skender brataj Archives - Albeu.com

Skënder Brataj mohon atentatin ndaj tij dhe denoncon manipulimet me inteligjencë artificiale: S’është e vërtetë! Institucionet të reagojnë
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është dhunuar fizikisht.

Brataj shprehet se në faqe interneti dhe rrjete sociale janë publikuar materiale filmike të manipuluara që paraqesin skena të rreme sikur është bërë viktimë e ndonjë atentati.

Brataj thekson se institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj fushate mashtruese pasi janë përdorur video dhe zëri i tij nga inteligjenca artificiale.

Sakaq, Brataj përgënjeshtron të ketë reklamuar produkte apo suplemente mjekësore pasi sipas tij është përdorur inteligjenca artificiale.

Reagimi i plotë i Bratajt

Në ditët e fundit janë shpërndarë në disa faqe interneti dhe rrjete sociale materiale filmike të manipuluara, që paraqesin skena të rreme sikur jam bërë viktimë e një atentati, apo jam dhunuar fizikisht.

Dua të njoftoj publikisht qytetarët dhe institucionet për një fushatë mashtruese të organizuar, e cila ka përdorur video të manipuluara me teknologji të inteligjencës artificiale (AI), ku imazhi dhe zëri im janë përdorur pa lejen time, duke më përfshirë në mënyrë të rreme në reklama për produkte mjekësore, kremra apo suplemente.

✅ Këto materiale filmike janë realizuar me qëllim mashtrimi, duke shtrembëruar intervista reale të miat dhe duke krijuar përmbajtje të rreme (deepfake) ku unë paraqitem sikur mbështes apo rekomandoj produkte që nuk i njoh dhe nuk i kam përdorur asnjëherë.

✅ Disa qytetarë më kanë kontaktuar pasi kanë blerë këto produkte, të mashtruar nga identiteti dhe autoriteti im i keqpërdorur në mënyrë kriminale.

Për këtë arsye, deklaroj se:

•Nuk kam asnjë lidhje me asnjë produkt mjekësor, kozmetik apo suplement që qarkullon nëpër reklama me emrin apo figurën time.

•Çdo përdorim i zërit, figurës dhe emrit tim në këtë kontekst është abuziv, i manipuluar dhe përbën mashtrim penal.

•U bëj thirrje mediave, rrjeteve sociale dhe portaleve që të fshijnë menjëherë këto materiale dhe të shmangin përhapjen e tyre të mëtejshme.

I kërkoj qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve, të jenë të kujdesshëm ndaj çdo “reklame mrekullie” që përfshin figura publike, dhe të informohen vetëm nëpërmjet kanaleve zyrtare institucionale dhe konsultës me mjekë profesionistë.

Ky mashtrim nuk është vetëm cenim i figurës sime, por rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe një precedent i rrezikshëm i përdorimit të teknologjisë për mashtrim publik.

Dr. Skënder Brataj.

The post Skënder Brataj mohon atentatin ndaj tij dhe denoncon manipulimet me inteligjencë artificiale: S’është e vërtetë! Institucionet të reagojnë appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Pogradec/ Skënder Brataj: Ambulanca shkoi në vendngjarje për 7 minuta
Pas Drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, ka qenë radha e shefit të Urgjencës, Skënder Brataj, për të dalë në konferencë për mediat e për të na thënë se institucionet kanë reaguar në mënyrë të shkëlqyer dhe profesionale, në vrasjen e Egli Progës në Pogradec nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Brataj deklaroi se ambulanca ka mbërritur në kohën e duhur, brenda 7 minutash në vendin e ngjarjes dhe sipas tij, viktima ka marrë ndihmë mjekësore si në ambulancë edhe në spital.

“Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor, gjë e cila ka vazhduar brenda ambienteve të spital. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë. Ekipi ka shkuar në vendngjarje për 7 minuta, në total për 20 minuta është menaxhuar misioni me kod të kuq traumatik që dihet dhe rezultati final”, tha Brataj.

Këto reagime të Muhamet Rrumbullakut dhe Skënder Bratajt, erdhën pas akuzave të familjarëve për mosreagim në kohë të institucioneve dhe tentativë për të fshehur krimin.

