socialisteve Archives - Albeu.com

Fatos Tarifa letër socialistëve: Populli nuk refuzon PS-në, por Edi Ramën, ka sunduar me arrogancë, pushtetin e trajton si pronë!
Nga; Prof. Fatos Tarifa

Socialistë shqiptarë!

Anëtarë të Partisë Socialiste!

Deputetë dhe mbështetës të kësaj partie!

Zgjohuni!

Në krye të partisë keni një njeri që ju komandon, kërkon bindje pa kushte për çdo gjë, ju fyen me gjuhën dhe sjelljet e tij, ju nëpërkëmb dinjitetin në vend që t’ju respektojë, të konsultohet me ju dhe t’ju udhëheqë.

Në krye të qeverisë, të dalë nga votat e socialistëve, kemi një kryeministër, të cilin një pjesë e madhe e popullit nuk e mbështet dhe nuk e do më, siç dëshmojnë protestat masive të ditëve të fundit. Këto protesta nuk janë fryt i ndonjë lufte hibride nga armiqtë e jashtëm të Shqipërisë, siç përpiqet t’u mbushë mendjen shqiptarëve kryeministri, por pasojë e dëshpërimit dhe zemërimit të akumuluar nga korrupsioni sistemik, arbitrariteti në vendimmarrje dhe keqqeverisja e tij.

Nuk është Partia Socialiste ajo që populli refuzon, por kryetari i saj dhe kryeministri i vendit, i cili, për trembëdhjetë vite (sot ai është kryeministri më jetëgjatë në detyrë në të gjithë Europën), ka sunduar me arrogancë, duke e trajtuar pushtetin si pronë personale. Në këto 13 vite në Shqipëri është bërë çfarë ka dashur dhe si ka dashur Edi Rama, jo për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe as duke dhënë llogari para tyre apo përfaqësuesve të tyre. Kjo nuk është mënyra se si funksionon një demokraci parlamentare, madje as një monarki kushtetuese. Ky është modeli i një autokracie, i një sulltanati, ku vullneti i një njeriu të vetëm zëvendëson vullnetin e popullit.

Prej vitesh z. Rama përsërit refrenin se ai qëndron në krye të qeverisë falë votave të socialistëve shqiptarë dhe përkrahësve të Partisë Socialiste—votave tuaja dhe votës sime. Por kjo është vetëm alibia e tij për të mos e lëshuar pushtetin, pas të cilit është kapur dhe amoruar njëlloj si Berisha dhe si çdo politikan që e shndërron autoritarizmin në metodë qeverisjeje dhe në mënyrë sundimi.

Mijëra të rinj që i janë bashkuar Partisë Socialiste vitet e fundit dhe dhjetëra mijëra socialistë që kanë votuar për këtë parti e kanë gjetur kryeministrin në krye të saj, pa pasur kurrë mundësinë të zgjedhin mes tij dhe dikujt tjetër. Në fakt, Rama u ka mbyllur çdo hapësirë të tjerëve në atë parti për të konkurruar me të.

Sa i përket alibisë së tij se janë tetëqind mijë votat e “popullit socialist” ato që e mbajnë në postin e kryeministrit, nga i cili thotë se, për shkak të atyre votave, nuk do të largohet kurrë, kjo është, si çdo alibi, një mashtrim i madh. Tetëqind mijë vota shqiptarët i kanë dhënë për Partinë Socialiste, jo për Edi Ramën. Dhe do t’i jepnin edhe nëse në krye të saj do të ishte një tjetër individ—një socialist i mençur dhe i ndershëm, që pushtetin e sheh si shërbim ndaj publikut dhe interesave të vendit, jo si pronë personale.

Nuk jam nihilist dhe nuk mohoj zhvillimet pozitive dhe arritjet e këtyre viteve të fundit. Por, nëse deri më sot keni besuar mitin e stisur nga vetë z. Rama—se vetëm ai mund ta drejtojë dhe zhvillojë këtë vend, se vetëm ai ka fuqinë magjike ta anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian—sot është koha të çliroheni nga ky iluzion dhe të shihni realitetin në sy. Ashtu siç nuk ishte Berisha ai që e futi Shqipërinë në NATO dhe mundësoi lëvizjen e lirë pa viza në Europë, nuk është Rama ai që do ta fusë këtë vend në BE, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta shitur këtë si të vërtetë.

Protestat masive të ditëve të fundit krijojnë një dyshim të arsyeshëm se Partia Socialiste, partia më e madhe në vend, mund të mos i ketë të garantuara në zgjedhjet e ardhshme votat që ka marrë deri më sot. Arsyeja është e thjeshtë: kjo parti është identifikuar plotësisht me kryeministrin Rama, largimin e të cilit sot e kërkon një pjesë e madhe e shqiptarëve, mes tyre edhe shumë socialistë.

Që të mos humbasë vokacionin, misionin dhe një pjesë të elektoratit të saj—veçanërisht të rinjtë e gjeneratës Z dhe, shumë shpejt, ata të gjeneratës Alpha—Partia Socialiste, organet drejtuese dhe anëtarët e grupit të saj parlamentar duhet të ndahen nga Rama. Koha është sot, jo nesër, kur të jetë vonë. Deri më sot, ai e ka përdorur PS-në si kalë beteje për të marrë dhe mbajtur pushtetin, por kurrë për të udhëhequr në emër të saj. Ka ardhur koha ta zbrisni nga ai kalë. I keni të gjitha mundësitë, nëse mposhtni frikën dhe thyeni kultin e individit dhe mitin e pazëvendësueshmërisë.

