skenaret Archives - Albeu.com

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa, në janar nisim betejën tonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu i PD thotë se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë.

Ai fton të gjithë demokratët, që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.

Në 2026 – tha Berisha- futemi si misionarë për të përmbushur diktaturën e dytë në Shqipëri.

“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinë të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.

The post Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa, në janar nisim betejën tonë appeared first on Albeu.com.

Bllokim rrugësh apo marshim paqësor? Ja cilat janë skenarët e protestës kombëtare të PD më 23 dhjetor
Më 23 dhjetor, Partia Demokratike, mban protestën e radhës kombëtare, protestë e cila është njoftuar pak ditë më parë nga kreu i PD Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa, raporton se një nga kërkesat e demokratëve, është ajo e cila është përsëritur edhe në tubimet e fundit, pra ajo e krijimit të një qeverie teknike.

Sa i përket mënyrës së si kjo protestë do të organizohet, në diskutim janë disa skenarë.

Një nga idetë është bllokimi i rrugëve të Tiranës, ose marshim që nis nga selia e PD për në rrugët e Tiranës. Në këtë rast, protestuesit do të udhëhiqen nga kryedemorkati Berisha dhe deputetë të tjerë të PD.

The post Bllokim rrugësh apo marshim paqësor? Ja cilat janë skenarët e protestës kombëtare të PD më 23 dhjetor appeared first on Albeu.com.

Euro 2024/ Shqipëria kualifikohet edhe nëse i humb të dyja ndeshjet (SKENARËT)
Që Shqipëria kualifikohet në Euro2024 me një pikë, kjo u mësua që pas fitores 3-0 ndaj Çekisë në tetor. Por Kombëtarja shqiptare mund të shkojë vitin e ardhshëm në Gjermani edhe duke i humbur të dyja ndeshjet e fundit në grup, kundër Moldavisë në transfertë dhe Ishujve në Tiranë.

Po si mund të ndodhë kjo?

SË PARI – Mjafton që Çekia mos fitojë në Poloni, pasi në të kundërt do të duhej një pikë ndaj Ishujve Faroe. Nëse Polonia fiton ndaj Çekisë, shkon në 13 pikë, aq sa është edhe Shqipëria, por në përballjen direkte kuqezinjtë janë më mirë, me polakët që nuk kanë ndeshje tjetër.

Kështu, kush do të fitonte mes Çekisë dhe Moldavisë, do të kualifikohej si e para në grup (gjithnjë duke llogaritur që Moldavia fiton ndaj Shqipërisë) së bashku me Shqipërinë.

Nëse Çeki-Moldavi (duke llogaritur që Shqipëria humb edhe me Ishujt Faror) në fund do të përfundonte në barazim, do të kishim barazim me 13 pikë të tre skuadra, por Shqipëria është më mirë në pikët direkte dhe me golaverazh më të mirë, madje kalon si e para grupit.

SË DYTI – Nëse Poloni-Çeki përfundon në barazim, Polonia eliminohet, ndërsa Çekia dhe Moldavia (gjithnjë duke e marrë që fiton me Shqipërinë), shkojnë në 12 pikë. Skuadra që fiton në sfidën e fundit Çeki-Moldavi shkon në Euro2024 si e para në grup (duke llogaritur që Shqipëria humb ndaj Ishujve Faroe) dhe Shqipëria e dyta.

Nëse Çeki-Moldavi përfundon në barazim, i njëjti skenar si më sipër, barazohen tre ekipe me nga 13 pikë, por Shqipëria ka avantazhin e pikëve dhe golave në ndeshjet direkte dhe shkon në Gjermani.

The post Euro 2024/ Shqipëria kualifikohet edhe nëse i humb të dyja ndeshjet (SKENARËT) appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh pas aneksimeve të fundit të Moskës? Këto janë skenarët…
Nga Emanuele Rossi & Gabriele Carrer “Formiche.net”

“Me aneksimin e zonave aktualisht të pushtuara në Ukrainë, Vladimir Putin po përpiqet të konsolidojë politikisht atë që ai nuk mund të jetë i sigurt se do të arrijë ta mbajë ushtarakisht. Në këtë mënyrë ai mund t’i tregojë opinionit publik rus se operacioni ushtarak special (përkufizimi që përdor Kremlini për ta ‘zbutur’ luftën në Ukrainë) ishte një sukses, pasi i dha mundësi Rusisë të marrë kontrollin e këtyre territoreve”- thotë Marie Dumoulin, drejtoreshë e programit për Evropën në think-tankun “Eurpean Council on Foreign Relations”.

Aneksimi nga Rusia i rajoneve të Ukrainës Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson u shpall funjavën e kaluar, në një ceremoni që nisis me një fjalim drejtuar kombit nga presidenti rus, dhe që u pasua nga një koncert festiv në Sheshin e Kuq në Moskë.

Putin, vijon Dumoulin, duke komentuar zhvillimet për “Formiche.net” po “përpiqet ta dekurajojë Ukrainën nga përpjekjet për të rimarrë kontrollin mbi këto territore, por mbi të gjitha Perëndimin nga vazhdimi i mbështetjes së Ukrainën.

