Skender Gjinushi Archives - Albeu.com

Skënder Gjinushi analizon votimet e 11 Majit: Kodi zgjedhor është pozitiv
Këtë të mërkurë, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, foli në studion e News 24 për zgjedhjet e 11 Majit.

Në një analizë të përgjithshme të sistemit zgjedhor në vendin tonë ndër vite, Gjinushi tha se zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në vendin tonë, i cili sipas tij e ka gjenezën në vitin 1996.

“Pa dashur të hyj në politik, si qytetar dhe nisur nga përvoja e mëparshme, kuptohet që zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në Shqipëri dhe ky problem ka filluar nga 1996, kur zgjedhjet u goditën rëndë. Domethënë pati një manipulim, të shkallës së tillë të organizuar sa që fillimisht u kërkua përsëritje e pjesshme e saj dhe pastaj kësaj krize iu bashkua kriza e 1997 dhe kriza ekonomike”, u shpreh kreu i Akademisë së Shkencave.

Më tej, ai tha se kodi zgjedhor në vendin tonë është pozitiv, sipas standardeve europiane, por mënyra se si ai zbatohet lë për të dëshiruar.

“Njëjta gjë ka ndodhur me sistemin e ri, i cili është një sistem shumë i përhapur, nuk është sistem i keq sepse është një proces midis dhe proporcionalit dhe mazhoritarit. Sa më afër proporcionalit aq më pak deformohet vota.Por në kushtet e Shqipëri nuk e ka pas fajin sistemet, por modeli që ti ngre mbi atë sistem, pra si zbatohet. Procesi duhet të ketë një monitorim politik të pavarur”, u shpreh ai.

Sipas Gjinushit, sistemi zgjedhor ka shprehu vullnetin e popullit, që do të thotë se pala fituese në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen e shumicës së votuesve.

“Vazhdimisht ka pasur kontestime të vazhduara, por procesi siç shprehën dhe raportet në esencë ka pasqyruar vullnetin e popullit, pra pala fituese ka qenë, ose mazhoranca që ka fituar , faktikisht ose në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen edhe të shumicës së votuesve“, tha Gjinushi.

Skënder Gjinushi: Pa dashur të hyj në politik, si qytetar dhe nisur nga përvoja e mëparshme, kuptohet që zgjedhjet kanë qenë gjithmonë problem në Shqipëri dhe ky problem ka filluar nga 1996, kur zgjedhjet u goditën rëndë. Domethënë pati një manipulim, të shkallës së tillë të organizuar sa që fillimisht u kërkua përsëritje e pjesshme e saj dhe pastaj kësaj krize iu bashkua kriza e 1997 dhe kriza ekonomike.

Prej andej vazhdimisht ka pasur kontestime të vazhduara, por procesi siç shprehën dhe raportet në esencë ka pasqyruar vullnetin e popullit, pra pala fituese ka qenë, ose mazhoranca që ka fituar , faktikisht ose në shumicën e rasteve ka pasur mbështetjen edhe të shumicës së votuesve.

Por ma probleme të tilla , jo votim i shumëfishte, probleme teknike deri manipulime të vogla në aspektin jo deri në deformim total të vullnetit ka pasur, ka pas vazhdimësi. OSBE në vazhdimësi i ka vënë në pah dhe në vazhdimësi janë përpjekur ti korrigjojnë.

Këtu ka pas dy probleme, defakto që pasi bëjmë një kod të ri zgjedhor ose e përmirësojmë kodin pasi përshëndetet reforma , palët hyjnë në zgjedhje dhe palët që organizojnë zgjedhjet dhe që rrjedhimisht bëhen she shkak për shmangien nga ligji, ulen pastaj për të korrigjuar kodin dhe jo të korrigjojnë faktorët që çojnë në shkeljen e kodit. Pra kodi që ka qenë dhe është gjithmonë i standardit europian bëhet objekt reforme në thonjëza dhe nuk reformohet mënyra e menaxhimit të zgjedhjeve.

Ajo që është debatuar vazhdimisht që të kalohet në komisione sa më neutral, që mos jetë politika pjesë aktive përcaktuese e procesit. Kodi gjithmonë ka qenë pozitiv.

Tani e dyta ka qenë dhe deformimi i sistemit zgjedhor. Pra qoftë sistemit që për interesa partiake është deformuar.

Njëjta gjë ka ndodhur me sistemin e ri, i cili është një sistem shumë i përhapur, nuk është sistem i keq sepse është një proces midis dhe proporcionalit dhe mazhoritarit. Sa më afër proporcionalit aq më pak deformohet vota.

