Sky ECC” Archives - Albeu.com

Bisedat në “Sky ECC”/ Dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash, BIRN: Si u kthye një shef policie në ‘aset’ të krimit të organizuar
Bisedat në “Sky ECC”, zbulojnë përfshirjen e një oficeri policie në trafik droge, dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash në favor të një grupi kriminal në Vlorë.

Hetimi i SPAK zbulon se ai ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë funksionarësh të inkriminuar.

Në dhjetor të vitit 2020, Rezart Kuçi – asokohe shefi i krimeve në Policinë e Vlorës – po vriste mendjen se si të siguronte “dy muaj leje pa të drejtë page”.

Oficeri i policisë nuk kishte ndonjë hall familjar apo probleme shëndetësore, por po gjurmonte një “mundësi biznesi” në brigjet e Almerias në Spanjë.

Sipas një dosjeje hetimore të bazuar në komunikimet e “SKY ECC”, Kuçi po përgatitej të udhëtonte drejt gadishullit Iberik jo si punonjës policie, por si investitor dhe koordinator logjistik i trafikimit të një sasie të stërmadhe kanabisi nga Maroku në drejtim të Spanjës.

Ai sapo kishte siguruar gjithashtu një gomone 14-metërshe të pajisur me tre motorë “Yamaha 300” për të realizuar trafikimin.

“Investova ça kisha e jam në pritje,” i shkruante ai nga Barcelona një bashkëpunëtori në aplikacionin e enkriptuar “SKY ECC”, të dhëna që iu përcollën Prokurorisë së Posaçme nga autoritetet franceze.

Bisedat në “SKY ECC”, e tregojnë oficerin e policisë të përfshirë që para vitit 2020 si anëtar dhe bashkëpunëtor i organizatës nën drejtimin e Inez Hajrullaut, një prej figurave të njohura të krimit në Vlorë.

“Gjatë analizimit të komunikimeve të tij, në momentet që duhet të ushtronte funksionin e oficerit të policisë dhe t’i shërbejë qytetarit, ai gjendet në shërbim apo shpreh gatishmërinë për t’i shërbyer një aktiviteti të jashtëligjshëm të grupit kriminal”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme të marsit të këtij viti ndaj oficerit Rezart Kuçi, Inez Hajrullasë dhe 6 të tjerëve.

Me gjasë ai nuk ishte i vetmi. Në përmbledhje të fakteve, gjykata përmend shumë “funksionarë publikë” që i shërbenin organizatës kriminale dhe thekson se prej komunikimeve të grupit krijohen dyshime se ata kanë “ndërvepruar midis tyre me qëllim ndërhyrjen në sistemin gjyqësor” në favor të bashkëpunëtorëve nën hetim apo në gjykim.

Gjetjet e këtij hetimi të Prokurorisë së Posaçme, janë një tjetër tregues i infiltrimit të krimit të organizuar deri në hierarkitë më të larta të organeve ligjzbatuese. Raportet zyrtare të SPAK vënë në dukje se deri në fund të vitit 2023, rreth 70 oficerë policie ishin në hetim për përfshirje në krim të organizuar.

Kuçi është ndër të fundit e kësaj liste që u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në një aksion kundër organizatës së Hajrullës në fillim të marsit të këtij viti, ndërsa ishte transferuar me detyrë në Kukës.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në disa episode, “trafikim të narkotikëve” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Kuçi ishte i vetmi anëtar i grupit që përfundoi në pranga gjatë operacionit të marsit.

Dy të akuzuarit e tjerë, Flodian Plaku (alias Mamo) dhe ish-oficeri i policies, Hamëz Demushi, u njoftuan për masat e reja të sigurisë në qeli, ku ndodheshin të izoluar për krime të tjera në Shqipëri dhe në Zvicër.

Anëtarët e tjerë të grupit, Inez Hajrulla, Ervis Matodashaj, Arben Memishaj, Argest Xheza dhe Mendu Duka janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për vrasje, atentate dhe trafik narkotikësh nga Afrika dhe Amerika Latine drejt vendeve të veriut të Evropës.

Aset strategjik i krimit

Analiza e hollësishme e komunikimeve të Rezart Kuçit zbulon një tradhti sistematike ndaj detyrës si oficer policie. Sipas prokurorisë, Kuçi nuk ishte thjesht një përfitues pasiv, por një pjesëmarrës aktiv që informonte trafikantët dhe i udhëzonte ata se si t’i shmangen drejtësisë.

Në episodin e dekonspirimit të Flodian Plakut në tetor 2020, kur forcat e Antidrogës rrethuan banesën e këtij të fundit, Kuçi shpërfaqi rolin e tij si mbrojtës.

“Pastro shpinë… vetë mos rri atje… lër veç plakun… sa ta marrim vesh fiks,” i shkruante ai Plakut, ndërsa kolegët e tij prisnin urdhrin për ndërhyrje. Kur Plaku e pyeti nëse mund të pyeste dikë te Antidroga, Kuçi u përgjigj me një siguri që dëshmon kompromentimin e të tjerëve kolegë: “Pyes njëherë nga ne… do pyes… ja të mundohem të marr vesh sa më shpejt”.

Në biseda me bashkëpunëtorin në krim, Kuçi tallet me kolegët që ishin në detyrë, duke i ironizuar për zellin. “E kanë fry kot këta fshatarët tanë këtu”, shkruan ai, pasi më herët e kishte vënë në dijeni Plakun se do lexonte komunikimet në email të një oficeri për të kuptuar çfarë po ndodhte.

Por kjo përfshirje ishte maja e ajsbergut. Kuçi, siç del nga bisedat, u përfshi në asgjësimin e provave materiale në kohë reale.

Gjatë një kontrolli në banesën e një personi në kërkim, Kuçi gjeti një telefon ku ishte e ruajtur fotografia e një gomoneje që do të përdorej për trafik.

Në vend që të referonte provën, ai njoftoi Ervis Matodashajn, një tjetër anëtar i grupit. Sapo Matodashaj i konfirmoi se mjeti ishte i “shokëve”, Kuçi përmbylli procesin: “Ok, po ja heq fotot vk”. Ky veprim, sipas prokurorisë, “cenon detyrimin ligjor për ruajtjen e provave si dhe përbën shkelje ligjore në lidhje me detyrën funksionale”.

Në vijim ai përdor aksesin që ka në sistemet e policisë për të ndihmuar grupin të mbledhë borxhet e narkotrafikut. Në vendimin e gjykatës gjendet biseda mes Kuçit dhe një kontakti të lënë pa emër, i cili i kërkoi ndihmë për të gjetur dy borxhlinj që i kishin 40 mijë euro për një dërgesë “çokollate” (hashashi). Oficeri i krimeve hyri në sistemin shtetëror TIMS dhe dërgoi jo vetëm të dhënat, por edhe fotot e tyre personale, duke i udhëzuar kriminelët.

“I gjeta lagjen… po prisni se s’kam gjet derën e saktë”, shkruan ai. Për prokurorinë, ky përdorim i aksesit zyrtar “jashtë funksionit ligjor dhe jo në funksion të detyrës… për interesa private… ka cenuar interesin publik dhe sigurinë e të dhënave”.

Edhe pse Kuçi është i vetmi oficer i arrestuar dhe nën akuzë në këtë dosje, gjykata analizon se bëhet fjalë për më shumë funksionarë publikë që sipas saj “dyshohet se janë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e aktivitetit kriminal të korrupsionit dhe në aktivitete të tjera të kundërligjshme që kryhen nga ky grup kriminal”.

Në vendim thuhet se këta persona “duke përfituar nga pozicioni dhe aksesi në informacione të siguruara për shkak të detyrës, ndihmojnë anëtarët e tjerë të grupit kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal”.

Chati i vdekjes

Bisedat në Sky ECC tregojnë se ndërsa Rezart Kuçi ishte “mburoja” e grupit, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj ishin ‘shpata’ e kësaj organizate.

Ata organizuan dhe realizuan ekzekutimin mafioz të Gentjan Qarrit, njohur si Geçe, më 6 shkurt 2021 në Vlorë. Të dhënat e hetimit tregojnë se nuk ishte një vrasje e rastit, por një operacion i drejtuar live përmes platformës Sky ECC. Prokuroria ka dokumentuar se si javë përpara atentatit, organizatorët shfaqnin interes për rivalët e tyre: “Cipua, Doqja, Eljus dhe një Geco… e di unë”.

