Sonila Brati Archives - Albeu.com

Virozat e stinës te fëmijët, mjekja tregon sa ditë është normale të zgjasin: Shenja që duhet të shqetësojë prindërit
Dr. Sonila Brati, mjeke pediatre ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për virozat e stinës te fëmijët. Mjekja theksoi se me fillimin e shkollave ka pasur dhe shtim të rasteve, kryesisht të fëmijëve që shkojnë në çerdhe apo kopësht për herë të parë.

“Që nga fillimi i shkollave kemi pasur shtim të rasteve dhe numër vizitash. Fëmijët e çerdheve dhe kopshteve janë evidentuar fillimisht. Ajo që është karakteristikë është temperature e lartë 39 deri në 40, që zgjat deri në katër ditë. Pastaj dominojnë dhe infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore.

Gjithashtu dhe bajamet, infeksione të rrugëve të poshtme, alergji apo diarre dhe të vjella.”, tha Dr. Brati. Ajo shtoi se prindërit duhet të shqetësohen kur temperatura është mbi 39 dhe nëse kanë përdorur antipiretikë dhe përsëri temperatura nuk është ulur, duhet të drejtohen te mjeku.

“Shpesh ndodh që temperatura e lartë nuk ulet në kushte shtëpie duke përdorur antipiretikët e duhur. Kjo përbën alarm dhe frikë dhe prindërit drejtohen në urgjencë. Nëse fëmija ka temperaturë të lartë deri në 40, duhet të vijë te mjeku por nëse është 38, mirë është që të mbahet ditën e parë në shtëpi.“, tha ajo.

Ajo shpjegoi se duhet treguar kujdes pasi temperatura e lartë mund të dëmtojë trurin e fëmijës. Ndërkaq, ajo shtoi se duhet shmangur gabimi që bëjnë një pjesë e madhe e prindërve, të cilët përdorin paracetamolin apo ibuprofenin pa kriter.

“Antipiretiku si paracetamoli duhet të jepet mbi 38, asnjëherë më pak. Për një fëmijë deri në 3 vjeç, temperatura 37 e gjysmë është normale dhe nuk duhet shqetësuar. Kohëzgjatja nga njëri paracetamol te tjetri duhet të paktën 4 deri në 6 orë.

Ndërsa ibuprofeni, që duhet të jepet kur temperatura është mbi 39, duhet të përdoret nga 6 deri në 8 orë. Antibiotikët kanë një dëm të madh nëse përdoren që ditën e parë dhe vetëm me një temperaturë të vetme. Prindërit duhet ta japin antibiotikun në raste infeksionesh bakteriale.

Një situatë virale zgjat deri në 4 ditë me një temperaturë të lartë që më pas zbehet. Nëse nuk dominohet temperatura, dhe ka një infeksion tjetër, padiskutim që antiobiotiku është e domosdoshme.“, përfundoi doktoresha.

The post Virozat e stinës te fëmijët, mjekja tregon sa ditë është normale të zgjasin: Shenja që duhet të shqetësojë prindërit appeared first on Albeu.com.

“Mos i injoroni”, doktoresha paralajmëron prindërit shqiptarë për shenjat e hepatitit te fëmijët
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin pas identifikimit të një lloj hepatiti të panjohur dhe të rëndë në më shumë se 11 vende të botës. I përhapur fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, virusi mori terren shumë shpejt ndërsa numërohen më shumë se 200 fëmijë të infektuar dhe së paku një prej tyre ka humbur jetën nga sëmundja misterioze.

Raste të këtij lloji akut të këtij hepatit misterioz që prek mëlçinë dhe që çon deri në mosfunksionim të plotë të saj janë konstatuar në12 shtete dhe janë kontraktuar 200 raste ku 17 prej tyre i janë nënshtruar operacioneve.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” pediatria Sonila Brati na rrëfeu se është kthyer në një shqetësim shumë të madh pasi ky lloj hepatiti çon në bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Një shkaktar tjetër është edhe Covid-19, por nuk është vërtetuar plotësisht. Grupmosha më e evidentuar janë fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç. Numri më i madh i të prekurve është seksi femër e përkthyer në përqindje 65% prej numrit total.

Shenjat që kanë transmetuar te këto grupmosha janë kryesisht kolla, temperaturë, dhimbje barku, të vjella, diarre, zverdhje në fytyrë etj.

Doktoresha këshillon prindërit që në qoftëse fëmija shfaq të tilla shenja duhet t’i drejtohen menjëherë mjekut që të bëhen ekzaminimet e duhura. Situata aktuale në vendin tonë është e qetë pasi deri tani nuk ka rezultuar asnjë rast, por sërish prindërit duhet t’i drejtohen mjekut për kontrolle të ndryshme.

Për sa i përket periudhës në të cilën ndodhemi aktualisht ka shumë viroza që po prekin fëmijët duke filluar nga bajamet, bronshitet, variçela, alergjitë stinore etj.

The post “Mos i injoroni”, doktoresha paralajmëron prindërit shqiptarë për shenjat e hepatitit te fëmijët appeared first on Albeu.com.