Por në kushtet e Shqipëri nuk e ka pas fajin sistemet, por modeli që ti ngre mbi atë sistem, pra si zbatohet. Procesi duhet të ketë një monitorim politik të pavarur.

Në Shqipëri sistemi proporcional që quhet rajonal, kur ka pak rajone dhe disproporcionuar, pra diferenca shumë e madhe…disproporcioni bën që ky sistem të deformojë rezultatin.

Duke u besuar numërimi vetëm në një rreth të ngushtë de fakto mes dy partive patjetër që kjo shkon shumë për ndesh dhe le shumë vend për të abuzuar dhe deformuar votat e partive të vogla.

The post Skënder Gjinushi analizon votimet e 11 Majit: Kodi zgjedhor është pozitiv appeared first on Albeu.com.

Skënder Gjinushi: Ismail Kadare, busull e përcaktimit evropian të Shqipërisë
Akademia e Shkencave të Shqipërisë, organizoi një ceremoni solmne në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare. Kryetari i ASHSH, Skënder Gjinushi, e vlerësoi shkrimtarin e madh si një busull të përcaktimit evropian të Shqipërisë.

“Humbja fizike e Kadaresë është pa dyshim humbja më e madhe e letrave shqipe; është një humbje shumë e madhe e kulturës dhe letërsisë evropiane e botërore, e akademizmit shqiptar e atij evropian. Kadareja shkroi nën diktaturë, por vepra e tij përkthehet, lexohet e vlerësohet njëlloj nga lexuesit në të gjithë botën, pavarësisht cilës kulturë apo cilit sistem politik i përkasin”, tha Gjinushi në fjalën e tij.

Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, fjalën e fundit e thotë lexuesi, dhe lexuesit e Kadaresë, të shtrirë tashmë në tërë botën e në të gjitha gjuhët, vijnë vetëm duke u shtuar; dhe e tillë, me lexues e admirues, do të jetë vepra e Kadaresë për dhjetëvjeçarë me radhë, krahas veprave të pavdekshme të letërsisë botërore, që nuk njohin epokë, por bëjnë epokë.

Gjinushi e renditi Kadarenë krahas figurave të tilla si Skënderbeu, Ismail Qemali e Nënë Tereza, si dhe përmendi kontributet e tij si lëvrues i gjuhës duke e çmuar po aq sa Çabejin.

The post Skënder Gjinushi: Ismail Kadare, busull e përcaktimit evropian të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

I vetëm në garë, Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave
Skënder Gjinushi është rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave, me 51 vota pro dhe 2 kundër.

Zgjedhjet u mbajtën paraditen e sotme (20 tetor 2023) në Akademinë e Shkencave pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura.

Media nuk u njoftua sot për procesin e votimit dhe shpjegimi që iu dha gazetarëve prej Akademisë ishte përmes statutit të saj, ku në mungesë të debatit, mosprania e medies është legjitime.

Ndërsa akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër./Albeu.com

The post I vetëm në garë, Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të Akademisë së Shkencave appeared first on Albeu.com.

Pa media dhe vetëm me një kandidat, mbahen sot zgjedhjet për kreun e Akademisë së Shkencave. Gjinushi drejt rikonfirmimit
Në mënyrë krejt të papritur dhe pa njoftuar mediat dhe publikun, mbahen sot zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave. Duke qenë se media nuk ishte në dijeni të zgjedhjeve, sot mësohet se kandidat i vetëm për këtë post është sërish Skëndër Gjinushi, i cili duket se ka bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar sërish në detyrë.

Zgjedhjet mbahen sot pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Mësohet se rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat e tyre janë administruar nga një komision teknik AD Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.

Bw shkruan se akademikët Nestor Thereska dhe Ardian Civici kanë propozuar Gjinushin për kryetar, ndërkohë i vetmi zë kundër kësaj procedure të ndjekur është akademiku Artan Fuga. Ky i fundit mësohet se ka kundërshtuar procedurat që po ndiqen sot nga Akademia e Shkencave për t’i hapur rrugë kështu rikonfirmimit të Gjinushit si kryetar.

Aktualisht, zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e mediave, në një qark të mbyllur që lë vend për shumë dyshime. Kujtojmë se projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së. Me këto ndryshime iu hap rrugë rikonfirmimit të Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

The post Pa media dhe vetëm me një kandidat, mbahen sot zgjedhjet për kreun e Akademisë së Shkencave. Gjinushi drejt rikonfirmimit appeared first on Albeu.com.