Veç Gentjan Qarrit (Geço) për të cilin po përgatitej atentati, shënjestra dukeshin se ishin edhe Armand Sulejmani (Çipuri), Elius Thoti dhe Fatmir Hyseni (Doqja), rivalë në sagën e përgjakshme të hakmarrjeve në Vlorë. Ndaj Sulejmanit dhe Thotit pati atentate që i lanë të plagosur. Fatmir Hyseni është i shpallur në kërkim.

Plani përfshinte vendosjen e pajisjeve GPS te makinat e kundërshtarëve dhe rekrutimin e njerëzve pranë tyre: “T’i vëmë GPS… t’mbarojmë hall të gjithë. Takoje atë që thashë se na duhet vëlla. Atë e dua për shofer, ai është pilot”.

Skenat që krijohen nga leximi i bisedave janë të ngjashme me ato të përplasjeve në filmat e organizatave mafioze italiane. Hajrulla dhe Matodashaj rezultojnë të frikësuar se rivalët po bëhen gati të sulmojnë, se kanë larguar familjet nga Vlora dhe se do bënin “dëm”.

Shpesh bisedat bëhen kontradiktore dhe është e paqartë se kush ishte shënjestra e grupit rival. Fillimisht duket sikur është Hajrulla, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por thotë se do të kthehet të marrë situatën në dorë, ndërsa Matodashaj e kundërshton si veprim që e vendoste në rrezik.

Në një moment të dytë, është Hajrulla që qetëson Matodashajn duke i kërkuar të mos përfshihet vetë dhe të mos dalë nga shtëpia.

Bisedat në Sky ECC tregojnë se organizata po përgatitej për përplasje dhe një pjesë e saj ishte e fshehur e në pritje, derisa viktima bëri lëvizjen e gabuar.

Më 4 shkurt 2021, një tentativë e parë dështoi për shkak të një defekti teknik në armë. Inez Hajrulla i shkruante i tensionuar Matodashajt: “I ka ngecur, do i ketë ngecë vëlla, s’kanë bërë gjë akoma”. Dy ditë më vonë, asgjë nuk u la në dorë të rastësisë.

Ndërsa qitësit qëllonin mbi 20 herë mbi Gentjan Qarrin, Hajrulla dhe Matodashaj monitoronin lëvizjet e policisë përmes radiove operative. “Mbaroi vëlla te rapi, mbaj radion, ndihmo ata”. Kur ambulanca mbërriti, Matodashaj raportoi: “Ka vdekur, tani sa vdiq”.

Sapo konfirmohet vdekja e objektivit, Hajrulla feston në chat: “Epo hajde t’puth”. Për të vulosur operacionin, Matodashaj i dërgon kodin famëkeq “-1” një bashkëpunëtori tjetër, të shoqëruar me fotografinë e lajmit televiziv: “Atentat në Vlorë. Ekzekutohet Gentjan Qarri”.

Sipas prokurorisë, ky dërgim i mesazhit pas vrasjes “është një lloj kodi si sinjal për eliminimin e objektivit, për të cilin e kishte njoftuar më herët”. Ky episod provon se organizatorët monitoruan dhe festuan eliminimin fizik të kundërshtarit si një fitore biznesi.

Pas atentatit, policia është në kërkim të Matodashajt dhe Hajrullas si të dyshuar. Por çështja i bie në dorë Kuçit dhe ky i fundit lajmëron menjëherë grupin, madje edhe i mëson si të sillen kur të kenë kontakt me policinë.

“Rri serioz kur të vij unë. Ka dhënë urdhër i madhi. Mos e ça k… se e kam unë situatën në dorë”, i shkroi ai Matodashajt.

Sindikata transnacionale e trafikut

Përtej atentateve lokale, kjo organizatë operonte sipas Prokurorisë si një sindikatë transnacionale me fuqi financiare dhe shtrirje gjeografike që sfidonte hapur autoritetet shtetërore.

Në total, hetimi dokumenton një qarkullim prej rreth 1.3 tonë kokainë dhe rreth 26 milionë euro të tentuara apo të realizuara për tregjet e Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Greqisë e Italisë. Rreth 800 kg marijuanë u janë sekuestruar në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, ndërkohë që grupi kishte edhe një projekt aktiv për trafikimin e mbi 4 tonëve hashash (çokollatë) nga Maroku drejt Spanjës përmes gomoneve të modifikuara.

Kjo makineri narkotikësh prodhonte një fluks monetar që, sipas llogaritjeve të bazuara në vlerën e tregut, i kalon 30 milionë eurot për një periudhë gati dyvjeçare që mbulohet nga hetimet, ku qindra mijëra euro shpenzoheshin vetëm për logjistikë, pajisje dhe ryshfete.

Dosja evidenton dërgesa të gatshme “cash” prej mbi 310 mijë eurosh drejt Shqipërisë, pagesa paradhënie për kartelet ekuadoriane prej 195 mijë dollarësh dhe kosto të larta për motorë e infrastrukturë që kapnin shifrën e 60 mijë eurove në një blerje të vetme.

Në këtë kontekst, ryshfeti prej 1,200 eurosh për pajisjen Sky ECC të oficerit Rezart Kuçi konsiderohej nga grupi si një “shpenzim mirëmbajtjeje” i papërfillshëm për sigurinë e një rrjeti që lëvizte miliona.

Episodi më spektakolar i trafikut, i dokumentuar në hetimet e SPAK, lidhet me tentativën e Flodian Plakut dhe Mendu Dukës për të sjellë kokainë direkt nga Ekuadori drejt Hamburgut.

Prokuroria ka dokumentuar se si më 14 dhjetor 2020, grupi kreu pagesën prej 195,000 dollarësh me destinacion Guajakilin, si paradhënie për mallin. Plani përfshinte një koordinim kirurgjikal me “planerin” në portin e Hamburgut, personin e ngarkuar për të nxjerrë drogën nga porti. Prokuroria shënon në aktet e saj: “Nga analiza e komunikimeve dhe elementëve logjistikë rezulton se veprimet kanë kaluar fazën e përgatitjes së thjeshtë, duke hyrë në fazën e tentativës për realizimin e veprës penale, ku ndarja e roleve ishte e prerë dhe koordinimi transnacional i plotë.”

Megjithatë, ky operacion transoqeanik dështoi në momentin e fundit.

Kur Plaku hyri në terminalin CTA në Hamburg në mesnatë për të zbrazur kontejnerin HLBU 2710351, gjeti një surprizë të hidhur. Audio-mesazhet e tij dëshmojnë panikun: “O vëlla sikur nuk ka asgjë. Është ndërruar çelësi, ka qenë i verdhë ai i joni, ky është çelës jeshil”.

Prokuroria sqaron se bëhej fjalë për 750 kilogramë kokainë të bllokuar nga dogana holandeze gjatë tranzitit në portin e Roterdamit.

Në një tjetër linjë, Hamëz Demushi menaxhonte trafiqet në Ballkan me një tolerancë tronditëse ndaj humbjeve. Kur në Maqedoninë e Veriut iu sekuestruan 542 kilogramë marijuanë, Demushi ironizonte në chat faturën financiare.

“Si erdhi puna 500 mijë eu në punë… e po marrim me fajde me Bentli e G Class. Nuk është gjynah, me na vra. Hahahahhah. Ne humbëm një kamion”.

Ky dëshpërim i shoqëruar me humor tregon volume të paimagjinueshme parash, ku humbja e gjysmë toni droge konsiderohej thjesht një “aksident pune”.

Veprimtaria e këtij grupi sipas prokurorisë dëshmon një rrezikshmëri ekstreme shoqërore, pasi ata zotëronin burime financiare dhe njerëzore për të përballuar humbje të mëdha.

Në një episod tjetër të hetuar nga prokuroria, Argest Xheza, i cili identifikohet si njeriu i logjistikës së mauneve dhe “cash”-it, koordinonte dërgesat drejt Italisë e Greqisë.

