Sokol Novaku Archives - Albeu.com

Korrupsioni te Policia Rrugore/ SPAK dërgon për gjykim dosjen për Roven Zekën dhe dy të tjerët
Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka, duke e dërguar dosjen në gjykatë.

Bashkë me Zekën në akuzë janë edhe dy punonjës të tjerë të policisë, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.

SPAK ka marrë të pandehur gjithashtu Ergest Vrionin dhe Bledi Belbën.

Dosja, e cila përmban akuzat për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve të drejtësisë, do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK-ut, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, në kuadër të një çështjeje korrupsioni. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Roven Zeka, Edison Tabaku (oficer i policisë gjyqësore) dhe Sokol Novaku (shef i sektorit të aksidenteve) dyshohet se kanë marrë para nga një grua që kishte shkaktuar një aksident, me qëllim që çështja të mos i referohej prokurorisë dhe të mos niseshin hetime për ngjarjen.

The post Korrupsioni te Policia Rrugore/ SPAK dërgon për gjykim dosjen për Roven Zekën dhe dy të tjerët appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe dy zyrtarëve të Policisë/ Përgjimet zbuluan korrupsionin e efektivëve
Dy ditë më parë, u bë me dije se tre zyrtarë të Policisë së Shtetit, janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Gjithashtu, u tha se ndaj tyre ishte lëshuar një urdhërarrest, për shkak dyshimesh që lidhen me korrupsionin.

Por Prokuroria e Posaçme, nuk doli me asnjë njoftim zyrtar në lidhje me urdhërarrestet e aq më pak me detajet për akuzat ndaj tre personave, por u bë me dije se mes të arrestuarve ishte edhe kreu i Rrugores së Tiranës, një oficer karriere, i cili u vendos në krye të kësaj strukture policore si risi e domosdoshme për të ndryshuar ‘fytyrën’ e policisë pas garave të ndryshme që u zhvilluan në Policinë e Shtetit.

Por, po ashtu kryepolici i Rrugores së Tiranës, mori me vete edhe vartësin e tij, i cili bashkë me të ra në pranga.

Në fakt, u tha se ndaj tyre kishte një urdhër-arrest, por më vonë ata u panë teksa ishin vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

Dyshimet lidhen me një aksident të ndodhur 5 ditë më parë në Tiranë, aksident që kishte për autore një grua.

Dyshohet se gruaja ka kërkuar që aksidenti të mbyllej, ndërkohë që ka premtuar që ryshfetin për punën që do të bënin do ua jepte bashkëshorti.

Dyshohet që ky i fundit ishte në përgjim, por nuk bëhet me dije se për çfarë përgjohej e si rezultat, për çfarë është vënë nën hetim.

AKUZA

Referuar të dhënave jo zyrtare, bëhet me dije se ndaj 3 oficerëve të policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, SPAK ka firmosur tre masa arresti për dyshimet e korrupsionit.

Siç bëhet me dije jo zyrtarisht shefi i komisariatit rrugor, Roven Zeka, shefi i hetimit të aksidenteve automobilistike, Sokol Novaku, dhe oficeri i policisë rrugore Edison Tabaku dyshohen për korrupsion.

Në përgjime rezulton që oficeri i këqyrjes së vendngjarjes, ka përmendur dy eprorët e tij në policinë rrugore, për të ndryshuar rezultatet e një aksidenti automobilistik.

Çështja u hetua nga Prokurorët e Posaçëm, që u vunë në lëvizje mbas një aksidenti rrugor në kryeqytet një ngjarje për të cilën ka dyshime se paratë, i ka paguar një shtetase ndaj oficerit të policisë gjyqësore.

Mbetet ende e paqartë se sa është shuma e kërkuar dhe nëse ka pasur pasojë në jetë prej këtij aksidenti.

Por ajo që shpjegohet është fakti se vendngjarjen e ka këqyrur oficeri Edison Tabaku, ndërkohë që më pas ka komunikuar me shefin e linjës për aksidentet Sokol Novaku po ashtu me urdhër ndalimi.

Për shkak se përmendet nga dy oficerët, urdhri i ndalimit është firmosur edhe ndaj Zekës, emëruar në këtë detyrë në mesin e dhjetorit 2024.

Veç Zekës që është vetëdorëzuar, BKH ka arrestuar dy të tjerët, ndërkohë që veprimet vazhdojnë të kryhen nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aksidenti ka ndodhur në 16 prill 2025 në Tiranë dhe mjeti drejtohej nga shtetasja A.V. Përgjimet tregojnë se paratë iu paguan oficerit të policisë gjyqësore Tabaku nga bashkëshorti i shoferes.

Oficeri i policisë gjyqësore, sipas prokurores së çështjes që ka firmosur urdhërndalimet dhe për dy të tjerët Zeka dhe Novaku përmend emrat e eprorëve.

Do të jetë gjyqtari i masës që do të vlerësojë nëse veç bisedave të oficerit që kreu këqyrjen në aksidentin në fjalë, ka apo jo prova tej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Zeka dhe Novaku, mësohet se kanë punuar bashkë edhe më herët në Komisariatin nr 2, në sektorin e hetimit të krimeve dhe më pas u kaluan te Policia Rrugore.

Tashmë pritet që Prokuroria e Posaçme, të japë detaje mbi dyshimin për korrupsion në kupolën e një sektori të kontestuar jo pak nga qytetarët, të cilët vijojnë të ankohen për gjoba të majme dhe të padrejta për të cilat nuk kanë ku të ankohen. Në operacion u tha se përveç BKH-së ka marrë pjesë edhe vetë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

The post Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe dy zyrtarëve të Policisë/ Përgjimet zbuluan korrupsionin e efektivëve appeared first on Albeu.com.

U ndaluan nga SPAK, merren në pyetje oficerët e policisë gjyqësore
Shefi i komisariatit të policisë rrugore Tiranë Roven Zeka, shefi i oficerëve të policisë gjyqësore në këtë komisariat, Sokol Novaku dhe oficeri i policisë gjyqësore në rrugoren e kryeqytetit Edison Tabaku, e kanë kaluar natën në bllokun e sigurisë.

Zeka dhe Novaku u paraqiten mesditën e së shtunës në drejtorinë vendore të policisë Tiranë, pasi për ta SPAK kishte lëshuar urdhër ndalimi si të dyshuar për veprën penale, korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.

Mësohet se gjatë mëngjesit të së dielës, punonjësit e policisë kanë dhënë shpjegimet paraprake para oficerëve të BKH-së, të cilët i kanë pyetur në kushtet e izolimit në bllokun e sigurisë.

Rasti është hetuar nga prokurorja Elida Kaçkini, e cila ende nuk i është drejtuar me kërkesë GJKKO mbi masën e sigurisë që do të kërkojë për 3 zyrtarët e uniformave blu.

Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar kundrejt ryshfetit, drejtuesen e një automjeti.

Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithëse nga aksidenti 2 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital.

2 mijë euro dyshohet shuma e dhënë si rryshfet, ndërsa oficeret e policisë kane mohuar akuzën duke pretenduar se kanë zbatuar procedurat standarde.

Dyshohet se për këtë rast SPAK ka administruar edhe përgjime.

The post U ndaluan nga SPAK, merren në pyetje oficerët e policisë gjyqësore appeared first on Albeu.com.