Gjinushi shkarkon drejtorët e instituteve albanologjike, çfarë ndodh me stafin
Pas VKM-së për mbylljen e Akademisë Albanologjike dhe shkrirjen e saj me Akademinë Shkencave, punonjësit shkencorë dhe drejtuesit e Instituteve Albanologjike kanë mbajtur një takim me Akademinë e Shkencave për procesin.

Sipas Balkanweb, në bisedimet mes palëve, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është përpjekur të qetësojë punonjësit shkencore për të ardhmen e tyre nën çatinë e Akademisë së Shkencave.

Në përfundim të takimit të disa ditëve më parë, përfaqësuesit e Akademisë Albanologjike i kanë kërkuar Gjinushit, të parashtrojë mënyrës se si do funksionojnë institutet albanologjike nën varësinë e Akademisë, ndërsa e ardhmja mbetet e paqartë.

Në një shkresë që Akademia e Shkencave i ka dërguar Akademisë Albanologjike këtë të shtunë, Gjinushi, në emrin e Asamblesë, thotë se ka vendosur të:

Të miratojë ngritjen pranë Akademisë së Shkencave (ASHSH) të njësive të përhershme të kërkim-studimit në shkencat albanologjike, me objekt gjuhësinë, arkeologjinë, hsitorinë, letërsinë dhe artet, antropologjinë dhe studimet e botimet enciklopedike sipas statusit e emërtimeve në vijim:

– Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë;

– Instituti i Arkeologiisë;

– Instituti i Historisë;

– Qendra e Studimit te Arteve;

– Instituti i Antropologiisë;

– Qendra për Botimet Enciklopedike e Albanologiike (QBEA).

Në vijim të shkresës së firmosur nga Gjinushi, thuhet se këto institutet përbëhen nga departamentet, përgjegjësit e tyre dhe drejtori, ndërsa qendrat përbëhen nga sektorët, përgjegjësit e tyre dhe drejtori.

Institutet dhe qendra e studimit të artit riorganizohen në bazë të njësive kryesore ekzistuese dhe kanë një organikë prej 98 punonjësish kërkimorë, ndërsa qendra e botimeve Enciklopedike e Albanologjike ka organikë prej 8-9 punonjësish.

Sipas shkresës, punonjësit kërkimorë të njësive të përhershme gëzojnë të njëjtin status si të personelit akademik në shkollat e larta. Kategoria dhe struktura e pagave të trye caktohen me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave si dhe për personelin administrativ dhe atë ndihmës.

Sa i takon buxhetit, njësitë, thuhet në shkresë, kanë një zë më vete nga buxheti vjetor i Akademisë por shifra aktualisht nuk është e qartë.

Ndërkaq, Gjinushi ka vendosur të shkarkojë drejtuesit e Instituteve Albanologjike, siç kuptohet nga shkresa, ndërsa punonjësit do të duhet të rikonfirmohen nga akademia.

Citojmë nga shkresa :

“Deri më 15 dhjetor të bëhet emërimi i punonjësve kërkimorë nëpërmjet rikonfirmimit në ASHSH, duke respektuar statuset e fituara profesionale prej tyre në përshtatje me organizimin e ri;

– Deri më 15 dhjetor të hartohet e miratohet statuti i instituteve dhe i të njëvlershmëve me to pranë ASHSH;

– Deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese në përputhje me riorganizimin pranë ASHSH dhe me përcaktimet ne Statut caktohen struktura të përkohshme drejtuese.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Skënder Gjinushi- thuhet në fund të shkresës.

The post Gjinushi shkarkon drejtorët e instituteve albanologjike, çfarë ndodh me stafin appeared first on Albeu.com.

“Shpërthen” Noka në Kuvend: Rizgjedhja e Gjinushit turp i madh, ju nuk skuqeni, as nuk zverdheni
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, mbajti një fjalim kritikues ndaj qeverisë.

Ai akuzoi qeverinë për aferat e inceneratorëve, ndërsa nuk la pa përmendur zgjatjen e mandatit të Skendër Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Noka tha se qeveria bahskëpunon me krimin, ndërsa theksoi së afera e inceneratorëve ika shpërfytyruar këtë qeveri.