The post Vrasja në Pogradec/ Skënder Brataj: Ambulanca shkoi në vendngjarje për 7 minuta appeared first on Albeu.com.

Jo patentë për “narkomanët”! Shefi i Urgjencës: Ka shumë aksidente, t’u hiqet leja e drejtimit
Janari ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve rrugore, 10 në ditë, ndërkohë që shumë prej tyre konstatohet se ndodhin për shkak të përdorimit të alkoolit apo lëndëve narkotike nga drejtuesit e automjeteve.

Shefi i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj propozon të krijohet bazë ligjore për të kaluar në sitë të gjithë përdoruesit e substancave narkotike e tu hiqet patenta, referuar kjo modelit italian.

“Fakti që kemi pasur 80 mijë makina të regjistruara do të ketë rritje patjetër të aksidenteve…”, tha ai.

Heqja e lejes se drejtimit, thotë Brataj, të bëhet derisa personit t’i dalin analizat e gjakut të pa kontaminuara nga substancat.

“Në çdo aksident të testohen përveç se për alkool edhe për lëndë narkotike, të gjithë ata që janë përfshirë në aksidente të dërgohen në spital për testim. Ata që refuzojnë automatikisht të konsiderohen përdorues e t’u hiqet leja e drejtimit”, u shpreh ai per TCH.

Sipas Brataj testimi është edhe më i domosdoshëm për të gjithë personelin mjekësor, dhe drejtues të automjeteve të transportit publik.

“I gjithë personeli mjekësor në fakt, mjekë, infermierë, drejtues të ambulancave, autobusëve, taksive, drejtues të mikrobusëve të nxënësve, duhet zero alkool gjatë orarit zyrtar të punës . Duhet të monitorohen në vazhdimësi e t’u hiqet leja e drejtimit derisa të rezultojnë të pastër”, tha ai.

The post Jo patentë për “narkomanët”! Shefi i Urgjencës: Ka shumë aksidente, t’u hiqet leja e drejtimit appeared first on Albeu.com.

“Ky grip është agresiv pasi temperatura shkon deri në 40 gradë”, Skënder Brataj tregon kur pritet të normalizohet situata
Kurba në ngjitje e infeksioneve respiratorë kërkon më shumë kujdes nga qytetarët për të parandaluar infeksionin ose për ta menaxhuar siç duhet, për të shmangur komplikacione që mund të shkaktojnë viruset.

Shefi i Urgjencës Kombëtare Dr Skënder Brataj është optimist se brenda Janarit do të nisë zbritja e kurbës, referuar Europës.

“Rritje e numrit të paconeve nëpër spitale, si në gjithë vendet e tjera. Europa është drejt uljes, në Shqipëri vazhdon rritja. Brenda janarit edhe Shqipëria do të ketë rënien e numrit të infektuarve”, tha Skënder Brataj.

Temperaturë e lartë 39-40 dhe zgjatje më shumë në kohë e simptomave ka bërë që mjekët ta konsiderojnë virusin e gripit këtë vit pak sa më agresiv. Por Brataj e lidh këtë me mbivendosjen e dy viruseve.

“Mund të jetë bashkëshoqërimi i dy viruseve. Nëse janë grip dhe Covid dhe kur janë dy viruse janë më agresiv”, thotë Brataj.

Ndërsa më të prekurit janë fëmijët e vegjël dhe moshat e treta, Brataj ka një këshillë për nënat që të mos shqetësohen kur kanë temperaturë.

“Kujdes me temperaturën për konvulsionet, por fakti që bën temperaturë fëmija do të thonë që organizmi i tij por reagon”, tha shefi i Urgjencës.

The post “Ky grip është agresiv pasi temperatura shkon deri në 40 gradë”, Skënder Brataj tregon kur pritet të normalizohet situata appeared first on Albeu.com.

