skifteret vlonjate Archives - Albeu.com

“Anisën e mora për dado, braktisi fëmijët dhe më vodhi”. Si u mashtruan edhe 2 familje të tjera në Zvicër”, flet shqiptari i Kosovës
Arben dhe Anisa Hoxhaj janë çifti më i përfolur i momentit në Shqipëri dhe më gjerë pas tentativës së dështuar për të grabitur një argjendari në Shkodër pak ditë më parë. Të dy ata u arrestuan nga policia pak minuta pas ngjarjes.

Në emër të saj duket se ka një mori denoncimesh për vjedhje dhe mashtrim, por duket se Anisa e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Një ditë më parë, Diart Hyseni, shqiptar i Kosovës me banim në Zvicër kontaktoi redaksinë e abcnews.al duke denoncuar një tjetër rast vjedhjeje të Anisa Hoxhajt. Diarti tha për abcneës.al se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

I riu tha se Anisa Hoxha i kishte vjedhur të gjitha sendet me vlerë që kishte gjetur në shtëpi dhe u zhduk duke marrë edhe 3 860 franga zvicerane.

Në rrëfimin e tij për abcnews.al, Hyseni shprehet se Anisa Hoxhaj bllokoi çdo mundësi kontakti me të pas vjedhjes duke ia bërë të pamundur që të fliste për rimarrjen e sendeve me vlerë dhe të parave.

Por ai tentoi sërish, kësaj radhe përmes së motrës.

“Motra ime i shkroi asaj kinse kërkonte një dado. Ajo i tha se më parë duhej t’i dërgonte 500 euro dhe ajo do të nisej menjëherë për në Zvicër. Pasi motra ime nuk ia nisi, ajo e bllokoi direkt”, thotë i riu.

I pyetur se si ranë në kontakt me Anisa Hoxhajn, ai u shpreh se kishte bërë kërkesë në një agjenci për dado dhe agjencia i sugjeroi të renë nga Vlora.

Por, Hoxhaj duket se e ka bërë të njëjtën gjë edhe me dy familje të tjera shqiptarësh në Zvicër.

“Unë di që ajo ka mashtruar edhe katër familje të tjera në Zvicër duke i kërkuar një shumë parash paradhënie në mënyrë që më pas të nisej për në shtëpinë e tyre”, shprehet Hyseni.

Një ditë më parë, në rrjetet sociale qarkulloi denoncimi i një parukieri turk në Tiranë, i cili tha se Anisa kishte marrë një shërbim me vlerë 900 euro, të cilat nuk ia kishte dhënë.

Dy të rinjtë janë tashmë në qeli pasi gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg”./abcnews.al

The post “Anisën e mora për dado, braktisi fëmijët dhe më vodhi”. Si u mashtruan edhe 2 familje të tjera në Zvicër”, flet shqiptari i Kosovës appeared first on Albeu.com.