“Ai ndoshta shpreson që frika e një përshkallëzimi bërthamor, do ta nxisë Perëndimin të ushtrojë presion mbi Ukrainën për t’u ulur në tryezë dhe negociuar”- shton ajo. Menjëherë sapo u shpall aneksimi, ai u cilësua si i paligjshëm nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Ato propozuan një rezolutë për këtë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndaj së cilës Rusia vuri veton. Jack Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, foli për kërcënimet bërthamore. “Për momentin ne nuk shohim ndonjë kërcënim të afërt për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska. Por do të vazhdojmë ta monitorojmë me shumë seriozitet situatën”-tha ai në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër ai njoftoi se “ushtria amerikane në Evropë është e gatshme për çdo lloj skenari”. Tani për Putinin nuk ka asnjë skenar për tërheqje nga hapat e ndërmarra. Aneksimi i këtyre territoreve nënkupton vendosjen e tyre nën ombrellën mbrojtëse – madje bërthamore – të Kremlinit. Dhe kjo mbrojtje duhet të jetë e pakthyeshme, përndryshe është e paqëndrueshme përballë presionit të çdokujt. Kjo do të thotë, se nuk ka kthim mbrapa, dhe çdo lloj lëshimi mund të shihet si humbje.

Dhe nëse dëshiron të mbijetojë në pushtet, Putini ka luksin të humbasë. “Aneksimi i 4 rajoneve të pushtuara nuk lë hapësirë ​​për negociata. Jo nga Ukraina, e cila nuk mund ta lejojë Rusinë që të përcaktojë se ku përfundon territori i saj. Dhe jo nga Rusia, sidomos tani që këto territore quhen ruse, nuk ka asnjë mundësi që Moska të mendojë t`ia kthejë ato Kievit”- thekson Dumoulin.

Sipas ekspertit të ECFR, pikërisht për këtë arsye po hyjmë në një fazë shumë të rrezikshme të konfliktit: “Ukraina do të vazhdojë të luftojë dhe të shpresojë se do të jetë në gjendje të rimarrë territoret e saj. Por Putini ka shumë pak gjasa që ta pranojë humbjen. Mobilizimi është pjesë e një strategjie përshkallëzimi të konfliktit. Se cilat do të jenë lëvizjet e tij të ardhshme, kjo gjë mbetet shumë e paparashikueshme”.

Kjo edhe sepse i gjithë ky rrugëtim politiko-taktik duhet të merret domosdoshmërisht bazuar tek ajo që po ndodh në fushën e betejës. Dhe siç u përmend më lart, për Moskën nuk ka asnjë lajm të mirë. E forcuar nga shtysa morale që kanë sjellë kundërsulmet e suksesshme në Jug dhe Lindje, Ukraina vazhdon që të sfidojë pushtimin rus të Donbasit, dhe së fundmi ka çliruar qytetin Lyman.

Kjo ngjarje ka një rëndësi të madhe morale dhe taktike. Përballë aneksimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se ka paraqitur një kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës,Jens Stoltenberg, reagoi në mënyrë të kujdesshme duke cituar rregulloret, dhe shpjeguar se anëtarësimi është larg të qeni një proces i menjëhershëm, pasi kërkon miratimin e 30 vendeve anëtarëve.

NATO nuk mund të lejojë anëtarësimin e një vendi në konflikt, pasi kjo do të nënkuptonte hyrjen në luftë (për shkak të nenit 5 mbi mbrojtjen kolektiv të traktatit të aleancës). Por Stoltenberg siguroi se ndihma ushtarake dhe politike do të vazhdojë pa pushim.

Nga ana tjetër, siç e thekson Gustav Gressel, bashkëpunëtor i ECFR, nga pikëpamja ushtarake, Ukraina vazhdon që të ruajë iniciativën në fushën e betejës dhe mobilizimi rus nuk do ta ndryshojë situatën edhe për ca kohë (dhe ndoshta asnjëherë). Sipas tij tani është koha që Perëndimi ta ndihmojë Kievin në luftën e tij çlirimtare.

“Perëndimi nuk duhet që të frikësohet nga kjo sjellje e Putinit. Agresioni dhe aneksimi nuk mund të shpërblehen. Ukraina ka ende një shans për ta fituar këtë luftë në fushën e betejës, dhe Perëndimi duhet ta mbështesë atë për ta arritur këtë qëllim”- thekson eksperti.

Gjithashtu, Gressel gjykon se Rusia e ka përfunduar tranzicionin e saj në një shtet fashist. Por fashizmi kërkon aftësinë për të mobilizuar në masë shoqërinë. Dhe në këtë kuptim, Rusia është ende shumë e mangët. “Për sa kohë që regjimi i Moskës mbetet në krye të vendit, siguria e Evropës do të bazohet vetëm tek parandalimi ushtarak”- përfundon Gressel.

The post Çfarë ndodh pas aneksimeve të fundit të Moskës? Këto janë skenarët… appeared first on Albeu.com.

