sloganet Archives - Albeu.com

6 marsi, PD zbulon sloganet e kandidatëve të saj
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në faqen e saj zyrtare në Facebook.

PD gjithashtu ka zbuluar edhe sloganet e tyre për posterat e fushatës. Zgjedhjet lokale të pjesshme pritet të bëhen më 6 mars, ndërkohë demokratët e Bashës përveç betejës ndaj PS kanë edhe një betejë të brendshme kundër kandidatëve të përzgjedhur nga Sali Berisha. Kandidatët e Berishës pritet të hyjnë në zgjedhje nën koalicionin e LSI-PDK.

Kandidati i PD për Lushnjen, Indrit Sefa:

“Në shërbim të qytetarëve, një patriot për Lushnjen”

Votoni Partinë Demokratike

Votoni INDRIT SEFA për Kryetar bashkie të Lushnjes

Lindur dhe rritur në Lushnje, Endriti është i martuar dhe jeton me gruan dhe vajzën në Lushnje. Ai është me profesion avokat dhe vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar. Nebi Sefa ka qenë një prej nënshkruesve të panvaresise së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, ndërsa në Kongresin e Lushnjes familja Sefa është përfaqësuar nga dy delegatë, Nebi Sefa dhe Jonuz Sefa.

Kandidati i PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi:

“Në shërbim të Rrogozhinës, me ju dhe për ju”

Votoni Partinë Demokratike

Votoni Ferdinand Saraçi për Kryetar bashkie në Rrogozhinë

Lindur dhe rritur Gosë të Rrogozhinës. Pasi ka provuar emigrimin si shumë e shumë banorë të tjerë të Rrogozhinës, prej vitit 2000, Fredi merret me bisnesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit. Përfshirjen dhe pjesëmarrjen në politikë për PD Fredi e ka prej shumë vitesh, ndërkohë që prej 2016, ai është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike dega Rrogozhinë me votën e anëtarësisë.

Fredi ka qenë gjithmonë në ndihmë të komunitetit dhe në krah të njerëzve në nevojë, por sidomos gjatë festave fetare dhe gjatë kohës së pandemisë. Ai është krenar për lidhjet e forta që ka me gjithë komunitetin e Rrogozhinës.

Kandidati i PD për Durrësin, Luan Hoti:

“Në shërbim të qytetarëve, bashkë për Durrësin”

Votoni Partinë Demokratike

Votoni LUAN HOTI për Kryetar të bashkisë Durrës

Luani ka lindur dhe është rritur në Durrës dhe është baba i dy femijëve, një vajze dhe nje djali.

I diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmësgjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës. Më pas, Luani ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”.

Luani ka punuar fort për Durrësin duke ndjekur nga afër shqetësimet e komunitetit dhe demokratëve durrsakë. Ai është një shembull konkret i ngjitjes së një demokrati në krye të përfaqësimit të demokratëve të Durrësit duke qenë se ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj./albeu.com/

The post 6 marsi, PD zbulon sloganet e kandidatëve të saj appeared first on Albeu.com.