sofje Archives - Albeu.com

Presidenti Begaj në Sofje për forumin “Aqaba Process Balkans III” mbi sigurinë në rajon
Këtë të enjte, Presidenti Bajram Begaj, u nis për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që bashkorganizohet nga presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II.

Presidenti Begaj do t’u bashkohet në këtë samit, liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve që janë pjesë e “Procesit të Aqaba”-s, të cilët do të diskutojnë për çështjet e sigurisë në Ballkan.

Presidenti Begaj, do të mbajë një fjalim të posaçëm në këtë forum. Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj, janë edhe takimet e veçanta me homologë të tij.

The post Presidenti Begaj në Sofje për forumin “Aqaba Process Balkans III” mbi sigurinë në rajon appeared first on Albeu.com.

Nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO në Sofje, Kosova në agjendë për avancim të statusit
Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.

Serbia, nxitëse e ndryshimit të kufijve, Shehu: “Divorci paqësor” i Republika Srbska, mësim për Kosovën dhe të gjithë!

Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, në Sofje të Bullgarisë, ka nisur punimet komisioni për mbrojtje dhe siguri.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draft raporte edhe për Kosovën.

Zyrtarisht Asambleja e Përgjithshme të NATO-s ka nisur punimet me komisionet. Gjatë ditës do te zhvillohen tre prej tyre.

Ndryshe, me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar. Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës, raporton RTKlive.

Sot, më 25 maj, në Sofje do të zhvillohen punimet e tre komisioneve parlamentare të AP të NATO-s për Mbrojtje dhe Siguri, për Ekonomi dhe siguri dhe atij për shkence dhe teknologji.

Delegacioni i Kuvendit te RKS-se do t’i ndjekin punimet e komisionit për mbrojtje dhe siguri ku ndër të tjera do të diskutohen edhe tri draft raporte:

Nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO në Sofje, Kosova në

Qëndrimi në zhvillim i mbrojtjes ajrore dhe raketave të NATO-s nga Utku CAKIROZER (Turkiye),

Lufta e Rusisë dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën nga Rick LARSEN (Shtetet e Bashkuara),

Ballkani Perëndimor: Sfida të Përtëritura të Sigurisë në pragun e NATO-s nga Lord Mark LANCASTER (Mbretëria e Bashkuar).

Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.

Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe rritja e angazhimit me Jugun Global do të trajtohen po ashtu në këtë takim.

Udhëheqësi i delegacionit, Driton Hyseni për RTK- në, ka theksuar se orvatjet e Serbisë për ta penguar Kosovën po vazhdojnë edhe në këtë proces.

“Si rrjedhojë e vendimit të komitetit të përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i votuar me 24 mars të këtij viti, në favor të ngritjes së statusit të delegacionit të Kosovës, ju konfirmoj se çështja e tillë është në agjendën e punimeve të asamblesë dhe për të pritet votimi me shumicën e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s më 27 maj (asambleja ka 274 deputetë në total, nga 32 vendet anëtare të NATO-s). Presim epilog pozitiv dhe zyrtarizim të plotë të statusit të ri të delegacionit nga Kosova, si Anëtar i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, ka deklaruar Hyseni.

The post Nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO në Sofje, Kosova në agjendë për avancim të statusit appeared first on Albeu.com.

NEGOCIATAT/ “Thonë që jemi studentë të mirë, por në fund na ngelin!” Begaj i pakënaqur me BE pas hezitimit për Shqipërinë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zgjodhi një kryeqytet të BE-së si Sofja për të shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me zvarritjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Begaj theksoi në krah të homologut bullgar Rumen Radev, se Shqipëria ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Komisioni Europian duke marrë shumë seriozisht domosdoshmërinë e kryerjes më së miri të “detyrave të shtëpisë” para integrimit.

Për të mbështetur argumentin e tij, Presidenti Begaj e krahasoi raportin e Shqipërisë me BE-në me atë të një studenti që gjatë gjithë semestrit i thuhet se është shumë mirë në mësime, por që kur vjen fundi zbulon se profesori e ka vlerësuar me notë ngelëse.