Flamur Noka: Të dashur anëtarë të organizatës kriminale, të dashur kanabistë, të nderuar kolegë dhe qytetarë, sigurisht që organizata kriminale e quajtur plehra, prej vitesh nuk ka pasur në axhëndën e saj shqetësimet dhe hallet dhe as zhvillimin e këtij vendi. Edhe sot me këtë rend dite, demonstrojnë se ka pasur vetëm këtë axhendë; t’i vjedhin dhe rrjepin qytetarët, për të fuqizuar bandat. Kreu i organizatës së plehrave nuk humbi asnjë minutë kohë për të vjedhur për shqiptarët. Pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri. Ku ka turp më të madh se rizgjedhja e Gjinusht. Ju nuk skuqeni dhe zverdheni. Ju të jeni dhe klientët tuaj, për ju shqiptarët nuk ekzistojnë./albeu.com/.

The post “Shpërthen” Noka në Kuvend: Rizgjedhja e Gjinushit turp i madh, ju nuk skuqeni, as nuk zverdheni appeared first on Albeu.com.

“Të shpallet pezullimi i menjëhershëm”, PD: Skënder Gjinushi në Akediminë e Shkencave i padekretuar
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në deklaratë para Gjykatës Kushtetuese ka theksuar se Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave në shkelje të ligjit.

“Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave i padekretuar nga presidenti i Republikës. Meta kur ishte në krye të Presidencës ka evidentuar shkelje kur është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit”, tha Zhupa.

Më tej Zhupa shton se Skënder Gjinushi i ka shërbyer politikisht kryeministrit Edi Rama. “Të shpallet pezullimi i menjëhershëm i zotit Gjinushit”, tha më tej Zhupa.

The post “Të shpallet pezullimi i menjëhershëm”, PD: Skënder Gjinushi në Akediminë e Shkencave i padekretuar appeared first on Albeu.com.

Shkencë mes “avujve” të rakisë, Gjinushi dhe Vocaj e kthejnë nga një “teke” tek Akademia e Shkencave (FOTO LAJM)
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka lidhur një marrëveshje me Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kjo marrëveshje do të shërbejë “për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore”.

Në takimin që u mbajt të hënën në Kryesi mes palëve, ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi; zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj; sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave akad. Shaban Sinani; akad. Ilia Mikerezi,  drejtues shkencor i Qendrës kërkimore e bioteknologjisë dhe gjenetikës, ASH; akad.Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore, ASH, etj.

Marrëveshja, sipas asaj që thuhet në njoftimin e ASH-së ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Policisë Shkencore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Qendrës kërkimore “Bioteknologji-Gjenetikë”, në Akademisë e Shkencave të Shqipërisë, për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.

Megjithatë, në fotot e publikuara nga takimi ka diçka që të tërheq syrin. Zotërinjve të pranishëm në mbledhje u është ofruar raki, në vend të ujit që shërbehet zakonisht në raste të tilla./albeu.com/

The post Shkencë mes “avujve” të rakisë, Gjinushi dhe Vocaj e kthejnë nga një “teke” tek Akademia e Shkencave (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Gjekmarkaj denoncon: Do shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, nuk e kuptoj çfarë e lidh Gjinushin me shkencën
Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kreu i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar se po përgatitet shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Npërmjet një shkrimi të gjatë për këtë çështje, ai akuzon drejtpërdrejt kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin se sipas tij është organizator I këtij akti të rëndë ndaj këtij institucioni.

Vendimi i Gjinushit, sipas deputetit të PD-së, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë dhe kundër pavarësisë së institucioneve.

Gjekmarkaj i ka bërë edhe një thirrje qeverisë që të mos e miratojë këtë nismë dhe të mbrojë Kushtetutën dhe interesin qytetar.

Shkrimi i plotë:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e cila drejtohet nga një prej politikanëve kryesorë të së majtës, Skender Gjinushi, ish ministri i fundit i arsimit i sistemit komunist dhe person pa asnjë studim, botim apo artikull shkencor në 30 vitet e fundit, – ka vendosur që në kuadër të koalicionit me PS të zgjerohet, duke shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike. Albanologjia është shkenca e vetme që lidhet me historinë, gjuhësinë, identitetin dhe arkeologjinë shqiptare, është drejtim me interes publik, shtetëror e kombëtar, është institucioni kryesor që koordinon studimet shqiptare në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Ajo përbëhet nga 4 institute dhe mbi 100 kërkues shkencorë, akademikë e profesorë, të cilët me një të rënë të lapsit duan ti kalojnë vartës nën urdhërat e kabinetit të Ramiz Alisë në Akademinë e Shkencave.