Më 21 janar 2021, një bisedë zbulon numërimin e mbi 310 mijë eurove të thata që ktheheshin në Shqipëri.

“310,930 vëlla ishin, u numëruan n’prani të atij që i solli, të mbyllura ishin,” thotë Xheza, ndërsa jep sqarime se paratë u numëruan “me makinë në exchange”./BIRN

The post Bisedat në “Sky ECC”/ Dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash, BIRN: Si u kthye një shef policie në ‘aset’ të krimit të organizuar appeared first on Albeu.com.

Franca ‘zbërthen’ llogarinë e Nuredin Dumanit në “Sky Ecc”, nga vrasja e Dorian Shkozës, te plani për eliminimin e Dokles
Këtë të enjte, është zhvilluar në Gjykatën e Posaçme seanca e gjyqësore për operacionin e njohur si “Plumbi i Artë”, ku po shqyrtohen provat shkresore kundër të pandehurve të përfshirë në vrasje, tentativa vrasjesh dhe shkatërrim prone me eksploziv, të ardhura nga autoritetet franceze.

Prokurorja Doloreza Musabelliu lexoi provat shkresore të dosjes, duke përfshirë identifikimin e llogarive të Sky të përdorura nga Nuredin Dumani, si dhe të të pandehurve të tjerë, mes të cilëve Henrik Hoxhaj, Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Arjan Saliu (i vrarë), Festim Qoli.

“Nga këto porosi kemi identifikuar kodet e Sky që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, u shpreh prokurorja në tre raste.

Në këto biseda flitet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, për planet për të vrarë Indrit Doklen dhe për vrasjen e Emiliano Ramazanit.

Gazetarja Klodiana Lala, bën me dije se SPAK lexoi gjithashtu procesverbalët për shkatërrimin me eksploziv të banesës së Talo Çelës dhe vrasjen e Fatmira Dedjes.

Mes procesverbalëve, u lexuan edhe dokumente lidhur me ngjarje si ajo kundër Sanxhaktarit dhe dy vëllezërve Haxhia.

“Ju vendosim në dispozicion gjithashtu procesverbalë dhe provat shkresore mbi të gjitha faktet penale që fillojnë në faqen 174, duke nisur nga sigurimi i kushteve për të vrarë Elton Kilën dhe njëkohësisht tentativat për të vrarë Nuredin Dumanin”, tha Prokurorja Doloreza Musabelliu.

Në këto përfshihen ekzaminimet e vendngjarjes, si dhe procesverbalët e dëshmive të bashkëpuntorit. Para se seanca të niste, i pandehuri Asllan Plaku akuzoi sërish prokurorin Behar Dibra se e kishte arrestuar pa prova dhe se, sipas tij, Nuredin Dumani nuk kishte bërë asnjë rrëfim.

Gjatë leximit të provave shkresore ndërhyri avokatja e Altin Ndocit, i cili është arratisur, teksa kryente vizitë mjekësore në Spitalin e Durrësit.

Avokatja Elda Zotaj, kërkoi që gjykata t’i detyronte SPAK-un të vendoste në dispozicion CD-të nga autoritetet franceze, si dhe PIN-kodet dhe të dhëna të tjera që lidhen me Sky, për të verifikuar çdo provë që i ngarkohet Ndocit.

“Nuk ka arsye që këto të përdoren në këtë gjykim,” tha avokatja. “Procesverbalë të Sky për disa persona që nuk janë në këtë gjykim janë të veçuar. Ne kërkojmë nga kjo gjykatë që t’i kërkojë SPAK-ut të na vendosë në dispozicion CD-të e ardhura nga autoritetet franceze për parimin e zbulimit të së vërtetës.

I kërkojmë gjykatës të kërkojë nga prokuroria nëse kanë evidentuar PIN-kodet apo ndonjë tjetër terminologji që përdoret për Sky të shtetasit Altin Ndoci, dhe për çdo fakt penal që i ngarkohet për vrasjen e Andi Zylyfit. Na vendosni në dispozicion ato PIN-e, specifikisht CD-të, pra çfarë ka marrë prokuroria nga autoritetet franceze.

Me gjithë dëshirën për të besuar prokurorinë, ne kemi të drejtën të verifikojmë dhe të ndjekim kontradiktoritetin, jo të na sjellin emailet me një shtet tjetër. Ne duam provën konkrete”, ka thënë ajo.

Në gjyqin e “Plumbit të Artë”, ka pasur edhe debatet me tone të larta mes prokurorit Behar Dibra dhe avokates së Altin Ndocit.

“Kërkesa dhe deklarata që thoni se ne kemi fshehur prova nuk është e vërtetë. Nuk ka fshehje prove. Nëse nuk është sjellë, do ta sjellim”, ka thënë prokurori Dibra.

Ndërkohë, avokatja Elda Zotaj tha: “Po e keni fshehur, pse nuk i sillni provat? Apo ke frikë se je brenda? Nëse nuk ke gjë për të fshehur, sill provat”.

Mësohet se Gjykata ndërpreu seancën dhe e shtyu procesin për në datën 3 mars 2026.

The post Franca ‘zbërthen’ llogarinë e Nuredin Dumanit në “Sky Ecc”, nga vrasja e Dorian Shkozës, te plani për eliminimin e Dokles appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata e Belgjikës konfirmon besueshmërinë e të dhënave të “Sky ECC”
Gjykata në Bruksel, vendosi që “asgjë nuk sugjeron që të dhënat e “Sky ECC” janë të pabesueshme” në çështjen që lidhet me vrasjen e Ardit Spahiut, të kryer më 27 nëntor 2020.

Juria e bazoi vendimin e saj, ndër të tjera, në mesazhet e dërguara nëpërmjet aplikacionit të mesazheve të koduara dhe të deshifruara nga policia në vitin 2021.

Bazuar në këtë, gjashtë nga nëntë të pandehurit u shpallën fajtorë, ndërsa tre të tjerë u liruan nga akuzat.

Besueshmëria e të dhënave të Sky ECC u diskutua gjerësisht gjatë gjyqit.

Sipas jurisë, ndërsa “gjurmueshmëria e të dhënave nuk është absolute”, nuk ka “asgjë që e bën hipotezën e manipulimit të besueshme”.

Vëllimi i madh i mesazheve, të dërguara përmes një sistemi shumështresor, e bën falsifikimin “jashtëzakonisht të pamundur, nëse jo të pamundur”, sipas arsyetimit.

Gjykata theksoi se të dhënat e Sky ECC në këtë rast mbështeten nga elementë të tjerë, siç janë pamjet filmike të kamerave ANPR që regjistruan automjetet e individëve dhe të dhënat e vendndodhjes nga telefonat e tyre të rregullt.

Sipas jurisë, ky kombinim forcoi besueshmërinë e provave dixhitale. Hetimi për vrasjen zgjati katër vjet dhe kulmoi me një gjyq që zgjati më shumë se një muaj, në të cilin analizat telefonike ishin qendrore.

Mbrojtja, veçanërisht ajo e të dyshuarit kryesor Franc Gergely, argumentoi vazhdimisht se të dhënat e Sky ECC nuk ishin mjaftueshëm të besueshme.

Ata vunë në dukje mospërputhjet midis skedarit të indeksit dhe spreadsheet-it të ofruar nga hetuesit. Kjo ishte një nga arsyet pse mbrojtja kërkoi qasje në skedarin burimor të të dhënave të Sky, por kjo kërkesë u refuzua.

The post Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata e Belgjikës konfirmon besueshmërinë e të dhënave të “Sky ECC” appeared first on Albeu.com.

Gjyqi i Franc Çopjas në Bruksel/ Zbardhen mesazhet në SKY ECC: Ta vrasim këtë b*stard se po më…
Hetuesit në çështjen e Franc Çopjas, lexuan disa mesazheve të shkëmbyera mes 29 pin-eve SKY ECC, të përdorura për të organizuar vrasjen e Ardit Spahiut, i cili u ekzekutua më 27 nëntor 2020.

Mësohet se, ekipi hetimor i ndau rolet, duke realizuar leximin e mesazheve të shkëmbyera me nga një zë për çdo të akuzuar, me qëllim që Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel të orientohej drejt nëntë personave në gjykim.

