sky Archives - Albeu.com

Lufta për pushtet/ “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt
Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët.

Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet vetëm atij.

Një histori, që në botën e krimit të organizuar konsiderohet si pabesia më e madhe, siç është rasti i “humbjes” së një sasi droge, jo rrallë ndodh të shkaktojë dhjetëra viktima.

E vërtetë ose jo, duket se kjo nuk ka më rëndësi, për aq kohë sa pas një vrasje, hallka të tëra zinxhiri pasojë njëra-tjetrën, duke lënë pas skena krimi që për shumë kohë mbeten të pazbardhura.

Ndodh të vriten edhe të pafajshëm, por kjo për ata që janë në anën e kundërt të ligjit konsiderohet thjeshtë një dëm kolateral dhe asgjë nuk ka rëndësi përderisa objektivi është arritur.

Dhe gjithmonë humbet më i dobëti, ai që ka më pak përvojë. Duket se kjo ka ndodhur edhe në Elbasan.

Një qytet i vogël për të prodhuar kaq shumë kriminalitet. Dy organizata dhe dy grupe kriminale.

Por tashmë gjithçka po zbërthehet. Sa nga mesazhet në platformën SKY, sa nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Por edhe kjo ka një diferencë tjetër. Një vrasës me pagesë që kthehet në të penduar është një armë e fortë në duart e drejtësisë. Ai di shumë, por jo aq shumë sa mund të dijë vetë ai që e ka paguar.

Erion Alibej, është një nga ata që ka paguar vrasës për të marrë hakun e të vëllait dhe prej javësh po rrëfehet në cilësinë e bashkëpunëtorit në Gjykatën e Posaçme.

Seancë pas seance, Alibej po tregon gjithçka ka bërë vetë por edhe çdo bisedë me persona të tjerë, që e orientuan drejt atyre që i vranë vëllain, Endrit Alibej në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”.

E po aq sa vrasja e vëllait, një tjetër peshë e rëndë për Erion Alibejn është përhapja me shpejtësi e një të pavërtete siç e quan ai, që është “humbja” e 50 kilogramëve kokainë në Angli. Një informacion që ai e dëgjoi nga Suel Çela, por që këmbëngul se nuk është i vërtetë.

E megjithatë, në një kohë kur shumë mistere ende mbeten të pazbardhura në një histori intrigash të thurura nga grupet kriminale, ka dhe një të vërtetë.

Të katër grupet e Elbasanit u goditën nga SPAK dhe Policia. Çapjat, Çopjat, Alibej dhe Çelët. Por teksa drejtuesit dhe disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale janë në burg, vetëm Suel Çela vijon të jetë i lirë, ndonëse në arrati.

Mes dilemave të herëpashershme se kush e organizoi vrasjen e trefishtë në Bradashesh, grupi Çopja apo Çela, Erion Alibej ka vijuar rrëfimin e tij në gjykatë, duke dhënë detaje për çdo krim që ka porositur dhe çdo njeri që ka paguar për t’u hakmarrë.

Teksa dëshmon, Alibej nxjerr Suel Çelën, si njeri që e ka nxitur, ndoshta jo pa qëllim, që të ndodhte ajo që ndodhi. Me teorinë që kur zihen dy vetë, ndodh të përfitojë një i tretë.

Erion Alibej: Ardian Çollaku që sot është i ndjerë, ka qenë informatori im më i besuar te kundërshtarët e mi. Ai ishte kudo, nga siguria që ata kishin me shtet e deri te biseda të tjera. Çollaku ka pyetur Mikael Kamamin, pse e keni nisur këtë punë. Ai i kishte thënë që Endriti ishte i tmerrshëm. Nga Çollaku mora vesh për herë të parë kush ishte Dashnor Dumani. Edhe lidhjen me Nuredin Dumanin. Ai më tha që ata kishin bërë një grabitje në Elbasan. Gjithë emrat që merrja vesh i kontrolloja në TIMS. Nga Çopjat e të tjerë. Me hyrje-daljet e tyre. Në atë kohë përveç Franc Çopjas, i cili u largua pas atentatit, të gjithë të tjerët ishin në një ishull grek, ata kishin bërë hyrje dalje me të njëjtat makina. Në atë periudhë u fokusova të këta, jo se Suel Çelën e kisha harruar. Suel Çela, nuk ka qenë në mënyrë direkte përgjegjës për çfarë ndodhi në familjen time, por në mënyrë indirekte po, duke yshtur, duke folur për atë 50 kg drogë. Por ne nuk kemi pasur nevojë për 50 kg drogë.

Me besimin e humbur tek Policia apo të gjitha autoritetet ligjzbatuese, Erion Alibej ka “hetuar” vetë për të zbuluar vrasësit e vëllait. Derisa në një moment është bindur. Ndonëse e kishte humbur besimin, ai sërish u vinte në dispozicion autoriteteve çdo informacion që gjente vetë me mënyrat e tij. Në rrëfimin e tij, Alibej thotë se të parët që ka informuar rreth autorëve të mundshëm të “masakrës së Bradasheshit”, kanë qenë Leonard Palushi, ish-shef Policie në Elbasan, i arrestuar në vitin 2022 për shpërdorim detyre, si dhe prokurori Ritvan Suka.

Erion Alibej: Në atë periudhë unë kisha humbur besimin edhe te autoritetet. Edhe vetëm mundohesha të gjeja si kishte ndodhur vrasja, duke bërë vetë hetuesin për çdo gjë që ka ndodhur me familjen time dhe ia kam vënë në dispozicion shtetit. Të parit që ia kam vënë pasi u arrestova, ishte Leonard Palushi, të cilit i tregova kush ishin autorët. Pas kësaj, në paraburgim, me erdhi prokurori, për të cilin isha në burg. Prokurorit Ritvan Suka, ia kam thënë të gjitha, i kam thënë bashkojini çështjet se janë të njëjtët njerëz.”

Bindjen se pas vrasjes së vëllait të tij ishin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, Erion Alibej duket se e krijoi pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, konkretisht pasi pa një person, i cili nxitoi të largohej që të mos përballej me të.

Gjatë rrëfimit të Alibejt, dalin në skenë edhe emrat e dy personave nga Shkodra. Genc Tafili dhe Dorian Duli, personazhe të njohur, të cilët në dosjen metamorfoza rezultonin të ishin në shënjestër të grupit Bajri për t’i eliminuar, bashkë me Ibrahim Licin. Emra që në fakt dëshmojnë edhe një herë lidhjen që ekziston mes grupeve të Elbasanit dhe atyre të Shkodrës, madje siç del në vijim të rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë edhe me persona të tjerë nga Fushë – Kruja. Një lloj aleance që është provuar edhe në raste të tjera të hetimeve të SPAK. Por në rastin konkret, duket se dy shkodranët, ishin thjeshtë pjesë e një skenari që synonte të çorientonte “hetimet” që po kryente vetë Erion Alibej.

Erion Alibej: Pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, Liman Idrizin, njeriun më të afërt të Franc Çopjas e kam hasur në një berberhane atje. Unë ika, u largova. Ai doli për të na parë. Pasi u larguam vendosëm të kthehemi që ta pyesnim pse ma bëri. Por kur u kthyem gjetëm vetëm berberin të frikësuar që na tha se di çfarë pati, ai u largua dhe ia kam lënë flokët gjysmë të qethur. Aty dyshimet se e kishim nga vëllezërit Çopja mu bënë më të mëdha. Atëherë vendosa të largohesha nga Roterdami sepse nuk isha i sigurt. Unë u largova nga Holanda dhe doja të takoja Genc Tafilin, sepse ai kishte diçka për të më thënë. Ai erdhi bashkë me Dorian Dulin në shtëpinë time. E pyes çfarë është? Me thotë që Duli ka bërë takim me Talo Çelën dhe dy mirditorë dhe i ka sjellë Kamer Mehja dhe Bert Suli. Sepse Endriti e kishte qëlluar me shpullë. Unë insistova kush ishin mirditorët. Edhe pse Genci nuk më tha kush ishin, pasi iku Genci i shkrova Suel Çelës, sepse Mehja është njëri i afërt i Suelit dhe nëse flisje për Mehjan zëre se flisje për Suelin dhe po më afrohej prapë pista e Suelit.”

Në një takim tjetër me Suel Çelën dhe pasi ka kryer testimet e tij edhe në lidhje me informacionet që i vinin nga personat nga Shkodra, aty ka dalë në skenë një tjetër shkodran, që në fakt siç treguan hetimet e mëvonshme të SPAK, punonte për vëllezërit Çopja. Bëhej fjalë për Flobenc Meçen, i njohur dhe më 17 emra dhe pseudonime të tjera, i cili u arrestua më 23 maj 2025 teksa drekonte bashkë me Xhevdet Plakun dhe 5 persona të tjerë. Një personazh që kërkohej edhe nga Blgjika për vrasjen e Arjan Spahiut, që po ashtu ishte pjesë e grupit Alibej. Në rrëfimin e tij, Alibej shpjegon se sa më shumë i lidhte informacionet, aq më shumë bindej se po thurej një plan për ta nxjerrë në pritë dhe se ofroheshin shuma të majme për ta eliminuar.

Erion Alibej: I kërkova Suelit takim në shtëpinë time. Pranoi fillimisht, por me tha pse të vij aty se janë katunarët, e kishte për Çapjat, edhe më tha të shkoja të tregu. Shkova atje në aksham. Te tregu më pret Kamer Mehja, Marjo Çela, Metin Mehja dhe ulemi diskutojmë. Doja t’i testoja. “Ka qenë e nevojshme të hidhje fishekzjarre kur vdiqën familjarët e mi”? – i thashë. Ai me tha që s’e kam bërë dhe pas kësaj bisede ia thashë hapur. Ai mu betua që s’kam lidhje. Pasi u sqarova me të, e besova sepse edhe informacioni me erdhi nga dy persona intrigantë, Genc Tafili e Dorian Duli. Në këtë kohë më erdhi një informacion shumë i vlefshëm. Një miku im, Ermal Sinani, që rrinte në Peqin, shkon në Fushë-Krujë. Aty ai kishte takuar Flobenc Meçen, të cilin e thërrisni Coli. Ky e ka ditur që Ermali ishte miku im. I shpjegon se kishte qenë me Altin Ndocin në burg dhe më kërkoi takim me Dorian Dulin. Në këtë takim kishte qenë Talo Çela, Mikel Kamami, Altin Ndoci. Dhe bisedat e bëra ishin të tilla: “Thuaji sa lekë do dhe ma vrit Erionin. Ose në të kundërt hiq dorë”. Ata gjoja kishin refuzuar, por mua më ka rezultuar ndryshe, pasi Duli dhe Tafili kërkonin të më nxirrnin nga shtëpia dhe këmbëngulnin. Besoj se ata donin të më nxirrnin në pritë.