Tensionet në rritje Tajvan-Kinë, cilët janë dy skenarët e mundshëm
Nëse Kina fillon të veprojë gjithnjë e më afër Tajvanit, është e mundur që ne të shohim përshkallëzimin e situatës, thotë Bonnie Lin, drejtore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, raporton BBC.

“Nëse Kina vendos të fluturojë aeroplanë mbi hapësirën ajrore të Tajvanit, ka një shans që Tajvani të përpiqet t’i përgjojë ata. Dhe ajo që ndodh në ajër mund të jetë një përplasje në mes të ajrit, duke luajtur shumë skenarë të ndryshëm,” tha ajo për BBC.

“Dyshoj se çfarëdo që Kina po bën në këto stërvitje gjatë dy ditëve të ardhshme, nuk do të jetë hera e parë dhe e vetme që Kina i bën ato. Kina po përpiqet të normalizojë një model sjelljeje më agresive kundër Tajvanit./albeu.com

The post Tensionet në rritje Tajvan-Kinë, cilët janë dy skenarët e mundshëm appeared first on Albeu.com.

Si do të evoluojë Covid-19? Katër skenarë të mundshëm
Shfaqja e varianteve të reja, e ndryshon mënyrën e përhapjes së një virusi, duke e bërë atë më infektiv. Për shembull, siç e kemi parë me variantin Delta të SARS-COV-2. Sipas ekspertëve, janë pikërisht variantet e reja të Covid-19, ato që për momentin janë “të mbikëqyrurat speciale”, pasi shfaqja e një varianti shumë rezistent ndaj vaksinave është një “mundësi reale”.

Një studim i paraqitur nga Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britaninë e Madhe (SAGE), paralajmëron mbi mutacionet e koronavirusit, dhe parashikon 4 skenarë të mundshëm të ardhshëm:njëri është i dëshirueshëm, por i pamundur në një periudhë afatshkurtër; të tjerat do të ishte mirë që t’i shmangnim, por gjithsesi mbeten të mundshme.

Katër skenarët

Skenari i parë, është ai që sheh shfaqjen e një varianti të ri tepër vdekjeprurës, që vret midis 10-35 për qind të të infektuarve, duke arritur kështu nivelet e MERS-it (që vrau 1 në 3 të infektuar). Por në dallim ky i fundit, Covid-19 është i aftë të kombinojë vdekshmërinë e lartë me infektivitetin gjithashtu të lartë.

Për skenarin e dytë, ekspertët hipotezojnë lindjen e një varianti të aftë të shmangë imunitetin e vaksinës (siç duket të jetë rasti i Epsilon, i identifikuar për herë të parë në Kaliforni të SHBA-së), duke na detyruar të kthehemi një vit pas në historinë e pandemisë, kur askush nuk ishte vaksinuar.

Një hipotezë e tretë, sheh zhvillimin e një varianti rezistent ndaj ilaçeve antivirale, në të cilën autorët e studimit rekomandojnë të përdoret me kujdes, pikërisht për të provuar frenimin e zhvillimit të rezistencës ndaj ilaçeve.

Skenari i katërt, dhe i vetmi pozitiv për ne, parashikon që koronavirusi i ri të bëhet më pak infektiv dhe më i ngjashëm me një nga 4 koronaviruset, me të cilët kemi jetuar prej vitesh, siç është ai i të ftohurës të zakonshme.

Mundësitë

Raporti nënvizon mundësinë e kombinimit të tipareve të dy varianteve agresive (duke cituar Alfën dhe Betën) për të krijuar një variant të tretë, më infektiv dhe madje edhe më vdekjeprurës. Mundësia që kjo të ndodhë është e lartë, të paktën për aq kohë sa virusi vazhdon të qarkullojë dhe të gjejë “formula të suksesshme”, për t’u përshtatur më mirë me  ne.

Sipas Mark Bagelin (Kolegji Mbretëror Londër), “nuk ka gjasa që një virus i ri të jetë në gjendje të anashkalojë totalisht çdo lloj imuniteti, të ofruar nga kalimi i sëmundjes apo nga vaksina”. Sipas ekspertit, një minimum imuniteti duhet të mbetet, të paktën kundër formave më serioze të sëmundjes. Po sipas tij, ka të ngjarë që të na duhet të përditësojmë vaksinat aktuale.

Duhet ende të presim

Skenari i katërt, ai më qetësuesi për ne, përcaktohet nga SAGE si “i pamundur në një periudhë afatshkurtër, por realisht i mundshëm në një periudhë afatgjatë”. Nëse virusi do

të ndryshojë drejt një forme më pak vdekjeprurëse dhe infektive, do të duhen disa vjet, apo edhe dekada që të ndodhë.

Gjatë muajve të ardhshëm, është më mirë të përqendrohemi tek vaksinimi masiv i sa më shumë qytetarëve, dhe të vazhdojmë kërkimet për t’ia përshtatur vaksinat varianteve të reja që po vazhdojnë të shfaqen./Bota.al

The post Si do të evoluojë Covid-19? Katër skenarë të mundshëm appeared first on Albeu.com.