Dwamena s’duhej lënë të luante! Mjeku “kërkon” përgjegjësit
Mjeku Skënder Brataj ka reaguar për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, pas një kolapsi në fushën e lojës.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se 28-vjeçari nuk duhej lënë të lunate, pasi ishte në rrezik të lartë, nisur edhe nga fakti që ishte i pajisur me defribilator.

Reagimi i plotë:

Vdekje e paralajmeruar!

Ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre.

Kur ndodhi ngjarja në vitin 2021 me futbollistin e Danimarkës Eriksenin pati shumë interpretime. Një gjë është e sigurt: Erikseni nuk duhet të luaj futboll! Raphael Dwamena nuk duhej të luante futboll! Mjekët e njoftuan disa herë, Zoti e fali dy herë!

Çfarë është Kardiomiopatia hipertrofike?

Ajo (zmadhimi i mureve të zemrës) është një sëmundje e trashëguar e zemrës.

Kjo formë e kardiomiopatisë quhet asimetrike; Forma më të rralla të kardiomiopatisë, që prekin afërsisht 2% të pacientëve, janë hipertrofi koncentrike, me trashje uniforme të zemrës në murin e ventrikulit të majtë dhe hipertrofia me zmadhim të apeksit të saj.

KOMPLIKIMET

Në shumicën e rasteve, kur monitorohet sëmundja ka ecuri të mirë. Kardiomiopatia hipertrofike mund të shfaqet me lipotimi të shoqëruar me humbje të vetëdijes, sinkop, arrest respirator deri në arrest kardiak. Në këtë rast kërkohet reanimim i menjëhershëm.

DIAGNOZA

Diagnoza e kardiomiopatisë hipertrofike vendoset nëse gjendet trashje e murit të ventrikulit të majtë të cilat shoqërohen me anomali të formës dhe/ose funksionit të valvulës mitrale, qarkullimit koronar të gjakut, sistemit të përcjelljes së impulsit elektrik të zemrës.

Këto ekzaminime çojnë në diagnozën e sëmundjes:

Elektrokardiograma (EKG), Ekokardiograma, MRI kardiake, CT skanimi i zemrës, testet laboratorike dhe analizat gjenetike.

TRAJTIMI

Pacientët e diagnostikuar me kardiomiopati hipertrofike trajtohen me këto grupe medikamentesh:

Beta bllokues, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, diuretikët, disopiramide.

Nëse terapia nuk është e mjaftueshme dhe pacienti vazhdon të shfaqi simptoma, ekzistojnë 2 opsione kirurgjikale për trajtimin e kardiomiopatisë hipertrofike.

Opsioni i parë konsiston në heqjen e pjesës së indit të muskujve të zemrës që është trashur: ky operacion quhet miektomi (procedurë Morrow).

E dyta konsiston në nderhyrjen e septumit ndërventrikular.

Për pacientët që konsiderohen të jenë në rrezik të lartë të aritmive kardiake kërcënuese për jetën, indikohet implantimi i një defibrilatori automatik (ICD), siç ishte rasti i Raphael Dwamena.

Dy janë artmitë vdekjeprurëse në këtë rast: Takikardia ventrikulare pa puls dhe fibrilacioni ventrikular që i kanë ndodhur dy herë të tjera në fushë këtij lojtari.

Mund të evitohej? Po.

Ai nuk duhet të luante!

Dr.Skender Brataj

The post Dwamena s’duhej lënë të luante! Mjeku “kërkon” përgjegjësit appeared first on Albeu.com.

“Shkakton mbytje dhe mungesë të frymëmarrjes”, Dr Brataj: Sa gradë duhet ta mbani kondicionerin
I ftuar në emisionin “Wake Up”, kreu i urgjencës kombëtare ka treguar se si të menaxhojmë temperaturat e larta që shkaktohen nga i nxehti afrikan.

Ai shprehet se kondicioneri është një opsion shumë i mirë për të menaxhuar të nxehtin, por këshillon që të mos lihet asnjëherë poshtë 22 gradëve, pasi mund të shkaktohen probleme shëndetësore.

Neada Muçaj: Në kushtet e shtëpisë, si mund të shpëtojmë nga i nxehti. Në këto kohë vetëm kondicionerin po përdorim, por edhe ai ka efektet e tij anësore.