Gjatë rrëfimit të tij, Erion Alibej në një formë hedh dyshimet e tij se mund të jetë shitur edhe nga vetë autoritetet shtetërore, të cilëve tregon se herë pas here u ka dhënë informacione për vendndodhjen e Talo Çelës, që në atë kohë ishte një nga personat më të kërkuar nga Policia. E megjithatë ai thotë që jo vetëm nuk u veprua për kapjen e tij, por gjithçka po i kthehej kundër. Nisën të vriteshin njerëzit e tij, madje edhe djali i dajës, Andi Zylyfi. Kjo ishte arsyeja pse Alibej, ndonëse ishte person në kërkim, u investua të siguria e tij, i bindur tashmë që do ishte radha e tij për t’u vrarë. Shpjegon se Suel Çela kontrollonte kamerat e gjithë qytetit, ndërsa vetë ai kishte akses në disa prej tyre. Por nga ana tjetër, lëvizte me motor si shpërndarës picash për të verifikuar terrenin, por edhe informacionet që i vinin, disa prej të cilave e çuan tek Emiljano Ramazani. Dhe sërish, edhe pse nuk kishte më besim tek drejtësia, edhe informacionet në lidhje me Emiljano Ramazanit, ai ia çoi Policisë dhe Prokurorisë.

Erion Alibej: Në kohë dhe në momente të ndryshme unë i kisha dhënë shtetit edhe vendndodhjen e Talo Çelës. Doja ta gjeja atë. Pasi dhashë gjithë këto informacione, por nuk u bë asnjë veprim, përkundrazi çdo gjë që i jepja shtetit, më është kthyer bumerang. Çdo 6 muaj unë kisha mort në shtëpi. Pas vrasjes se vëllezërve Baho, pra vrasja e njërit dhe plagosja e tjetrit. Pas 6 muajsh vrasin Andi Zylyfin kushëririn tim, i cili rrinte shumë pranë familjes time. Pasi vranë Andin unë kam qenë te familja ime, isha në kërkim, në atë periudhë kisha investuar vetëm te mbrojtja ime, sepse deri pas vrasjes së vëllezërve Baho unë ruhesha nga të gjithë nuk e dija kish ma kishte bërë. Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohorit. Madje dhe në sy të patrullës së Policisë. Unë kam bërë verifikime vetë. Dilja në qytet si shpërndarës picash me motor, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, pasi për gjithë qytetin, kamerat i kishte Suel Çela. Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova 2 automjete dhe me pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonin dhe ia vura në dispozicion Policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit unë vetëdorëzohem në Polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtëpie.

Nga ana tjetër, Erion Alibej tregon edhe pse po investohej kaq shumë në gjetjen e Talo Çelës, të cilin siç thotë ai e donte gjalla ose të vdekur. Sipas tij ai ishte kryesori dhe dinte çdo gjë për të. Madje ishte i bindur se nëse do arrestohej nga Policia ai do të fliste. Kjo ishte arsyeja pse Arjan Spahiu i sugjeroi që duhej të bëhej një takim me Nuredin Dumanin. Pa çka se Alibej e dinte që i vëllai i Dumanit, Dashnori, i ekstraduar nga Dubai më 11 qershor 2025, kishte marrë pjesë ne “masakrën e Bradasheshit”, ku u vra vëllai i tij, sërish ishte gati të bënte një pakt, vetëm për të arritur në gjurmët e Talo Çelës.

Erion Alibej: Kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës me tha: “Pashë Fatos Gosën pas meje me një BMË rrugës për Peqin”. Talo ishte kryesori për mua sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë. Unë doja që ai dhe të kapej nga Policia se e di që do fliste. Arjan Spahiu me tha se kam info, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin. Pranova. Diku në fund të shkurtit të vitit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën dhe më tha: “Talo është bërë i vështirë për t’u kapur por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde”. Filloi të më tregonte emrat. Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këto më tha. Unë e dija që kishte qenë dhe Dashnor Dumani, e kisha si info.

Ishte pikërisht biseda me Nuredin Dumanin, që e nxiti të thurte planin e hakmarrjes. Duheshin eliminuar të gjithë ata që, jo vetëm do vinin në lëvizje Talo Çelën, por edhe kishin lidhje me grupin rival që pas vrasjes së Endrit Alibejt, kishin vënë në objektiv vetë atë, Erion Alibejn.

Erion Alibej: Unë kërkoja me ngulm kokën e Talo Çelës. Për të shkuar tek Talo Çela, Dumani më tha se duhet të fillojmë me vrasjen e Dorjan Shkozës. Aty Talo do e kuptojë që e kam bërë unë dhe aty do e kap Talon. Mua më interesonte me çdo çmim Talo Çela. Ramë dakord që të vijonim ekzekutimet. Në atë takim nuk u bë ndonjë liste ekzekutimesh. Menduam dhe ramë dakord që ta nisim nga vrasja e Dorjan Shkozës me qëllim që të kapnim Talo Çelën. Nuredinit i thashë çfarë kërkon nga unë? Me tha: “Dua gjysmën e shumës. Për çdo vrasje marr 100 mijë euro. Nga ty dua gjysmat e parave. Çunat i kam gati”. Ok i thashë Dumanit. I thashë që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej. Regjistrimin me 2 ore e 48 minuta të bisedës që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin fola me Arjan Spahinë për paktin që bëmë. Mora 50 mije euro dhe një iPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.

Në rrëfimin e tij Alibej tregon se në realizimin e vrasjes së para nga Nuredin Dumani, bashkë me Dorjan Shkozën ishte ekzekutuar edhe Anxhelo Avdia, që në fakt nuk ishte në planet e tij. Ndërsa tregton edhe vendin se ku blinte armë, të një hoxhë që qëndronte në zonën e “Freskut”, në Tiranë.

Erion Alibej: Ramë dakord për vrasjen e Dorjan shkozës. Në atë periudhe flisja vetëm për Talo Çelën. Një natë me shkruan Nuredini dhe më thotë: “Mbaroi i pari”. I them kush? Me thotë shikoje në televizor. Pashë që ishin vrarë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Po ku tjetri i them nga doli? Ne shpejtim e sipër më thotë dhe ai nuk ishte kot se ishte i atyre. Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë dhe blinim armë tek ky Hoxha. Rrinte tek Fresku.

Një tjetër personazh që Erion Alibej e tregon si një njeri që luante me shumë porta, ishte edhe Eljo Bitri. Nga njëra anë ai punonte për grupin e vëllezërve Çopja, por nga ana tjetër informonte edhe për planet që ata kishin që të vrisnin Erjon Alibejn. Përmes tij, kishin vënë kontakte me Mikael Qosen, që ishte krahu i djathtë i vëllezërve Çopja. Ndonëse ishte në dijeni të takimeve të Dumanit me Alibejn, i kishte ofruar deri në 2 milionë euro për ta vrarë. Aq sa bënte pazar me Nuredin Dumanin, i cili në këmbim të vrasjes së Alibejt i kërkonte Talo Çelën.

Erion Alibej: Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, Nuredini erdhi në shtëpinë time dhe në atë kohë ka qenë kohë Covidi. Doja të lidhja një kontakt me vëllain e Nuredinit, Dashnor Dumanin, që ishte njeriu më i afërt i ekzekutorëve të familjes time. Dashnori jetonte në Gjermani në atë kohë dhe i çova një telefon SKY nëpërmjet një të njohurit tim. Me anë të Eljo Bitrit lidhim kontakt me Mikael Qosen dhe isha i pranishëm tek çdo bisedë. Mikael Qosja i thotë një moment Nuredin Dumanit: “Ke 2 milionë euro për të vrarë Krymin”, pra mua. Dumani i tha Mikeal Qoses: “Që të vras Erion Alibejn dua të më japësh Talo Çelën. Por edhe ata ishin në dijeni që Dumani kishte filluar të bashkëpunonte me mua për vrasje pasi informator kishin Eljo Bitrin. Dua të sqaroj se Eljo Bitri ka luajtur me të gjithë. Ka dërguar informacion tek Çapjat, tek Çelët, luante me të gjithë për interesa.

Planet për vrasje vazhduan. Në listë ishte vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela, Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani. Ndërsa si informator shërbente Eljo Bitri dhe Xhulian Hoxha. Erion Alibej tregon se si u thur plani dhe çfarë synohej me eliminimin e tyre.

Erion Alibej: Morëm një makinë bashkë me Nuredinin dhe e lamë në një garazh te dajat e mi në Peqin. E morëm për ta pasur për punë në gatishmëri, për të bërë vrasje. Më pas e afruam makinën dhe i kërkova nder Arben Lazes për ta lënë në një kapanon afër Metalurgjikut. Po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Në atë kapanon ka fjetur disa ditë Dumani bashkë me çunat e Fushë Krujës, për të ekzekutuar Bujar Çelën. Vrasja u la pak më vonë dhe gjatë kësaj kohe u diskutua për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Informator kisha Eljo Bitrin dhe Xhuljan Hoxhën. Ky më informonte edhe për Regis Runajn apo Bujar Çelën. Ramazani ishte njeriu me aktiv i vëllezërve Çopja dhe Bujar Çela, që ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Ne vendosëm që të vrasim dhe Bujar Çelën sepse komunikonte me telefon me Talo Çelën. Vrasjen e Ramazanit e mori përsipër ta bënte Skerdi Tase, nipçja dhe kusho. Kishim informacion se Ramazani shkonte në palestër. Xhulian Hoxha dinte çdo lëvizje. Njeriu më i brendshëm i tyre ishte Xhulian Hoxha.

Në rrëfimin e tij, Erion Alibej shpjegon të gjitha detajet e ngjarjeve. Kush ka marrë pjesë, mjetet dhe armët e përdorura, sa para janë paguar dhe si janë dorëzuar paratë. Ndërkohë shpjegon edhe planin se si pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, armën e krimit kishin vendosur ta linin tek shtëpia e Bujar Çelës, në mënyrë që grupet të përplaseshin me njëri-tjetrin.