Ky lexim, u shoqërua me një prezantim prej 260 slajdesh, e cila shërbeu për të kuptuar përmbajtjen, tonin dhe vëllimin e bisedave të dekriptuara.

Nga mesazhet rezulton se pin-i SKY i atribuuar Flobenc Meçjas, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes, e kishte ndjekur viktimën prej disa ditësh në Bruksel.

“Shpresoj ta mbarojmë këtë bastard deri në fund të muajit, sepse duhet të kthehem në Shqipëri se do lindë gruaja ime”, shkruan më 19 nëntor 2020 pin-i.

Ditën e ngjarjes, më 27 nëntor 2020 në orën 17:56, dy minuta pas vrasjes, pin-i i atribuuar Flobenc Meçjas, dërgoi një seri emojish (6 gishta të ngritur lart dhe 4 figura që ngrenë krahun), të ndjekura nga fjala “Ciao”, drejt pin-it SKY të atribuuar Franc Gergely-t.

Një pjesë e madhe e mesazheve të lexuara në seancë lidhen nga hetuesit me të akuzuarit Flobenc Mecja, 43-vjeç dhe Mikael Qosja, 38-vjeç, të dy në mungesë dhe pa përfaqësim në gjyqin e tyre.

Në krahasim, mesazhet e atribuara të Franc Çopja, ishin dukshëm më të pakta në pamjen e përgjithshme të paraqitur para gjykatës.

Sipas organigramës kriminale të prokurorisë federale, pini i Franc Çopja-s ishte pika lidhëse mes Flobenc Meçjas dhe Mikael Qosjas.

Kush është Franc Çopja?

Franc Çopja akuzohet për orkestrimin e vrasjes me paramendim të Ardit Spahiut, i cili u qëllua për vdekje më 27 nëntor 2020, në Molenbeek, Belgjikë. Vrasja është pjesë e një konflikti midis klaneve rivale të drogës shqiptare.

Gjyqi i tij filloi më 5 janar 2026, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Brukselit. Procedurat kanë qenë shumë të sigurta dhe u ndërprenë për pak kohë për shkak të një infektimi me pleshta në sallën e gjyqit.

Gjatë gjyqit, avokatët e tij kanë mohuar se ai është truri pas vrasjes dhe kanë kundërshtuar kushtet e paraburgimit të tij.

Përpara arrestimit të tij, Çopja jetonte në Dubai që nga viti 2019, ku ishte i përfshirë në pasuri të patundshme luksoze, përfshirë një vilë në Dubai Hills. Ndërsa nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë në Belgjikë, ai ishte subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar.

The post Gjyqi i Franc Çopjas në Bruksel/ Zbardhen mesazhet në SKY ECC: Ta vrasim këtë b*stard se po më… appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete…
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne.

“Jam në skaner”, shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i identifikuar si Tomi shkroi sërish: “Po bëjnë kontroll fizik, Ka dalë me njollë”.

Mesazhet u shpërndanë menjëherë në rrjetin e kriptuar Sky ECC, ku organizatorët dhe pronarët e drogës prisnin me padurim që kamioni ta kalonte kufirin.

Kaq mjaftoi që i gjithë grupi, një dyzinë personash bashkë me djalin e një deputeti socialist të kohës, Rexhep Rraja, të përfshihej në kaos dhe në teori komploti për ‘tradhti’.

Sipas vendimit për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme, anëtarët e grupit qëndruan për ditë me radhë të fiksuar para televizorit në pritje të lajmeve që konfirmonin kapjen ose jo të drogës, ndërsa komunikimet e tyre në Sky ECC u transformuan nga biseda miqësore prej ortakësh me terma vëllazërorë, në kërcënime dhe përplasje për paratë e humbura.

Komunikimet e SKY ECC rreth këtij episodi trafiku janë vetëm një fragment i dosjes voluminoze të SPAK, e cila çoi në caktimin e masave të sigurisë “arrest në burg” për 14 persona, përfshi Rexhep Rrajën, djali i ish-deputetit Rrahman Rraja, një figurë që për vite me radhë ka simbolizuar ndërthurjen e politikës me botën e krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Gjykata theksoi rrezikshmërinë e lartë shoqërore të të akuzuarve, duke vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të gjithë listën e të dyshuarve.

Përveç Rexhep Rrajës, janë lëshuar urdhra arresti edhe ndaj Islam Sefa (Xaka), Ervis Shuli, Bujar Sefa (Xaka), Agim Nina (Lorenc Selmani), Hajdar Sefa (Lala), Vidjan Baroka, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (Çoku), Aldo Gjini (Lamandi), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.

Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas dokumenteve të siguruara, SPAK ka rindërtuar skemën e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Gjermanisë, Holandës dhe Turqisë.

Hetimi, i cili nisi pas një raporti të autoriteteve gjermane nga Braunshvajgu (Braunschëeig), zbuloi se grupi siguronte lëndën narkotike në territorin shqiptar, duke e kultivuar ose blerë, dhe e trafikonte atë përmes një logjistike të sofistikuar.

Rrajat, nga politika te krimi

Përfshirja e Rexhep Rrajës në këtë dosje shënon një kapitull të ri në historinë e trazuar të familjes së njohur nga Nikla. Për vite me radhë, mbiemri Rraja ka qenë sinonim i pushtetit politik dhe influencës në zonën e Krujës, shpesh duke u lakuar për ngjarje të dhunshme që sfiduan hapur ligjin.

Rexhep Rraja u bë fillimisht i njohur për publikun e gjerë pas denoncimit të ish-të dashurës së tij për dhunë në vitin 2018, një çështje që trazoi opinionin publik dhe politikën, por që u mbyll me një dënim minimal.

Në nëntor 2019, një tjetër anëtar i fisit, Redjan Rraja u arrestua si një prej atutorëve në atentatin ndaj Aleksandër Lahos (njohur si Rrumi) dhe ish-prokurorit tani deputet Arjan Ndoja.

Shoferi Andi Maloku mbeti i vrarë në atentat, ndërsa Rraja u dënua me burgim të përjetshëm.

Një vit më vonë, në dhjetor 2020, Ramazan Rraja, nipi i deputetit në atë kohë, Rrahman Rraja dhe një tjetër anëtar i fisit u arrestuan në Belgjikë, pas një operacioni ndërkomëbtar kundër trafikut të kokainës.

Ramazan Rraja, u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe është dënuar në Blegjikë. Ai po ashtu është dënuar në Shqipëri si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Lahos e Ndojës.

Pavarësisht goditjeve prej drejtësisë dhe arrestimit të disa anëtarëve të fisit, Rrajat vijuan të kishin kontroll në territor dhe u kthyen sërish në qendër të vëmendjes në korrik të vitit 2023, pas publikimit të një videoje brutale, ku anëtarë të fisit dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë e fisit Maja, të cilët ishin ankuar për guroren në pronësi të familjes.

Vetëm pas këtij skandali të rradhës, Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga mandate i deputetit. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim vëllanë e ish-deputetit, Xhelal Rraja.

Ky i fundit u arrestua në korrik 2024, ndërsa përtej pjesëmarrjes në sulmin masiv të korrikut 2023, ai akuzohet si pjesë e një organizate kriminale.

Dosja e fundit e SPAK bazohet në komunikimet e SKY ECC dhe i vendos ngjarjet në fund të vitit 2020 dhe në fillim të 2021, ku grupi shfaqet mjaft aktiv në trafikun e narkotikëve duke organizuar ngarkesa thuajse çdo muaj pavarësisht goditjeve nga policia.

Nga tre episodet e dokumentuara në dosje, Rexhep Rraja, të cilit anëtarët e tjerë të përfshirë në trafik i referohen si “djali i deputetit”, luan rol aktiv organizatori e drejtuesi në njërin prej tyre.

Megjithatë, ai përmendet edhe në të dy episodet e tjera në dijeni të trafikut.