“Gjatë këtij viti është punuar shumë fort për të përfunduar klauzolat e para dhe për të qenë gati për të hapur kapitujt e parë të negociatave.

Në çdo takim ndërkombëtar që kam pasur, është vlerësuar jashtëzakonisht shumë Shqipëria me punën që ka bërë, me rezultatet e arritura, dhe është folur jashtëzakonisht shumë për profesionalizmin e treguar nga ekipi shqiptar.

Çuditërisht, ndodh si puna e studentit, që pedagogu i thotë gjatë gjithë vitit: je i shkëlqyer, ke punuar shumë mirë, por te nota e fundit, e ngel në klasë.

Procesi i zgjerimit është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Evropian, ndërsa për ne shqiptarët, procesi i integrimit është jetik dhe strategjik, është një ëndërr për t’u përmbushur.

Natyrisht, lidhet dhe me procesin e paqes, të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit”, tha Begaj duke vlerësuar punën e bërë nga administrata e shtetit shqiptar, përgjegjëse për integrimin.

Ky argument u mbështet edhe nga Presidenti i Bullgarisë, Radev i cili pranoi avancimin e Shqipërisë në drejtim të kryerjes së reformave duke shprehur gatishmërinë për t’i qendruar pranë vendin tonë gjatë këtij procesi.

Duke vijuar me shembullin e tij, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar reformat, ndërsa vlerësoi mbështetjen e madhe nga Bullgaria.

“Unë ju siguroj se do të vazhdojmë të jemi studentë të dalluar, studentë të shkëlqyer, do të trokasim në dyert e Bashkimit Evropian dhe, kur të hapet dera, besoj se do të jemi të lutur të futemi.

Bullgaria, më së miri, e ka bërë këtë, e ka hapur derën, na ka pranuar, na ka mbështetur në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Nuk kam çfarë të pres më shumë se kaq. E ka realizuar misionin e vet dhe ne duhet t’i jemi mirënjohës”, përmbylli Presidenti Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar gjendet në Sofje për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev.

The post NEGOCIATAT/ “Thonë që jemi studentë të mirë, por në fund na ngelin!” Begaj i pakënaqur me BE pas hezitimit për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

MPJ bullgare: Sofja nuk ka kushte të reja për Shkupin
Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Jashtme bullgare të publikuar pas, siç thonë ata, shumë pyetjeve nga mediat lidhur me natyrën e kompromisit evropian të arritur në vitin 2022 mes dy vendeve.

“Bullgaria nuk ka kushte të reja ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi, ajo sinqerisht dëshiron të shohë fqinjin e saj duke avancuar drejt anëtarësimit të plotë, përmes sukseseve në procesin e reformave dhe përpjekjeve për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne presim hapin e parë në këtë proces, sipas zotimeve të nënshkruara nga Shkupi në korrik 2022, hyrjen në në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut për qytetarët që jetojnë në territorin e këtij vendi dhe janë pjesë e kombeve të tjera, siç është populli bullgar, sipas procedurave të brendshme”.

MPJ bullgare thekson se marrëveshjet duhet të zbatohen, pavarësisht nëse janë shumëpalëshe apo dypalëshe dhe se moszbatimi i marrëveshjeve tashmë të nënshkruara cenon besimin, qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë në marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe shkakton hakmarrje.

“Nga miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut, ne gjithmonë presim përmbushje të ndërgjegjshme të të gjitha obligimeve të marra dhe jo përpjekje për të interpretuar nëse procesi i integrimit evropian kërkon përmbushjen e tyre. Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE ka parametra të përcaktuar qartë. Është e papërgjegjshme dhe kundërproduktive të prishet ekuilibri i vështirë dhe delikat me interpretime të papërshtatshme dhe tendencioze që devijojnë nga kriteret e përcaktuara qartë nga Këshilli i BE-së për këtë çështje”

Sipas ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, veçanërisht të rrezikshme janë përpjekjet për të paraqitur në mënyrë manipulative kushtet që tashmë janë dakorduar në vitin 2022.

The post MPJ bullgare: Sofja nuk ka kushte të reja për Shkupin appeared first on Albeu.com.