Erion Alibej: U organizuam për ta vrarë tek palestra por nuk e vramë dot. Ditën e ekzekutimit ka qenë sërish tek palestra Ramazani dhe informator kishim Eljo Bitrin e Xhuljan Hoxhën. Henrik Hoxha ishte në timon, Skerdi Tase ishte pasagjer dhe e pritën në rrugë kryesore pranë pallatit ku kishte shtëpinë. Ka ardhur makina e Ramazanit, një “Ford” ngjyrë gri. Ka dalë Skerdi Tase dhe e ka qëlluar me një pistoletë TT që ia kisha siguruar unë. Pas ekzekutimit kanë djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe e kanë lënë pistoletën në një fshat afër shtëpisë së Sandër Bahos dhe kishim menduar që pistoletën ta linim tek shtëpia e Bujar Çelës që të përplaseshin grupet me njëri-tjetrin. Henrik Hoxha gjithmonë kur merrte pjesë në vrasje merrte makina me qira, lëvizte me këto lloj makinash. Ramazanin e kam njohur më parë, kisha marrëdhënie me atë. Ramazani ishte shpërndarës droge në Elbasan dhe e njihnin të gjithë. Unë e njihja si mik të Mikael Qoses dhe kam pasur marrëdhënie të afërt. Për çdo vrasje është paguar 100 mijë euro. Për vrasjen e Emiljano Ramazanit kam paguar 75-80 mijë euro. Kam dërguar Arsen Preçin tek rreth rrotullimi i TEG dhe aty ka ardhur një vajzë që ishte lidhje e “Kushos” që ka marrë lekët. Kjo vajza ishte me taksi, kështu më ka thënë Arseni.

Me radion e Policisë, që ia kishte dhënë vëllai i Suel Çelës, Alibej ka mësuar edhe vrasjen e Emiljano Ramazanit. Ndërsa, ndryshe nga plani për të vendosur pistoletën tek shtëpia e Bujar Çelës, Nuredin Dumani e ka informuar se në fakt e kishin lënë tek servisi i Seit Manahasës. Që ky informacion të binte në veshin e Policisë është përdorur një tjetër personazh, Bujar Gërmizi nga Kukësi, që po ashtu është pjesë e një tjetër dosje të SPAK. Gërmizi, ka takuar ish-shefin e Policisë së Elbasanit, Leonard Palushin, që po ashtu ishte nga Kukësi, të cilin e ka orientuar drejt armës, duke i thënë se përmes saj do të zbardhej një ngjarje. Dhe në fakt, Palushi ka dërguar Policinë në adresën e dhënë, duke gjetur armën dhe më pas u bënë edhe arrestimet, që në fakt u mësuan shumë shpejt që ishin një kurth dhe të arrestuarit nuk kishin lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Erion Alibej: Një radio policie ma dha Mario Çela dhe vrasjen e Ramazanit e mora vesh në komunikimet në radio. Ndërsa pistoletën e lamë tek shtëpia e Bujar Çelës, për t’i përplasur me njëri-tjetrin, që të dilte në skenë edhe Talo Çela. Në diskutim në telefon me Nuredinin, 4-5 ditë pas vrasjes së Ramazanit, më thotë që armën e krimit ta lëmë tek Seit Manahasa dhe e miratoj. Armën e ka vendosur në servisin e Manahasës, e çoi Kapllani, që u vra në Rrogozhinë dhe për këtë punë mori 8 mijë euro. Këtë ia kam treguar Bujar Gërmizit, që i thashë të çojmë Leonard Palushin për të bërë kontrolle. Dhe Bujari e ka takuar Leonard Palushin dhe i ka thënë që do zbardhesh një ngjarje dhe po të jap një informacion. Di që Palushi ka dërguar Policinë, ka gjetur armën dhe janë bërë dhe arrestimet.

Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ishte radha e Regis Runajt. Vrasje që u planifikua të kryhej me thikë, në mënyrë që të mos bëhej shumë zhurmë.

Erion Alibej: Pas vrasjes së Ramazanit, e pyeta Nuredinin si mendon për vrasjen e Regis Runajt dhe pasi mora miratim i them Xhuljan Hoxhës: “Vazhdo me vrasjen e Runajt, jo me armë zjarri por me thikë që të mos bëhej shumë zhurmë. Kam biseduar me Xhuljan Hoxhën për vrasjen që kishte bërë, që për mua ishte masakër jo vrasje, pasi e kishte qëlluar disa herë me thikë.

Pasi dështuan që ta përfshinin Bujar Çelën në vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke i faturuar armën e krimit, u vendos që ai të vritej. Por plani i parë dështoi. Në një moment atentatorët u tërhoqën.

Erion Alibej: Bujar Çela, vëllai i Talo Celës, ishte njeriu më i afërt i tij. Ka qenë taksist. Kemi pasur informacion edhe nga Eljo Bitri. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit e vendosa unë dhe e diskutova edhe me Nuredinin që armëm e krimit të vrasjes ta vendosim te shtëpia e Bujar Çelës. Shtepinë ia dija se kisha informator pranë tyre. Bujar Çela kishte një pikë shumice, ndërsa Xhulian Hoxha shkonte atje. Nuk arritëm që Xhuliani të merrte një qese apo diçka që kishte prekur Bujari me dorë për gjurmët. Donim ta groposnim pranë shtëpisë, të krijonim përplasje mes tyre. Me anë të policit Palushi, që njihja, do t’i tregoja atij që e ke armën te shtëpia e Bujarit por nuk arritëm t’ia bënim këtë. Vendosëm që Bujarin ta ekzekutonim. U angazhua Henrik Hoxha dhe ata komunikonin me Nuredinin. U angazhua kushoja me nipçen për ta vrarë Bujar Çelën. S’e di pse u tërhoqëm në atë kohë se ishte objektiv shumë i thjeshtë.

Vrasja e vëllait të Talo Çelës, u realizua pasi u ekzekutua miku i Nuredin Dumanit, Klavis Kapllani. Alibej tregon se si i ka orientuar lëvizjet e atentatorëve, duke qenë se i vinte në ndihmë radioja e Policisë dhe përmes saj kontrollonte se cilat rrugë ishin më të sigurta.

Erion Alibej: Për vrasjen e Bujar Çelës u nisën direkt pas vrasjes së Kapllanit, shokut të Nuredinit. Çunat e Fushë – Krujës i kanë sjellë Nuredinin dhe një makinë pune. Një person i pa çunat e Fushë – Krujës me maska dhe janë trembur e kanë ikur për një moment. Pasi janë rikthyer, janë afruar dhe e kanë qëlluar. Pasi e kanë vrarë ka shkuar Nuredini, janë larguar dy makinat. Kanë ikur të gjithë më pas me një “E Class” direkt për Fushë – Krujë. Kisha radio policie dhe i thash ik direkt drejt se e ke rrugën bosh. Me telefonon Agim Lleshi dhe më thotë Erjon a je në gjumë ? Po i thash. Ai me tha se kanë vrarë vëllain e Talo Çelës. Nuredini rrinte tek një hotel që ia kishte siguruar Bes Xhixha. Nuredini më ka thënë dhe i kam çuar 60-70 mijë euro nuk e mbaj mend shumën. E kam çuar në afërsi të Vorës, pranë një karburanti. Të nesërmen më vjen një autokolonë Policie. Nuk kam bërë rezistencë.

Në një moment, rrëfimi i Erion Alibejt ndërpritet nga të pandehurit e pranishëm në sallë, Enver Diva dhe Xhulian Hoxha.

I pandehuri Enver Diva: A i ke parë vetë apo t’i ka thënë Nuredin Dumani?

I pandehuri Xhulian Hoxha: Si e ka marrë informacionin? Kam qenë në shtëpi, s’kam qenë kurrë afër Bujar Çelës, se kam qenë në burg në atë moment.

Alibej ka vijuar rrëfimin e tij, duke shpjeguar edhe rolin e personazheve nga Fushë-Kruja, por edhe emrat e atyre që e morën përsipër fillimisht vrasjen e Bujar Çelës e më pas u tërhoqën.

Erion Alibej: Nuredini ka qenë organizatori i gjithçkaje, përveç Regis Runajt. Unë i kam ofruar gjithçka që ai kërkonte. Çunat e Fushë – Krujës, Besin dhe Verin s’i kam parë kurrë. Kur u ekzekutua Kapllani, çunat e Fushë – Krujës kanë pasur informacion. Nuredinin e strehoja te një pallat pranë shtëpisë time në atë kohë kur u vra Kapllani. Ishte shtëpia e vjehrrit të Arjan Spahiut. Ka folur atë natë Nuredini me çunat e Fushë – Krujës. I thashë largo makinën me çunat e Fushë – Krujës nga aty poshtë pallatit se do ju ngecin edhe vrasjen e Kapllanit. Kur Nuredini i mori të dy, i mori si ekzekutorë. Nuk ndaheshim kurrë çunat e Fushë – Krujës nga njëri – tjetri. Ne kemi folur me Xhulian Hoxhën pa qenë i arrestuar. Ka qenë puna e parë me Bujar Çelën, që e mori përsipër Skerdi Tase dhe kushoja, Enrik Hoxha që pastaj u tërhoqën.

Ndonëse ishte arrestuar, Erion Alibej shpjegon se edhe në paraburgim ka vijuar të mbajë kontakte me Nuredin Dumanin, me të cilin komunikonte përmes një telefoni që kishte SKY dhe kishte arritur ta fuste brenda. Madje shpjegon se ka qenë ai, i cili e ka orientuar Nuredin Dumanin që të shkonte në Kukës, tek miku i tij Bujar Gërmizi.