Skënder Brataj: Duhet të mbahet në temperaturë e kontrolluar, sigurisht që kondicioneri është një gjë shumë e mirë, por jo temperaturat ekstreme. Nuk duhet të zbresim temperaturën nën 22 gradë, jo 18, jo 16. Në të ftohtë ne kemi ngushtimin e enëve të gjakut me qëllim që mban presionin arterial mbi 90 që të funksionojë qelizën cerebrale. Kur presioni bie poshtë asaj shifre, ne themi gjendje lipotimie, ose gjendje të fikëti në mënyrë popullore.

Kur ti del nga një ambient me këtë temperaturë në 40 gradë bëhet zgjerimi i enëve të gjakut, që do të thotë rritja e kapacitetit të gjakut në periferi. Ulja e presionit, po nuk mbërriti gjaku në tru, sigurisht që të krijon këto probleme. Në mosha të ndryshme, koha e përshtatjes është e ndryshme, sidomos tek moshat e treta dhe tek fëmijët, këto mekanizma nuk janë aq të sinkronizuara sa tek i rrituri. Prandaj është e këshillueshme që veç faktit që temperatura nuk duhet të vihet në minimum, sepse nëse ti e ke jashtë 40 gradë dhe e çon kondicionerin 18 sigurisht që nuk përshtatet dot asnjë lloj organizmi.

E dyta është ventilimi, ajrosja e ambienteve në të cilat rrimë. Në qoftë se kemi shtëpinë të ekspozuar drejt diellit, duhet të kesh perdet e errëta me qëllim që në kohën e pikut të mos hyjnë shumë rrezet ultravioletë. Varet nga lagështia e ajrit, ka umidificator që e përshtatin atë ose ka dhe umidificator që e shoh shumë pak të përdorur në Shqipëri, nuk përdoret.

Kur ti e vendos në shtëpi dhe shikon mbledhjen e 2-3 litrave ujë, thua si ka mundësi. Mirëpo ajo ndikon në procesin e shkëmbimit të gazrave në mushkëri. Prandaj kemi shumë probleme të mbytjes, të mungesës së frymëmarrjes, gjë që me të cilat mund t’i rregullosh dhe të kesh një ambient cilësor.

The post “Shkakton mbytje dhe mungesë të frymëmarrjes”, Dr Brataj: Sa gradë duhet ta mbani kondicionerin appeared first on Albeu.com.

Brataj: Në vend po qarkullon gripi i fuqishëm australian, ja simptomat
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se në vend po qarkullon gripi australian. Ai u shpreh se ky grip është në një fazë rritëse.

Sipas tij, gripi australian është më i fuqishëm se dy vitet e fundit për shkak se sistemi imunitar nuk e ka kaluar atë për të ndërtuar një përgjigje më të fortë.

Po ashtu Brataj tregoi kush janë simptomat dhe këshilloi se kur pacientët duhet t’i drejtohen mjekut.

“Pjesa më e madhe është gripi, është në fazën rritëse në vendin tonë, ndërsa në vende të tjera ka kapur pikun për shkak të motit. Ajo që rezulton është se kemi gripin australian, është i njohur, por fakti që dy apo tri vite nuk ka kaluar në sistemin imunitar prandaj nuk ka të njëjtën përgjigje ndaj tij. Organizmi është në një sulm të vazhdueshëm, por gripi është më i fuqishëm për shkak të sistemit të secilit këtë vit.

Gripi shfaqet që pas 24 orësh, me temperaturë të lartë, fillon me probleme si kolla e thatë, lodhja, të cilat janë të favorizua nga sezoni që jemi. Kemi ndryshime fiziologjike për shkak të lagështisë së ajrit, gjë që bën sistemin më të thyeshëm për virusin. Zgjat më shumë tek të rriturit, simptomat ngatërrojnë disi mes viruseve, fakti që kemi temperaturë nuk do të thotë që të vrapojmë.

Nëse në 3-4 ditët e para nuk ka kaluar mund të shfaqen komplikacionet, është e kotë të shkosh te mjeku, mjafton një këshillë nga mjeku, shpesh herë nuk kanë informacionet e duhura për përdorimin e ilaçeve”, tha ai.

