Sofja Archives - Albeu.com

DASH: Shkupi e Sofja të vazhdojnë dialogun
I inkurajojmë qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të vazhdojnë dialogun e tyre dypalësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kishin marrë ndonjë garanci nga partnerët bullgarë se nuk do të ketë veto të re për integrimet evropiane të Maqedonisë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një debat të Kongresit për rajonin muajin e kaluar tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara me qeverinë e re bullgare për të siguruar që të mos ketë kërkesa të reja pasi vendi të përmbushë detyrimet e saja sipas marrëveshjeve ekzistuese. “SHBA-ja mbështet fuqishëm integrimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Një Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Ne inkurajojmë qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të vazhdojnë dialogun e tyre dypalësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të përmbushur marrëveshjet e mëparshme dhe për të mbështetur anëtarësimin e përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Më 18 gusht është caktuar seanca për fazën e parë për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë “Për të vazhduar aspiratat e saj për BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është zotuar të miratojë ndryshime kushtetuese për njohjen e pakicës bullgare. Ne e mbështesim fuqimisht këtë hap të vështirë, por të domosdoshëm”, tha Escobar në Kongres.

Për momentin, nuk ka konsensus mes qeverisë dhe opozitës për ndryshimet që do t’i lejojnë bullgarët të hyjnë në Kushtetutë, i cili është kusht për hapjen e kapitujve të negociatave.

The post DASH: Shkupi e Sofja të vazhdojnë dialogun appeared first on Albeu.com.

Zv/presidentja bullgare: Shkupi dhe Sofja kanë shumë çështje për të zgjidhur
Bullgaria mund të vë veto ndaj Maqedonisë në çdo fazë të negociatave me BE-në, tha zëvendës-presidentja bullgare Iliana Jotova, gjatë qëndrimit të saj në Kroaci. Sipas saj, Sofja dhe Shkupi kanë akoma shumë çështje për të zgjidhur.

“Bullgaria mund të vendosë veton e saj në çdo fazë nëse kushtet e marrëveshjeve tona dhe Konferenca e parë Ndërqeveritare nuk përmbushen dhe nëse Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë e vitit 2017 rezulton të jetë asgjë më shumë se një tekst bosh. Shpresoj që të mos arrihet deri këtu dhe shpresoj që edhe kolegët tanë të RMV-së e kanë kuptuar se sa e vështirë ka qenë marrja e këtij vendimi dhe sa e brishtë mund të tregohet”, tha Jotova./alsat

The post Zv/presidentja bullgare: Shkupi dhe Sofja kanë shumë çështje për të zgjidhur appeared first on Albeu.com.

Ministria e Jashtme maqedonase: Nuk ka detyrime të reja mes Shkupit dhe Sofjes
Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet se po përgatiten detyrime të reja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Nga MPJ thonë se nuk ka asgjë përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët të nënshkruara mes dy vendeve.

“Lidhur me spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, na lejoni të informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusi i rëndësishëm që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re”, thonë mes tjerash nga MPJ./tv21

The post Ministria e Jashtme maqedonase: Nuk ka detyrime të reja mes Shkupit dhe Sofjes appeared first on Albeu.com.

Sofja me dokument, ndan detyrimet për dialogun me Maqedoninë e Veriut
Bullgaria do të shkruajë në dokument detyrimet e të gjitha institucioneve vendase, sa i takon procesit të dialogut me Maqedoninë e Veriut.

Kjo, do të jetë ndër detyrat e para të Ministrisë së Jashtme bullgare nën drejtimin e ministrit të ri të përkohshëm Nikollaj Millkov.

Ai, para mediave, u shpreh i vetëdijshëm se në Shkup nuk ka konsensus politik në dialogun me Sofjen ndërkohë që tha se synimi i tyre është që për partner të kenë shtetin dhe jo partitë politike.

“Do të duhet të bëjmë një dokument të shkruar i cili do t’i definojë detyrat e institucioneve të ndryshme, organizatave në raport me atë që duhet të bëhet në të ardhmen në raportet tona me Maqedoninë e Veriut, për t’u arritur qasje sistematike, qartë të shkruhen detyrimet dhe përgjegjësitë që të mund të priten edhe rezultatet. Shpresoj se do të ketë procedura për konsolidimin edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut për atë që mund të bëjmë në kuptimin pozitiv, sepse për fat të keq edhe po të kemi konsensus për Maqedoninë e veriut, konsensusi nuk është i dukshëm atje”, tha Nikollaj Millkov, ministër i Jashtëm i përkohshëm.