Osmani në Sofje: Provokatorët nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoni të Veriut
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore apo mohojnë identitetin maqedonas nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Kështu ka deklaruar në Sofje ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pasi vizitoi në spital një përfaqësues të qendrës bullgare “Car Boris Treti” nga Ohri.

Hristijan Pendikov ishte sulmuar fizikisht të enjten, më 19 janar. Sulmi ndodhi para zyrave të këtij klubi në Ohër, ndërkohë që hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare.

Para mediave bullgare, Osmani tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë të njëjtat të drejta si të gjitha komunitetet e tjera, por gjithashtu porositi politikanët, si eurodeputetin Angel Xhambaskit dhe Kostadin Kostadinovi të partisë “Rimëkëmbja”, se nuk kanë vend në Maqedoni të Veriut, ashtu sikur nuk ka vend edhe për politikanët tjerë bullgarë, që sipas tij, fyejnë popullin maqedonas.

“Ne nuk do të lejojmë mohimin e komunitetit bullgar në Maqedoni të Veriut, por nuk do të lejojmë as mohimin e popullit maqedonas, prandaj dua të dërgoj një mesazh që provokimet të ndalen. Pra, çdo ardhje në Maqedoni të Veriut me qëllim të fyerjes së popullit maqedonas, mohimit të popullit maqedonas, do ta trajtojmë seriozisht dhe kjo do të jetë ardhja e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolaj Milkov, kërkoi që të ndalet gjuha e urrejtjes nga pala maqedonase.

“Dhuna nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, tha Milkov, pa specifikuar nëse incidenti i fundit do të nënkuptojë veto të re bullgare.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupi duke mundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Vetoja ishte vendosur në nëntor të vitit 2020 për shkak të kontesteve mes dy vendeve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

“Bullgaria këmbëngul me vendosmëri që autorët e këtij akti dhe akteve të tjera të ngjashme të dënohen me ashpërsinë e ligjit, për t’i dhënë fund kësaj atmosfere mosndëshkimi që po shkakton dhunë të re. Unë dua t’i them ‘jo’ ringjalljes së ‘traditave të zeza’ që historikisht janë të lidhura me Maqedoninë e Veriut – djegiet, pushkatimi dhe dhuna ndaj njerëzve. Këto gjëra nuk kanë fare vend në Evropë dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për këtë”, tha ministri i Jashtëm bullgar Milkov.

Tensionet mes Shkupi dhe Sofjes janë ngritur në tre muajt e fundit pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut është intensifikuar edhe debate mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, pikë që është e përfshirë në marrëveshjen mes dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, identitetin dhe aspektet historike./rel

The post Osmani në Sofje: Provokatorët nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoni të Veriut appeared first on Albeu.com.

“Stuhi” në skenën politike në Sofje, shkak negociatat me Maqedoninë e Veriut
Qeveria bullgare ia kaloi topin Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, i cili do të vendoste për zgjidhje të mundshme me Shkupin.

Sipas kryeministrit Kiril Petkov, çdo propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjes që vjen nga Brukseli, apo ndonjë shtet anëtar i BE-së, i cili bie ndesh me Qëndrimin Kornizë, do të shqyrtohet në komisionin parlamentar.

“Tash e tutje asnjë politikan nuk do të mund të thotë se qeveria do të ndërmarrë veprime të njëanshme. Vendimi për Maqedoninë e Veriut i takon Kuvendit, dhe vendimi i Qeverisë i obligon përfaqësuesit tanë në Bruksel, që të mos marrin vendim pa Parlamentin”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Nga ana tjetër, gjatë negociatave me Shkupin, në Parlamentin bullgar është dëgjuar edhe ministrja e Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska. Sipas saj, Petkov i premtoi komisionerit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhei, se do të heqë veton deri në fund të qershorit, ndërsa qeveria u përpoq të ndryshonte tekstin e Qëndrimit Kornizë të Bullgarisë, në pjesën që konteston ekzistimin e gjuhës maqedonase deri në vitin 1944.