Vendimi politik për ta shkirë Akademinë Albanologjike dhe për ta shndërruar në filial të Akademisë së Shkencave të Gjinushit, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë, kundër pavarësisë së institucioneve. Akademia albanologjike drejtohet nga një rektor dhe senat të zgjedhur me votë në korrik 2021, të dekretuar nga Presidenti dhe të njohur me ligj nga Ministria e Arsimit. Papritur, me një nismë politike të Gjinushit, qeveria inicon mbylljen e albanologjisë dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e akademisë së shkencave.

Krijimi i Akademisë së Shkencave si strukturë drejtuese me varësi institute të ndryshme kërkimore ka qenë praktikë e vendeve ish komuniste. Në Shqipëri ajo është krijuar me vendim të Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ të PPSH në qershor 1972. Asnjë vend tjetër europian nuk e ka më atë strukturë të vjetër ideologjike, duke profilizuar shkencat në institute kërkimore dhe duke u lënë role honorifike akademive. Qeveria shqiptare ka vendosur ndryshe. Pari Rama 1 i mori godinën studiuesve të albanologjisë, Rama 2 u shkurtoi strukturën dhe fondet, kurse Rama 3 vendos të japë dënimin e fundit, shkrirjen e tyre dhe kalimin si seksione të Gjinushit.

Nisma përveçse akt i rëndë kundër shkencës dhe albanologjisë është edhe akt administrativ në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Një rektor të zgjedhur me votë dhe të dekretuar nga Presidenti nuk mund ta shkarkojë dhe shkrijë një ministri apo qeveri. Një institucion tjetër si akademia e Gjinushit nuk mund të vendosë shkrirjen e akademisë albanologjike. Një nismë në konflikt interesi nuk mund të shndërrohet në akt zyrtar të qeverisë.

Për ata që flasin për shkencë dhe e njësojnë Gjinushin me shkencën, shembulli më i mirë sesi akademia e Gjinushit e bën shkencën është konferenca pompoze e nanoteknologjisë që po mbahet në Tiranë më 5 tetor. Aq shkencore dhe aq nanoteknologji është sa folës kryesor është Arben Ahmetaj.

Në emër të Komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit i kërkoj qeverisë të tërheqë nismën dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën. Apeloj Presidentin si dekretues, ministria e arsimit si institucion përgjegjës dhe vetë senati i albanologjisë duhet të flasin dhe të dëgjohen për të dhënë sqarime për qëndrimet dhe vendimet e tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën. Komisioni do ta ndjekë këtë problem në të gjitha fazat e tij duke mos lejuar që shkenca të nëpërkëmbët nga të emëruarit e fundit të Byrosë Politike në Shqipëri./albeu.com

The post Gjekmarkaj denoncon: Do shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, nuk e kuptoj çfarë e lidh Gjinushin me shkencën appeared first on Albeu.com.

Rama “ngre në piedestal” rolin e Gjinushit: Më shpëtove nga alergjia për Akademinë e Shkencave
Kryeministri Edi Rama është duke u zhvilluar sot një takim në Akademinë e Shkencave, ku sot do të pranohen 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm.

Në fjalën e tij Rama ka folur dhe për marrëdhënien që ka pasur me këtë institucion, që sipas tij më në fund, falë Gjinushit, është duke u kthyer në hullinë e duhur edhe përmes reformimit.

“Të jam mirënjohës (i drejtohet Gjinushit) se në një kohë relativisht të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave. Nuk është sekret që ASH dhe unë skemi patur një dashuri me shikim të parë, as me të dytë dhe as me të tretë.

Jam i bindur që ASH do ta gjeja po aty ku ishte në 2017-tën, akoma nuk është aty ku duhet të jetë, por tani të paktën është një institucion i zakonshëm.

Më në fund Akademia e Shkencave nuk është një karabina e zhveshur siç ndodhi nga reforma e 2008 ku çdo institucion u asgjesua dhe për ASH mbetën vetëm detyra honorifike. Merita padyshim i takon profesorit të çliruar më në fund nga politika.

Jam i lumtur që pjesë tjetër e botimeve të Akademisë së Shkencave nuk janë ribotime të viteve 70-80.

Për kaq shumë vite Akademia e Shkencave dhe Unversitetet jetuan të ndara, ka mbaruar koha kur titujt akademikë shpërndaheshin si dekorata presidennciale”, u shpreh Rama.

The post Rama “ngre në piedestal” rolin e Gjinushit: Më shpëtove nga alergjia për Akademinë e Shkencave appeared first on Albeu.com.