Skema mashtruese Archives - Albeu.com

Skema mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve/ Prokuroria e Tiranës sekuestron shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final
Këtë të premte, Prokuroria e Tiranës, ka sekuetsruar shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final, pasi krijuan skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkon vendosjen e sekuestros preventive mbi kuotat dhe asetet/aktivet (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj) të:

Personit juridik – Micro Credit Albania, i dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3;

Person juridik – “Final” i dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3 (më shumë se një herë), “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni  287/2 të Kodit Penal.

Çfarë rezultoi nga hetimet

Nga hetmet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të tyre (aktivitetit të  blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija) mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.

Shoqëritë dhe personat nën hetim  në mënyrë abuzive kanë:

Përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj);

Përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme( dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive;

Përdorur gënjeshtrën që konsistonte në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore;

Sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor;

Kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur; dhe

Kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA, pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande  fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.

Të gjitha veprimet e sipërcituara janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë  të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.

Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para  dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera.

Nga analiza e sipërcituar rezulton në procedimin penal 2123 të vitit 2020 janë administruar të dhëna të mjaftueshme nga të cilat krijohet dyshimi i arsyeshëm se pasuritë e shoqërive të sipërcituara  janë produkt i veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3, e për rrjedhojë krijohen dyshime se disponomi i këtyre pasurive mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale, si dhe  konsiderohen  pasuri që duhet të konfiskohet.

The post Skema mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve/ Prokuroria e Tiranës sekuestron shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se është përfshirë në një skandal me skemat mashtruese, Olaf Scholz mohon sërish akuzat
Olaf Scholz u pyet sërish për rolin e tij të dyshuar në aferën “cum-ex”, si ish-kryetar i bashkisë së Hamburgut. Në seancë u shfaqën emaile të reja të konfiskuara dhe para` të pashpjegueshme te një koleg i partisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mohuar edhe një herë të ketë ndihmuar një bankë të madhe të shmangë kthimin e miliona taksave, kur ai ishte kryebashkiak i Hamburgut.

“Unë nuk kam pasur asnjë ndikim në procedurat tatimore të [Bankës] Warburg ,” tha Scholz kur u mor në pyetje për herë të dytë nga një komision deputetësh të premten, duke shtuar: “Nuk ekziston as treguesi më i vogël që të kem dhënë ndonjë garanci. ”

Marrja në pyetje është pjesë e një hetimi nga Komisioni i Hamburgut për mashtrimin tatimor “cum-ex”, i cili i ka kushtuar qeverisë miliarda.

Sipas kësaj skeme mashtruese, tregtarët evropianë këmbenin shpejt me njëri-tjetrin aksionet e kompanive kur paguheshin dividentë, për të kërkuar lehtësime të shumta tatimore për një pagesë të vetme.

Dhjetëra persona janë akuzuar në lidhje me skandalin në Gjermani, duke përfshirë bankierë, tregtarë, avokatë dhe konsulentë financiarë.

Pse është në vështirësi Scholzi për skandalin cum-ex?

Marrja në pyetje synon të përcaktojë nëse Scholz, i cili shërbeu si kryetar i Hamburgut nga viti 2011 deri në 2018, ose anëtarë të tjerë drejtues të Partisë së tij Social Demokrate (SPD) kanë ndihmuar një bankë private me bazë në Hamburg, Warburg, për të shmangur pagesën e miliona taksave.

Komisioni shtron pyetje rreth tre takimeve midis Scholz-it dhe bashkëpronarëve të Warburg Bank në vitet 2016 dhe 2017.

Gjatë pyetjeve për herë të parë nga komisioni, Scholzi pranoi se kishte marrë pjesë në këto takime, por tha se nuk i kujtonte detajet e përmbajtjes së tyre.

Christian Olearius, një nga pronarët e Warburg-ut, megjithatë, dëshmoi se Scholzi e këshilloi atë për një mënyrë të mundshme për të shmangur rimbursimin e 47 milionë eurove në taksa mbi fitimet kapitale të rimbursuara gabimisht.

Pretendimi më vonë u tërhoq nga autoritetet tatimore për shkak të një statuti kufizimesh, por bankës përfundimisht iu desh të paguante dhjetëra milionë euro nën presionin e qeverisë federale të Angela Merkel.

Sipas disa mediave gjermane, hetuesit kanë sekuestruar emailet e ish-menaxherit të zyrës së Scholz, të cilat sugjerojnë se kryetari i atëhershëm i bashkisë së Hamburgut mund të ketë fshehur të dhëna në lidhje me rastin.

Frankfurter Allgemeine Zeitung, e afërt me konservatorët, shkruan se emailet qartazi “inkriminojnë” Scholz-in.

Dokumentet e tjera të konfiskuara së fundmi sugjerojnë se Scholzi e ngriti çështjen e rimbursimit drejtpërdrejt me Oleariusin, megjithëse mohoi ta kishte bërë këtë.

Për të shtuar misterin rreth çështjes, raportet tregojnë se një ish-deputeti socialdemokrat, Johannes Kahrs, u gjet në zotërim të rreth 200.000 eurove në një kasafortë bankare. Megjithatë, nuk është e sigurt që ky zbulim të ketë lidhje me skandalin financiar.

I pyetur për këto para në një konferencë shtypi të verës së fundit, Scholzi tha: “Unë jam po aq kurioz sa ju dhe sigurisht që do të doja të dija nga vijnë.”

Scholzi gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me skandalin cum-ex-it gjatë konferencës të tij për shtyp të verës.

Olaf Scholz si kryetar bashkie i Hamburgut, 02.05.2017

Një kancelar i trazuar

Pasi shërbeu si kryebashkiak i Hamburgut, Scholzi shërbeu si ministër i financave në qeverinë e koalicionit të Angela Merkelit nga viti 2018, përpara se të bëhej kancelar pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Vlerësimi i tij në popull është aktualisht shumë i ulët, pjesërisht për shkak të asaj që disa e perceptojnë si reagimi i tij i ngadaltë ndaj pushtimit rus të Ukrainës, megjithëse mbështetësit e tij kanë përshëndetur atë që ata e konsiderojnë kujdes të duhur në një situatë shumë delikate.

Scholz-i gjithashtu përballet me sfidën e detyrimit për të siguruar popullin gjerman për mungesat e mundshme të energjisë dhe kostot e larta të ngrohjes këtë dimër, si dhe pasojat ekonomike nga lufta dhe pandemia./DW

The post Dyshohet se është përfshirë në një skandal me skemat mashtruese, Olaf Scholz mohon sërish akuzat appeared first on Albeu.com.