skemën Archives - Albeu.com

OPERACIONI/ Italia çmonton skemën e organizatës së Troplinëve, Elvis Doçi që nuk u kap dot në Shqipëri drejtonte trafikun e lëndëve narkotike
Mediat italiane, kanë zbuluar detaje të reja si funksionte grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe furnizonte Europën e Italinë ndërsa paratë e drogës pastroheshin në Shqipëri.

Hetimet, të kryera nga viti 2020 deri në vitin 2025 nga Njësia e Policisë Ekonomiko–Financiare e Breshias dhe nga Shërbimi Qendror i Hetimit të Kriminalitetit të Organizuar, kanë rindërtuar strukturën piramidale të organizatës kriminale.

Mediat italiane shkruajnë se në krye të grupit që drejtohej nga Shqipëria ishin Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doci, i njohur dhe si Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Troplinit.

Në krye të saj, nga baza operative në Shqipëri, Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doci jepnin urdhra dhe koordinonin veprimtarinë përmes chat-eve të enkriptuara me algoritme të avancuara, të cilat hetuesit kanë arritur t`i dëshifrojnë përmes ndihmës së ndërkombëtarëve, shkruan lecco today. Kujtojmë se Visi i Pojës është ende në kërkim nga SPAK për Operacionin Ura të zhvilluar në muajin maj të këtij viti në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Breshias dhe i quajtur “Golden River”, ka çmontuar organizatën kriminale shqiptare që dyshohet të ketë trafikuar mbi 1.300 kilogramë kokainë dhe heroinë për një periudhë 5 vjeçare (2020–2025).

1300 kg kokainë e heroinë

Operacioni, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Breshias dhe i quajtur “Golden River”, ka çmontuar organizatën kriminale shqiptare që dyshohet të ketë trafikuar mbi 1.300 kilogramë kokainë dhe heroinë për një periudhë 5 vjeçare (2020–2025).

Hetimi konsiderohet si një nga goditjet më të forta të dhëna ndonjëherë ndaj rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës që veprojnë në Itali. Me vendim të Gjykatës së Breshias janë lëshuar 24 masa sigurie, nga të cilat 21 arrest me burg dhe 3 arrest shtëpie.

Drejtimi nga Shqipëria

Denis Myftiu, alias Aurel Hoxha apo Dario Myftiu konsiderohet promotori dhe drejtuesi i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Ekuadori në BE dhe në Itali. Nga Durrësi Denis Myftiu me Erion Kapidanin drejtonin të gjithë trafikun përmes komunikeve me platformat Sky-Ecc dhe Encrochat.

Mësohet se Myftiu mbante kontaktet me furnizuesit e lëndëve narkotike, duke përcaktuar sasinë, mënyrat dhe afatet e importimit, si edhe duke vendosur se në cilën bazë logjistike do të dërgohej droga.

Për çdo aktivitet të paligjshëm, Myftiu i drejtohej Erion Kapidanit i cili nga provinca e Bërgamos kujdesej për detajet e pritjes, magazinimit dhe më pas shpërndarjes së drogës te grosistët e ndryshëm.

Më pas nga data 24 dhjetor 2021, pasi kishte braktisur përfundimisht territorin italian, Erion Kapidani drejtoi trafikun e kokainës të organizatës drejtpërdrejt nga Shqipëria së bashku me Denis Myftiun.

Si transportohej droga

Droga nga Ekuadori transportohej drejt Italisë me kamionë. Ndërkohë, heroina transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë, përmes autobusëve. Sipas mediave Italiane, shoferët e autobusëve shpesh nuk ishin në dijeni, ndërsa shoferët e kamionëve ishin bashkëpunëtorë të klaneve.

Baza në Itali

Rrjeti kishte në dispozicion gjashtë baza logjistike në territorin italian: tre në provincën e Breshias (në Rovato, e menaxhuar nga Arlin Buzali; në Palazzolo sull’Oglio, nën mbikëqyrjen e Eduart Lebës; dhe një tjetër në qytetin e Breshias), një në provincën e Leccos e cila i ishte besuar Deliut, një bazë në Pulja e koordinuar nga Vincenzo Bruno dhe Altin Shehaj, si dhe një tjetër në veri të Italisë.