Erion Alibej: Xhulian Hoxhën e pajisa me Encrochat dhe me SKY. E kisha angazhuar Xhulian Hoxhën për lëvizjet e Bujar Çelës dhe për të marr diçka që Bujari i kishte prekur në mënyrë që t’ja ngecnim vrasjen e Ramazanit. Xhulian Hoxhës s’i kam thënë kurrë që do e vras Bujarin por besoj se e ka marrë vesh se pse po ja kërkoja informacionet. Xhulian Hoxhës nuk mbaj mend sa i kam dhënë, por i kam dhënë shpesh para. Sistematikisht. Mi jepte infot me enchro. Këto info i ndaja me Nuredinin. Ne donim info në kohë reale se nuk mundej Nuredini. Edhe Nuredini e dinte se ku i merrja infot për Bujar Çelën. E dinte që unë kisha Xhuljan Hoxhën informator. Familja e Nuredinit ishte aty. E kisha nën kontroll. Xhulian Hoxhës s’i kam folur kurrë për Nuredinin. Armët i siguroja unë. Te ky episod i kam dhënë pistoletë Nuredinit. Por ai ka pasur edhe vetë armë. S’më kujtohet mirë si armë. Nuredini ma ka shpjeguar edhe se si ndodhi historia. Pas krimit Nuredini ka qëndruar në Fushë – Krujë në një hotel te çunat e Fushë – Krujës. Kam folur me Nuredinin në SKY. Kam arritur ta marr aplikacionin edhe në paraburgim. Me anë të një shokut tim e kam çuar Nuredinin në Kukës tek Bujar Gërmizi, një mikun tim atje.

Ndoshta i bindur se shumë njerëz që kishte afruar pranë vetes për planet e tij, në një moment do i dilnin nga fjala, ashtu siç kishte bërë edhe me Nuredin Dumanin, duke e regjistruar bisedën me të, në të njëjtën formë Erion Alibej kishte vepruar edhe me të tjerë. Edhe Xhulian Hoxhën, që ai thotë se e informonte për gjithçka e kishte regjistruar. Kërcënimeve të tij se do të fliste e do tregonte gjithçka, Alibej i kishte paraprirë duke e përgjuar e më pas gjithçka ua ka dhënë prokurorëve.

Erion Alibej: Xhulian Hoxhës i kam dhënë vetëm pagesa sistematike. Për vrasjen e Bujar Çelës nuk i kam dhënë se ka qenë në burg. Pagesat ia kam dhënë sistematiksht me data fikse ose kur i kërkonte për informacionet që më jepte. I kam dhënë edhe bashkëshortes së tij pagesa. Madje ky më kërcënonte, më thoshte do flas e të tilla gjëra. Dhe i kam çuar familjarë të mitë, e kam incizuar madje në makinë për kërkesën e lekëve, ia kam dhënë edhe prokurorëve këtë përgjim. Familjarë të mitë e kanë përgjuar kur i jepnin lekët. Xhuliano Hoxha më informonte për gjithçka. Për Talo Çelën, Xhuliano Hoxha ka pasur dijeni se unë doja ta vrisja. Unë flija dhe zgjohesha me idenë për të vrarë Talo Çelën. Se ato trimat e Dubait nxirrnim të tjerët në rrugë. I hodhën në rrugë si qen. Në lidhje me Bujar Çelën i kam kërkuar çdo informacion, çdo veprim. Më ka çuar foto dhe të dhëna. Ia kam shpjeguar Xhulianos.

Teksa dëgjonte rrëfimin e Alibejt në sallën e gjyqit, Xhulian Hoxha, i pranishëm si i pandehur, e ndërpret me pretendimin se nuk ka lidhje me ato që thotë. Madje kërkon që të zbardhen këto biseda, duke thënë se Alibej kërkon ta përplasë me shokët e tij të fëmijërisë.

Xhulian Hoxha: Zbardhni bisedat e mija me Erionin. Nuk kam të bëj. Se për Bujar Çelën është një person tjetër, Halili, dhe ka bërë deklarime. Për çdo ngjarje keni dvr-në e kamerave të shtëpisë time. Dhe me bisedat unë kam qenë në shtëpi, s’kam qenë mbrapa askujt. Kam qenë në shtëpi. Unë kam qenë shok me atë dhe ai ka mllef me mua. Ai thotë që s’më ka njohur, unë jam rritur me të. Nuk kam lidhje fare, hapni të dhënat. Më jepni 300 vite burg plus nëse kam lidhje me këtë. Ky kërkon të më përplasë mua me shokët e fëmijërisë time. Ky këtë do. Unë kam qenë edhe dy muaj burg. Ky do të më fusë mua në hasmëri me miqtë e fëmijërisë.

Në rrëfimin e tij, Erion Alibej i kthehet herë pas here asaj që e rëndon më shumë. Vrasjes së vëllait, por edhe kurthin që u ishte ngritur me pretendimin e humbjes së 50 kilogramëve kokainë, që me gjuhën e trafikantëve quhet “gol”. Madje duke dashur të përforcojë edhe më shumë idenë se kjo është një e pavërtetë e “shpikur” për të nxitur hakmarrjen, ai nxjerr në skenë një emër të rëndësishëm në fushën e narkotrafikut, siç është Dritan Gjika. Një emër që në Shqipëri rezulton i pa skeduar, por ndërkohë kishte një peshë të madhe për autoritetet europiane dhe ato të Amerikës së Jugut. Dritan Gjika u arrestua më 26 maj 2025 në Dubai dhe konsiderohej si një nga grosistët më të mëdhenj të kokainës në Ekuador e më gjerë. E pikërisht me këtë personazh Alibej thotë se ishte lidhur ai dhe i vëllai, Endriti. Derisa në një moment, gjithçka që fitoi e humbi, duke mbetur pa asgjë.

Erion Alibej: Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me drogë normalisht, por s’kemi qenë përzier kurrë me vrasje. Kemi pasur njeriun më te rëndësishëm. U lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty. Këta njerëz kishin përgjegjësinë e nxjerrjes nga Porti i Mersinit. Ngarkesa u sekuestrua dhe nuk u arrit të nxirrej se mu vra vëllai dhe turku, miku ynë. Ngarkesa arriti rreth dy javë pas vrasjes. Kjo ka qenë për të na nxjerrë jashtë loje. Këtë interes e kanë pasur shumë. Më shkatërruan edhe nga ana ekonomike. Shkova deri për bukën e gojës. Por unë e nxirrja veten sikur kisha shumë lekë por ndërkohë s’kisha asgjë. Me dy shokë që kisha lidhja, një punë në Angli kam punuar shumë me kokainë, u përmenda në të gjithë Londrën. Më dhanë mundësi pune atje. Gjithçka që fitoja i shkriva, gjithçka. Merresha me sigurinë time dhe me planet. Nga shtëpia i bëja punët me telefon. Ka shumë njerëz që me kanë mbet miliona euro borxh. Është shpifje se Çopjat thonë që u bë gol nga Endriti për 50 kg. Ata bënë shumë lekë me këtë ngjarje.

Në një kohë që në Gjykatën e Posaçme zhvillohen seancat e dosjes “Plumbi i Artë”, personazhe që janë përfshirë në krime që po rrëfehen nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, po vijojnë të ekstradohen nga Dubai. Tashmë duket se edhe kështjella e tyre e fundit që strehoheshin pas krimeve, nuk është më e sigurt për ta. Më 19 qershor 2025, ishte radha e ekstradimit të 3 të kërkuarve, që konsiderohen “ushtarë” të Talo Çelës. Ado Xhika, i njohur edhe me emrat Ado Cërriku apo Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi, iu dorëzuan Interpol Tiranës nga Interpol Abu Dabi.

Për Ervis Dakën, 38 vjeç, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin shtetasin Kei Pikun, në lidhje me lëvizjet e tij. Gjithashtu, akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut, pjesë e grupit Alibej. Nga ana tjetër, ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, të shumëkërkuarit Talo Çela.

Nga ana tjetër, e njëjta masë sigurimi është vendosur edhe për 39-vjeçarin Maksim Koçi, i akuzuar po ashtu për veprat penale që akuzohet edhe Ervis Daka. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Klevis Kapllanit dhe në atentatin ndaj Irfan Azizit, si dhe ka siguruar kushtet e mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Ardian Çollakut. Edhe Koçi dyshohet se ka ndihmuar për t’u fshehur Talo Çelën. Nga ana tjetër, për 40-vjeçarin Ado Xhika, Gjykata e Posaçme ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Për rreth 2 vjet ai gjithashtu ka ndihmuar Talo Çelën, duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë, si dhe e ka shoqëruar për të dhënë një intervistë.

Por rrëfimi i Erion Alibejt nuk ka mbaruar. Në seancat në vazhdim ai do dëshmojë edhe për shumë episode të tjera. Ndoshta edhe për shumë plane të dështuara që ai ka dijeni si urdhërues, por edhe si objektiv atentatesh, që për arsye të ndryshme nuk kanë ndodhur.

Ashtu si disa dosje të tjera të SPAK, edhe nga dëshmia e Alibejt zbulohet se si lidhen aleancat në botën e krimit, për hakmarrje, para, drogë, miqësi dhe armiqësi të përbashkëta. Se si krimi tregon dhëmbët në mënyrën më të ashpër e ndonjëherë edhe më të pabesë. Ndërton aleanca që funksionojnë mbi tradhti. Me njerëz që shesin njeri-tjetrin. Me njerëz që arrijnë të drejtojnë “punët” nga arratia, madje edhe nga burgu. Me njerëz që pranojnë të vrasin armikun dikujt vetëm sepse ka mik armikun e tij.

Intriga që zbulohen nga bisedat që dhjetëra persona kanë zhvilluar përmes aplikacionit SKY, zbulohen edhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, në këtë rast edhe nga Erion Alibej. Nga të gjitha planet çfarë dalin seancë pas seance në Gjykatën e Posaçme, kuptojmë se disa njerëz jetojnë vetëm për të vrarë dhe janë gati të paguajnë miliona euro që dikush të mos jetojë më.

Ashtu si bisedat në SKY, edhe dëshmitë e të penduarve, zbulojnë fijet që lidhin krimin në Elbasan, Shkodër, Fushë-Krujë e më tej. Zbulojnë marrëveshje të ndërtuara mbi intriga, pabesi, pa norma e rregulla. Krime që lënë pas betime për hakmarrje e që shkaktojnë viktima, në ndonjë rast edhe rastësisht. /Emisioni “Gjërat Tona”

The post Lufta për pushtet/ “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit/ SPAK Hap kodet dhe rregjistron 2 dosje penale
Dy dosje penale të rregjistruara në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kanë vënë në fokus të hetimit linjat e trafikut ndërkombëtar të kokainës të ngritura nga Dritan Rexhepaj, Altin Hajri, Korado Gështenja dhe persona të tjerë.

Një fakt i tillë, doli gjatë një seance gjyqësore, ku avokatët e të pandehurve që akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Janar 2020, u përfshinë në një debat gjyqësor me dy përfaqësuesit e akuzës Behar Dibra dhe Elida Kaçkini.