Zëvendëse e Millkovit në qeverinë e përkohshme në Sofje mbetet Velisllava Petrova e cila ishte në po të njëjtën pozitë edhe në kohën e ministres Teodora Gençovska. Millkov u shpreh i kënaqur me punën e qeverisë së kaluar bullgare në fushën e diplomacisë.

Vendi fqinj do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 2 tetor për shkak se qeveria politike e kryeministrit Kirill Petkov ra pas mocionit të mosbesimit në të cilin kishte rol edhe dialogu me Maqedoninë e Veriut. Qeveria e përkohshme për momentin drejtohet nga ish ministri punës Gallab Donev. / Alsat.mk

The post Sofja me dokument, ndan detyrimet për dialogun me Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Propozimi francez kalon filtrin e parë në Sofje
Propozimi francez me 11 vota pro u miratua në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme dhe së shpejti do të jetë në seancë plenare.

Propozimi i presidentit Makron do t’u paraqitet deputetëve vetëm me një amendament, të propozuar nga deputeti Hristo Ivanov.

“Propozimi ynë është që të përfshihen referenca në konkluzionet e Këshillit, në mënyrë që të kemi një garanci se në kornizën, të cilën Bullgaria do ta votojë drejtpërdrejt, do të kemi mundësinë të kontrollojmë atë që është përmbushur nga Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Hristo Ivanov – President i DB

Partitë që tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin propozimin francez, thonë se është e panevojshme që Sofja të deklarohet.

“Pas deklaratës së kryeministrit maqedonas, nuk e di pse po i bëjmë këto përpjekje për momentin, sepse ata e kanë thënë qartë se duan përcaktim të qartë të gjuhës maqedonase dhe i refuzojnë çështjet historike”, deklaroi Toshko Jordanov – deputet nga KPT.

“Unë nuk mendoj se duhet të nxitojmë për interesat e shtetit, sepse pala kundërshtare nuk e pranon gjithsesi propozimin francez”, u shpreh Georgi Mihajlov – deputet i BSP-së.

Debati në Komision filloi me dëgjimin e ministres së Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska. Ajo tha se Protokolli dypalësh ndërmjet dy vendeve devijon nga qëndrimi Kornizë i Bullgarisë, prandaj janë kërkuar garanci nga Bashkimi Evropian.

Duke ndarë detaje, ajo shtoi se Sofja nuk mund ta njohë gjuhën maqedonase, ndaj do të japë deklaratën e saj të njëanshme për gjuhën, sepse në kuadër të negociatave nuk ka standarde shtesë për gjuhën maqedonase, e cila gjithashtu nuk është në përputhje me qëndrimet bullgare.

“Është joreale të pritet që vendi ynë të jetë në gjendje të bindë të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së që të mbështesin qëndrimin tonë. Maqedonia e Veriut parasheh miratimin e kornizës negociuese në Parlamentin e saj dhe për këtë është me rëndësi të madhe që të mos kenë asnjë koment për gjuhën maqedonase, në thonjëza, në kornizën negociuese, për të cilën ka mbështetje nga shumë anëtarë të BE-së”, tha Teodora Gençovska – Ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Ndryshe seanca e radhës plenare e Kuvendit të Bullgarisë është caktuar për në orën nëntë të mëngjesit, ku pritet të hidhet në votim propozimi francez. Partitë që thanë se do të votojnë “pro” kanë gjithsej 176 deputetë./Alsat.mk

The post Propozimi francez kalon filtrin e parë në Sofje appeared first on Albeu.com.

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë e Veriut
Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë të të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”.

Gençovska sqaroi se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë eurokomisioneri Oliver Varhelyi sot në Sofje tha se është jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po diskutohet çështja se kur Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, e cila, siç tha ai, besonte se është zgjidhur para dy vitesh.

Duke theksuar se ndodhet në Sofje për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, ai tha se është i gatshëm të vijë për aq kohë sa të duhet për të zgjidhur çështjen deri në qershor.