Në këto qendra operative bëhej magazinimi i drogës së ardhur nga Amerika e Jugut dhe më pas shpërndarja te klientët. E gjithë kokaina nisej nga Amerika e Jugut, udhëtonte përmes linjave detare tregtare drejt porteve kryesore të Europës së Veriut, dhe më pas futej në Itali e fshehur brenda mjeteve të rënda. Pasi kalonin kontrollet doganore, ngarkesat shpërndaheshin në bazat logjistike.

Paratë e drogës në Shqipëri me autobusa

Paratë cash të përfituara nga shitjet i transferoheshin drejtuesve shqiptarë përmes korrierëve, të ashtuquajtur “money mules”: shoferë autobusi të linjës Itali–Shqipëri që pranonin të transportonin shumën gjatë udhëtimeve të tyre të rregullta. Thelbësore për organizatën ishte edhe bashkëpunimi me një kompani transporti e administruar nga Giuseppe Iorio, 57 vjeç, me origjinë nga Campania dhe banues në provincën e Bergamos, e cila siguronte mbështetje logjistike për aktivitetet kriminale duke vënë në dispozicion kamionë për zhvendosjen e drogës dhe organizimin e udhëtimeve të mbulesës.

Bashkëpunimi me Sacra Corona Unita

I konsoliduar rezulton edhe lidhja mes organizatës shqiptare dhe krimit të organizuar në Pulja, konkretisht me Sacra Corona Unita, për shpërndarjen e drogës në jug të Italisë.

Baza operative në Lecco: 80 kg drogë në muaj

Hetimet kanë dokumentuar ekzistencën e gjashtë bazave logjistike të shpërndara në territorin italian, mes të cilave një ndodhej në provincën e Lecco, në rajonin e Lombardisë, në veri të Italisë. Qendra e Leccos, sipas asaj që ka rindërtuar Guardia di Finanza përmes deshifrimit të chat-eve të enkriptuara të përdorura nga organizata, drejtohej nga Ardian Deliu, banues në Castello di Brianza.

Nga analiza e komunikimeve mes drejtuesve të grupit, Denis Myftiu dhe Erion Kapidani, ka rezultuar se Deliu i besoheshin rreth 80 kilogramë kokainë në pak më shumë se një muaj. 40-vjeçari e merrte drogën drejtpërdrejt nga drejtuesit dhe, duke ndjekur udhëzimet e tyre, e shpërndante te klientët finalë në të gjithë veriut e Italisë.

Që nga 17 nëntori 2020, bisedat e përgjuara dokumentuan importimin e një ngarkese të madhe kokainë, të cilën Deliu filloi menjëherë ta shpërndante. Midis nëntorit dhe dhjetorit 2020, Deliut i ngarkohen të paktën dhjetë episode të shpërndarjes së drogës: një kilogram në Padova më 26 nëntor, një tjetër në Pordenone po të njëjtën ditë, 1,5 kilogram në Casalpusterlengo më 27 nëntor, tre kilogram në Torino më 28 nëntor, një kilogram në Zogno më 28 nëntor, një kilogram në Palazzolo sull’Oglio më 30 nëntor, dhe tre kilogram në Piossasso më 5 dhjetor.

Më 1 dhjetor 2020, Deliu mori një ngarkesë të re prej 28 kilogramësh, e cila u shpërnda ditët në vijim tek blerës të ndryshëm, mes tyre një person në Torre Boldone dhe Lala Oltion në Piossasso. Në total, midis dhjetorit 2020 dhe ditëve të para të janarit 2021, hetimet dokumentojnë kalimin e dhjetëra kilogramëve drogë përmes rrjetit të menaxhuar nga banori i Castello di Brianza.

Veprimtaria e Deliut përfundoi më 19 janar 2021, kur Karabinierët e Bergamos e ndaluan tek pika e kontrollit të autostradës, ndërsa ai po drejtonte një furgon Renault Maxity me targë DR691TT. Në bord të mjetit, forcat e policisë gjetën të fshehur pesë kilogramë kokainë. Arrestimi në flagrancë konfirmoi atë që ishte zbuluar më parë nga bisedat e interceptuara: Deliu ishte një element operativ qendror i rrjetit të shpërndarjes në veri të Italisë.