Prokuroria thotë se nga analiza e fakteve, Rraja dhe personat e tjerë të akuzuar ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

“Gjatë analizës së 3 (tre) episodeve, vërehet se qëllimi i bashkëpunëtoreve është një dhe i përbashkët – trafikimi i lëndëve narkotike. Mënyra e kryerjes së këtij trafikimi, në formën e eksportimit respektivisht drejt Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës mjetet e përdorura apo mënyra e organizmit të tij ku çdo bashkëpjesëmarrës ka një rol dhe një detyrë të përcaktuar qartë, tregojnë se ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm”, thuhet në vendimin për caktimin e masës së sigurisë.

Në vendim vihet në dukje se një pjesë e të hetuarve për këtë dosje, ishin ose të dënuar për raste të ngjashme trafiku, ose në gjykim.

Episodet e trafikut

Të dhënat e nxjerra nga mesazhet mes anëtarëve të grupit tregojnë për një rrjet të organizuar të trafikut, por pa një strukturë të qartë komande dhe me besnikëri të brishtë.

Grupi vepronte i ndarë në degë të ndryshme. Nga të dhënat, Rrajat dalin në dy episode pronarë të kanabisit dhe blerës të kokainës.

Ndërsa një grup që i përgjigjej Jani Çavos rezulton organizator i transportit të kanabisit. Sefajt po ashtu rezultojnë pronarë të narkotikut me lidhje me Rrajën, por me sasi të veçantë të drogës.

Për shkak se të tre episodet e dokumentuara tregojnë dështim të përpjekjeve për të trafikuar narkotikë, bisedat mes anëtarëve kthehen shpejt në sulme ndaj njëri tjetri, përpjekje për të zbuluar spiunë dhe frikë nga përgjimet.

Rasti më flagrant është dështimi për të kaluar në Tuqi i një sasie prej 236 kg kanabis. Bisedat në Sky ECC ilustrojnë thuajse të gjithë procedurën, nga gjetja e drogës, paketimi, ndarja sipas porositësve me ngjyra të ndryshme mbështjellësi dhe gjurmimi përmes GPS live i lëvizjeve të shoferit.

Por ndërsa kontrolli duket i plotë, kur kamioni bllokohet nga autoritetet turke në doganë, i gjithë grupi përfshihet në kaos.

“A doli në m’nanjë portal në nanjë gjë ore, a u morr nanjë vesh nanjë gjë më”?–  shkruan Gazmir Rraja pasi kamioni ishte bllokuar në doganë dhe shoferi ishte ndaluar.

Pjesëmarrësit në trafik dyshonin te njëri-tjetri dhe nuk ishin të qartë se çfarë kishte ndodhur.

Konflikti kryesor është me organizatorët e transportit. Përgjimet tregojnë se përveç drogës nga Rraja dhe Sefa, transportuesi kishte marrë porosi edhe nga një grup tjetër.

Përtej dyshimeve se ishin tradhëtuar, mes anëtarëve ka debate se grupi tjetër i paidentifikuar kishte qenë në përgjim dhe ishte shkak pse ngarkesa ishte bllokuar.

Bisedat tregojnë se grupi i transportuesve, u vu menjëherë nën presion për të dëshmuar me prova se droga ishte kapur.

Përfshirja e një avokati dhe komunikimet e shoferit me të shoqen nuk u konsideruan të besueshme dhe vetëm pasi rasti u transmetua në lajme, përplasjet u qetësuan.

Bisedat tregojnë se Rexhep Rraja, kishte njerëz që punonin për të në Turqi, persona që u vunë menjëherë në lëvizje për të monitoruar kamionin e bllokuar dhe për të gjetur avokat për shoferin e arrestuar.

Bisedat po ashtu tregojnë se përtej organizimit kapilar dhe kontrollit, grupi kishte bërë gabime diletante, pasi pas kapjes së sasisë së kanabisit rezultoi që në pakot e drogës mund të kishte shenja të gishtërinjve.

“Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”, shkruan Rexhep Rraja kur mëson se në thasët me narkotikë mund të kishin shenja gishtash.

Në bisedë, Rraja shqetësohet se thasët ia ka marrë një personi që e identifikon si “xhaxhi”. “Pastroji se i ka prek xhaxhi me dor”, kur i tregon Jani Çavos bisedën me njërin nga personat që kishte bërë paketimin e ngarkesës.

Episodi i tretë po ashtu tregon se si palët e përfshira shkuan drejt përplasjes, pasi një sasi prej 475 kilogramë kokainë u bllokua në Holandë.

Kokaina sipas prokurorisë nisej nga Ekuadori dhe personi që kishte siguruar ngarkesën identifikohet si Ervis Shuli.

Pasi droga kapet, Shuli gjendet përballë faktit se porositësit e saj nuk donin të paguanin. Bisedat e Shulit në dosje janë me një krah, pasi në to nuk citohet çfarë thonë bashkëbiseduesit.

Por bisedat tregojnë po ashtu se grupi nuk dekurajohej nga goditjet. Ndërsa njofton se droga e nisur ishte kapur, Shuli i vë në dukje ortakëve se po bëhej gati të niste njëkohësisht një sasi tjetër.

“Këtë ma kapën para 3 ditësh aty në Holland. Tani të shikoj se po nis një tjetër”, shkruan Shuli në një nga bisedat me Hajdar Sefën, po ashtu pjesë e të njëjtit rrjeti bashkëpunëtorësh./BIRN

The post Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete… appeared first on Albeu.com.

Pjesë e grupit kriminal, zbardhet pseudonimi që djali i ish-deputetit socialist përdorte në “Sky ECC”
Është zbardhur dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të njohur si “Rrajat”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në të paktën tre episode të dokumentuara.

Sipas dokumenteve të SPAK, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, përdorte pseudonimet “XR1” dhe “New Sky”, duke i shpërdorur ato për komunikimet brenda grupit dhe në aktivitetet kriminale.

Dosja e SPAK zbulon gjithashtu një kodifikim të brendshëm të grupit, ku çdo anëtar kishte nofkat dhe rolet e caktuara, duke e bërë komunikimin dhe operacionet më të vështira për t’u zbuluar nga autoritetet.

The post Pjesë e grupit kriminal, zbardhet pseudonimi që djali i ish-deputetit socialist përdorte në “Sky ECC” appeared first on Albeu.com.

“Do një shok 20 bukë në Hollandë”/ Haxhiaj pazare në SKY ECC për shitblerje droge në Roterdam, Spanjë e Athinë: Merri nja 2 gram të ja blej ta provoj
Oficeri i policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj ka pasur komunikime të shumta në SKY ECC me anëtarë të grupit për furnizime me drogë. Në dosje janë përgjime ku diskuton për cilësinë e kokainës, mënyrat e sigurimit të saj, çmimet në tregjet europiane, Hollandë, Spanjë, Roterdam, Barcelona), si dhe vlerat e transportit.

Pjesë nga bisedat:

3. Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.

Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:

I.Haxhiaj: O boso, ca o kjo me, e bukur duket

I.Haxhiaj: A është i mire me 37 po deshe…

CXQD1I: Jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky Niku…i them dy copa

Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

CXQD1I : Ne Dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: A jane gje? I ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: Merri dy gram ta provoj.

FM369H: Kam nje cop ne Athine, e do? Ke me cfar e sjell?

I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?

FM369H: Ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.

FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.

Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin 1UN9CQ.

1UN9CQ: Do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.

I.Haxhiaj: Vllai kete ka tani, 28 ma le mua.

Biseda e datës 10.02.2021.

I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne Roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.

1UN9CQ: Ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo

1UN9CQ: Po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

The post “Do një shok 20 bukë në Hollandë”/ Haxhiaj pazare në SKY ECC për shitblerje droge në Roterdam, Spanjë e Athinë: Merri nja 2 gram të ja blej ta provoj appeared first on Albeu.com.

A mi sjell 4-5 copë në Shqipëri? Bisedat në SKY ECC, Haxhiaj në kërkim të ‘mallit’ cilësor: Po më thon çunat me sill foto! Jan 100% origjinale
Pjesë nga dosja hetimore të ish-oficerit të arrestuar, Igli Haxhiaj janë publikuar. Nga bisedat e zbërthyera nga SKY ECC dalin në dritë mesazhet që oficeri i Antiterrorit ka shkëmbyer me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas bisedave në SKY ECC, flitet për gjendjen e mallit të mirë dhe të pastër të kokainë. Nga mesazhet mësohet gjithashtu se kërkohet dhe dërgimi i fotove për të parë cilësinë dhe në një episod, Haxhiaj i kërkon një tjetër personi mundësimin e futjes në Shqipëri futjen e 4-5 copë për llogari të tij.