“Këshilltari i Kryeministrit për Politikë të Jashtme, më 5 prill, ka dërguar një draft-amendament për Qëndrimin kornizë. Megjithatë, përmbajtja në fakt propozon një ndryshim në pozicionin kombëtar bullgar. Ky draft i Qëndrimit kornizë nuk përfshin qëndrimin për të ashtuquajturën gjuhë maqedonase”, u shpreh Teodora Gençovska – Ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Sytë e 18 milionë njerëzve janë kthyer nga Sofja, tha sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Para samitit të qershorit, Osmani tha se ka mbetur edhe pak kohë për të parë nëse Bullgaria, e cila e ktheu agjendën evropiane në Ballkanin Perëndimor në samitin e vitit 2018, do ta varros tani të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.

“Shpresoj se politikanët bullgarë do të ngrihen në nivelin e detyrës së tyre, dhe nuk do të lejojnë që në Sofje të ndërtohet një monument në varrin e politikës më të suksesshme të BE-së, në 75 vitet e fundit dhe kjo është politika e zgjerimit”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk pret që politikanët bullgarë të ndryshojnë qëndrim dhe t’i japin Maqedonisë dhe Shqipërisë datë për negociata në samitin e qershorit. Në një intervistë për Politiko, Rama tha se liderët bullgarë e kishin bërë kaq të madhe çështjen sa nuk mund të tërhiqeshin tani./Alsat.mk

The post “Stuhi” në skenën politike në Sofje, shkak negociatat me Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Vazhdon dialogu ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, definohen çështjet politike prioritare
Këtë javë vazhdon dialogu intensiv ndërmjet grupeve të punës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat i dakorduan kryeministrat e të dy vendeve Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov.

Pas bisedave të javës së kaluar në Sofje, është planifikuar edhe një takim i ri për pakon e çështjeve politike, këtë herë në Shkup.

Të dy vendet i definuan çështjet prioritare për të cilat do të kërkohet zgjidhje.

Për palën maqedonase janë çështjet e identitetit në kornizën negociuese si zgjidhje evropiane, ndërsa për palën bullgare çështja e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut./alsat

The post Vazhdon dialogu ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, definohen çështjet politike prioritare appeared first on Albeu.com.

Bisedimet me Bullgarinë, nesër në Sofje do të mbahen takime mes ministrive të jashtme
Qëndrimet e përcaktuara për veçantinë maqedonase dhe identitetin kulturo-gjuhësor mbeten të pandryshuara, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai përsëriti se nuk do të heq dorë nga vijat e kuqe identitare në negociatat me Bullgarinë, duke shtuar se Deklarata e opozitës për Goce Dellçevin është e papranueshme.

“Është e palejueshme dhe e papranueshme, cila do parti politike të gjenerojë marketing të ulët e të lirë politik dhe patriotizëm të rremë. Për mua, për të gjithë paraardhësit dhe gjeneratat tona, nuk ka dyshim se Goce Dellçev është një nga shtyllat e luftës maqedonase, për shtet të pavarur dhe sovran”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Në anën tjetër, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se nuk do ta dorëzojë Dellçevin, as me çmimin e integrimeve evropiane.

“Nëse më pyesni sikur të isha kryeministër, dhe kur do të vendosja nëse do ta ndryshoja Kushtetutën, dhe ta ndryshoj identitetin tim për të hyrë atje ku thoni se duhet të hyjmë, në NATO dhe BE, unë do t’ju jap përgjigjen – Jo, nuk do ta kisha bërë këtë”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Derisa të dyja partitë më të mëdha shkëmbejnë akuza, nëse po negociohet identiteti, në Ministrinë e Jashtme nuk është paraqitur asnjë deputet i mazhorancës apo opozitës për të kontrolluar të ashtuquajturim “non-pejper” me Sofjen. VMRO-DPMNE nuk do ta pranojë ftesën e Bujar Osmanit.

“Nuk e pashë si mund të vinte me kaq guxim, duke ardhur këtu, të na thoshte menjëherë ‘urdhëroni, ejani’ edhe atë theksoi ‘të gjithë në zyrën time individualisht’, dhe ashtu do të na i tregojnë ato dokumente ‘non-pejper’. Jashtëzakonisht joserioze dhe joevropiane”, tha Dafina Stojanovska – deputete e VMRO-DPMNE-së.