Kjo e fundit, i vuri në dukje avokatëve dhe trupit gjykues, se nuk mund ti vinin në dispozicion të gjitha bisedat e zhvilluara nga kodet e aplikacionit “Sky” që janë përdorur nga Dritan Rexhepi, Altin Hajri dhe Korado Gështenja, pasi në këto biseda ka përbajtje për trafikun e drogës dhe ato po hetohen në 2 dosje të tjera nga kolegët e tyre në SPAK.

“…nuk mund t’ju vemë në dispozicion të gjitha komunikimet veç atyre bisedave që kemi objekt gjykimi në këtë proces të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, pasi në këdo tre kode ka biseda dhe për trafik droge, që është një vepër penale që po hetohet…”-tha prokurorja.

Kjo deklaratë e bërë nga prokurorja në sallën e gjyqit, rrishtazi konfirmon rregjistrimin e hetimeve për të zbuluar përmes “Sky” linjat e trafikut të kokainës që ishin ngritur nga Ekuadori në Europë nga Dritan Rexhepi dhe persona të tjerë në zonën e Durrësit, Shijakut dhe jo vetëm.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se njëra nga këto dosje mban numrin 93 dhe rezulton të jetë rregjistruar në vitin 2023 dhe ndodhet në duart e prokurorëve të cilët po punojnë me autoritet e huaja për zbulimin e episodeve të posaçme të trafikut të kokainës.

Ndërsa dosja e dytë është rregjistruar në fillim të vitit 2024, ndaj SPAK ka dërguar disa letërporosi në “Europol” për të tërhequr komunikime shtesë të zhvilluara në “SKY“ dhe letërporosi në disa shtete ku është kapur sasia e kokainës që përkon dhe me kohën e zhvillimit të bisedave.

Goditja e linjave të kokainës të organizuara dhe financuara nga Dritan Rexhepi, mund të sillte në Shqipëri një rast të paprecedentë për këtë individ, pasi hetimet për trafik drogë ndaj Rexhepit ka zhvilluar vetëm Ekuadori, Italia dhe së fundi Belgjika.

Në Shqipëri Rexhepi është ndjekur penalisht dhe dënuar për vrasje dhe falsifikim pasaporte por asnjëherë ska pasur një dosje penale për trafik droge, megjithëse ndërkombëtarisht emri i tij njihet si një figurë e nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe trafikut të kokainës.

Rexhepi konsiderohet nga Italianët dhe drejtësitë e disa shtete të tjera në europë si njeriu kryesor, që ka organizuar dhjetëra ngarkesa me kokainë të dërguara në disa porte të Europës.

Sipas një dosje voluminoze të prokurorisë së Firences, që hetoi grupin e drejtuar nga Dritan Rexhepi, ky i fundit kishte disa emra të koduar, me të cilët thirej nga anëtarët e tjerë të kartelit “Kompania Bello” apo siç njihej ndryshe si “Los Blancos”.

Në sy bien “Dhimo”, “Ali”, “Jose”, “Bugatti”.Por emri i koduar që e thërisnin më shpesh bashkëpuntorët e tij, ishte “Jul Çezar”, një etiketim emblematik dhe krahasues me perandorin Romak që dominonte të gjithë perandorinë dhe ushtrinë Romake.

Numri dy i këtij grupi, ishte Ekuadoriani, Montenegro Castillo Cesar Emillio, që njihej me nofkën “Don Monti” dhe drejtuesi i kartelit ekoadorial “Cartel Del Norte del Valle”.

Ndërsa personi i tretë që dominonte grupin dhe ishte njeriu që priste në Hollandë ngarkesat me kokainë të dërguara nga Dritan Rexhepi, ishte pikërisht vlonjati Jorin Llambro ose siç thirej me emrat e koduar “Çeço” dhe “Monte Carlo”.

The post Bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit/ SPAK Hap kodet dhe rregjistron 2 dosje penale appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi i Jan Prengës/ SPAK paraqet në gjykatë bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit, Hajrit dhe Funiqit
Këtë të mërkurë, është mbajtur seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak, Festim Bexhdili, i cili akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz.

Kopshtari Festim Bexhdili, ishte i vetmi nga të pandehurit në dosjen e parë, i cili u dënua nga shkalla e parë dhe Apeli me burgim të përjetshëm për rrëmbimin e Jan Prengës, por Gjykata e Lartë e riktheu sërish çështjen në Apel.

Gjatë seeancës së sotme, prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini, depozitoi prova të reja për çështjen, më konkretisht bisedat në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, mes Dritan (Gramoz) Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentjan Funiqit.

“Kemi një kërkesë tjetër duke qenë se në kuadër të procedimit penal 62/3, 2022 janë kthyer përgjigje dhe janë dërguar letër-porosi. Konkretisht komunikimet SKY mes të pandehurve, proces që po ndiqet edhe në GJKKO. Janë në interes të këtij procesi, referuar edhe vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e çështjes këtu. Është kryer procesverbali i identifikimit të PIN të Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqit, Altin Hajrit. Komunikimet lidhen me ngjarjen për të cilën akuzohet dhe Festim Bexhili. Ne vlerësojmë se këto komunikime janë në interes të këtij procesi. Jane marrë akte, 75/2022 është marrë praktika përkatesë për ndihmë juridike autoriteteve franceze”, tha prokurorja e SPAK.

Më tej, ajo ka shpjeguar se janë kryer edhe veprime për të pandehurit e tjerë të çështjes.

“Për Dritan Rexhepin është marrë dhe letër-porosia, edhe për të pandehurin Altin Hajri, i bashkëpandehur në një gjykim në GJKKO. Dhe njëkohesisht është marrë edhe praktika që është derguar nga autoritetet franceze, që tregon mënyrën se si janë marrë komunikimet sky dhe janë bërë pjesë e procesit. Pra mënyra e nderhyrjes për marrjen e komunikimeve. Janë komunikime që janë marrë konform rregullave. Aktet i kemi të listuara, informacion shtesë mbi hetimet e kryeta për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në 17 janar 2020, Kamëz. Komunikime Sky Ecc mes Dritan Rexhepit dhe të tjerëve për rrëmbimin e këtij shtetasi. Komunikimet e Altin Hajrit, Gentjan Funiqi dhe shkresa që janë dërguar nga Ministria e Drejtësisë për marrjen e akteve”, vijoi prokurorja.

Por, avokati Ilir Murati, tha se provat nuk duheshin pranuar.

“Kërkohet riçelje tjetër me sa kuptuam për të paraqitur prova të reja. Në bindjen time, nuk duhet të pranohen provat. Nëse ka mundësi Prokuroria të na thotë do ketë prova të tjera seancën e radhës apo jo”, u shpreh ai.

Prokurori Behar Dibra, u përgjigj se; “kjo është kërkesë vazhduese”.

Gjykata pranoi kërkrsën e avokatëve, për t’u njohur me provat e reja të depozituara nga SPAK dhe seanca e radhës u la për në 13 maj, ora 09:00.

Festim Bexhdili, u dënua fillimisht me burgim të perjetshëm nga GJKKO dhe Apeli, por më pas vendimi u prish nga Gjykata e Lartë, duke e kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së (që më parë e kishte konfirmuar).

SPAK dyshon se Bexhdili, ka dijeni ku është fshehur apo asgjësuar trupi i Jan Prengës, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. Pas rrëmbimit ai u dërgua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, Jan Prenga, dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, teksa kufoma ende nuk është gjetur.

Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës, vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës ishte dhënë nga Dritan (Gramoz) Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi (Doda), organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës u dha teksa Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, në Amerikën Latine dhe kishte si qëllim shtrëngimin e vëllait të Prengës, që kishte vjedhur një sasi kokaine të trafikuar nga Ekuadori në Angli.

Familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

Gjatë seeancave në GJKKO, Dritan (Gramoz) Rexhepi), e ka mohuar implikimin në rrëmbimin e Jan Prengës, teksa organizatori tjetër, Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden” ku ndodhi krimi, rezulton ende në arrati.

The post Rrëmbimi i Jan Prengës/ SPAK paraqet në gjykatë bisedat në “SKY” mes Dritan Rexhepit, Hajrit dhe Funiqit appeared first on Albeu.com.

Bundra luan edhe me Taon/ Berisha lexon mesazhet e “SKY” në Kuvend: Nuk do t’i bëj nder Ballës…
Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha, lexoi në sallën e Kuvendit disa mesazhe, që sipas tij, në dosjen “Toyota Yaris” përmendet emri i Taulant Ballës.

Berisha tha se “bundra” luan me “Taon” në këto përgjime, duke akuzuar politikanët e qeverisë për korrupsion.

Fjala e Berishës:

Sic e shihni këta kanë marrë fund. Njeri thotë se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, tjetri flet në emër të PS, jeni katandisur aty ku e meritoni. Meqë ky tha nuk quhen Tao, por krenar do t`u lexoj disa reshtja prej tij.

Mesazhet:

Daupaj: “Nuk do i bëj nder Ballës unë”.

Çela: “Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti”?

Vladi: “OK, se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do ta mbyllë”?

Çela: “Nga Tao, Tao. Dhe thotë se i ka në rregull letrat.

Se bundra luan edhe me Taon.

E kuptoni ju sa e rëndë është kjo? Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos.

Jo, bundra kësaj radhe do ia marrë…

Të lutem, ky është fjalor me shkrim. E ka përdorur vetë ai”.

Çela: “I dola borxhit Taos.

Ja pra kush u përfaqëson ju. Ja kush del krenar para jush. Po si jeni kështu mo, si ka mundësi? “Dakord, do ta pengoj unë, i dola borxhit”.

The post Bundra luan edhe me Taon/ Berisha lexon mesazhet e “SKY” në Kuvend: Nuk do t’i bëj nder Ballës… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Çyrbja: Kush është “Ols” që SPAK-u s’po e gjen dot? Ja si u favorizua kunati i Altin Hajrit për të dalë nga burgu
Arrestimi në Tiranë në muajin Janar të vitit 2021 i Julian Gjoshit, kunatit të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak, ka mobilizuar Hajrin që të kërkojë ndihmë tek zyrtari i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Mes Jurgis Çyrbes dhe Altin Hajrit, ka një mori bisedash në aplikacionin “Sky”, ku Hajri kërkon që Çyrbja ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit, pasi siç i shkruan ai në “Sky”, “…e mytën kalamajt, daja…”.

