skleroza Archives - Albeu.com

Sa kafe duhet të pini në ditë që të mbroheni nga skleroza
Skleroza e shumëfishtë shkaktohet si pasojë e “plagëve” që pësojnë neuronet. Dëmtimi i shtresës izoluese të tyre, mielinës, i bën neuronet të mos përcjellin normalisht mesazhet nëpërmjet potencialeve elektrike.

Kjo pason çrregullim të funksionit të sistemeve përkatëse që kontrollohen nga këto neurone, si: lëvizjet, ecja, përqendrimi, ekuilibri dhe të folurit. Një ushqim i pasur në proteina, kalori dhe antioksidues është i nevojshëm për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët.

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë janë më pak të rrezikuar që të preken nga skleroza e shumëfishtë. Kërkuesit shkencorë nga Instituti Karolinska në Stokholm, Universiteti Johns Hopkins në Maryland dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, shqyrtuan dy studime: njëri i kryer në Suedi ku u përfshinë mbi 1600 të rritur që vuanin nga skleroza e shumëfishtë dhe një grup tjetër me mbi 2 mijë persona që nuk vuanin nga asnjë sëmundje, ndërsa studimi tjetër ishte kryer në SHBA me mbi 1 mijë persona me sklerozë të shumëfishtë dhe mbi 1 mijë të tjerë të shëndetshëm.

Në të dyja studimet njerëzit u pyetën se sa kafe konsumonin në ditë dhe sa kohë kanë që konsumojnë kafe. Studiuesit më pas llogaritën konsumimin e kafes para se të shfaqeshin simptomat e sklerozës së shumëfishtë tek njerëzit me këtë sëmundje krahasuar me grupet e tjera të shëndetshme.

Rezultatet treguan se rreziku ishte më i lartë tek njerëzit që kishin konsumuar më pak kafe në ditë, pasi u morën parasysh edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë këtë sëmundje.

Tek studimi suedez, konsumimi i kafes është lidhur me uljen e rrezikut për t’u prekur nga skleroza e shumëfishtë si në fillim të shfaqjes së simptomave ashtu edhe pas 5 apo 10 vitesh.

Tek njerëzit që konsumonin më shumë se 900 ml (6 filxhanë të vegjël) kafe në ditë rreziku ishte 28% deri në 30% më i ulët krahasuar me personat që konsumonin shumë pak kafe.

Të njëjta rezultate u arritën edhe në studimin amerikan, ku personat që konsumonin më shumë se 948 ml kafe në ditë ishin 26% deri 31% më pak të rrezikuar për t’ prekur nga skleroza e shumëfishtë.

The post Sa kafe duhet të pini në ditë që të mbroheni nga skleroza appeared first on Albeu.com.

Këto janë shenjat e para të sklerozës
Simptomat e sklerozës së shumëfishtë mund të shfaqen që në të njëzetat, duke u shfaqur dhe zhdukur në intervale të parregullta. Sipas Shoqatës së Sklerozës Multiple të Amerikës, më shumë se dy milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo sëmundje

Diagnoza fillestare nuk është gjithmonë e lehtë sepse disa nga simptomat janë mjaft të përgjithshme dhe mund të lidhen me sëmundje ose gjendje të ndryshme. Gratë kanë dy deri në tre herë më shumë gjasa të preken nga kjo sëmundje dhe më poshtë lexoni cilat janë simptomat e hershme më të zakonshme të sklerozës së shumëfishtë.

Shikimi i dëmtuar

Është normale të ndjeni efekte të caktuara dhe që sytë tuaj kanë nevojë për kohë për t’u përshtatur nëse shikoni në një ekran për tetë orë çdo ditë në punë. Megjithatë, nëse edhe në ditët kur nuk punoni ose në përgjithësi nuk merreni me një punë të tillë, vëreni turbullim të shikimit ose humbje të shikimit, shkoni te mjeku, veçanërisht nëse simptomat shfaqen vetëm në njërin sy.

“Disa pacientë e përshkruajnë problemin e shikimit si shikim përmes xhamit të turbullt ose përmes ujit, dhe ndonjëherë ka dhimbje ose vështirësi në lëvizjen e kokës së syrit,” shpjegon Kathleen Costello, presidente e Shoqatës së Sklerozës Multiple të Amerikës.

Marramendje

Për shkak të temperaturave të larta ose përpjekjeve të mëdha fizike, të gjithë ndonjëherë përjetojmë marramendje, por ajo që tregon sklerozën e shumëfishtë zakonisht shfaqet si një rrufe në qiell dhe godet me intensitet të lartë, aq sa mund të shkaktojë edhe marramendje ose të vjella.

Natyrisht, marramendja mund të jetë edhe simptomë e problemeve të tjera shëndetësore, si sheqeri i ulët ose presioni i ulët i gjakut. Në çdo rast, nëse marramendja juaj ndodh shpesh, është mirë të shkoni te mjeku.

Lodhje kronike

Lodhja që zgjat me javë të tëra dhe ju pengon të kryeni edhe detyrat më të thjeshta është sigurisht një shenjë shqetësimi dhe një arsye për t’u vizituar te mjeku. “Njerëzit me sklerozë të shumëfishtë e përshkruajnë lodhjen e tyre si gjithëpërfshirëse dhe aq të rëndë sa që edhe detyrat e thjeshta janë shumë të vështira për ta”, shpjegon Costello.

Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash

Meqenëse skleroza e shumëfishtë sulmon sistemin nervor qendror, është logjike që ajo të ndikojë edhe në nerva, gjë që mund të rezultojë në mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash. Pra, nga ekstremi në ekstrem: mund të privoheni nga çdo ndjenjë, për shembull, në duart tuaja, ose mund të keni një ndjenjë të ngjashme me atë kur një milingonë ose ndonjë insekt tjetër ecën mbi ju.

Problemet e fshikëzës

Problemet e fshikëzës ndodhin në 80 për qind të pacientëve me sklerozë të shumëfishtë. Ato manifestohen si një ndjenjë e vazhdueshme e nevojës për të urinuar dhe mund të ndodhë edhe diarre ose kapsllëk, raporton Women’s Health.

Probleme njohëse dhe emocionale

Meqenëse sistemi nervor është qendra e funksioneve tona njohëse dhe emocionale, nuk është çudi që skleroza e shumëfishtë mund të shkaktojë probleme në funksionimin e tij. Rreth 60 për qind e pacientëve ankohen për probleme me shumë detyra, përqendrim ose vëmendje, si dhe për vështirësi në kujtesë.

Në fushën e emocioneve mund të ndodhin depresion, nervozizëm, ndryshime të papritura të humorit apo “shpërthime emocionale”, si të qara apo të qeshura të pakontrollueshme dhe të paprovokuara.

Dhimbje muskulore

Gjysma e njerëzve që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë jetojnë me dhimbje të përditshme, të cilat shpesh shoqërohen me lëvizje ose dobësi të pakontrollueshme. Këmbët janë zakonisht pjesa e parë e trupit e prekur nga këto simptoma, e ndjekur nga shpina.

The post Këto janë shenjat e para të sklerozës appeared first on Albeu.com.