“Sigurisht, që kur të ketë informacione konkrete do të donim që të gjithë deputetët ta dëgjojnë, dhe ne si deputetë do ta kemi atë informacion, sepse e kemi në dispozicion…”, theksoi Daniela Koleva – deputete e LSDM-së.

Sot dhe nesër në Sofje mbahen takime mes ekspertëve të të dyja ministrive të jashtme. Në tavolinë janë çështje të hapura politike, p.sh. gjuha e urrejtjes, rehabilitimi i viktimave të komunizmit, përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e vendit, mosndërhyrja në punët e brendshme dhe puna e komisionit historik./Alsat.mk

The post Bisedimet me Bullgarinë, nesër në Sofje do të mbahen takime mes ministrive të jashtme appeared first on Albeu.com.

REL: Fshehja e thelbit të kontestit rrënon bisedimet Shkup-Sofje
Bisedimet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zgjidhjen e kontestit lidhur me identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase, mund të dështojnë edhe sikur të arrihet përparim në çështjet tjera mes dy vendeve sa i përket ekonomisë. Kështu ka deklaruar Dragi Gjeorgiev, bashkëkryesues i Komisionit maqedonas të historisë në bisedimet me palën bullgare.

Dallimet për historinë dhe çështjet e identitetit po diskutohen në kuadër të njërit nga pesë grupet që dy qeveritë kanë formuar me synimin që brenda gjashtë muajve të ketë rezultate, që mund të çojnë në heqjen e vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Sofja kërkon nga Shkupi që t’i njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë maqedonase.

Pikërisht kjo këmbëngulje e palës bullgare, sipas historianit Dragi Gjeorgjiev, mund të dështojë gjithë procesin e bisedimeve.

Ai thotë se deri tani thuajse nuk është arritur asgjë përveç marrëveshjes për kremtimin e përbashkët të disa personaliteteve historike, për të cilët të dyja vendet pretendojnë prejardhjen e tyre etnike, siç është edhe Goce Dellçevi.

“Por, kjo nuk nënkupton zgjidhjen e kontestit historik mes dy vendeve, apo historianëve bullgarë dhe maqedonas. Debati për identitetin e Goce Dellçevit do të vazhdojë. Në marrëveshjen për fqinjësi të mirë që kanë arritur dy vendet flitet edhe për historinë e përbashkët, por pala bullgare insiston se këtu bëhet fjalë për historinë e një popullit, pra të bullgarëve, edhe pse marrëveshje kështu nuk e definon. Ata popullin maqedonas e llogarisin që nga vitit 1945, para kësaj periudhe flasin për një popull të vetëm, pra popullin bullgar. Kjo absolutisht është e pavërtetë dhe e papranueshme”, thotë Gjeorgiev, bashkëkryesues i Komisionit maqedonas të historisë në bisedimet me palën bullgare.

Ai thotë se gjërat janë acaruar pasi dy vendet kishin miratuar rezoluta në parlamentet e tyre mbi ato që njihen si “vijat e kuqe”. Kjo, thotë Gjeorgjiev, ka bërë që komisioni të ngecin në punën e tij pasi rezolutat thonë se nuk do të pranojnë asgjë që rrënon pozicionet e tyre, të palës bullgare që konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe të palës maqedonase që refuzon çdo debat mbi këto çështje.

“Kjo ndihet pasi që atëherë puna e komisionit nis të ngecë, madje edhe të shënojë kthim pasi pozicionet e forta të dy vendeve pamundësuan që të lëvizim para. Por, ne duhet të vazhdojmë të bisedojmë pasi qëllimi ynë është fillimi bisedimeve të anëtarësimit evropian. S’kemi zgjidhje tjetër, por dialogu duhet të jetë i barabartë, përndryshe vështirë të arrijmë ndonjë rezultat”, thotë Gjeorgjiev.

Përveç historianëve, dallime në qëndrime ka pasur edhe me presidentët e të dyja vendeve. Ai bullgar Rumen Radev ka kritikuar presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, se ka pritur një delegacion të maqedonasve të Bullgarisë, e cila nga Sofja nuk njihet si pakicë kombëtare.