The post Brataj: Në vend po qarkullon gripi i fuqishëm australian, ja simptomat appeared first on Albeu.com.

Brataj për pandeminë: Si parashikohet të jetë situata në verë
Duket se vera që pritet të vijë, të sjellë edhe një situatë më të lehtësuar të pandemisë.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Urgjencës Kombëtare, i cili shton se situata pritet të jetë e mirë, por sipas tij, Covid nuk ka ikur ende dhe vijon të jetë mes nesh.

“Periudhën kritike patjetër që e kemi lënë pas krahëve, është situata më e lehtë në këto dy vite, por mos të harrojmë që virusi është ende prezent, edhe në variantin e ri të Omicronit, i quajtur BA.2. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu që ka rritje të shifrave në Europë dhe veçanërisht në Azi”, thotë Brataj në A2 CNN.

Por çfarë dimë nga nënvarianti BA2, dhe sa të kujdesshëm duhet të tregohemi ndaj tij?

Sipas Bratajt, “mund të themi se sa më i transmetueshëm është virusi, aq më pak i rrezikshëm eshë ai. BA.2 është 30% më agresiv se Delta, por virulenca është më e ulëta.  Sot ne përllogarisim që 93% të infektuarve mund të jenë asimptomatike. Periudha  e kohëzgjatjes më pas është më e shkurtër, deri në dy ditë më pak. Kjo na lë më të qetë, sepse vetëm 3-5% përfaqëson raste të rënda”.

Pyetjes nëse ka raste të rënda me variantin e ri BA.2, Brataj i përgjigjet duke thënë se “ne bazohemi në rezultatet e laboratorit gjerman, duhet sekuencim për të kuptuar nënvariantet e Omicronit, që tashmë në vendet anglosaksone përfaqëson më shumë se 90% të rasteve”.

Si parashikohen 4-5 muajt në vijim? Duke thëne se vera do të jetë përgjithësisht e qetë, ai shton se “SARS COV-2 do të jetë pjesë e jona, mund të shfaqet herë pas here. Dobësimi i tij është pozitiv, dhe është pozitiv fakti që variantet e reja marrin si shënjestër rrugë të sipërme të frymëmarrjes, duke shmangur mushkëritë, siç ndodhte në fillim. Mirë është që në ambientet e mbyllura të mbahen maskat, gjithsesi”.

Ka edhe një kuriozitet gjeografik, në statistikat e fundit. Qarku i Dibrës rezulton i vetmi pa asnjë rast, por Brataj saktëson. “Nuk rezulton asnjë rast nuk do të thotë që efektivisht nuk ka. Bëhet fjalë gjithsesi për rajone me popullsi të kufizuar, dhe me distanca më të mëdha mes tyre”.

The post Brataj për pandeminë: Si parashikohet të jetë situata në verë appeared first on Albeu.com.

Brataj këshilla si të kujdesemi nga i ftohti: Shmangni daljet në mëngjes nëse vuani nga këto dy sëmundje
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në Facebook, ka këshilluar qytetarët si të kujdesen për shëndetin këto ditë të ftohta.

Postimi:

KËSHILLA PËR TË JETUAR ME TË FTOHTIN!

– Konsumoni vakte të rregullta dhe pije të nxehta (të paktën 1-1.5 litër lëngje në ditë).

– Shmangni alkoolin dhe pijet superalkolike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ato jo vetëm që nuk ndihmojnë në mbrojtjen kundër të ftohtit, por shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi dhe të favorizojnë fillimin e hipotermisë!

– Në rast të sëmundjeve kardiovaskulare ose të aparatit respirator shmangni daljet herët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe preferoni orët më pak të ftohta të ditës.

– Mos e nënvlerësoni rëndësinë e veshjes.

Kapele, shamia, dorezat, dhe pardesyja ose xhubi i ngrohtë janë ndihma të shkëlqyera kundër të ftohtit.

-Mos harroni të vishni këpucë me thembra që nuk rrëshqasin në rast akulli.