“BE nuk ka as kohë për të humbur dhe as interes për të shtyrë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”, theksoi Varhelyi.

Ai i bëri thirrje Sofjes që të ketë më shumë besim në vetvete, në fuqinë e BE-së dhe në fuqinë transformuese të zgjerimit.

“Unë jam këtu në Sofje tani dhe kur flasim për zgjerimin, pyetja e pashmangshme është se kur do të kemi konferencën ndërqeveritare, domethënë kur do të fillojmë të punojmë për dërgimin e anëtarësimit”, tha Varhelyi.

Si argument ai theksoi luftën në Ukrainë, duke kujtuar se Evropa e ka parë tashmë një luftë të tillë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka asnjë garanci se ky destabilitet nuk do të përsëritet.

“Mësimi nga vitet e kaluara për Ballkanin Perëndimor është se ne duhet të përshpejtojmë procesin dhe, kur them përshpejtim, nuk kam parasysh institucionalisht, por realisht, në terren, për të ndryshuar jetën në rajon”, tha Varhelyi

The post Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Sofja: Nuk ka lëshime për Maqedoninë, mbetemi në pozicionet shtetërore
Partia e udhëhequr nga kryeministri bullgar Kiril Petkov konfirmoi kërkesat tashmë të njohura të Sofjes për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Kjo vjen pas kërcënimit të partnerëve të koalicionit se janë gati të largohen nga qeveria nëse ka shmangie nga vijat e kuqe. Sipas deputetit Petar Kulenski, shkrimet e Slavi Trifonovit se Petkovi ka bërë marrëveshje dhe ka pranuar që të zhbllokojë fillimin e negociatave deri në qershor, janë akuza pa fakte dhe prova, shkruan Alsat.

“Qëndrimi i Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar. Ne i përmbahemi Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017. Ne nuk do të bëjmë kompromis me këtë. E vetmja gjë që është bërë është krijimi i një sërë grupesh pune në fusha të caktuara si ekonomia, turizmi dhe kultura, ku të mund të kërkojmë progres mes dy vendeve”, tha Petar Kulenski – deputet nga “Vazhdojmë me ndryshimin”

Opozita bullgare, nga ana tjetër, insiston që presidenti Rumen Radev të mbledhë sërish Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Maqedonisë, për të konfirmuar qëndrimet e Sofjes. Partia e ish-kryeministrit Borisov mendon se mosmarrëveshja në Qeveri e cenon pozicionin negociator bullgar.

“Të mos flasim fare, nëse dikush ia ka lejuar vetes të premtojë, dhe në praktikë të gënjejë partnerët tanë evropianë se ka ndryshim në qëndrimin bullgar dhe nuk ka një gjë të tillë… Kini parasysh se kjo do të reflektohet në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së… Nëse një gjë e tillë ka ndodhur, kjo do të thotë se dikush e ka minuar vetë procesin e zgjerimit të BE-së, që është një pyetje shumë më e madhe sesa nëse Bullgaria do ta lëshojë Maqedoninë…”, tha Toma Bikov – deputet i GERB

Ndërsa Petkov në Sofje akuzohet se ka rënë nën presionin e jashtëm dhe i ka dhënë dritë jeshile procesit negociator të vendit, kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA-n, tha se Unioni ka interes për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, veçanërisht pas ngjarjeve në Ukrainë.

“Deklarativisht, Bashkimi Evropian dëshiron ta përshpejtojë atë proces. Po ashtu, të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të SHBA-së janë në atë drejtim. Megjithatë, kemi sfidë dhe çështje të hapura politike me Bullgarinë fqinje, të cilat fillimisht duhet të zgjidhen dhe natyrisht në frymën e vlerave evropiane dhe pastaj mund të flasim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha  Dimitar Kovaçevski – Kryeministër

Kovaçevski përsëriti se aktualisht dialogu Shkup-Sofje është në nivel të shkëmbimit të ideve dhe ende nuk ka dokument të pranueshëm reciprok. /Alsat.mk

The post Sofja: Nuk ka lëshime për Maqedoninë, mbetemi në pozicionet shtetërore appeared first on Albeu.com.