Në mesazhet e dërguara del dhe ndihma që ka dhënë një personazh i quajtur “Ols”, i cili dyshohet se është funksionar i Drejtësisë, mik i Jurgis Çyrbes, por pa dalë se kush është konkretisht.

Julian Gjoshi, ishte arrestuar në mbrëmjen e 18 Janarit 2021 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, si dhe “Drejtim mjetit në gjendje të dehur”. Bashkë me të ishte në makinë dhe një person tjetër, i quajtur Edvin Barçi i thirrur me nofkën “Boli”.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka siguruar një foto të pistoletës “Bereta” që policia e sekuestroi në makinën e Julian Gjoshit mbrëmjen e 18 janarit në Tiranë.

Julian Gjoshi, qëndroi vetëm 11 muaj në paraburgim dhe më pas doli në 23 dhjetor 2021, vetëm 7 ditë para Vitit të Ri.

Por teksa Gjoshi, mbahej i arrestuar në ambientet e Policisë së Tiranës dhe pritej të dilte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, kunati i tij bisedon në aplikacionin “Sky” duke e njoftuar për arrestimin e kunatit.

Altin Hajri i shkruan në “Sky” Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

“…kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Është kunati me gjith atë “bolin” që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Çyrbja: Kush është “Ols” që SPAK-u s’po e gjen dot? Ja si u favorizua kunati i Altin Hajrit për të dalë nga burgu appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Jurgis Çyrbja Altin Hajri takoheshin tek varrezat te mimi, Hajri: Ols ka shkuar 2 herë tek avokati, më sill masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh…
Zyrtari i Partisë Socialiste në Durrës, Jurgis Çyrbja, takohej me personin në kërkim Altin Hajri tek varrezat e zonës, në një vend që ata e quanin në bisedat e tyre në aplikacionin “Sky” “…ke varrezat, ke mimi…”.

Këto takime të funksionarit shtetëror, Jurgis Çyrbja, tashmë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, realizoheshin në një periudhë kur Altin Hajri, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rrëmbimit dhe më pas vrasjen e më tej zhdukjen e kufomës së Jan Prengës në kompleksin e tij “Golden” në Shijak.

Frekuentimi i zonës së varrezave ishte bërë disa herë, pasi zona mund ti jetë dukur më e sigurt dhe larg syrit të policisë dhe banorëve të zonës.

Në bisedat e zbardhura në “Sky” nga prokurori Adnand Xholi, rezulton se Altin Hajrit i është arrestuar në Tiranë kunati i tij, Julian Gjoshi.

Dhe për të shpëtuar këtë individ janë impenjuar avokati, Çyrbja dhe një mik i këtij të fundit me emrin “Ols”.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes, sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, del se SPAK, ka analizuar komunikimet në aplikacionin “Sky”, që i përkasin kohës së 17 dhjetorit deri në 29 dhjetor 2020, ku evidentohet njohja e mëparshme mes funksionarit të PS në Durrës, Jurgis Çyrbja dhe personit në kërkim, Altin Hajri.

Në disa komunikime të zhvilluara në “Sky”, shfaqen kërkesat e personit të shpallur në kërkim nga policia, Altin Hajri, që i ka bërë Çyrbjas, për të ushtruar ndikim tek drejtuesi i Komisariatit të Policisë Shijak, kundrejt premtimit për të paguar dhe shuma monetare, me qëllim lejimin e ndërtimit të një banese nga një familjar i tij, i cili është djali i xhaxhait të Altin Hajrit.

Altin Hajri i shkruan Çyrbes duke i thënë se:

“…Mëngjesi vëlla, Daci jam… Zemra nigjo pak, don me be një shtëpi Shaba im Shijak… e nimojm dot japim naj kafe atij shefit që të filloj punë me shpiat…”.

Ndërkohë në vijim del përmes bisedave se planifikimi i takimeve që do realizoheshin mes të kërkuarit Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbjas, në të njëjtin vend, ku ishin takuar dhe më parë në një zonë tek varrezat, që sipas dy bashkëbiseduesve baza është “ke varrezat…ke mimi…”.

“…Ajde aty ke lagjia, ku kena taku. Ke lagja jam, ajde takojm ke varrezat…. Ke mimi…”.

Ndërkohë, në vijim të bisedave të zhvilluara në “Sky” mes datave 19 janar 2021 deri në 26 janar 2021 evidentohet fakti i arrestimit në qytetin e Tiranës të kunatit dhe një mikut të bashkëbiseduesit Altin Hajri, të thirrur “Boli”, për veprën penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ka rezultuar se në 18 Janar 2021 nga ana e punonjësve të policisë pranë komisariatit Nr.2 në Tiranë janë arrestuar me një pistoletë pa lejë tip “Beretta”, Julian Gjoshi, i cili është kunati i Altin Hajrit dhe miku i tij, Edvin Barçi i thirur me nofkën “Boli”.

Sipas gazetarit të Ora News, Elton Qyno, Julian Gjoshi, rezulton të jetë dënuar në 23 dhjetor 2021 nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municionit” dhe “Drejtimin e mjetit në gjëndje të dehur”.

Në bisedat e zhvilluara Altin Hajri, i bën kërkesë për ndihmë Jurgis Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

“…se kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. ËshtË kunati me gjith atë bolin që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

Më tej, Altin Hajri vijon ti shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë se:

“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

Gjithashtu, nga komunikimet e zhvilluara mes dy protagonistëve që i përkasin datës 28 janar 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbjas, që të diskutonte me një lidhjen e tyre, rreth informacionit që kishte marrë se mund të arrestohej nga policia e Tiranës.

“…që t`i thotë drejtorit Tiranë, shif të foli pak e shok se kam informacion për atë drejtoria Tiranë që dun me kap…”,-i shkruan personi në kërkim Altin Hajri, zyrtaritë PS në Durrës, Jurgis Çyrbes.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falenderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij, Julian Gjoshi, moment gjatë të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte lidhur me problemin që kishte me organet ligj zbatuese.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person mikun e tij të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Ndër të tjera personi në kërkim i shkruan Jurgis Çyrbjas si më poshtë vijon:

“…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.

Ndërkohë në bisedën e datës 6 shkurt 2021, Altin Hajri, i kërkon Jurgis Çyrbes të ndërhyjë lidhur me ndalimin nga policia e Durrësit, të një mikut të tij për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

“…shif aman bëj ndonjë telefonatë, kanë ndaluar mbrëmë një kasap viçesh, po ka pas thikat në makinë budallai dhe e kanë mbajtur mbrëmë në DR…”-i shkruan Altin Hajri, Çyrbes.

Gjithashtu, veç kësaj Altin Hajri dhe në datën 6 mars 2021 i shkruan Çyrbes, që të interesohet në polici pasi sipas Hajrit “…kishin ndaluar njërin për një aksident dhe se ishte robi…”.

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Jurgis Çyrbja Altin Hajri takoheshin tek varrezat te mimi, Hajri: Ols ka shkuar 2 herë tek avokati, më sill masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Jurgis Çyrbja: Ke vend ku me lëviz, apo të vij unë të t’marr? Lajmëro Labin, sepse është mbytur zona me Operacionalen e Tiranës
“…është mbytë zona me operacionalen e Tiranës nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vijnë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë me Rrubjek, për andej….”.

Ky është njëri nga mesazhet që Jurgys Çyrbja, i dërgon në “Sky” një personi në kërkim nga policia, i cili fshihet në Shijak.

Zyrtari i PS-së në Durrës, e informon personin në kërkim që veçse të kujdeset vetë që mos kapet, duke njoftuar dhe persona të tjerë, përfshirë këtu dhe një person me nofkën “Labi”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, nga analiza e komunikimeve të realizuara mes Çyrbes dhe personit tjetër në kërkim rezulton se deputeti i PS, ka informuar bashkëbiseduesin në dy raste, në datën 25 shkurt 2021 dhe në muajin Mars 2021.

Informatat e Çyrbes shkonin tek personi në kërkim, duke i thënë se në zonën e tyre kishin vajtur forcat operacionale të policisë nga Tiranë, të cilat do shkonin edhe në territorin e Durrësit dhe i sugjeron atij që të lëvizte nga vendi ku ndodhej, pasi punonjësit e policisë ishin nisur nga Tirana.

Dhe sipas njoftimit në telefon që i ishte bërë Jurgis Çyrbes nga Tirana, ai i konfirmon faktin se forcat operacionale në momentin që po komunikonin, ndodheshin në fshatin Rubjekë.

Në vijim, Jurgis Çyrbja, e pyet bashkëbiseduesin nëse kishte ndonjë vend të sigurt se ku të fshihej, apo dëshironte që të shkonte ai dhe ta merrte.

Çyrbja e porosit personin tjetër në kërkim, që të lajmëronte edhe lidhjet e tjera shoqërore që kishin probleme me ligjin me këtë informacion.

Për më tepër, komunikimet e zhvilluara mes tyre vijojnë si më poshtë ku Çyrbja i shkruan duke i thënë:

“…është mbytë zona me operacionalen e Tiranë nga ju, Maminas, Katarrug. Lëviz se janë andej rrugës po vinë. Sapo më morën nga Tirana në telefon, ke vend ku me lëviz apo Tiranë vij unë. Lajmëro labin. O vlla janë me Rrubjek, për andej….”.

Ndërsa personi ende i pa identifikuar nga SPAK, pyet i habitur Jurgys Çyrbjan, se nuk po kuptonte mesazhet e dërguara duke i shkruar në aplikacionin “Sky” si më poshtë vijon:

“…Si jan vlla? S’po kuptuj. S’po i jap dum…”.

Ndërsa Jurgis Çyrbja i thotë se, ishte diçka serioze pasi forcat operacionale të Tiranës vijnë në zonë vetëm për të kapur personat në kërkim.

Sipas përmbajtjes së komunikimit të muajit shkurt 2021, dyshohet se dhe personi tjetër ende i paidentifikuar të jetë person i shpallur në kërkim nga organet ligj-zbatuese.

Çyrbja i shkruan personin tjetër në “Sky” si më poshtë vijon:

“…vllai me morën nga Tirana në telefon më thanë që ka ardhur operacionalja Tironërs në Manëz, Maminas, Rrubjek, Katarrug. Dhe ato vin për personat në kërkim…. Lajmëro Labin, se nuk përgjigjet. Rri diku tjetër për siguri. Ore vlla, ndoshta nuk janë për ju, por për siguri po them…”.

