skema e re Archives - Albeu.com

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së në bujqësi, por jo përmes fatura të blerësve, si ndodhte në skemën e mëparshme që u hoq plotësisht në 2022.

Me skemën e re propozohet që fermerët të kompensohen me 10% të TVSH-së së paguar për blerjen e inputeve bujqësore.

Pra fermerët do të përfitojnë kompensim 10% të TVSH së paguar për inputet bujqësore (për farat, pesticidet dhe fidanët ). Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero.

Nga 1 janari 2022 pas miratimit të ndryshimeve fiskale hyri në fuqi vendosja e TVSH-së 10% te çmimet e inputeve bujqësore.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” përcakton se norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë prej 10% ka si qëllim t’i kompensojë ata për një pjesë të TVSH-së që paguajnë për inputet, në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore.

“Kompensimi i prodhuesve bujqësorë me normë fikse është një mekanizëm i TVSH-së, për ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje. Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë prej 10 për qind ka si qëllim t’i kompensojë ata për një pjesë të TVSH-së që paguajnë për inputet, në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore.

Mënyra e propozuar me këtë projektligj është ajo nëpërmjet administratës tatimore, mënyrë kjo e aplikueshme edhe nga vende të tjera, si për shembull, Franca dhe Greqia. Duke qenë se, skema e kompensimit me rimbursim nëpërmjet administratës tatimore do të zbatohet për herë të parë, në funksion të mirëadministrimit, propozohet që skema të kufizohet duke përcaktuar që blerësi i produkteve bujqësore duhet të jetë një person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në, i cili ushtron aktivitet si, grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për turizmin.

Vende të tjera të Ballkanit Perëndimor që kanë zgjedhur të aplikojnë këtë skemë janë Bosnje-Hercegovina, me një normë kompensimi prej 5%, si dhe Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, të cilat kanë një normë kompensimi prej 8%, e ndryshme nga shkalla standarde e TVSH-së që varion nga 17-21%.

Ndërsa, në vendet e Bashkimit Evropian që aplikojnë këtë skemë, norma e kompensimit varion nga rreth 2-12%, e ndryshme nga shkalla standarde e TVSH-së që varion nga rreth 19-25%”, sqarohet në relacionin e projektligjit.

Si do të funksionojë skema

Në relacion theksohet se tre janë elementet kryesore, ku konsiston projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”:

Propozimet sipas këtij projektligji, marrin në konsideratë incentivat aktuale për sektorin bujqësor (trajtimi me shkallë të reduktuar të TVSH-së prej 10%, përjashtimet nga TVSH-ja brenda vendit dhe në import, si dhe subvencionimi për naftën), përfshirë këtu edhe faktin se kompensimi i fermerëve direkt nëpërmjet blerësit, skemë kjo e aplikuar më herët, nuk ka rezultuar të jetë funksionale.

Në projektligj theksohet se trajtimi nëpërmjet skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë, synon të kontribuojë në forcimin e ekonomisë dhe formalizimin e sektorit bujqësor, duke nxitur pajtueshmërinë dhe zbatueshmërinë nga ana e palëve të përfshira në transaksion.

Pra për përfitimin e kompensimit blerësi detyrohet të lëshojë faturën tatimore të fiskalizuar, dokument ky i nevojshëm për qëllime të njohjes së shpenzimeve tatimore të zbritshme, ndërsa fermeri duhet ta kërkojë dhe disponojë këtë faturë në funksion të përfitimit të kompensimit sipas këtij projektligji.

Në nenin 3 është parashikuar një riformulim i nenit 150 “Mënyra e zbatimit të skemës”, si më poshtë:

“1. Blerësi i produkteve bujqësore, person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në, i cili ushtron aktivitet si, grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për turizmin, lëshon një faturë tatimore për shitësin, prodhues bujqësor për çdo furnizim mallrash dhe shërbimesh të marrë prej tij. Vlera e faturës përfaqëson vlerën e furnizimit të paguar nga blerësi për llogari të shitësit, mbi të cilën aplikohet norma e kompensimit, sipas këtij ligji. Projektligji parashikon se skema e re e kompensimit pritet të nisë nga 1 janar 2026./MONITOR

The post Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore appeared first on Albeu.com.

Zbulohet skema e re që tejkalon dhe “5D”, Belind Këlliçi: Arben Maloku ka përfituar 34 milionë euro tendera nga Bashkia Tiranë (FOTO)
Gjatë një konferencë për shtyp, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka ndarë foton e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Arben Malokut, i cili ka mbajtur funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr.

Këlliçi u shpreh se Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babanë, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera për periudhën 2018-2023.

Ai thotë se vlera totale e tenderave të përfituar nga ky shtetas, është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marrë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë, gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj.

DEKLARATA:

Të nderuar qytetarë,

Foto që shihni, është tregues i qartë se skema e vjedhjes së 100% të fondeve publike është ideuar nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj dhe është zbatuar nga të gjithë drejtorët pjesë e shtabit elektoral të Veliajt më 14 Maj 2023.