– Nëse do të shkoni në një udhëtim me makinë, mos harroni të merrni me vete batanije dhe pije të ngrohta.

– Kini kujdes të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës kur kaloni nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë dhe anasjelltas.

– Ngrohja duhet të jetë graduale

– Në shtëpi, rregulloni temperaturën rreth 20-22 ° C dhe mbani lageshtinë e ajrit në  dhomë pasi nga nxehtësia ajri bëhet shumë i thatë dhe dëmton mukozat.

Dr.Skender Brataj

The post Brataj këshilla si të kujdesemi nga i ftohti: Shmangni daljet në mëngjes nëse vuani nga këto dy sëmundje appeared first on Albeu.com.

Omicron dominant në Shqipëri, Brataj: Pse të infektuarit dalin negativë, kush ka simptoma të izolohet
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli në “ABC Live” me gazetaren Sibora Bitri në lidhje me qarkullimin e Omicron në Shqipëri. Brataj tha se ka një arsye pse shumë persona që mund të jenë të prekur nga ky variant rezultojnë negative pas testeve të kryera, pasi këto janë krijuar për të detektuar format e para të virusit.

Ai u shpreh se çdo person që ka simptoma duhet të izolohet . Në lidhje me përhapjen e Omicron, Brataj shtoi se sa më shumë viruse të tjera të jenë në terren, domethënë që ky variant është duke u zhdukur.

“Është folur gjithmonë për forma të ndryshme dhe teste të ndryshme. Por nga një variant në tjetrin ndryshon ndjeshmëria ndaj tamponit pasi ai është krijuar për format e para të virusit. Fakti që del negativ nuk duhet ta përjashtosh. Nëse ke simptoma gripi nuk duhet të shkosh në punë sepse ngjitës është edhe gripi. Duhet të mendojmë gjithmonë që kemi Omicron. Diagnozat janë në klasifikimin ICD10. Raporti është i lidhur me mjekun e familjes dhe specialistin. Deri në 14 ditë është e drejta e mjekut të familjes.

Pastaj të këshillon specialist. Vitin e kaluar ishte variant Delta që kishte një virulencë më të lartë që nuk linte asnjë lloj virusi tjetër. Omicron ka formën e lehtë por karakteristikat janë të ndryshme. Sa më shumë viruset e tjera të marrin terren domethënë që Omicron është duke u zhdukur. Një person që nuk ka bërë vaksinën dhe nuk do ta bëjë, vazhdon t’i qëndrojë idesë së tij. Shumica ose format e lehta thonë do kalojë”, u shpreh Brataj.

Ai tha se përgjatë këtyre kohëve janë rritur numrat e vizitave në banesë por në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie të të shtruarve në spital.

“Kur mbërrijnë komplikimet atëherë kërkohet ndihmë. Te ne janë rritur numrat e vizitave në banesë. Nga 90 vizita, 37 kanë përfunduar në spital. Numri i të shtruarve na lë më të qetë por nuk kemi kapur pikun e Omicronit. Fakti i përhapjes është se kap të gjithë. Si ai që është i vaksinuar si ai që është i pavaksinuar.

Ai që e ka kaluar dhe është vaksinuar, mundësia më e madhe është që nuk do të humbasë jetën dhe nuk do të shtrohet në spital. Jemi në fazën ngjitëse të kësaj vale që mendoj se fillimi i shkurtit do të jetë piku i kësaj pandemie. Do të ketë një rënie pastaj. Siç po ndodh në disa zona që e kanë kaluar pikun”, deklaroi ai.

Brataj nënvizoi se në prag të ndërrimit të viteve ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të të vaksinuarve. “Për fatin e mirë fundi i vitit pati një rritje të personave të vaksinuar. Me dy doza është 49% ose 38 për të gjithë popullsinë. Nuk janë shifra të vogla po t’i krahasosh me vende të tjera”, tha ai./abcnews.al

The post Omicron dominant në Shqipëri, Brataj: Pse të infektuarit dalin negativë, kush ka simptoma të izolohet appeared first on Albeu.com.