sorina koti Archives - Albeu.com

Deputetja e PD akuza Olta Xhaçkës: Keni ndërtuar bujtina dhe privatizuar llixhat në Kolonjë! Deputetja socialiste: Broçkulla! Është herezi të dalësh këtu dhe…
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Korçë, Sorina Koti ka akuzuar kolegen e saj socialiste, Olta Xhaçka se kanë privatizuar llixhat e Kolonjës dhe kanë ndërtuar bujtina private.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD u shpreh se pasuritë e zonës së Ersekës nuk po përdoren për qytetarët, por për qeveritarët.

Si përgjigje deputetja Xhaçka tha se këto nuk janë të vërteta, duke theksuar se “të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi”.

Replikat:

Sorina Koti: Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që përpiqen të mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja e PS, zonja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës dhe unë e shoh që Erseka varfërohet sa herë shkoj atje.

Edhe rruga Korçë-Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por të përfitojnë këta qeveritare si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.

Olta Xhaçka: Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.

The post Deputetja e PD akuza Olta Xhaçkës: Keni ndërtuar bujtina dhe privatizuar llixhat në Kolonjë! Deputetja socialiste: Broçkulla! Është herezi të dalësh këtu dhe… appeared first on Albeu.com.

Bllokuan foltoren dhe i ranë bilbilit në seancë, përjashtohen nga Parlamenti 6 deputetë demokratë
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Etikës i cili ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve demokratë nga Kuvendi për një periudhë kohore prej 10 ditësh.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet ka pranuar kërkesën dhe ka përjashtuar sot deputetët demokratë për kaosin e krijuar në seancën e kaluar parlamentare.

1-Lindita Metalia është përjashtuar për 5 ditë;

2-Greta Bardeli 3 dite,

3-Edmond Spaho 10 dite,

4-Oerd Bylykbashi 10 dite

5-Elda Hoti, 10 dite

6-Sorina Koti, 10 ditë

Duke qenë se mbledhja e sekretariatit u zhvillua në mungesë të mediave, deputeti demokrat, Edmond Spaho i cili ishte i vetmi i pranishëm, ka hapur kamerën e telefonit të tij duke zbardhur debatet në komisionin e drejtuar nga deputetja e PS, Klotilda Bushka.

Ai tha se kryeministri Edi Rama po shkelte kushtetutën dhe prandaj edhe deptuetët e opozitës bllokuan seancën e kaluar plenare. Mes të tjerash, Spaho ripërsëriti kërkesën e tij për ngritje të komisionit hetimor për çështjen McGonigal.

“Çfarë po kërkojmë ne që ju çuditeni dhe nuk na jepni fjalën për një skandal kaq të madh. Në SHBA heton FBI, heton dhe Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne të hetohet këtu. Të hetojë SPAK-u që nuk ka këllqe ta bëjë dhe të hetojë kuvendi. Të paktën të kemi mundësi të shohim ky McGonigal kur ka hyrë, kur ka dalë, ka ushtruar presion në organe të caktuara?

/Albeu.com.

The post Bllokuan foltoren dhe i ranë bilbilit në seancë, përjashtohen nga Parlamenti 6 deputetë demokratë appeared first on Albeu.com.

Demokratët nuk “vënë mend”, Felaj përjashton dy deputetë nga seanca parlamentare
Zëvendës kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka marrë vendimin për përjashtimin nga seanca parlamentare të deputeteve demokrate Sorina Koti dhe Elda Hoti.

Vendimi është marrë pas tensioneve të krijuara në sallë.

Sipas Felajt, Sorina Koti  ka krijuar zhurmë dhe ka vështirësuar mbarëvajtjen e seancës.

Gjatë kohë që po fliste kryetarja e Kuvendit, deputetë të PD vijuan t’i fryjnë bilbilit duke bërë zhurmë në foltoren e Kuvendit, e cila qëndron e zaptuar prej orës 10 të ditës së sotme.

Ditën e sotme u përjashtu nga seanca edhe deputeti Edmond Spaho për shkak të zhurmës së krijuar në seancë./Albeu.com/

The post Demokratët nuk “vënë mend”, Felaj përjashton dy deputetë nga seanca parlamentare appeared first on Albeu.com.