Pas këtij momenti bashkëbiseduesi i konfirmon Jurgis Çyrbes, se e kishte kuptuar mesazhin e dërguar dhe se do vijonin të qëndronin të fshehur:

“…Ok ok vlla, kështu do rrim…”, i thotë personi tjetër, Çyrbees.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, e porosit bashkëbiseduesin në kërkim, që ti shkruante për çdo situatë pasi do i gjendej pranë nëse do kishte ndonjë problem:

“…Më shkruaj për çdo gjë dhe vij unë, nëse ke gjë…”.

Gjithashtu, edhe në komunikimin e zhvilluara ndërmjet tyre gjatë datës 6 mars 2021, zyrtari i PS-së, Jurgis Çyrbja, e njofton sërish personin në kërkim se të nesërmen në orët e para të mëngjesit (që korrespondon me datën 07 mars 2021), e kishin informuar se do shkonin punonjësit e policisë nga Tirana për në Shijak, me qëllim për të kryer arrestime.

Çyrbja i shkruan personit në kërkim se: “…më lajmeruan tani nga ora 5 e mëngjesit vjen ir në Shijak. Hap syte se mos kalojne dhe andej. Se me aë orë vetëm për arreste janë. Më thane në Shijak, por si dihet, bej kujdes…”.

Dhe personi në kërkim i konfirmon faktin se po largohej: “…Ok ok, ika…”.

Nisur nga kjo situatë, SPAK thotë se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se funksionarë publik (të paidentifikuar), në këtë episod, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës kanë zbuluar disa akte të cilat ligji i përcakton si sekret.

Me përmbajtjen e këtyre akteve është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, e për rrjedhojë, SPAK thotë se janë konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Marrja dijeni e akteve sekrete nga ana e Jurgis Çyrbjas në dy raste 25 shkurt 2021 dhe 6 mars 2021, si dhe informimi rreth këtyre fakteve që përmbajnë dokumentet dhe aktet që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, tek një person i shpallur në kërkim, e ngarkon me përgjegjësi penale personin nën hetim Jurgis Çyrbja, si të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

“…ndërsa, lidhur me ndihmën që Jurgis Çyrbja, i ka ofruar në dy raste personit në kërkim si dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim të fshiheshin, dhe ti shpëtonin kapjes apo arrestimit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për konsumimin prej tij të elementëve të veprave penale “Përkrahja e autorit të krimit”, thotë SPAK.

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Jurgis Çyrbja:  Ke vend ku me lëviz, apo të vij unë të t’marr? Lajmëro Labin, sepse është mbytur zona me Operacionalen e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Vrasja e Hamzait u projektua që në vitin 2020, Astmeri-Bajrit: Ka mundësi ma nxjerr dikush Hamzan, i forti i Shkodrës: Ka dalë plaku Mere tek pull në asfalt…
Vrasja e Hamza Licit, vëllait të vogël të Ibrahim Licit, ishte projektuar nga Astmer Bilali dhe Behar Bajri, qysh në muajin Gusht 2020, ku teksa dy personazhet e botës së krimit flasin në aplikacionin “Sky”, Bilali i thotë Bajrit se:

“…ka mundësi me ma nxjerr dikush Hamzan. Kam fol mramë me dikën dhe ma premtoj se ma nxjerr. Po shohim ishalla…”.

Ndërsa Behar Bajri ia kthen shkurtimisht Bilalit: “…aaa praaaa…”.

Por sërish Bilali i kërkon Behar Bajrit, që të sigurojë informacion të saktë për (Braçen), Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin, me qëllim kapjen e tyre dhe vrasjen.

Nga ana tjetër, Behari e rikujton Astmerin se Dor Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici, vijnë nga Saranda në Fushë-Krujë, se ka vdekur Indrit Rraja dhe më pas do vijnë në Shkodër.

Behari i shkruan: “…ça po ngutesh për Braçen…? Se dhe infon e kam temen, por edhe të Shtetit. A ke njerëz? Se duhet me ken nja katër…”.

Astmeri ia kthen: “…sot s’kam njerëz se nuk ashtë kush këtu, as Bardhi nuk ashtë këtu, edhe ata shokt, mi kanë kap… edhe këto si rrin te unë si kam këtu, kan ik për gara sot në Durrës… por unë jam…”.

Ndërsa Behari ia kthen: “…makinë dhe armë kam unë. Por ti je, por duhen njerëz, se ti ça do bash vetëm. Por sido si të jetë të baj SMS, se njerëzit e mi i kam në dispozicion kurdoherë…”.

Por sërish Behari vijon t’i shkruajë: “…keka shpërnda grupi…”.

Ndërsa Astmeri ia kthen duke e pyetur: “…kan ik, nuk janë më në Shkodër…”?

Në fakt gati tre vjet nga kjo bisedë e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, që bën fjalë për vrasjen e Hamza Licit në një pritë që do organizohej në Shkodër, fëmija i vogël i familjes Lici, është vrarë pikërisht në 30 Tetor 2024 në Dobraç, zonën famëkeqe që kontrollohet nga grupi “Bajri” në Shkodër.

Një makina tip “Range-Rover”, që disa ditë para ishte prezantuar në disa banorë si e policisë, ka dalë pikërisht nga rrugica ku ka shtëpinë Astmer Bilali, dhe pasi ka arritur në rrugë “Benzin”, ku udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka qëlluar nga pas me breshëri automatiku, duke lënë të vdekur Hamza Licin, Arlind Bushatin dhe në këtë ngjarje mbetën të vdekur edhe çifti i pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha.

Për Policinë dhe Prokurorinë e Shkodrës, ngjarja lidhet me hakmarrjen për vrasjen në muajin Mars 2019 të babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit, shtetasit Astrit dhe Brahim Bilali.

Atë plan që Astmeri dhe Behari, nuk e realizuan dot në 2020 kur ishin të lirë, mesa duket tashmë kanë mundur ta realizojnë nga brenda burgut, përmes ushtarëve të tyre që kanë jashtë, rrugëve të Shkodrës.

Dhe kjo është një arsye se pse hetimin e masakrës së Shkodrës, duhet ta tërheqë SPAK. Megjithëse deri në këtë fazë, veç interesit të Altin Dumanit për të zhvilluar një mbledhje informuese me zyrtarët e policisë, asnjë sinjal domethënës nuk ka pasur për hyrjen e SPAK-ut në këtë çështje.

Ndërkohë, në bisedat e tjera të papublikuara ndonjëherë në media, shfaqet dhe mbikëqyrja e pandërprerë që Bajri dhe Bilali, i bëjnë familjes Lici.

Kështu, vetëm 13 ditë pasi kishte dalë nga Burgu 313 në Tiranë, Behar Bajri, bisedon në aplikacionin “Sky”,  me kodin “62Y87A” që i përket Astmer Bilalit.

Të dy emrat e njohur të botës së krimit dhe dy kundërshtarë të betuar të familjes Lici, flasin se;  “plaku” i Licëve Mustafa Lici, ka dalë nga banesa, “tek pull” dhe është parë vetëm në asfalt”.

Monitorimi i familjes Lici, realizohej qysh në atë kohë dhe deri më tani kryhet në mënyrë të përpiktë dhe një gjë e tillë vërehet në bisedën e datës 12 korrik 2020, ku Behar Bajri i shkruan në mbrëmje Astmer Bilalit, duke i thënë se:

“…paska dalë sot plaku Mere në asfalt më thanë, vetëm tek pull. Ka dalë plaku Mere, tek pull në “Golf 4” në qytet…”.

Ndërsa Astmer Bilali ia kthen duke i shkruar se: “…jo ma për zotin, çfarë asfalti…!hahaha po po, ban be?

Behari: “…Pasha Allahun po, nuk jam për lojna me kështu punësh…”.

Astmeri: “…jaaa, kur ma…?

Behari: “…tu u errësu…”.

Astmeri: “jaaa, ku ka dal…”.

Behari: “…ka ik deri në Sarreq…”.

Astmeri: “…jaaa, me çfarë makine…?…ka me e ba rrugë ai, s’ka ku në pi*** të robve të tij me shku…”.

Ndërkohë 4 ditë pas kësaj bisede, në datën 16 korrik 2020, Astmer Bilali, bisedon me Behar Bajrin, duke i thënë këtij të fundit që mos dilte shumë me makinë, pasi do e kapte policia dhe këto informacione ja kishte dhënë Bardhoku. (Bëhet fjalë për Bardhok Pllanajn).

Astmeri i shkruan Beharit në aplikacionin “Sky”: “…a fjete…? Mos dil me makinë se dojn me të kap, se jan tu të padit shumë. Bardhoku më tha, fol vetë me të, ma mirë. Po më tha, thuaj mos të dali. Mirë…”.

Behari ia kthen si më poshtë vijon: “…po po, o Bardhokut ja q*** robt, se si shumë po më del emri i tij. Hajt se ta po vij aty, hajt se takona…”.

Astmeri ia kthen: “…pse ma ça ka, hajt se po vij aty dhe flasim…”.

Behari: “…Po për ça dojn me më kap, për makinë apo kontroll…? Hajt se merem unë me këtë punë…”.

Kurse Astmeri, ia kthen duke i thënë se Behar Bajrin duan ta arrestojnë për kontroll dhe makinë të blinduar.

Ndërkohë në datën 26 korrik 2020, Astmer Bilali, bisedon me Behar Bajrin, duke i thënë këtij të fundit se e ka ndjekur policia e Shkodrës, por kishte mundur të largohej.

Ndërsa sipas tij, policia kishte kapur nipçen Arlindin, që rri me Bardhin. (Besohet se bëhet fjalë për Bardhyl Mavraj alias Bajri).

Nipçja në këtë bisedë besohet shumë se është Arlind Bushati, që në këtë kohë ka qëndruar me Astmer Bilalin.

Ndërsa në atentatin e 30 Tetorit ku ai mbeti i vrarë, ishte nën shoqërinë e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit.

Astmeri i shkruan Behar Bajrit duke i thënë: “…si ke qën…? Më ka ndjekur policia tani, por i kam ik. Por kanë kap nipçen Arlindin, si rrin me Bardhin. Shif ju andej mos t’ju vin kush…”.

Ndërsa Behari, ia kthen me një qetësi olimpike: “…he ma ke ik në Theth?, se më tha Ismeti. Na bjer naj Dhi të egër nëse të del në shteg. Mos përdor telefon se po ta lokalizojnë, e të kapin…”.