DW: Dialogu ngri e shkri mes Shkupit dhe Sofjes
Në Shkup dhe Sofje vazhdon dialogu i ripërtërirë për tejkalimin e çështjeve të hapura politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski thotë se në dialogun me Sofjen pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturor-gjuhësor mbesin të pandryshuara. Çështjet historike duhet të zgjidhen nga këndështrimi historik profesional, mendon kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.

“Çështjet historike i lëmë t’i zgjidhin eskpertët historikë profesionistë, por njëherësh ju siguroj se pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturo-gjuhësor mbesin të pandryshuara, të qarta dhe të fuqishme, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen. Edhe unë dhe të gjithë qytetarët nuk kemi dilemë për ato çështje. Qytetarët duhet të jenë të qetë se nga linjat e kuqe për mbrojtjen e identitetit tonë nuk devijojmë, por me përkushtim punojmë që sa më shpejt të jemi pjesë e familjes evropiane”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Opozita skeptike për aritjen e marrëveshjes me Bullgarinë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski thotë se nuk është optimist për zgjidhjen e mosmarveshjeve me Bullgarinë, gjithnjë derisa pala bullgare insiston se kemi qenë bullgarë deri në vitin 1945, përkatësisht se kemi histori të përbashkët nga Mesjeta deri në vitin 1945.

“Dëshiroj të jem optimist, por për fat të keq deri tani kjo nuk ndodhi edhe pse më bindnin më herët se i kanë zgjidhur të gjitha problemet me fqinjët. Shohim se nuk janë zgjidhur problemet me fqinjët”, thotë Mickoski.

Ai dëshiron marrëveshje me palën bullgare, marrëveshje e cila sipas tij nuk do të ishte e njëanshme apo do të shkelte mbi dinjitetit e palës maqedonase. Mickoski gjithashtu akuzoi qeverinë maqedonase për mbajtjen në fshehtësi të bisedimeve me palën bullgare, duke hedhur dyshime për heqje dorë nga çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare maqedonase.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerësimet e kryetarit të opozitës i ka  quajtur patriotizëm të rremë dhe i hodhi poshtë pretendimet se “Qeveria po heq dorë nga vijat e kuqe të miratuara në Kuvend”.

“Është e papranueshme për cilëndo qoftë parti politike të shfaqë marketing politik të ulët dhe të lirë për interesa personale si dhe patriotizëm të rrejshëm. Nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet tona sa i përket vijave të kuqe”, deklaroi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Gir: Brukseli mirëpret intensifikimin e dialogut Shkup-Sofje

“Ne çdoherë kemi ftuar RMV-në dhe Bullgarinë të bisedojnë që të tejkalojnë dallimet dhe të mund sa më shpejt të hapim negociatat aderuese. Por derisa kjo të ndodhë, mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë aktorët të fokusohen në procesin reformues, implementimin e reformave që do ta ofrojnë vendin në Bashkimin Evropian. Nevojiten hapa konkretë që të avancohen reformat dhe sa më shpejt që bëhet implementimi i reformave, aq më i shkurtër do të jetë zhvillimi pozitiv”, thotë ambasadori i BE-së Gir.

Ambasadori i BE-së në RMV, Dejvid Gir, thotë se janë të inkurajuar nga përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tejkalimin e dallimeve mes dy vendeve fqinje që do të mundësojë hapjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian.

Shkupi dhe Sofja formuan më 25 janar grupe pune, që do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik, përskaj çështjeve të pazgjidhura historike. Këto grupe synojnë që brenda gjashtë muajve të ketë rezultate, që do të çonin në një marrëveshje edhe për thelbin e mosmarrëveshjes për gjuhën dhe identitetin maqedonas, që nuk njihen nga Sofja.

Për shkak të mospajtimeve për gjuhën dhe identitetin maqedonas Bullgaria në nëntor të vitit 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian./DW

The post DW: Dialogu ngri e shkri mes Shkupit dhe Sofjes appeared first on Albeu.com.

Rikthehen tensionet me Sofjes dhe Shkupit
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar të martën se vizita e kryeministrit, Kiril Petkov në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte e nxituar dhe mund të keqinterpretohet.

“Çdo veprim i nxituar i qeverisë bullgare, çdo sinjal paraprak pozitiv mund të keqinterpretohet si disa lëshime nga pala bullgare”, tha Radev.