Ervis Belshaku, banues në Valmadrera, është nën akuzë për dy vepra të ndryshme penale. E para ka të bëjë me shpërndarjen e tre kilogramëve kokainë, të cilët ai i kishte marrë nga drejtuesit e organizatës. Episodi i dytë, më i rëndësishëm, e akuzon atë për mbajtjen e 23 kilogramëve kokainë në Calusco d’Adda, në provincën e Bergamos, midis fundit të dhjetorit 2020 dhe janarit 2021./SYRI.net

The post OPERACIONI/ Italia çmonton skemën e organizatës së Troplinëve, Elvis Doçi që nuk u kap dot në Shqipëri drejtonte trafikun e lëndëve narkotike appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center/ Prokurori Ened Nakuçi: U arrestuan 6 persona…
Në kuadër të operacionit të koduar “Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes call center-ave të rremë në Tiranë, duke mashtruar qytetarë gjermanë me miliona euro.

Hetimet kanë zbuluar një grup të strukturuar kriminal, mshtronin persona që kishin humbur investimet në platformat Forex.

Në një deklaratë për mediat, prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, tha: “Nën drejtimin e SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit Kibernetik, Policinë e Shtetit, BKH-në dhe Policinë Gjermane, janë ekzekutuar masat e sigurisë për autorët e dyshuar të krimit kompjuterik në call center-a në Shqipëri, në kuadër të një procedimi penal ndërkombëtar”.

Sipas tij, hetimet nisën në dhjetor të vitit 2023 nga autoritetet gjermane, të cilat regjistruan një procedim penal pas indicieve për veprimtari të paligjshme që kishte lidhje me Shqipërinë.

“Grupi kriminal vepronte përmes call center-ave në Tiranë, duke u paraqitur si oficerë policie të rremë. Ata telefononin qytetarë gjermanë që kishin humbur investimet në Forex dhe i bindnin se mund t’i rimerrnin paratë e humbura, kundrejt pagesave të mëtejshme apo dhënies së të dhënave personale”,-u shpreh Nakuçi.

Provat e mbledhura pas kontrollit në një prej call center-ave në Tiranë, kanë qenë vendimtare për zbardhjen e skemës.

Sipas prokurorit, hetimet treguan qartë strukturimin dhe organizimin e grupit në funksione të ndara dhe me role të përcaktuara, tipike për një organizatë kriminale.

Eneid Nakuçi, theksoi se janë arrestuar 5 persona, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

“Gjykata ka vendosur masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për 5 shtetas dhe ‘arrest në shtëpi’ për 3 të tjerë. Kjo është një goditje e rëndësishme ndaj mashtrimeve ndërkombëtare që kryhen përmes teknologjisë dhe që cënojnë sigurinë dhe besimin e qytetarëve europianë”,- theksoi Nakuçi.

The post Operacioni “Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center/ Prokurori Ened Nakuçi: U arrestuan 6 persona… appeared first on Albeu.com.

PD denoncon skemën në Berat: Si i fitojnë tenderat e Bashkisë tre kompanitë ortake në koncesione të tjera, fituesi i paracaktuar
Partia Demokratike, ka denoncuar kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo se ka firmosur tendera në shkelje me ligjin. Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, zëdhënësja e antikorrupsionit, Genta Vangjeli, u shpreh se tenderat në Bashkinë e Beratit i fitojnë tre kompani të cilat rezultojnë ortake në koncesione të tjera.

Edhe tenderi i radhës në Berat, shtoi ajo, ndërtimi i shkollës me vlerë 4.2 mln euro, i është dhënë tre firmave nga ku rezulton se në kundërshtim me ligjin, kompanitë kanë paralelisht koncesione dhe kontrata të tjera publike.

“Në garën e hapur ‘kush të vjedh më shumë’, tenderat janë të mbyllur dhe fituesit të paracaktuar. Këtë bën edhe bashkia Berat drejtuar nga Ervin Demo, qënë shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe jo vetëm, na jep shembullin se si mund të grabitet paraja publike dhe të shkelet ligji. Ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare 22 Tetori, do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro. Nuk do të merremi sot me kostot tejet të fryra të këtij projekti dhe as se projekti u fitua me 94% të fondit limit, por me faktin se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), në kundërshtim me ligjin, kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara”, tha ajo.

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, publikoi edhe dokumentet të cilat provojnë sipas saj, shkeljet ligjore në dhënien e tenderave në Bashkinë e Beratit.