Pjesë nga dosja hetimore:

Biseda e datës 10.02.2021.

I.Haxhiaj:  Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.

1UN9CQ: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte?  Ma konfirmo

I.Haxhiaj: ajo eshte.

1UN9CQ: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.

1UN9CQ: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…

Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.

1UN9CQ: ca vendi jane

I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky

5. Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin 8AIVIH.

8AIVIH: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info

I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.

8AIVIH: Brc diku 30, 29.5 mundem

I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?

8AIVIH:  500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi

Bisedë e datës 15.12.2020.

8AIVIH:  File holland 29.5, eshte malli jon …

I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?

8AIVIH:  Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.

I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..

I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.

8AIVIH: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.

I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

The post A mi sjell 4-5 copë në Shqipëri? Bisedat në SKY ECC, Haxhiaj në kërkim të ‘mallit’ cilësor: Po më thon çunat me sill foto! Jan 100% origjinale appeared first on Albeu.com.

SkyEcc zbulon planin e Aurel Hoxhës për një vrasje brenda burgut: Për çdo gjë na ke ne!
Aurel Hoxha, porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit, po planifikonte të kryente dhe një vrasje brenda burgut, dhe për këtë kishte menduar të përfshinte Agim Pepën, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gani Malushit në vitin 2003.

Por pa deklaruar se kush ishte objektivi që po kërkonte të vriste në burg.

“Në Shënjestër” publikoi bisedat e zbardhura nga aplikacioni SkyEcc ku Aurel Hoxha bisedon me Saimir Kolaverin, kushëririn e tij i cili i shkruan që një person me emrin Gysi kërkon të takojë kushon dhe dëshiron të flasë për të mbaruar punë me ato dy kur…në burg.

Saimiri në vazhdim e pyet nëse kishin ndonjë gjë të sigurtë dhe i shkruan se njohin njerëz nëpër burgje, por nuk e bën dot njeri. Saimiri i thotë Aurelit duke e pyetur se çfarë të bën Agim Pepa.

Bisedat Sky Ecc

‘Ça të bën Agim Pepa si thua ti’. ‘Me i thënë atij dhe ai mbaron punë’. ‘Mos shiko ëndrra me sy hapur. Se kemi këta jashtë njëherë.

Nga bisedat dyshohet se i referohen të burgosurit Agim Pepa, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e shtetasit Gani Malushi në vitin 2003. Nga sa kuptohet, Aurel Hoxha po kërkon të kontaktojë një person me burgim të përjetshëm me qëllim kryerjen e vrasjeve brenda burgut ku rezulton që personi me të cilin ka konflikt është shtetasi Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevis Lleshit, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit.

Saimir Kolaveri i shkruan Aurel Hoxhës në vazhdim që të rrijë i qetë dhe të mos shikojë ëndrra me sy hapur.  Sepse kanë personat jashtë njëherë.

‘Gysi më tha a mund ta takoj kushon pak. Se çfarë më ngatërron për në burg. Po fol vetë më mirë. mbaro ato dy kurvat njëherë më dëgjon’

Por ndërkohë që bëjnë plane për të kryer ekzekutime brenda burgjeve në lajme tashmë është publikuar zhdukja e Klevis Lleshit.  Lajm i cili krahas gëzimit të natyrshëm sjell edhe problemet e para.  Pasi komentues të ndryshëm kanë filluar të shkruajnë në lidhje me Sabah Nuzin.

Ndërsa ky i fundit i tërbuar ka shkuar të kërcënojë me kallashnikov të gjithë personat të cilët atë ditë të zhdukjes së Klevisit ishin në prani të tij në lokal ‘Koliqi’. Gjë që shqetëson pa masë edhe vetë Saimirin dhe Aurelin.

Bisedat Sky Ecc

Saimiri i shkruan Aurelit se po flet me Sabahun, pasi ky i fundit u ka shkuar me kallash në dorë te lokal ‘Koliqi’, personave që kanë folur për të në lidhje me zhdukjen e Klevis Lleshit.

Saimiri i ka thënë Sabahut që: ‘mos u shqetëso fare se na ke ne mbrapa për çdo gjë.’ ‘Ka shkuar me kallash te lokali. I thashë për çdo gjë na ke ne, mos të të hajë k…. Kush të flasi i thuaj të shkrij, atyre shokëve të atij që kanë ndejtur me atë.’

Por një tjetër problem është një nga dajat e Klevs Lleshit. i cili ka nisur të kontrollojë kamerat në zonën ku ka lëvizur Klevisi. Gjë që alarmon porositësin dhe vrasësin e nipit të tij. Të cilët vihen në lëvizje t’i mbyllin gojën, duke kërkuar që ta trembin.

Bisedat Sky Ecc

15 Gusht 2020

Aurel Hoxha bisedon me Sabah Nuzin me pseudonimi ‘Alo’. Sabahu i thotë që e kanë thirrur ‘dajat’, duke iu referuar policisë. Ku ai u ka thënë që ka qenë në kërkim dhe nuk di asgjë për të. Ai tregon që daja i Klevis Lleshit, Qemal Dedja është duke e kërkuar sepse po kontrollon kamerat.

Sabah Nuzi shprehet se sapo t’i dalë rasti do ta dëmtojë dhe Qemalin për shkak se po interesohet se çfarë i ka ndodhur Klevisit.

‘Si të kam vëlla? Ja sa e hapa telefonin.

Më patën thirr edhe ‘dajat’. Po i thashë ai ka qenë në kërkim. S’di asgjë për të.

Daja i tij ka ecur duke kërkuar kamera. Po shpenzon për ta gjetur. Por do ta gjej unë atë. Po nuk kam pasur kohë.

Po vëlla Qemal Dedja.’

Aq i nxehur është Sabah Nuzi me personat që kanë nisur të përflasin emrin e tij, sa ai ka vendosur t’i vrasë të gjithë.

Gjë për të cilën ai i kërkon Aurel Hoxhës dhe një makinë të vjedhur pasi ka identifikuar sipas tij një komentues në rrjete sociale. i cili ka komentuar me anë të një adrese false në lidhje me vrasjen e Klevis Llëshit. Ku është shprehur se autori është Sabah Nuzi

Bisedat Sky Ecc

18 Gusht 2020

Sabah Nuzi bisedon me Aurel Hoxhën: ‘Vëlla kam nevojë për një makinë të vjedhur. Më ndihmo se kam diçka për të mbaruar.

E kanë dhënë lajmet dhe u fut në koment një djalë. Ka thënë e ka bërë Sabah Nuzi. Por thashë të mbaroj punë me të. Është pikërisht ky momenti kur Sabah Nuzi në bisedë me Aurel Hoxhën nxjerr në pah edhe mënyrën se si e ka kryer vrasjen e Klevis Lleshit.

Dhe çfarë ka ndodhur me makinën që ai ka përdorur në krim. Që duket se kanë qenë dy të tilla. Sabi i thotë se automjetin tip BMW e ka djegur pasi ishte mbushur me gjak.

Gjithashtu në këtë bisedë ai bën me dije se edhe mjetit tip ‘Seat’ do t’i ndërrojë tapicerinë dhe do ta lyejë. Çka lë të kuptohet se edhe ‘Seat-in’ mund ta ketë patur me vete në momentin e vrasjes ose në transportimin e trupit të viktimës. Ndërkohë që tashmë probleme ka edhe me shefin e krimeve në Burrel që po kërkon prova për implikimin e tij në zhdukjen e Klevis Lleshit.

Bisedat Sky Ecc

Sabah Nuzi bisedon me Aurel Hoxhën Ai i thotë Aurelit se do të heqë sikletin e makinës mos ka mbetur ndonjë pikë ose ndonjë gjë.

‘O vëlla BMW-në e kam djegur se ishte bërë lumë me gjak. Dhe nuk ia çova më atij çunit. Kurse ‘Seat-it’ ia kam ndërruar sediljet mbrapa.

