Sllovenia Archives - Albeu.com

Mickoski pas takimit me Janshën: Maqedonia kërkon proces të drejtë dhe të parashikueshëm drejt BE-së
<html><head></head><body>

Në Nju Jork, kryeministri Hristijan Mickoski u takua me homologun e tij slloven, Janez Jansha, me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Maqedonisë, forcimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes dy vendeve, si dhe për zhvillimet e fundit gjeopolitike e të sigurisë në Evropë dhe rajon.

Mickoski deklaroi pas takimit se vendi i tij mbetet i angazhuar për integrimin në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e reformave. Sipas tij, procesi duhet të mbështetet te kriteret e përmbushura dhe rezultatet konkrete të arritura nga Maqedonia.

Kryeministri theksoi se Shkupi nuk kërkon trajtim të privilegjuar apo një rrugë të shkurtër drejt BE-së, por një procedurë të drejtë dhe të parashikueshme, ku arritjet të merren parasysh dhe vendi të trajtohet me respekt si shtet dhe partner.

Ai e cilësoi Slloveninë si një mik të kahershëm dhe partner të rëndësishëm të Maqedonisë në BE dhe NATO. Mickoski shtoi se të dyja palët ndajnë interesin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, shtimin e investimeve dhe zbatimin e projekteve konkrete.

</body></html>

The post Mickoski pas takimit me Janshën: Maqedonia kërkon proces të drejtë dhe të parashikueshëm drejt BE-së appeared first on Albeu.com.

Maqedonci: Sllovenia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe NATO
<html><head></head><body>

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua të hënën në Brdo pranë Kranjit me homologun e tij slloven, Valentin Hajdinjak, në kuadër të një takimi bilateral.

Gjatë bisedës, sipas Maqedoncit, u konfirmua mbështetja e Sllovenisë për Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Maqedonci bëri të ditur se Hajdinjakun e informoi për situatën e sigurisë në rajon, si dhe për zhvillimet e arritjet e Republikës së Kosovës në sektorin e mbrojtjes. Në këtë kuadër, ai përmendi rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe synimin për zhvillimin e Industrisë së Mbrojtjes.

Ministri slloven, ndërkaq, shprehu gatishmëri për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Ai gjithashtu mbështeti vazhdimin e kontributit të Sllovenisë në sigurinë e Kosovës përmes pjesëmarrjes në KFOR.

“Thellimi dhe zgjerimi i raporteve të Republikës së Kosovës me Republikën e Sllovenisë në fushën e mbrojtjes është i një rëndësie të veçantë”, deklaroi Maqedonci, duke theksuar se Sllovenia është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe se mbështet Kosovën.

</body></html>

The post Maqedonci: Sllovenia mbështet integrimin e Kosovës në BE dhe NATO appeared first on Albeu.com.

Në Slloveni mblidhen përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre Kosova dhe Serbia
<html><head></head><body>

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka marrë pjesë në Forumin e Bledit, ku falënderoi ministrin slloven të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Tone Kajzer, për organizimin e një mëngjesi pune me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Zulfajt, takimi shërbeu si një mundësi për të paraqitur prioritetet e Kosovës lidhur me avancimin e statusit të saj si vend kandidat dhe me nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian u krijua si një projekt paqeje dhe se, në kushtet e luftës në kontinent, procesi i zgjerimit është më i rëndësishëm se kurrë.

Zulfaj u shpreh se vendet që ndajnë vlerat e BE-së, forcojnë demokracinë, përafrojnë politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me PESC-në e Bashkimit Evropian, si dhe konsolidojnë institucionet e sundimit të ligjit, duhet të vijojnë përpara në procesin e integrimit.

“Kjo është në interesin e vetë Bashkimit Evropian dhe përbën një përgjegjësi të përbashkët për çdo shtet anëtar, pavarësisht nëse është i madh apo i vogël”, ka shkruar ai.

Sipas kryenegociatorit, Kosova mbetet e angazhuar në procesin e anëtarësimit, pasi ky proces kontribuon në përmirësimin e vendit.

“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të domosdoshme. Ato lehtësojnë lëvizjen dhe lidhjet mes qytetarëve tanë, ndërsa u krijojnë të rinjve mundësinë të ndërtojnë të ardhmen në rajon, në vend që të largohen prej tij”, ka deklaruar Zulfaj.

Ai shtoi se Kosova pret të bashkëpunojë me Slloveninë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

</body></html>

The post Në Slloveni mblidhen përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre Kosova dhe Serbia appeared first on Albeu.com.

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në një aksident të rëndë në Slloveni
<html><head></head><body>

Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur dje në autostradën bregdetare pranë Unecit në Slloveni, u mori jetën tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

Informacionet paraprake tregojnë se një kamion ishte ndalur në zonën e përcaktuar për ndalim për shkak të një defekti. Në rrethana që ende nuk janë sqaruar, drejtuesi i automjetit u përplas me pjesën e pasme të majtë të rimorkios.

