SkyEcc Archives - Albeu.com

Ofroi prona për eliminimin e kundërshtarëve, zbardhen përgjimet e SPAK për grupin e “Rrumit” në SKYECC: Po na erdhi Rama, na fiku…
Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylit që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Platent Dervishaj, Lulzim Berisha dhe Edmond Koci i njohur si Mond Cekuiku.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për News24 detaje ekskluzive nga dosja e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme ndaj grupit të Aleksandër Lahos, të njohur dhe si “Rrumi”.

“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.

Në këtë bisedë, Rrumi i shkruan se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj.

“Kta e xhirojnë lojën e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.

Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po luli them un….. Lulit….. I bim direct….. Ai e don… Vetem vendose ti”..

Rrumi i shkruan të heqin Edmond Cekicin të parin, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.

Aldo i shkruan:-“O vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”, në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.

Aleksandri i përgjigjet: “ajo më ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt qe ate dite qe e mora vesh”.

Në vijim thotë SPAK, Rrumi i ofron Avdylit, në këmbim sipërfaqe të lakmueshme pronash në bregdet.

SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, pasi zbuloi një skemë tjetërsimi pronash në bregdet. Në grup bënin pjesë edhe vëllai i tij Vullnet Muca, shoferi Agron Bejdolli si dhe Vlash Brahja.

SPAK hodhi dritë edhe mbi vrasjen e Edmir Bregut, për motive hakmarrje të urdhëruar nga Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli.

Në vrasje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume.

The post Ofroi prona për eliminimin e kundërshtarëve, zbardhen përgjimet e SPAK për grupin e “Rrumit” në SKYECC: Po na erdhi Rama, na fiku… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në SKYECC/ E kemi punën me shtet, si njoftohej grupi kriminal për lëvizjet e policisë, oficeri kërkoi dhomë te hoteli i Edmond Papës
Pjesë e grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Policia e Shtetit 2 ditë më parë, ku u lëshuan 10 urdhërarreste, ishin edhe 4 punonjës policie, me detyrë oficerë krimesh.

Gazetarja Klodiana e njohur Lala, ka zbardhur detaje të reja nga operacioni duke theksuar se grupi drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës dhe Eldian Allushaj, një tjetër trafikant.

Këta të fundit, dyshohen për një mori ngjarjesh kriminale që nga vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt në Tiranë, apo edhe zhdukja në Sarandë e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit.

Grupi i drogës vepronte në koordinim me Edmond Papën, biznesmenin nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë në 2022.

Pjesë e grupit kriminal të trafikut të narkotikëve, ishin edhe 4 oficerë të Policisë së Shtetit. Oficerët e krimeve Shkëlzen Rusta, Erdit Hazizaj, Evis Alisinanaj dhe Elvis Dervishi, informonin trafikantët për lëvizjet e policisë. Komunikimet e tyre u siguruan pas zbërthimit të aplikacionit të krimit SkyEcc.

Kristo Qirici, ka rezultuar në komunikime me Shkëlzen Ruskën, ky i fundit shef i policisë në Himarë, i vënë tanimë në pranga.

Ruska i kërkoi dhomë në Sky Hotel në bregdetin e Sarandës, Qiricit. Shefi i policisë së Himarës, i dërgon emrin e tij të plotë Qiricit dhe pikërisht këtu është bërë i mundur edhe identifikimi i tij.

Hoteli ndodhet në pronësi të Edmond Papës, dhe Qirici e adreson Ruskën që të lidhet direkt në telefon me vëllanë e tij.

Kristo Qirici dhe Eldian Allushaj, rezulton nga hetimet se janë “kokat” e grupit të cilët nuk janë arrestuar, pasi mendohet se ndodhen jashtë vendit prej disa vitesh.

Organizata kriminale mbjell kanabis jo vetëm në ambiente të hapura, por edhe ato të mbyllura, ndërsa në trafikimin e saj duken të pashqetësuar.

Në komunikime përmendin mjaft emra të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Roskovecit, Erdit Hazizaj, i larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022, del në komunikime në SkyEcc me Kristo Qiricin dhe Shkëlzen Krajën, një tjetër emër i skeduar në trafikun e drogës.

Nga bisedat mes tyre, trafikantët thonë se “e kanë të zgjedhur punën me shtet”. Ç’ ka krijon sigurinë tek ata se nuk do të goditeshin nga Policia e Shtetit, në ushtrimin e veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës.

Operacioni i SPAK

Në kërkim

Kristo Qirici, trafikant droge

Eldjan Allushaj, trafikant droge

Elvis Dervishi, Shef i Policisë Kufitare në Himarë

Të arrestuar

Shkëlzen Ruska, shef i policisë së Himarës

Ervis Alisinanaj, shef i krimeve në policinë e Lushnjes

Erdit Hazizaj,

The post Zbardhen bisedat në SKYECC/ E kemi punën me shtet, si njoftohej grupi kriminal për lëvizjet e policisë, oficeri kërkoi dhomë te hoteli i Edmond Papës appeared first on Albeu.com.

Nis gjyqi në themel për SkyEcc/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk paraqitet në seancën e parë, zbardhet kërkesa e kreut të SPAK
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për SkyECC, që njohu si provë komunikimet në aplikacionet e krimit, nis gjykimi në themel në GJKKO.

Raportohet se në seancën e parë në themel, nuk është paraqitur biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Ai mbrohet nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK ka kërkuar “vijimin e shqyrtimit gjyqesor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore”.

Avokati i ish-shefit të policisë, Adrit Hasanbegaj, kërkon shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale për të patur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.

Ndërkohë nga ana tjetër, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkojnë të shtyhet gjyqi në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Seanca e ardhshme në GJKKO u la më 21 janar 2025.

The post Nis gjyqi në themel për SkyEcc/ Biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk paraqitet në seancën e parë, zbardhet kërkesa e kreut të SPAK appeared first on Albeu.com.

Kërkoi të shpallen të pavlefshme mesazhet në SkyEcc, Gjykata Kushtetuese rrëzon Pëllumb Gjokën
Gjykata Kushtetuesesel ka rrëzuar kërkesën e Pëllumb Gjokës për bisedat e SkyEcc. Biznesmeni u arrestua në kuadër të “Metamorfozës”, pasi doli në bisedat e aplikacioneve të krimit.

Sipas këtij vendimi të marrë unanimisht nga Gjykata Kushtetuese, përgjimet e SkyEcc do të perdoren si provë në proceset gjyqësore.

Pëllumb Gjoka, kërkoi që Kushtetuesja të shpallë të pavlefshme përgjimet e platformave SkyEcc dhe EncroChat, mbi të cilat SPAK ka nisur një seri procedimesh penale dhe ka kryer një seri arrestimesh të personave të ndryshëm.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Sot, më 30.12.2024, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Pëllumb Gjoka dhe me objekt: “ Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krim in e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit.Shfuqizimi ishkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.”.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenet 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi, njëzëri, rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

The post Kërkoi të shpallen të pavlefshme mesazhet në SkyEcc, Gjykata Kushtetuese rrëzon Pëllumb Gjokën appeared first on Albeu.com.