O tu më ik truri. Por do vi, do t’i bie edhe shefit të Krimeve se ma ka nxirë jetën. Ti bi edhe atij që ka bërë koment.’

Por ndërsa është i nxehur me të gjithë, Sabah Nuzi, kujdeset në njërën anë që të krijojë bindjen në opinionin publik se Klevis Lleshi nuk është zhdukur.

Por ka ikur në Greqi. Dhe se për herë të fundit është parë në Sarandë. Për këtë ai i ka mbushur mendjen edhe dy djemve në Burrel që të përhapin fjalë sikur Klevisin e kanë parë në Sarandë këto ditë.

Ndërkohë që Saimir Kolaveri i shkruan Sabahut që të rrijë mirë dhe të mos merret me komentuesit. Dhe të mos bëjë marrëzira, pasi kjo do t’i zbulonte të gjithë.

Bisedat Sky Ecc

Sabah Nuzi bisedon me Aurel Hoxhën

‘U mësova unë duke u marrë më policinë. Që 10 vjeç kanë dashur këta të më fusin në burg, por nuk i lejonte ligji’

Gjaknxehtësia e Sabahut po shqetëson edhe Saimirin ndërkohë.

Që nga ana e tij i lutet Aurelit që të flasë me Sabahun dhe ta qetësojë. Ndryshe do u prishë shumë punë.

Bisedat Sky Ecc

Sabah Nuzi del se ka sharë shefin e krimeve në Burrel. Aurel Hoxha bisedon me Saimir Kolaverin.

‘Kusho, a je t’u fol njëherë më atë kushon ti.’ Saimiri i tregon po ashtu që Sabahu konsumon lëndë narkotike dhe është shumë gjaknxehtë dhe se po shikon mundësinë ta largojë nga Shqipëria dhe ta dërgojë në vendin ku ai rri vetë.

‘Vëlla, i kam fol, po ky kusho më duket se pi mall shumë dhe është çakmak. Me kismet ta kisha marrë këndej, ia tregoj unë mallin atij pastaj. Qyteti i Burrelit ka nisur të vlojë dhe të përflasë madje dhe hapur emrin e personit që mund të ketë gisht në zhdukjen e Klevis Lleshit.

Gjë që tmerron si atë vetë por edhe Aurel Hoxhën si porositës të zhdukjes dhe më pas vrasjes. Lajmi se emri i vrasësit të mundshëm është zbuluar ka shkuar deri në Gjermani ku qëndron Saimir Kolaveri.

Që është edhe ndërmjetësi në zhdukjen e Klevis Lleshit. i cili informon Aurel Hoxhën se e kanë marrë nga Burreli dhe i kanë rrëfyer se aty dyshojnë se zhdukjen e ka bërë Sabah Nuzi. Pikërisht personi të cilit Aurel Hoxha i referohet si Sabi.

Kjo pasi ai ka qenë personi i fundit që është shoqëruar me Klevisin me datë 5 Gusht. Edhe pse Saimiri, siç thotë edhe në bisedën me Aurelin, e ka mohuar këtë gjë te telefonuesi i tij, duke u shprehur se kushëriri i tij, në këtë rast Sabahu, nuk ka punë me Klevisin.

Saimiri i thotë Aurelit që të gjithë dyshojnë te kushëriri i tij, Sabah Nuzi. Kjo sepse ai ka qenë duke pirë një natë më parë me Klevisin, por nuk kanë asgjë për të dhe nuk e akuzojnë dot drejtpërdrejt. Saimiri e pyet Aurelin nëse kishte komunikuar me Sabah Nuzin dhe nëse e kishte marrë në telefon, sepse ai vetë nuk ka folur dot më të. Saimiri e këshillon Aurelin që të rrijë andej jashtë dhe të mos mërzitet.

‘Më thanë që mendojnë se e ka hequr ai kushoja yt sepse ai ka qenë një natë më përpara duke pirë. Thashë se nuk di gjë për atë punë. S’ka pas punë kushëriri im me atë punë.’ Në një tjetër bisedë Saimir Kolaveri i tregon Aurel Hoxhës që të presin sa të qetësohet situata.

Sepse ka akoma që besojnë që Klevis Lleshi është gjallë. Ndërsa gjatë bisedave del se natën para zhdukjes së Klevis Lleshit, Sabah Nuzi ka qenë duke pirë me Tori Xheçukaj. Plani i tyre është që pas disa kohësh ata t’i dërgojnë familjes së Klevisi t një letër me anë të një personi me emrin Papi, ku t’u tregojnë për fatin e vërtetë të Klevisit.

Ndërkohë që ata njëkohësisht po mendojnë t’u bëjnë presion edhe dajave të Klevisit me qëllim që ata të mbyllin gojën dhe të mos vazhdojnë më kërkimet për nipin e tyre. Ndryshe do të kenë të njëjtin fat të zi si ai, por edhe si të gjithë pjesëtarët e tjerë të famuljes Lleshi që kanë mbetur të vrarë. Saimir Kolaveri i shkruan Aurel Hoxhës

‘Është ai daja i vetë kusho. Po ndonjë fjalë po ja çojmë, po jo tani, por më vonë. Edhe po i themi si shumë po fol, se të erdhi radha. Kaq dhe ai e bën në brekë. Po çoje Papin njëherë andej sipër kusho, mos merr vesh ndonjë gjë.’

Gjatë bisedës Saimir Kolaveri i thotë Aurelit se ka folur ndërkohë më Sabah Nuzin. I cili është nga personat e parë që është thirrur në polici lidhur mbi zhdukjen e Klevis Lleshit.

Bisedat Sky Ecc

Saimir Kolaveri bisedon me Aurel Hoxhën

‘Sa më shkruajti ai kusho i Burrelit. E paska pyetur shteti se ku mund të ketë shkuar Klevisi. Ai i paska thënë që as nuk di gjë fare për këtë punë. Dhe e ka fik fare Sky Ecc.’

Por i shqetësuar për fjalët që po qarkullojnë në Burrel dhe më andej, duket se është edhe Tori Xheçukaj. I cili në një bisedë me Aurel Hoxhën, i trembur thotë se në Burrel kanë dalë fjalë që ai ka gisht në zhdukjen e Klevis Lleshit.

Gjë që sipas tij e përmendin edhe dajat e Klevisit me mbiemër Dedja. Madje Tori Xheçukaj po planifikon që t’i çojë edhe fjalë dajave të Klevisit që nuk ka lidhje me humbjen e nipit të tyre. Ndërkohë që Tori Xheçukaj ka probleme edhe me Sabahun që në gjendje të pirë ka nisur të përflasë emrin e tij.

Bisedat Sky Ecc

Tori Xheçuka: Se di vetëm më tha vëllai mbrëmë, kanë dalë llafe për ty, nga dajat e tij, për një që ka humbur në Burrel.

Unë s’kam fol me asnjë. S’kam lidhje, ropt në p… kush ka thënë

Se di vetëm më tha vëllai mbrëmë, kanë dalë llafe për ty, nga dajat e tij, për një që ka humbur në Burrel.

Ai Sabahu po bën shumë gabime. Ka përmendur edhe emrin tim, kur është i pirë’ Por po kaq i trembur është edhe vetë Sabah Nuzi.

Për të cilin përflitet lart e poshtë në Burrel si personi kryesor që ka lidhje me zhdukjen e Klevisit. I cili nga ana e tij komunikon vazhdimisht me Saimirin në Gjermani. Ndërkohë që nga ana e tij Aureli i thotë Saimirit që të qetësojë Sabin, duke i thënë se do të kujdesen ata për të.

Bisedat Sky Ecc

‘Shife vetë kusho. Vetëm thuaj pa merak se nuk e lejmë ne në rrugë. Mos ti hajë k… fare thuaj. Se më vjen keq shumë për të. Se e ka bërë si burrat. Mirë kusho atij t’i japim kurajo./BW/

The post SkyEcc zbulon planin e Aurel Hoxhës për një vrasje brenda burgut: Për çdo gjë na ke ne! appeared first on Albeu.com.

“Jam gati të shes dhe gjakun”, Vrau Klevis Lleshin, zbardhen bisedat e Aurel Hoxhës në SkyEcc: Iku dhe një vëlla, nuk do ndalem deri sa t’i vras të gjithë
Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar për herë të parë ekskluzivisht përgjimet në SkyEcc të Aurel Hoxhës, i cili nga biseda është porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit në gusht të vitit 2020.