Brenda automjetit udhëtonin pesë persona dhe të gjithë ishin shtetas të Maqedonisë.

Vdekja e tre prej tyre u konfirmua në vendin e ngjarjes nga mjeku.

Njëri prej të plagosurve, i cili kishte pësuar lëndime të rënda, u dërgua me helikopter në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u transportua drejt spitalit me autoambulancë.

Deri tani, autoritetet sllovene nuk kanë bërë të ditur identitetin dhe moshën e personave të përfshirë, si dhe gjendjen shëndetësore të të mbijetuarve.

Në vendngjarje ndërhynë disa patrulla policore, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore./Telegrafi/

</body></html>

The post Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut humbin jetën në një aksident të rëndë në Slloveni appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Kosova bën historinë, shumë afër kualifikimit në Kupën e Botës
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit dhe duke u afruar shumë me mundësinë e kualifikimit.

Kjo pasi “Dardanët” kanë triumfuar 2:0 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Ljubljanë.

Goli i parë ka ardhur që që në minutën e gjashtë, kur Fisnik Asllani ka shënuar me një gjuajtje të saktë nga distanca, duke i dhënë Kosovës epërsinë e hershme. (SHIKONI GOLIN)

Sllovenia ka tentuar të reagojë, por mbrojtja e Kosovës dhe portieri Shaipi kanë qëndruar të sigurt.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazh minimal. Pas fillimit të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e pesëdhjetë e tretë, Stojanovic e ka marrë kartonin e dytë të verdhë pas një përplasje me Gallapenin, duke e lënë skuadrën vendëse me dhjetë lojtarë.

Kosova e ka shfrytëzuar epërsinë numerike duke e shtrirë dominimin dhe goli i dytë ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, kur Karnicnik ka shënuar autogoL. (SHIKONI AUTOGOLIN)

Paraprakisht Muslija e ka pasur një mundësi të mirë për të shënuar, por Oblak e ka pritur.

Më pas Kosova ka pasur edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e tretë: në minutën e shtatëdhjetë e tetë, Muslija ka goditur pranë shtyllës, ndërsa një minutë më vonë, Hoxha është gjendur përballë portierit Oblak, por gjuajtja e tij është ndalur.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Zvicra e ka mposhtur Suedinë me rezultat 3-1 dhe mbetet lider me trembëdhjetë pikë. Kosova, e vendosur në pozitën e dytë me dhjetë pikë, e pret ndeshjen e ardhshme pikërisht Zvicrën të martën në Prishtinë. Vetëm një fitore e madhe dhe me rezultat të thellë e Kosovës do të mund ta rrëzonte Zvicrën nga pozita e parë në grup.  /rtk

The post VIDEO/ Kosova bën historinë, shumë afër kualifikimit në Kupën e Botës appeared first on Albeu.com.

Kroacia bllokon 8 mijë kg speca nga Divjaka, përmbajnë pesticide të rrezikshme
Këtë të mërkurë, autoritetet kroate, kanë bllokuar një ngarkesë prej 8 mijë kilogramësh speca djegës të eksportuara nga Divjaka, pasi gjatë kontrollit në kufi u zbuluan tre lloje preparatesh bujqësore të ndaluara.

Sasia e sekuestruar do të asgjësohet në Kroaci, pa pasur mundësi rikthimi në Shqipëri.

Ky incident vjen vetëm pak javë pas rasteve të ngjashme, kur Kroacia dhe Sllovenia ndaluan hyrjen e perimeve shqiptare për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve.

Më herët janë kthyer domatet dhe pjeshkët.

Ngjarja ka ngritur sërish shqetësime mbi mungesën e kontrolleve rigoroze për produktet bujqësore shqiptare.

The post Kroacia bllokon 8 mijë kg speca nga Divjaka, përmbajnë pesticide të rrezikshme appeared first on Albeu.com.

Sllovenia i ndalon Benjamin Netanyahut hyrjen në territorin e saj
Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit  të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky veprim erdhi pas një ndalimi ndaj dy ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin izraelit në korrik. Sllovenia e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, njohu shtetin palestinez vitin e kaluar.

Porotothema raportoi se shumica e vendeve në kontinentin evropian e kanë njohur shtetin e Palestinës, pas njoftimeve zyrtare të bëra nga podiumi i OKB-së nga Franca, Belgjika, Luksemburgu dhe Malta, pas pothuajse dy vitesh lufte në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave zyrtare 151 vende nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin shtetin e Palestinës. Nga ana tjetër Benjamin Netanyahu kritikoi udhëheqësit që e njohën shtetin palestinez.

“Në Asamblenë e Përgjithshme, unë do të tregoj të vërtetën tone, të vërtetën e qytetarëve të Izraelit , të vërtetën e ushtarëve izraelitë, të vërtetën e kombit tonë”, tha Netanyahu në aeroportin Ben Gurion përpara se të nisej.

