Skaner Archives - Albeu.com

Dogana synon të shtrijë skanerët X-Ray në të gjitha pikat kufitare pas Merdares
Dogana e Kosovës pritet që së shpejti ta zgjerojë përdorimin e skanerëve mobilë X-Ray edhe në vendkalimet e tjera kufitare të vendit, përfshirë ato me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pas vënies në funksion të skanerit të parë në pikën kufitare të Merdarës.

Sipas zyrtarëve të Doganës së Kosovës, pas instalimit dhe aktivizimit të skanerit në Merdar, objektiv mbetet që gradualisht të mbulohen të gjitha pikat kryesore kufitare me pajisje moderne për kontrollin e mallrave dhe automjeteve.

Skaneri mobil X-Ray në Merdar është siguruar si donacion nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes programit EXBS dhe është cilësuar si një nga pajisjet më moderne për kontrollin e ngarkesave dhe identifikimin e rreziqeve në kufi. Pas instalimit, Dogana e Kosovës ka kryer trajnimin e stafit dhe testimin e pajisjes para se ajo të vihej në përdorim.

Kjo teknologji lejon kontrollin e kamionëve dhe ngarkesave pa qenë e nevojshme hapja fizike e tyre, duke shkurtuar kohën e procedurave doganore dhe duke rritur mundësitë për zbulimin e kontrabandës, armëve, drogës dhe mallrave të padeklaruara.

Çështja e vendosjes së skanerëve në kufijtë e Kosovës është trajtuar prej disa vitesh. Në vitin 2024, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se hapja e plotë e pikave kufitare për qarkullimin e mallrave nga Serbia do të kushtëzohej me sigurimin e skanerëve modernë për kontrollin e ngarkesave. Në atë periudhë, Dogana e Kosovës kishte nisur procedurat për blerjen e skanerëve mobilë, ndërsa partnerë ndërkombëtarë kishin ofruar mundësinë e donacioneve për këto pajisje.

Po ashtu, në tetor të vitit 2024, autoritetet kishin njoftuar se pikat e tjera kufitare do të hapeshin dhe do të pajiseshin me skanerë sapo të sigurohej infrastruktura e nevojshme teknologjike.

Sipas Doganës së Kosovës, zgjerimi i rrjetit të skanerëve në pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendkalimet e tjera ndërkombëtare pritet të forcojë sigurinë kufitare, të përshpejtojë procedurat doganore dhe të lehtësojë lëvizjen e mallrave në hyrje dhe dalje të vendit.

The post Dogana synon të shtrijë skanerët X-Ray në të gjitha pikat kufitare pas Merdares appeared first on Albeu.com.

Rama kalon në skaner punën e qeverisë/ Ҫfarë pritet të ndodhë
Në fillim të këtij viti, puna e çdo ministri të qeverisë do të kalojë në skaner. Kryeministri Edi Rama, pritet të mbledhë kabinetin qeveritar, për të bërë një analizë të detajuar të punës së secilit prej ministrave deri më tani, si dhe projekteve për vitin 2024.

Gjithashtu, mësohet se mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë, do të bëhet në 9 Janar, ku secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e arritura të dikasterit që drejton, ato të lëna pezull dhe planet për 2024-ën.

Gjithsesi, në konferencën e fundivitit Kryeministri Edi Rama, vlerësoi ecurinë për ekonomisë së vendit, sigurinë, shërbimet publike duke bërë të qartë se arritjet janë të dukshme, dhe ajo çfarë mbetet për t’u analizuar janë sfidat.

Mbledhja e fundit e qeverisë ishte në Tepelenë në muajin Korrik.

Ashtu si para çdo takimi të tillë, hidhen hipoteza të shumta për ndryshime në qeveri, por gjithsesi nga kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë sinjal të tillë.

Ndryshimet e fundit të qeverisë, u bënë në mbledhjen e asamblesë socialiste në muajin Shtator, ku kryeministri Edi Rama solli emra të rinj në 6 dikastere, ndërsa risolli Ministrinë e Pushtetit Vendor.

The post Rama kalon në skaner punën e qeverisë/ Ҫfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Arrestohen dy mjekë në QSUT, u merrnin para pacientëve për bërjen e skanerit
Dy mjekë të QSUT-së janë arrestuar pasi akuzohen për korrupsion.

Bëhet fjalë për Nazmi Metaliu me profesion mjek dhe Astrit Mansaku me profesion teknik imazherie.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.

U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skaneri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

– N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;

– A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post EMRAT/ Arrestohen dy mjekë në QSUT, u merrnin para pacientëve për bërjen e skanerit appeared first on Albeu.com.

U “bombardua” me grushta nga protestuesit pasi goditi Berishën, kjo është gjendja shëndetësore e Gerti Shehut
Gert Shehu, i cili qëlloi ditën e djeshme me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në nisje të protestës së opozitës vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës.

31 vjeçari u godit nga protestuesit dhe badigardët menjëherë pasi sulmoi Berishën, duke marrë dëmtime të shumta në kokë dhe trup.

ABC raporton se sipas mjekëve autori ka fraktura në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Në varësi të rezultateve të skanerit, mjekët do të vendosin nëse Shehu do të vijojë qëndrimin në spital, apo nëse do të shoqërohet në burg. Gjithashtu mjekët thonë se 31-vjeçari qendron o heshtur. Ndonëse Prokurorët kanë tentuar t’i marrin dëshmi 31-vjeçarit, ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë./albeu.com

The post U “bombardua” me grushta nga protestuesit pasi goditi Berishën, kjo është gjendja shëndetësore e Gerti Shehut appeared first on Albeu.com.