skender krasniqi Archives - Albeu.com

Vrau të moshuarin dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, 20 vite burg për Skënder Krasniqi
Gjykata e Fierit ka dënuar me 20 vite burgim Skënder Krasniqin, 44 vjeç, për akuzën e vrasjes me paramendim.

Krasniqi ishte i dënuar për  për vrasjen e 82-vjeçarit Noke Likometaj, ngjarje e ndodhur në Fier më 21 Nëntor të vitit 2015.

I moshuari u gjet i hedhur në një kazan mbeturinash, ndërsa në trup iu konstatuan goditje me mjete të mprehta.

Skënder Krasniqi u arrestua pas vrasjes së 82-vjeçarit Likometaj. Por pas disa ditësh ai u lirua për mungesë provash. Ndërsa 5 vite më vonë u arrestua përsëri pas hetimeve për këtë ngjarje. Prokuroria e akuzon atë si autorin që kishte goditur me thikë Noke Likometajn, ndërsa vetë ai ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Skënder Krasniqi ka pretenduar për pafajësi gjatë gjithë procesit gjyqësor. Po kështu, edhe nëna e tij ka kërkuar që djali i saj të lirohet pasi thotë se nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e të moshuarit. Por trupa gjykuese vendosi ta dënonte me 20 vite burgim.

Motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë ngacmimi seksual i të moshuarit ndaj Roza Krasniqit, nënës së 44-vjeçarit. Por nëna e Skënder Krasniqit nuk e ka pranuar këtë gjë./albeu.com

The post Vrau të moshuarin dhe e hodhi në një kazan mbeturinash, 20 vite burg për Skënder Krasniqi appeared first on Albeu.com.

Vrau djalin, Skënder Krasniqi dënohet me burgim
Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skender Krasniqin, për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit, raporton Express

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Skender Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, dhe dënohet me 3 vite e pesë muaj burgim.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.

Rasti kishte ndodhur më 27 janar të këtij viti, rreth orës 17:00. Skender Krasniqi e kishte telefonuar vetë Policinë e Kosovës, për të raportuar se e kishte vrarë djalin.

Pas tragjedisë, babai i të ndjerit ka qenë në gjendje të rëndë emocionale.

Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, kishte deklaruar për Express se në vendin ku ka ndodhur krimi ka pasur kamera dhe pamjet janë tërhequr nga policia.

“Unë nuk e di së çka kanë deklaru familjarët, por e di që vrasja është aksidentale, ashtu më ka thënë Skenderi. Tani ta shohim se çfarë po flasin pamjet e kamerave. Me gjasë ka pas kamera, i kanë tërheq policia, por tash a kanë qenë funskionale a jo nuk e di se nuk e kam pa atë pjesë. Ajo pjesë ka qenë me kamera, por nuk e di e di që policia ka shku dhe besoj që I kanë tërheq”, pati deklaruar Krasniqi.

Ai shtoi se arma që e kishte blerë tashmë i ndjeri, Alberti, ka qenë pa leje.

“Arma pa leje ka qenë, nuk e di kur e ka ble Alberti armën”, ka deklaruar avokati./GazetaExpress

The post Vrau djalin, Skënder Krasniqi dënohet me burgim appeared first on Albeu.com.

Vrau djalin, gjykata jep vendimin për babain e ish-anëtarit të “Babastars”
Gjykata e Prishtinës ka vendosur të lërë bë paraburgim 1 muaj Skënder Krasniqin, i cili vrau djalin e tij, Albert Krasniqi. Ky vendim është gjykuar si i duhuri për mospengimin e çështjes dhe gjyqtari tha se  ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se Skënder Krasniqi mund të falsifikojë provat apo të ndikojë te dëshmitarët dhe do të pengohet rrjedha e procedurës penale.

Kujtojmë se Albert Krasniqi, i cili ka qenë pjesë e grupit “Babastars” u vra më 27 janar nga i ati teksa kishte 1 javë që ishte ndarë nga gruaja.

Autori (babai) i kishte kërkuar Albertit të dorëzohej në polici pasi ishte në kërkim për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Besa Gashit. Debati mes tyre agravoi dhe përfundoi në tragjedi.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit S.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, të cilët janë familjarë të të pandehurit, po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri ekziston rreziku se do të pengohet rrjedha e procedurës penale.

I pandehuri S.K. dyshohet se me datë 27.01.2021 rreth orës17.00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin A.K. dhe si pasojë e plagëve të marra i ndjeri A.K ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./albeu.com

The post Vrau djalin, gjykata jep vendimin për babain e ish-anëtarit të “Babastars” appeared first on Albeu.com.