sorensen Archives - Albeu.com

Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur
Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision i përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për ta sqaruar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.

Sorensen e konfirmoi në një komunikatë të premten se Kosova dhe Serbia e zhvilluan takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët për personat e zhdukur të enjten në Bruksel.

“Bashkimi Evropian ka pritshmëri të mëdha që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të personave të zhdukur dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur tepër gjatë për përgjigje”, tha ai.

Afër 1.600 njerëz vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë – nga lufta e viteve 1998-’99.

Ai sqaroi se palët kishin arritur pajtueshmëri për themelimin e këtij komisioni në dhjetor të vitit 2024, informon Radio Evropa e Lirë.

Komisioni buron nga Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën kishin arritur marrëveshje Kosova dhe Serbia më 2023 në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Sorensen tha të premten se qëllimi i komisionit të përbashkët është ta mbikëqyrë zbatimin e kësaj deklarate, “e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të ofrojë mbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtim dhe paqe të qëndrueshme”.

Sorensen zhvilloi bisedime të gjata veç e veç me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq të enjten në Bruksel.

Në fund të atyre takimeve, në orët e mbrëmjes ai e mbajti takimin e parë trepalësh të komisionit të përbashkët.

Pas takimeve, Bislimi tha se “qëllimi ishte që të arrijmë pajtim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin”.

“Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv”, shtoi Bislimi.

Ndërkaq, Petar Petkoviç tha se ky ishte “takimi i parë i komisionit të përbashkët për zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur”.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse dhe shpresoj që pas këtij takimi të parë të përshpejtohen të gjitha proceset në drejtim të gjetjes së të gjithë personave të zhdukur”, tha Petkoviç.

The post Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur appeared first on Albeu.com.

Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar nga BE, nis mandatin më 1 shkurt
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Paraprakisht, më 24 janar ambasadorët e BE-së kishin konfirmuar Sorensenin në këtë post.

Politikani nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë post.

Pasi ka marrë pëlqimin nga ambasadorët dhe kryediplomatët, Sorensen do të nisë mandatin më 1 shkurt. Emisarit aktual, Lajçak, i skadon mandati më 31 janar.

Para nisjes së takimit në Bruksel të kryediplomatëve, ku Sorensen u konfirmua, ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se me zgjedhjen si emisar të diplomatit nga Danimarka, po dërgohet mesazhi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet lart në agjendën e bllokut evropian.

Kush është Sorensen?

Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi.

Në Ballkan, ai ka punuar edhe në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Përvoja e tij nga rajoni thuhet se ka qenë edhe një prej argumenteve se pse Kaja Kallas ka vendosur që ai të jetë pasardhësi i Lajçakut.

Për postin e lehtësuesit të dialogut garoi edhe emri i ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, i cili po ashtu ka njohuri për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Për këto rol, ishte përmendur edhe emri i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor. Vitin e kaluar, ai pranoi se ishte i interesuar për këtë post. Por, gjatë janarit të këtij viti tha se nuk do të garonte për këtë post, pasi ka kuptuar se kërkohet më shumë një nivel diplomatik sesa politik.

Ndryshe, gjatë mandatit gati pesëvjeçar të Lajçakut, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Marrëveshja, e cila nuk është nënshkruar, është ligjërisht e obligueshme për palët ka thënë blloku. BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit, duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane.

Dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. Gjatë procesit janë arritur disa marrëveshje, por pak prej tyre janë zbatuar në terren

The post Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar nga BE, nis mandatin më 1 shkurt appeared first on Albeu.com.