DENONCIMI

Korrupsioni dhe vjedhja janë plagë që po gjymton Shqipërinë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në garën e hapur ‘kush të vjedh më shumë’, tenderat janë të mbyllur dhe fituesit të paracaktuar. Këtë bën edhe bashkia Berat drejtuar nga Ervin Demo, qënë shkelje të ligjit të prokurimit publik dhe jo vetëm, na jep shembullin se si mund të grabitet paraja publike dhe të shkelet ligji. Ndërtimi i Shkollës 9-vjeçare 22 Tetori, do t`i kushtojë shqiptarëve plot 4.2 milionë euro.

Nuk do të merremi sot me kostot tejet të fryra të këtij projekti dhe as se projekti u fitua me 94% të fondit limit, por me faktin se të tria kompanitë fituese, në formën e bashkimit ekonomik (BOE), në kundërshtim me ligjin, kanë paralelisht koncesione dhe punë të tjera publike të fituara. Dokumentet standarde të tenderit shtojca 8, Pjesa III: Kriteret e

Përzgjedhjes/Kualifikimit pika D si dhe VKM nr.42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, Kreu III , pika 2, parashikon se asnjë nga këto të tria kompanitë nuk mund të jetë fituese nëqoftëse janë duke zbatuar kontrata të të tjera për punë civile.

Sipas kritereve të DST të vendosura nga vetë bashkia Berat

– Çdo vetëdeklarim i pavërtetë/pasaktë nga ana e operatorëve ekonomikë jo vetëm që përbën shkak për skualifikimin nga procedura konkrete, por përbën shkak edhe për përjashtimin e tyre nga e drejta për të fituar kontrata publike deri në 3 vjet, sipas parashikimeve të ligjit për prokurimin publik.

Tre kompanitë: Besta shpk, Arkonstudio shpk dhe Zeqillari shpk, janë të angazhuara paralelisht në këto punime publike:

Kontratë koncesionare dt.29.4.2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite

Kontratë dt. 25.05.2024 e lidhur me bashkinë Skrapar me objekt Rehabilitim urban në të dy anët e rrugës “Arkitekt Kasëmi”, afati 77 ditë,

Kontratë datë 31.12.2021 e lidhur me ARRSH me objekt Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor : Loti IX : “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga Berat – Corogjaf + rruga Corogjaf – k/Gllave – Antene+rruga Poshnje – Velemisht – k/Patos + rruga k/Marinez-Marinez, afati 48 muaj.

Arkonstudio shpk me pronar Erjon Kërit (djali i Pilo Kërit ) ish-kandidat i PS për qarkun Berat, denoncuar edhe më parë nga PD:

Kontratë koncesionare dt. 29. 4. 2022 e lidhur me MIE për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Vlorë, afati 35 vite

Kontratë dt. 27. 6. 2023, e lidhur me ARRSH, me objekt zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafe-Thane (Faza II), afati 24 muaj.

Njoftuar fitues nga FSHZH dt. 31. 07. 2023 për kontratën me objekt Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit, rigjenerimi i stokut të banesave në Rajonin 3&4, Afati 24 muaj.

Kontratë dt. 06.12.2023 e lidhur me bashkinë Kolonjë me objekt: Ndërtim palestre për kompleksin “Shkolla Qendër Komunitare” për shkollën 9 vjeçare “Petro Nini Luarasi” dhe “Papa Kristo Negovani”, Ersekë.

Faktet dhe ligji që i mbështet për këtë janë të qarta si drita e diellit. Ligjin e lexon mirë Ervin Demo siç e lexojnë edhe zyrtarët e lartë të bashkisë Berat, por Ervin Demo dhe bashkia e tij kanë zgjedhur të shkelin haptazi ligjin, pasi anëtarët e bashkimit të operatorëve fitues të kësaj procedure janë investuar në kontrata paralele. Ervin Demo, nuk ka frikë nga shkelja e ligjit sepse e sheh që edhe në Tiranë nuk i gjen gjë ata që abuzojnë. ‘Ervinët’ e Shqipërisë ekzistojnë se i mbron Edi Rama. Pa Edi Ramën zinxhiri i korrupsionit për para dhe parave për vota, zbërthehet menjëherë.

The post PD denoncon skemën në Berat: Si i fitojnë tenderat e Bashkisë tre kompanitë ortake në koncesione të tjera, fituesi i paracaktuar appeared first on Albeu.com.