Ai shtoi gjithashtu se do ti denonconte udhëheqësit të cilët njohën shtetin e Palestinës, pasi sipas tij ata duan tu japin palistinezëve një shtet në zemër të Izraelit. Ndërsa përsëriti se ardhja e shtetit palestinez nuk do të ndodhë.

“Do t’i denoncoj këta udhëheqës të cilët, në vend që të dënojnë vrasësit, përdhunuesit, ata që dogjën fëmijët, duan t’u japin atyre një shtet në zemër të Tokës së Izraelit” tha Netanyahu.

The post Sllovenia i ndalon Benjamin Netanyahut hyrjen në territorin e saj appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Sllovenia njeh shtetin e Palestinës
Sllovenia ka miratuar ditën e sotme me shumicë votash njohjen e shtetit të Palestinës, duke vleftësuar një vendim të marrë nga qeveria pak ditë më parë.

Kërkesa e opozitës konservatore për një referendum konsultativ u refuzua dhe, pas një votimi, vendimi i qeverisë për të njohur Palestinën si një “shtet të pavarur dhe sovran” u la në fuqi.

Kështu Sllovenia u bë shteti i 147-të anëtar i OKB-së që njohu shtetin e Palestinës.

Më 28 maj, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën shtetin palestinez, duke shkaktuar zemërimin e Izraelit.

Nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Suedia, Qiproja, Hungaria, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria e kanë njohur tashmë shtetin palestinez. Malta ka treguar se mund ta njohë së shpejti.

Britania dhe Australia kanë thënë se po shqyrtojnë njohjen, por Franca e ka bërë të qartë se koha nuk ka ardhur ende.

Gjermania pajtohet me SHBA-në, aleatin më të vendosur të Izraelit, duke refuzuar një qasje të njëanshme dhe duke këmbëngulur se një zgjidhje me dy shtete mund të arrihet vetëm përmes dialogut.

Të martën e kaluar, parlamenti danez votoi kundër një projektligji për njohjen e një shteti palestinez.

The post Zyrtare/ Sllovenia njeh shtetin e Palestinës appeared first on Albeu.com.

Spanja, Irlanda, Malta e Sllovenia thanë se po punojnë drejt njohjes së shtetit palestinez – vjen reagimi nga Izraeli
Izraeli u tha katër vendeve evropiane të hënën se plani i tyre për të punuar drejt njohjes së një shteti palestinez, përbën një “çmim për terrorizmin” që do të zvogëlonte shanset për një zgjidhje të negociuar të konfliktit midis fqinjëve, shkruan Reuters.

Spanja tha të premten se, në emër të paqes në Lindjen e Mesme, kishte rënë dakord me Irlandën, Maltën dhe Slloveninë për të ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së shtetësisë së shpallur nga palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës.

Gaza ka qenë prej kohësh nën sundimin e grupit islamik Hamas, i cili kundërshton paqen me Izraelin dhe e sulmoi atë më 7 tetor, duke shkaktuar një luftë shkatërruese që ka nxitur dhunën në Bregun Perëndimor, ku Izraeli ka vendbanime të gjera hebreje.

“Njohja e një shteti palestinez pas masakrës së 7 tetorit i dërgon një mesazh Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste palestineze se sulmet terroriste vrastare ndaj izraelitëve do t’u përgjigjen me gjeste politike palestinezëve”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz në X.

“Një zgjidhje e konfliktit do të jetë e mundur vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta midis palëve. Çdo angazhim në njohjen e një shteti palestinez vetëm largon arritjen e një zgjidhjeje dhe rrit paqëndrueshmërinë rajonale”, shtoi Katz.

Ai nuk specifikoi se çfarë lloj rezolute kishte në mendje. Izraeli, koalicioni qeverisës i të cilit përfshin të djathtët ekstremë pro-vendosjes, ka përjashtuar prej kohësh shtetësinë palestineze. Kjo e ka vënë atë në mosmarrëveshje me fuqitë perëndimore të cilat mbështesin qëllimin e tij për të mposhtur Hamasin, por duan një plan diplomatik të pasluftës.

The post Spanja, Irlanda, Malta e Sllovenia thanë se po punojnë drejt njohjes së shtetit palestinez – vjen reagimi nga Izraeli appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se spiunonin për Rusinë, autoritetet sllovene arrestojnë dy persona
Agjencitë shtetërore të sigurimit të Sllovenisë raportohet se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse.

Të dyshuarit, njëri prej të cilëve ka nënshtetësi të një vendi të Amerikës së Jugut, vepronin me identitete të supozuara nga një zyrë me qira në Llubjianë, njoftoi gazeta Delo.

Ata janë akuzuar për spiunazh dhe përdorim të dokumenteve false dhe mund të përballen me deri në tetë vjet burg nëse dënohen, thuhet në raport. /albeu.com

The post Dyshohet se spiunonin për Rusinë, autoritetet sllovene arrestojnë dy persona appeared first on Albeu.com.