Basha “tradhëtohet” sërish, deputetja e dhjetë i bashkohet Berishës në Korçë
Sorina Koti deputete e Partisë Demokratike e cila është njëkohësisht edhe Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë i është bashkuar “foltores” së Partisë Demokratike në Korçë, duke dalë hapur krah ish-kryeministrit Berisha dhe duke u bërë deputetja e dhjetë e PD-së që kalon në krëh të ish-kryedemokratit.

Koti i ka kërkuar Berishës që t’i rikthejë forcën Partisë Demokratike dhe ta çojë në nivelet e dikurshme të madhështisë.

“Është vërtetë pikë shumë e vështirë, po ju kërkoj ju si themelues i Partisë Demokratike, si një nga njerëzit që e keni udhëhequr këtë forcë, ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një mënyrë për ta kthyer Partinë Demokratike në forcën e saj. Forca jonë është bashkimi, faleminderit doctor”, tha Koti.

Berisha tha se e vetmja zgjidhje është vota e lirë dhe se për këtë arsye sipas tij ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

“Shqetësimi që shpreh është shumë i drejtë. Nëse më pyet se nga duhet t’ia nisim për të kapërcyer këtë situatë? Nga eksperienca ime ju them se mund t’ia nisim vetëm nga vota. Në ç’kuptim? Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk dha dorëheqjen. Ai mori vendime që nuk duhej t’i merrte. Nuk mund t’i merrte sepse statuti cakton ndryshe. Prandaj thamë të mbledhim Kuvendin. Sepse Kuvendin e kemi forumin më të lartë dhe më të fuqishëm. Në Kuvend të përcaktojmë disa rregulla. Ne i kemi potencialet e bashkimit. Vota ime peshon sa vota e çdokujt prej jush. Unë i besoj këtij mekanizmi. Ky mekanizëm na ka shpëtuar ne. Ne ishim njerëz me mendësi totalitare. Sherret që kishim i kapërcenim me vota. Ndaj e kuptoj shqetësimin tuaj, por të jesh e sigurt se ne synojmë vetëm bashkimin”, tha Berisha./albeu.com

The post Basha “tradhëtohet” sërish, deputetja e dhjetë i bashkohet Berishës në Korçë appeared first on Albeu.com.

PD flet me fakte: Ju shpjegojmë pse është krizë korrupsioni dhe jo energjitike
Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj qeverisë Rama, në lidhje me rritjen e përgjithshme të çmimeve në ekonomi.

Përmes nënkryetares së komisionit të ekonomisë, Sorina Koti, PD është shprehur se ajo që Edi Rama paralajmëroi, është një krizë korrupsioni dhe jo një krizë energjitike.

Për ta shpjeguar edhe më sakt atë që PD e quan vjedhje galopante të qeverisë, opozita ka paraqitur edhe një sërë faktesh që sipas tyre vërtetojnë akuzat e ngritura.

Deklarata e PD:

Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e vecanërisht në pranverë e në verë. Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve. E për pasojë papërgjegjshmërinë e pushtetit, do ta paguajnë familjet shqiptare.

Prandaj fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe kabineti i tij. Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët. KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld Këh Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld Këh. Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld këh është shitur (eksportuar)

Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld Këh. Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji. Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ Mwh

Ndërsa çmimi i importit është 260 € Mëh Ja pra, që gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur. Me mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri, ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH. Me çmimin e KESH, (për 4 muajt e ardhshëm Shtator-Dhjetor) nga Buxheti i Shtetit do shpenzoheshin 8 Mln €; Ndërsa me skemën e vjedhjes (nëpërmjet energjisë së importuar) nga Buxheti i Shtetit do harxhohen 150 Mln €. Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e manaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsioni dhe absolutisht jo, krizë e energjisë elektrike.

Për të gjitha këto shpërdorime me paratë e qytetarëve, Partia Demokratike do të dorëzojë kallzime penale në SPAK. Këto abuzime me taksat e shqiptarëve duhet të marrin fund, bashkë me pandëshkuesëmërinë që vijon të cënojë besimin te institucionet dhe drejtësia!/albeu.com

The post PD flet me fakte: Ju shpjegojmë pse është krizë korrupsioni dhe jo energjitike appeared first on Albeu.com.