Mersel Bilalli, njohës i çështjeve ndërkombëtare, thotë se kreu i shtetit duhet të mbajë llogari që me veprimet e tij mos t’i acarojë raportet, sado që mund të ketë të drejtë në veprimin e tij.

“Në këto raste duhet patur kujdes pasi nuk janë momente, të cilat mund të krijojnë më pozicion apo favor personal, pra e prishin pozicionin e bisedimeve ndërshtetërore. Pra, gjithashtu është shumë e ndjeshme sikur ecet përgjatë litarit të cirkut, i cili luhatet. Vlerësoj se presidenti duhej të kishte kujdes pasi presidenti i shtetit tjetër (bullgar) me gjasë luan një agjendë tjetër dhe vetëm falë presionit ai është i detyruar gjoja të jetë i balancuar, por nuk jam i sigurt se ai do një zgjidhje përfundimtare për dallim nga kryeministri bullgar”, thotë Bilalli.

Sa i përket qëndrimeve të forta të palës bullgare, ai thotë se ato nuk qëndrojnë pasi çdo kush ka të drejtën e vetëdeklarimit.

“Shumë segmente janë të koklavitura dhe është e vështirë të gjendet një zgjidhje e shpejtë. Por, në thelb nuk ka shumë logjikë në kërkesat bullgare, sepse sipas kësaj logjike, edhe serbët do të kishin të drejtë që kroatëve, boshnjakëve apo malazezëve t’ia emërtojnë gjuhën si duan, e kështu me radhë”, thotë Mersel Bilalli, njohës i çështjeve ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut, në samitin e Bashkimit Evropian në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për nisjen e bisedimeve me bllokun evropian, pasi këtë e bllokoi Bullgaria për shkak të kontesteve të pazgjidhura./REL

The post REL: Fshehja e thelbit të kontestit rrënon bisedimet Shkup-Sofje appeared first on Albeu.com.

Rikthehen tensionet me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxituar dhe mund të keqinterpretohet.

“Çdo veprim i nxituar i qeverisë bullgare, çdo sinjal paraprak pozitiv mund të keqinterpretohet si disa lëshime nga pala bullgare”, tha Radev.

Reagimi i presidentit bullgar vjen pasi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 28 janar priti një grup të maqedonasve të Bullgarisë, që nuk njihen si pakicë nga qeveria në Sofje.

Këtë veprim të presidentit Stevo Pendarovski, kreu i shtetit bullgar e vlerësoi si provokim.

“Veprimet dhe sjelljet e presidentit maqedonas nuk kontribuojnë në përparimin aq të dëshiruar të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, ka deklaruar presidenti bullgar, Rumen Radev, para pjesëmarrjes në një samit ndërkombëtar në Sofje nga “The Economist”.

Por, presidenti i Maqedonisë së Veriut, tha të martën se “nëse dikujt i pengon takimi i Presidentit me maqedonasit që jetojnë kudo në botë, ky nuk problem është i imi, nuk është problemi ynë”.

Ai theksoi se i ka dëgjuar maqedonasit nga Bullgaria dhe i ka udhëzuar që të drejtat e tyre të mund t’i realizojnë vetëm brenda vendit ku jetojnë ose përmes gjykatave ndërkombëtare.

Përplasjet mes zyrtarëve të të dyja vendeve vijnë pas vizitës së kryeministrit bullgar, Kiril Petkov në Shkup, dhe mbledhjes së dy qeverive në Sofje, më 25 janar.

Në këto takime janë formuar grupe të punës të cilët do të diskutojnë për më shumë sfera të bashkëpunimit ekonomike, krahas atyre të historisë.

Por, sfera e historisë është ajo që ka përplasur edhe historianët e dy vendeve, për shkak të dallimeve të mëdha për të kaluarën mes dy vendeve.

Sofja kërkon nga Shkupi që t’i njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë maqedonase.

Maqedonia e Veriut, në samitin e Bashkimit Evropian në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për nisjen e bisedimeve me bllokun evropian, për shkak të vetos bullgare. /REL/

The post Rikthehen tensionet me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.