Unë nuk do të doja që, për shkak të kryetarit të saj, Partia Socialiste të pësonte fatin e Partisë Demokratike: të “berishizohej”, të bëhej kashtë e koqe, që masa e gjerë e socialistëve të zhgënjehej edhe më tej dhe figurat kryesore të saj të shndërroheshin në Vokshët dhe Nokat e PS-së—besnikë deri në fund ndaj kryetarit, por të verbër ndaj partisë së tyre.

Ju duhet ta merrni fatin e Partisë Socialiste në duart tuaja. Në duart e Edi Ramës kjo parti mund të mos ketë një fat më të mirë se ai PD-së së Berishës. Kjo do të ishte një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.

Në emër të Shqipërisë dhe për të mirën e brezit të ri e të demokracisë në këtë vend, mos e lejoni që kjo të ndodhë!

Në fund të fundit, brezi i ri i sotëm dhe brezat e ardhshëm do të na gjykojnë jo vetëm për ato që kemi bërë e vazhdojmë të bëjmë, por edhe për ato që nuk i bëmë në kohën dhe mënyrën që duhej./ Gazeta Dita

The post Fatos Tarifa letër socialistëve: Populli nuk refuzon PS-në, por Edi Ramën, ka sunduar me arrogancë, pushtetin e trajton si pronë! appeared first on Albeu.com.

Mijëra qytetarë kundër projektit të Zvërnecit, Rama mesazh për socialistët: Përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng të protestës
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për protestat qytetare, që kundërshtojnë projektin për investim në zonën e Zvërnecit në Vlorë, si dhe kërkojnë largimin e tij nga qeveria.

Kreu i qeverisë,  ka publikuar në Facebook, një intervistë të një protestuesit dhënë për News24, ndërsa shprehet i vendosur se ‘Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota’.

Një mesazh Rama kishte edhe për qytetarët që kanë votuar për PS, por që kanë dalë të protestojnë, duke thënë se janë “peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”.

Regimi:

“Mirëmëngjesi dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkruan Rama.

The post Mijëra qytetarë kundër projektit të Zvërnecit, Rama mesazh për socialistët: Përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng të protestës appeared first on Albeu.com.

Veliaj mesazh socialistëve nga qelia: Më kanë kërkuar që të bëhem i penduar
Erion Veliaj, i dërgoi një mesazh të tërthortë socialistëve sot, kur në një postim nga qelia, shprehet se prokurorët e SPAK i kanë kërkuar që të bëhet i penduar.

Reagimi i Veliajt duket se vjen pas lajmit se Edi Rama, ka kërkuar nga njerëzit e tij që të mos sulmojnë SPAK-un.

Opozita thotë se Rama ka arritur një marrëveshje me Altin Dumanin për këtë qëllim.

“Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem): “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”….

…. S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?

“Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!”, shkruan Veliaj.

The post Veliaj mesazh socialistëve nga qelia: Më kanë kërkuar që të bëhem i penduar appeared first on Albeu.com.

Komisioni TIMS/ Salianji u drejtohet socialistëve: Mos u fshihni si struci, disa dëshmi në Komision të jenë publike
Vazhdojnë debatet në Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS. Ervin Salianji, u shpreh se anëtarët e PS të Komisionit Hetimor, nuk duhet të fshihen si struci.

Ai tha gjithashtu, se nuk ka ndonjë sekret shtetëror në shumë çështje, si prsh në atë nëse drejtori i IT në Policinë e Shtetit, është përdorur apo jo nga grupet kriminale.

Ndërsa, deputeti i PS Xhemal Qefalia, tha se çështje që janë sensitive për sigurinë kombëtare, nuk mund të fliten publikisht.

Xhemal Qefalia: “Disa çështje janë sensitive, që prekin sigurinë kombëtare dhe dëshmitë e tyre duhet të mbahen jo në publik. Infot për sigurinë kombëtare nuk dalin në mexhelis”.

Ervin Salianji: “Mua më duket sikur nuk jeni këtu. E keni vendimmarrjen këtu, mos u fshihni si struci. Nuk bëni një dëshmi publike. Çfarë ka sekret këtu se janë punësuar policë paligjshëm. Çfarë ka sekret shtetëror, ku drejtori i sistemit TIMS mund të jetë përdorur nga grupet kriminale. Duhet transparencë, që në të ardhmen të kenë frikë të bëjnë këto veprime. Të kenë edhe përgjegjësi publike për atë që thonë. Do të mbajnë përgjegjësi një më një, kjo është e sigurt”.

The post Komisioni TIMS/ Salianji u drejtohet socialistëve: Mos u fshihni si struci, disa dëshmi në Komision të jenë publike appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca plenare pas bllokimit të deputetëve të opozitës, zbardhet mesazhi që ju dërgua socialistëve
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që seanën plenare të parashikur për ditën e sotme të shtyjë për ditën e hënë në 30 tetor, pasi nuk u zhvillua për shkak të mos lejimit nga ana e deputetëve të opozitës.

Nëpërmjet një mesazhi dërguar deputetëve socialistë, kryetari i grupit informon se seanca e radhës është vendosur për të hënën e 30 tetorit.

“Kolegë nuk do te zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës , të hënën, më 30 Tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e Grupit”, thuhet në mesazh.

The post Shtyhet seanca plenare pas bllokimit të deputetëve të opozitës, zbardhet mesazhi që ju dërgua socialistëve appeared first on Albeu.com.