Reagimi i presidentit bullgar vjen pasi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 28 janar priti një grup të maqedonasve të Bullgarisë, që nuk njihen si pakicë nga qeveria në Sofje.

Këtë veprim të presidentit Stevo Pendarovski, kreu i shtetit bullgar e vlerësoi si provokim.

“Veprimet dhe sjelljet e presidentit maqedonas nuk kontribuojnë në përparimin aq të dëshiruar të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, ka deklaruar presidenti bullgar, Rumen Radev, para pjesëmarrjes në një samit ndërkombëtar në Sofje nga “The Economist”.

Por, presidenti i Maqedonisë së Veriut, tha të martën se “nëse dikujt i pengon takimi i Presidentit me maqedonasit që jetojnë kudo në botë, ky nuk problem është i imi, nuk është problemi ynë”.

Ai theksoi se i ka dëgjuar maqedonasit nga Bullgaria dhe i ka udhëzuar që të drejtat e tyre të mund t’i realizojnë vetëm brenda vendit ku jetojnë ose përmes gjykatave ndërkombëtare.

Përplasjet mes zyrtarëve të të dyja vendeve vijnë pas vizitës së kryeministrit bullgar, Kiril Petkov në Shkup, dhe mbledhjes së dy qeverive në Sofje, më 25 janar.

Në këto takime janë formuar grupe të punës të cilët do të diskutojnë për më shumë sfera të bashkëpunimit ekonomike, krahas atyre të historisë.

Por, sfera e historisë është ajo që ka përplasur edhe historianët e dy vendeve, për shkak të dallimeve të mëdha për të kaluarën mes dy vendeve.

Sofja kërkon nga Shkupi që t’i njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë maqedonase.

Maqedonia e Veriut, në samitin e Bashkimit Evropian në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për nisjen e bisedimeve me bllokun evropian, për shkak të vetos bullgare./REL

The post Rikthehen tensionet me Sofjes dhe Shkupit appeared first on Albeu.com.

Sofja shpreh qëndrimin e saj ndaj Shkupit
Pak ditë para vizitës së tij në Shkup, kryeministri bullgar Kirill Petkov përsëriti se Sofja nuk e ka ndryshuar pozitën e saj në raport me negociatat me Maqedoninë e Veriut, por do ta mbindërtojë atë.

I pyetur nga deputetja Ekaterina Zaharieva, në Kuvendin popullor, nëse qeveria e re e Petkovit e ka ndërmend të ndryshojë konsensusin nacional me diçka tjetër, Petkov e mohoi këtë.

Kryeministri bullgar deklaroi se negociatat me Shkupin do të zhvillohen sipas marrëveshjes së koalicionit mes partive në qeveri.

“Pozita e Republikës së Bullgarisë për procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut është brenda pikave pikërisht siç jemi dakorduar gjatë formimit të koalicionit që është bërë “online” dhe patën mundësi ta shohin të gjithë qytetarët bullgarë. Ajo pozitë mbetet dhe e mbindërtojmë me pesë komisione të ndryshme. Kemi koordinim të plotë në Këshillin e ministrave për këtë temë dhe shkuarja në bisedime më 18 janar tregon se fqinjësia e mirë është parim bazë në marrëdhëniet tona më Maqedoninë e Veriut.”- deklaroi Krill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Petkov tha se pesë grupet që do të formohen do të bisedojnë për çështje të rëndësishme mes dy vendeve.

“Unë nuk e kuptoj se pse në vitin 2021 ne nuk kemi pasur asnjë fluturim nga Sofja në Shkup, nuk e kuptoj pse në vitin 2021 nuk kemi asnjë linjë hekurudhore Sofje-Shkup, nuk e kuptoj pse nuk kemi një kalendar të përbashkët kulturor dhe më shumë bashkëpunime mes bizneseve tona.”- pohoi Krill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Pesë grupet e punës do të jenë në fushat infrastrukturë, ekonomi, kulturë, eurointegrime dhe histori. Petkovi në Shkup me ekipin e tij do të vijë më 18 janar, pasi Kovaçevski të ketë marrë detyrën e kryeministrit./alsat

The post Sofja shpreh qëndrimin e saj ndaj Shkupit appeared first on Albeu.com.