Personazhi i radhës quhet Arben Maloku. Nga viti 2015 deri më shtator të vitit 2022, me firmën e Erion Veliajt, ky individ ka mbajtur funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr.

Njësoj si kolegët e tij “5D” edhe Arben Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babain, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera për periudhën 2018-2023. Dhe më konkretisht: 36 tendera me vlerë 16 milionë euro i ka marrë nga kolegët e tij të UKT, tashmë në qeli. 11 tendera me vlerë 18 milionë euro i ka përfituar drejtpërdrejt nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, 5 tendera i ka përfituar nga Bashkia Kamëz, 1 tender nga Bashkia Kurbin dhe 2 tendera nga OSSHE.

Vlera totale e tenderave të përfituar nga ky shtetas është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marrë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj. Ndërkohë ne shkurt të vitit 2021, ky individ ka përfituar leje ndërtimi me firmën e vetë Erion Veliajt, në rrugën ‘Myslym Shyri’, një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës.

Në vitin 2022, në një shoë mediatik, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, njoftuan sekuestrimin e pallatit të Arben Malokut, por pa e njoftuar publikun se pallati i sekuestruar ishte në pronësi të një zyrtari të lartë të Bashkisë Tiranë.

Sipas dokumenteve zyrtare, bëhej fjalë për 2700 metra katrorë ndërtim pa leje, në zemër të Tiranës.

IKMT na ka njoftuar zyrtarisht se për këtë subjekt, nuk ka patur asnjë veprim nga IMT, asokohe e drejtuar nga banditi Mariglen Qato, sot edhe ky në qeli. Sigurisht Grupi i Strukturuar Kriminal 5D i Bashkisë Tiranë, kujdesej për investimet e pjesëtarëve të bandës.

Në tetor të vitit 2022, KKT merr vendim që ky pallat të sekuestrohej 100%. Në këto momente, sipas përcaktimeve ligjore, kjo kompani duhet të gjobitej, duhet të paguante vlerën e ndërtuar pa leje për metër katrorë, por mbi të gjitha kësaj kompanie, supervizorëve dhe inxhinierëve duhej t’u hiqej licenca për 5 vite.

Por kjo sigurisht që nuk ndodhi. Edhe përse e njoftuar nga IKMT, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk bëri revokimin e liçencës. Për pasojë, kompania ARB Trans, në tetor të vitit 2023 gostitet me një leje ndërtimi gjigande në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Por Arben Maloku nuk mund të rrinte pa u gostitur edhe me një leje tjetër ndërtimi në Bashkinë Kamës, me firmën e idhtarit të madh të reformës në drejtësi, kryebashkiakut Rakip Suli.

Të gjitha këto veprime, kanë sjellë fitime marramendëse për zyrtarin e lartë të Bashkisë Tiranë Arben Maloku, të cilat janë fshehur pas 2 emrave: Fatmir Firi i arrestuar për evazion fiskal dhe si pasojë e këtij dënimi, shtetasi Fatmir Firi i’a dhuroi aksionet e kompanisë ARB&Trans-2010 babait të Arben Malokut, shtetasit Shyqyri Maloku.

Të nderuar qytetarë,

Shtetasi Arben Maloku, me bekimin e plotë të kreut të bandës “5D” Erion Veliaj, ka përfituar 39 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi, vlera e të cilave është më e pakta 35 milionë euro, për një total mbi 70 milionë euro në vetëm 5 vite.

Erion Veliaj ka deklaruar publikisht se nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Taulant Tushës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Redi Mollës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Mariglen Qatos, e me siguri priteni kur të thotë që nuk di asgjë dhe për veprimtarinë e Arben Malokut, i cili si zyrtar i lartë i Bashkisë Tiranë, ka qarkulluar mbi 70 milionë euro dhe ndërkohë në zgjedhjet e 14 Majit 2023, ishte Drejtuesi Politik i Shtabit Elektoral të Veliajt për zonën e Zall Herrit, zonë në të cilën ka terrorizuar banorët dhe demokratët për të votuar Erion Veliajn.

SPAK nuk mund të thotë njëlloj si Erion Veliaj që nuk kishte informacion dhe të vazhdojë e të mos hetojë pjesën tjetër të shtabit elektoral të Erion Veliajt, duke u justifikuar me pritjen e kallëzimeve të opozitës. SPAK duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të vërë nën sekuestro, si një skenë krimi të një korrupsioni të pa precedentë godinën e Bashkisë Tiranë dhe të arrestojë kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal “5D” Erion Veliajn, i cili çdo ditë që vijon qëndron në detyrë, ka mundësinë të prishë prova dhe të thellojë këtë veprimtari korruptive.

Ditën e nesërme do të bëjmë publike përfitimet e zyrtarit të rradhës të Bashkisë Tiranë, Administratorit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia.

Ju faleminderit.

The post Zbulohet skema e re që tejkalon dhe “5D”, Belind Këlliçi: Arben Maloku ka përfituar 34 milionë euro tendera nga Bashkia Tiranë (FOTO) appeared first on Albeu.com.