Nga bisedat e zbardhura, shihet se ai ishte më aktivi në të gjitha bisedat në vazhdim që përkojnë edhe pas zhdukjes dhe gjetjes së trupit të Klevis Lleshit.

Kolaveri është vëllai i Agim Hoxhës, i vrarë dhe i gjetur i djegur në një makinë në Britaninë e Madhe në vitin 2013 nga Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevis Lleshit.

Sipas emisionit “Në Shënjestër”, Aurel Hoxha më datë 25 korrik 2020 mban fillimisht kontakte në Sky Ecc me një personazh shumë të njohur të krimit, Hektor Xheçukaj i njohur si Tori Xheçukaj të cilit i kërkon një sasi të madhe parash, me qëllim që tja japë kushëririt të tij, Saimir Kolaveri, që ndërkohë ndodhet me qëndrim në Gjermani.

“Vëlla a s’të dha gjë ai dibrani? Më duhet të plotësoj 50 mijë euro për atë të Sajmirit. 25 po ia marr njërit në Angli dhe 25 të na i kishte dhënë ky. Nuk na bie më ky rast. Jam gati të shes dhe gjakun dhe të mos e lej këtë punë për para”, mësohet të ketë thënë Aurel Hoxha.

Nga sa kuptohet edhe nga bisedat Hoxha ka marrë garanci për të mbyllur një punë dhe po kërkon të nxitojë. Fillimisht në komunikimet e tij ai nuk flet se për çfarë pune bëhet fjalë. Por ajo që vihet re është se Saimiri, që rezulton se është kushëriri i Aurelit, jo vetëm i kërkon 50 mijë euro për mbarimin e punës, por gjithashhtu i kërkon nga ana e tij që t’i mbarojë edhe një punë jashtë Shqipërisë.

Punë e cila mesa duket konkretizohet më datë 5 Gusht. Ndërkohë që Aurel Hoxha, merr masat që të largohet më herët nga Shqipëria, për të shmangur çdo implikim të tij me zhdukjen e Klevis Lleshit. Ku siç shikohet edhe nga bisedat në Sky Ecc më datë 2 Gusht ai informon Tori Xheçukën se është larguar në Turqi.  Gjë që konfirmohet edhe nga sistemi TIMS.

Ndërkohë që lajmi që ai priste prej shumë kohësh dhe ku kishte hedhur shumë para, mbërriti më datë 5 Gusht.   Ku i paduruar në orën 15.30 të kësaj date ai i dërgon një personi të paidentifikuar nëpërmjet aplikacionit Sky Ecc, foton e një personi në dukje të shtrirë në tokë.  Me siguri i vrarë, trupi i të cilit ishte fshehur në bimësinë e zonës.

Bisedat Sky Ecc

5 Gusht 2020

Ora 15.40

Aurel Hoxha i dërgon një personi të paidentifikuar foton e një personi të shtrirë, pjesërisht të futur në një ambient me bimësi. Ku në vazhdim i thotë se janë vrarë 4 persona nga e njëjta familje dhe derisa t’i vrasë të gjithë burrat e kësaj familje, nuk do të ndalet.

“Një gënjeshtar më pak vëlla. Janë tashmë katër nga e njëjta familje, dhe deri sa t’i vras të gjithë burrat e tyre, nuk do të ndalem.’

Vetëm një orë më pas, të njëjtën foto në dukje të një personit të vrarë Aurel Hoxha, ia kalon edhe një personi tjetër të paidentifikuar. Duke i shprehur të gjithë ekzaltimin e tij lidhur mbi vrasjen.

Ndërkohë që ajo lihet të kuptohet nga biseda është se bashkëbiseduesi ka dijeni për personin në foto. Kjo pasi duhet ta ketë njohur nga pranë. Dhe se Aurel Hoxha nuk ka nevojë t’i tregojë atij emrin e personit që qëndron i shtrirë në tokë. Çka lë të kuptohet që bashkëbiseduesi ka dijeni për planin e Aurel Hoxhës për të vrarë Klevis Lleshin.

Bisedat Sky Ecc

5 gusht 2020

Ora 17.10

‘Ça bëre ti vëlla. Si kalove? E di që të bëhet qejfi, prandaj po ta çoj këtë foto. Deri tani shyqyr, mashallah. Unë të drejtën time po kërkoj. Zoti para dhe ne mbrapa…’

Po në të njëjtën ditë pasi ka biseduar fillimisht më dy personat e paidentifikuar, Aurel Hoxha bisedon po kështu me Tori Xheçukën.

Ku këtu për herë të parë identifikon edhe personin e vrarë në foto. Aurel Hoxha që i thotë Tori Xheçukaj, se personi në foto është djali i Xhavitit. Duke iu referuar kësisoj Klevis Lleshit. Ndërkohë që të gjitha këto biseda zhvillohen gjatë kohës kur familja e Klevisit nuk e dinte ende që djali i tyre është zhdukur.

Kjo pasi këto komunikime ndodhin vetëm një orë nga koha e vrasjes së tij. Dhe fotoja mesa kuptohet është dërguar nga vrasësi i tij si një dëshmi e punës së kryer me sukses.

Bisedat Sky Ecc

5 Gusht 2020

Ora 17.08

Aurel Hoxha bisedon me Tori Xheçukën. Ai i dërgon atij foton e një personi të shtrirë në tokë, duke i thënë se është djali i Xhavitit.

Hoxha e informon Xheçukën se ai vetë ka ikur në Stamboll dhe se vrasjen nuk e ka bërë ai, por e ka bërë kushëriri i Saimirit. Vrasës të cilit ai i drejrohet me emrin Sabi.

‘Iku dhe një vëlla. Hahaha. Djali i Xhavitit. Ti marr pushimet njëherë vëlla. Edhe vetë ika në Stamboll.”

Ky është pikërisht edhe momenti kur Aurel Hoxha jep dhe detajet e para se si ishte kryer vrasja e Klevis Lleshit. Ku fillimisht ai thotë se kishin menduar ta vrisnin te pallati i tij, por më pas ishin tërhequr nga ky mendim.

Pasi kishin frikë se plani do të dekonspirohej. Për këtë arsye po sipas tij vrasësi e kishte marrë Klevisin në makinë, dhe po aty e kishte qëlluar. Vrasës që deri në këtë moment njihej me emrin e shkurtuar Sabi dhe që është kushëri me Saimirin. Personi që i kërkonte 50 mijë euro për të mbaruar punën. Saimiri që po kështu është kushëri nga ana e babait me Aurel Hoxhën.

Bisedat Sky Ecc

5 Gusht 2020

Aurel Hoxha vazhdon bisedën me Tori Xheçukën.

‘Nuk e bëra vetë. E bëri ai kushoja i Sajmirit. Se e patën lënë ta bëjmë te pallati, po u merrte vesh. Po ky e paska marrë në makinë dhe e paska mbaruar atë punë. Ai i vogli. Po ai Sabi.’

Sipas të dhënave të siguruara nga sistemi TIMS, Aurel Hoxha del se u kthye në Shqipëri nga Stambolli nëpërmjet pikës së Rinasit, më datë 7 Gusht, vetëm 2 ditë pasi Klevis Lleshi ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Teksa ai vazhdon të jetë i papërmbajtur në gëzimin e tij. Gjë që ai e shpreh edhe në bisedat me të tjerë persona të paidentifkuar, por që mesa duket janë pjesë e rrethit të tij të ngushtë shoqëror. Ashtu si në këtë bisedë.

Biseda Sky Ecc

‘Festë e gëzim paç gjithë jetën shok’. ‘Po e di se ty të bëhet qejfi, prandaj ta çova edhe atë kurvën. Ja u q.. rracën, ça kanë kërkuar kanë gjetur.’

The post “Jam gati të shes dhe gjakun”, Vrau Klevis Lleshin, zbardhen bisedat e Aurel Hoxhës në SkyEcc: Iku dhe një vëlla, nuk do ndalem deri sa t’i vras të gjithë appeared first on Albeu.com.