse duhet të jetë gardiania e Kushtetutës, është bërë ajo që i mbyll portën çdokujt që nuk është maxhoranca dhe që kërkon një zgjidhje nga kjo gjykatë. Është një vendim i paprecedentë.

Rrezikshmëria e këtij vendimi do të shtrihet në të ardhmen sepse Gjykatës Kushtetuese i kërkohet të shfuqizojë Kushtetutën, nuk e ka këtë të drejtë. Nuk i është kërkuar shfuqizimi i masës së arrestit për Berishën, por i është kërkuar interpretimi i nenit 73 pika 2 të Kushtetutës, që ka të bëjë me imunitetin.

Pra me detyrimin e Prokurorisë që të kërkojë paraprakisht heqjen e imunitetit. Ne konsiderojmë që vendimi i Gjykatës së Posaçme që të merrte masa ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes nga vendi’ për Berishën, duhet të kalonte përmes Parlamentit”, tha Bylykbashi.

The post Vendimi për Berishën/ Bylykbashi: Gjykata i mbylli derën të drejtës kushtetuese! appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, zbardhen dy raportet e Këshillit të Mandateve që janë depozituar në Kuvend
Dy ditë pasi Këshilli i Mandateve votoi me 6 vota pro kërkesën e SPAK që kërkon autorizim për arrestimin e Sali Berishës, janë zbardhur edhe dy raportet të hartuara për t’ia dorëzuar seancës plenare, e cila do t’i votojë ditën e nesërme (21 dhjetor).

Njëri prej tyre është raporti i mazhorancës, kurse raporti tjetër është i deputetit Enkelejt Alibeaj, i cili ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

“Konkretisht nga hetimi vlerësohet se është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se personi nën hetim Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, përgjatë periudhës kohore që shtrihet që nga viti 2005 e në vijim, ka kryer veprime konkrete, aktive, me miratim ligjesh, apo akte nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familje ish-pronare, me qëllim kthimin dhe në vijim shfrytëzimin si troje ndërtimore të territoreve ku janë shtrirë ish-Klubi shumësportësh “Partizani” dhe ish-Klubi i Futbollit “Partizani”, ku përfitues i drejtpërdrejte ndër të tjerë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

Sipas organit të akuzës, nga ana e shtetasit Sali Berisha janë kryer veprime aktive, në cilësinë si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e kontrolleve administrative me qëllim ushtrimin e presionit dhe dhënien e urdhrave konkretë për veprime që duhet të kryenin funksionarët që pengonin përfundimin e procesit të privatizimit, në favor, ndër të tjera, të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij”, thuhet ne raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve.

Edhe raporti i Alibeajt kërkon zbatimin e mases se sigurise se Prokurorise se Posaçme, duke rekomanduar miratimin ne seancen plenare.

“Përfundimisht, si anëtar i Këshillit për Imunitetin, i rekomandoj seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin kërkesës për dhënien e autorizimit, të kërkuar me shkresën nr. 16688 prot., datë 12.12.2023 të SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në konkluzionet e Alibeajt.

Sipas Alibeajt për Kuvendin është i rëndësishëm fakti që shkelja e detyrimeve ndaj drejtësisë nga ana e Berishës është e provuar.

“Në këto kushte rezulton e provuar fakti se personi nën hetim nuk ka zbatuar detyrimet që rëndonin mbi të, caktuar me vendim gjykate, në mënyrë të përsëritur. KPP, në nenin 231/1 dhe 260/3, ia lë në diskrecion prokurorisë si mundësi të kërkojë ose jo një “masë tjetër më të rëndë” sesa të mëparshmet. Mesa duket qartazi prokuroria ka zgjedhur opsionin që në mungesë të respektimit të masave të mëparshme të kërkojë një masë tjetër më të rëndë. Në këtë pikë përsëri, Kuvendi nuk ka të drejtë të vlerësojë nëse është e vlerësuar drejt apo jo kjo nevojë-mundësi, kjo zgjedhje e prokurorisë. Edhe ky kriter bie nën suazën kontrolluese të juridiksionit gjyqësor. Nëse do ndodhë që Kuvendi do japë autorizimin, do të jetë gjykata ajo që do të vlerësojë nëse ka vend apo jo për një masë më të rëndë bazuar në proporcionalitetin shkelje – rëndim mase. Për Kuvendin është i rëndësishëm fakti, që premisa bazë, ajo e shkeljes së detyrimeve të mëparshme është e provuar. Nëse gjykata do ta gjejë me vend kërkesën, është kompetencë e saj, porse Kuvendi, duhet të mos ndërhyjë në këtë kompetencë gjyqësore me mosdhënien e autorizimit të kërkuar”, thuhet mes të tjerash në raportin e Alibeajt.

Raporti i Enkelejd Alibeajt

Raport i mazhorancës

The post SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, zbardhen dy raportet e Këshillit të Mandateve që janë depozituar në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Mandateve e çon në Kuvend për votim heqjen e imunitetit për Sali Berishën
Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë votoi të hënën pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK), për t’ia hequr imunitetin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha.

Prokurorët u kërkuan ligjvënësve javën e kaluar t’ia heqin Berishës imunitetin parlamentar, sepse ai nuk i ishte përmbajtur urdhrit për të raportuar në SPAK çdo dy javë dhe për të mos u larguar nga vendi, derisa po hetohej nën dyshimet për korrupsion.

Në një mbledhje që zgjati mbi katër orë dhe me protestues nga opozita që kundërshtonin pranë ndërtesës së Kuvendit, gjashtë anëtarë të Këshillit, përfshirë një nga opozita, votuan për ta çuar në votim parlamentar imunitetin e Berishës të enjten.

Kuvendi pritet të votojë të enjten për t’ua mundësuar prokurorëve ta vendosin Berishën në arrest shtëpiak.

Në mbledhjen e së hënës, Berisha u përfaqësua nga avokatët e tij, pasi tha se nuk mund të pranonte “poshtërim publik të tillë të institucionit më të rëndësishëm të vendit”, por iu bashkua protestës e thirri vetë para Kryesisë së Kuvendit.

Berisha tha se protesta nuk lidhet me kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e tij, por “me faktin se shumica ia ka mohuar opozitës të drejtën e saj për ngritjen e disa komisioneve hetimore”.

Protesta u zhvillua e qetë, ndërsa për mbarëvajtjen e saj ishin angazhuar qindra forca policie, të cilët rrethuan godinën, ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha akuzohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv Partizani.

Kompleksi sportiv “Partizani”, me një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë, u privatizua në vitin 2008 dhe deri në atë kohë ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Berisha i ka mohuar akuzat.

Ai sulmoi prokurorët e SPAK-ut të hënën, duke i cilësuar “mercenarë” të kryeministrit Edi Rama.

The post Këshilli i Mandateve e çon në Kuvend për votim heqjen e imunitetit për Sali Berishën appeared first on Albeu.com.