Nga bisedat e zhvilluara në muajin korrik 2020, duket se Arlindi ka pasur shoqëri me anëtarët e grupit “Bajri”, ndërsa në atentatin e 30 Tetorit, Arlind Bushati ishte në makinë me Hamza Licin.

Babai i Hamza Licit, Mustafa Lici, gjatë dëshmisë së tij të dhënë për policinë ka treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa, ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.

Sipas dëshmisë së Licit, ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë.

Lici, ka treguar sapo kanë hyrë në Dobraç, “janë qëlluar nga një pritë e organizuar prej anëtarët e një grupi kriminal që janë të lidhur fort me qeverinë”.

Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.

Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame. Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi.

The post Bisedat në “SKY”/ Vrasja e Hamzait u projektua që në vitin 2020, Astmeri-Bajrit: Ka mundësi ma nxjerr dikush Hamzan, i forti i Shkodrës: Ka dalë plaku Mere tek pull në asfalt… appeared first on Albeu.com.

Atentati me 4 të vrarë në Shkodër/ Zbardhen bisedat në “SKY”: Mos të vrasim njerëz kot, zotimet dhe realiteti me viktimat e rastësishme
Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ishin viktimat e asaj që tashmë do të mbahet mend si “Masakra e Dobraçit”. Ata nuk janë akuzuar në të shkuarën për ngjarje kriminale, ndoshta, hasmëritë e familjeve apo lidhjet shoqërore mes tyre, i vunë në shënjestër.

Ata, paguan me kokë krimet e të afërmve dhe rrethit miqësor. Kjo masakër, mori një tjetër jetë. Një grua 56-vjeçare nënë e 3 fëmijëve, e cila nuk kishte asnjë lidhje me luftën mes familjeve të forta Lici dhe Bajri.

E ndjera Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkimi, ishin në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Për ironi të fatit, ajo humbi jetën në zonën e Dobraçit, nga ka origjinën.

Një zonë, ku shtrihet fortë influenca e familjes Bajri, rivalët e betuar të familjes Lici. Ndoshta, tragjedia për familjen Basha, do të ishte shmangur nëse dy bashkëshortët Bashkim dhe Flutura do të kalonin 60 sekonda më vonë apo më herët pranë vendngjarjes, aq sa zgjati batareja e breshërisë.

Ose ndoshta, nëse vrasësit do të tregoheshin sadopak njerëzor për të shmangur viktimat e pafajshme.

Ato që i konsiderojnë mjaft ftohtë si “dëme anësore”. Dëme që për familjet e tyre sjellin boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë.

Autorët e asaj ngjarjeje, nuk dihen, pavarësisht gishtit që drejtohet tek rivalët e familjes Lici në Dobraç. Pra, familja Bajri që zotëron influencë, e madje, edhe kontroll të padiskutueshëm në atë zonë ku ndodhi krimi. Viktima e pafajshme, të sjell në kujtesë dosjen e SKY ECC “Metamorfoza”, teksa Behar Bajri i shkruante një prej njerëzve të tij të kenë kujdes mos të vrasin njerëz të pafajshëm.

“Behari i shkruan që sa të vijnë në Fushë-Krujë të them. I tregon që janë të gjithë, Bardhoku, Blerti, Gëzimi, Dori, Genci, dy makina plot. Behari i shkruan që gati i kam, vetëm të jetë info e saktë mos të vrasim njerëz kot. Po pres vetëm info. Dhe niklaqurët janë aty”.

Në fakt, vdekja e Flutura Bashës, është vetëm viktima e fundit e një serie të gjatë njerëzish që janë vrarë gabimisht në atentate mafioze.

Nëse kthehemi pas në kohë, në vitin 1997, gjatë trazirave humbën jetën mbi 1500 persona. Një pjesë e madhe, ishin viktima rastësore në vendngjarjet e krimeve. Edhe në dy vitet pasuese 1998-99, regjistroheshin rreth 500 vrasje në secilin vit. Nuk ka një statistikë të saktë, por viktimat rastësore përllogariten në disa qindra.

“Kjo bëhet shumë më e dhimbshme kur e mendon që papasur konflikt, apo pjesëmarrje në krim, një person gjendet në vendin dhe kohën e gabuar ku grupet po lajnë hesapet mes tyre. Kjo është totalisht përgjegjësi e shtetit”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

The post Atentati me 4 të vrarë në Shkodër/ Zbardhen bisedat në “SKY”: Mos të vrasim njerëz kot, zotimet dhe realiteti me viktimat e rastësishme appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Bajri: A ta nxij nga fytyra? Kush është “Tigri” i Partisë, që hëngri kërbaç në Dobraç 11 ditë pasi Behari doli nga burgu
Vetëm 11 ditë nga lirimi prej ambienteve të burgut Nr. 313 në Tiranë, Behar Bajri, futet direkt në aktivitet kriminal, duke ndërthurur një skenar për eliminimin e disa prej personave që ai i konsideronte kundërshtarë, megjithëse me disa prej tyre ai pinte kafe në Shkodër.

Përveç skenarëve për të kryer vrasje, fajdeve, lotove, trafikun dhe tregtinë e kokainës apo kultivimin e hashashit, një specialitet brutal i grupit të Behar Bajrit në Dobraç, ishte dhe rrahja e personave të ndryshëm.

Një gjë e tillë ka ndodhur me shumë persona në Shkodër, përfshirë dhunimin e fierakut, Fredi Alizoti, dhe persona të tjerë si: Zamir Naku, një zyrtar Partie, e deri tek individë të tjerë, që Bajri i dyshonte se ishin spiunë të policisë, apo që kërkonte t’ia merrte biznesin.

Por 11 ditë pasi kishte dalë nga burgu, Behar Bajri, kishte kapur dhe dhunuar në Dobraç një person të Partisë që etiketohet me nofkën “Tigri”, por deri në këtë fazë nuk është identifikuar se kush është.

Sipas bisedave të zhvilluara në vitin 2020 në aplikacionin “Sky”, mes Behar Bajrit dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, “Tigri” rezulton të jetë person i Partisë dhe në një rast Behari, gjatë kohës kur ishte i izoluar në burg ka kërkuar ndihmën e Pëllumbit, që “Tigri” të ndërhynte për të caktuar prokuror të dosjes, Xhevahir Litën.

Biseda zhvillohet në datën 10 shkurt 2020, mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit (ky i fundit në këtë kohë në burg), ku të dy flasin për paracaktimin e Xhevahir Litës në këtë dosje dhe mundësinë e ndërhyrjes së një personi që Bajri e etiketon me nofkën “Tigri”.

Bajri i dërgon mesazh Gjokës nga burgu si vijon: “…He vlla ça bane…I tash ja morra këti shokut…telefonin. Mir ma vlla…Mir ma vlla… Mir vlla… Veç qeshtjen e nuses kam pas… At nat si më ka vra nusja vedin ka ken ne sherbim… Ja kam rrah edhe kushrinin… Veç ne folt “Tigri” me to… Me shku te aj shoku nuk asht problem. Me e marr Xhevi, me ken ma mir…30 afroji…”.

Ndërkohë emri i personit “Tigri” pas bisedës së 10 shkurtit 2020 del në skenë sërish, pasi në 10 korrik 2020, gjatë një bisedë të zhvilluar mes Behar Bajrit, që tashmë kishte 10 ditë që kishte dalë nga burgu,dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, ata flasin se personi me nofkën “Tigri” ishte kapur në Dobraç.

Behari i shkruan në “Sky” Pëllumb Gjokës, duke i thënë: “…a ta rraha “Tigrin” apo jo…?”

Kurse Pëllumbi ia kthen shkurt: “…Joooo…vetëm bërtiti fort…po fort ama…”.

Sërish Behar Bajri ia kthen: “…se thashë ta rrahi kurvën me shkom gomet…si thu ti…?”.

Por Pëllumbi vijon t’i përgjigjet si më poshtë: “…rrahe pak, se na duhet me e çu te Partia prap…, po të mos ketë njerëz… që të jetë pronto, ku ti thom me shkua…”.

Behari e pyet Pëllumbin: “…A ta nxih në fytyrë…”?

Ndërkohë pasi bisedojnë për disa persona nga Kosova dhe Serbia me qëllim sjelljen e tyre në Shqipëri për të bërë punë, Pëllumbi e pyet Beharin duke i thënë se: “…çfarë tha “Tigri”…“?

Po Behar Bajri, nuk i përgjigjet fare. Dhuna dhe keqtrajtimi i njerëzve të ndryshëm në Dobraç, ishte kthyer në një sagë e përhershme nga grupi i Behar Bajrit.

“Ora News” ka mundur shikojë mesazhe të mbërritura në komisariatin “Dixhital”, SMS i cili më pas solli identifikimin e Denis Brajoviçit dhe vetë Behar Bajrit.

Në mesazh ku pasqyrohet pengmarrja dhe dhuna thuhet se:

“…nga një qytetar për qytetin e Shkodrës…”.

Përshëndëtje!

Në portalin e komisariatit dixhital, ka ardhur një raportim me Nr. 237031, i cili bën fjalë për qytetin e Shkodrës nga një qytetar anonim i cili ka dërguar tekstin e mëposhtëm:

“…ju lutem merrni masa, pasi shtetasi Behar Bajri dhe Denis Brajoviç, janë duke na kërcënuar me armë që të na marin biznesin. Mrëmë kanë marë peng shtetasin Zamir Naku, që ka një local tek ambulanca dhe e kanë rrahur barbarisht…Adresa Shkodër.Ju letem na ktheni përgjigje me E-Mail. Ju faleminderit!..”.

Por nuk ka kaluar shumë minuta dhe ky mesazh që e ka dërguar qytetari në komisariatin dixhital, në vend të verifikohej nga Policia e Shkodrës, ai ka mbërritur me shpejtësi në telefonin e Behar Bajrit përmes një foto të bërë screenshot.

Më pas Behar Bajri, ja ka dërguar këtë foto përmes aplikacionit “Sky” Denis Brajoviq dhe ky i fundit ka filluar të interesohet në polici, duke aktivizuar dhe Ervis Martinaj të interesohej tek policia Shkodër, për situatën.

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Bajri: A ta nxij nga fytyra?  Kush është “Tigri” i Partisë, që hëngri kërbaç në Dobraç 11 ditë pasi Behari doli nga burgu appeared first on Albeu.com.