skandali Archives - Albeu.com

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike
Pas ditësh diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht për situatën e krijuar pas publikimit dhe shpërndarjes së një videoje intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.

Në një postim të gjatë, Matraku ka zgjedhur të flasë drejtpërdrejt për publikun, duke kërkuar falje për situatën dhe njëkohësisht duke bërë thirrje që videoja të mos shpërndahet më tej.

Ajo ka thënë se merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa thekson se privatësia e saj është cenuar.

Më poshtë, deklarata e plotë e Blerina Matrakut:

Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…

Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.

Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time.

Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.

I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, gje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.

Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.

Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik, pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…

Sot ju lutem publikisht, ‘Mjaft’,

Mos shperndani me…Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.

Dhimbja kerkon rrespekt.

Mjaft ju lutem.

Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…

Perulesisht

Blerina Matraku

Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente’.

The post U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike appeared first on Albeu.com.

Shtohen rastet e fëmijëve me simptoma gastrointestinale në kopshtin e Korçës
Situata në kopshtin e fëmijëve në Korçë është përkeqësuar, pasi janë raportuar raste të tjera me simptoma të ngjashme.

Pas gjashtë fëmijëve që morën ndihmë mjekësore në spital për shqetësime gastrointestinale, burime bëjnë të ditur se edhe fëmijë të tjerë kanë shfaqur simptoma, por nuk janë dërguar për trajtim në spital.

Prindërit thonë se problemet shëndetësore janë vënë re pas drekës së konsumuar në kopsht. Disa prej tyre kanë raportuar shqetësimet e fëmijëve, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Të revoltuar, prindërit kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse. Ata kërkojnë verifikimin e plotë të rrethanave dhe marrjen e masave për garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar nëse simptomat janë shkaktuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht apo lidhen me një faktor tjetër.

The post Shtohen rastet e fëmijëve me simptoma gastrointestinale në kopshtin e Korçës appeared first on Albeu.com.

“Kisha pasur incidente, ndaj vendosa kamera”, eksperti i sigurisë kap detajin dhe nxjerr blof Adi Hilën
Deklarimi i kompozitorit Adi Hila se kamerat në studion e tij ishin vendosur për arsye sigurie, pas incidenteve të mëparshme, është vënë në pikëpyetje nga eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Hila ka deklaruar para oficerëve të policisë se kamerat i kishte vendosur për të mbrojtur studion, ndërsa ka pretenduar se pamjet intime që kanë qarkulluar në rrjet mund të jenë marrë pas një ndërhyrjeje në sistem. Sipas tij, kamerat ishin vendosur pasi në studio kishte pasur incidente.

Por pikërisht mënyra se si ishte pozicionuar një prej kamerave është detaji ku ndalet eksperti Fatjon Softa. Duke folur në “News24 Fundjavë”, ai bëri dallimin mes një kamere sigurie dhe një kamere të vendosur për qëllime të tjera, duke vënë në dukje se kamera në këtë rast ishte e orientuar drejt krevatit dhe jo drejt një zone që zakonisht do të kërkonte mbikëqyrje për sigurinë e pronës.

“Kamerat e sigurisë duhet të ndahen nga kamerat e fshehta. Këto të fundit vendosen për të mbledhur informacione në mënyrë të paligjshme. Në rastin e Adi Hilës, kamera ishte e orientuar drejt krevatit, jo drejt kasafortës, çka ngre dyshime mbi qëllimin e saj”, tha ai.

Sipas Softës, vetëm fakti që nga kjo kamerë janë siguruar pamje intime nuk mjafton për të përcaktuar se përse ishte vendosur pajisja, por orientimi i saj ngre pikëpyetje që duhen sqaruar nga hetimi.

“Fakti që kemi pamje filmike që kanë intimitet, tregon se qëllimi i vendosjes së kamerave ishte i ndryshëm nga ai i sigurisë”, shtoi ai.

Eksperti foli edhe për skenarin e hakerimit. Nëse pamjet janë marrë nga një sistem kamerash, sipas tij duhet të përcaktohet mënyra se si është aksesuar sistemi dhe nëse dikush ka ndërhyrë në të. Pamjet e kamerave zakonisht ruhen në një sistem arkivimi, ndaj hetimi duhet të verifikojë se ku janë ruajtur dhe si kanë dalë prej tij.

The post “Kisha pasur incidente, ndaj vendosa kamera”, eksperti i sigurisë kap detajin dhe nxjerr blof Adi Hilën appeared first on Albeu.com.

Skandali me videot intime në internet, kompozitori Adi Hila paraqitet në Policinë e Tiranë
Kompozitori Adrian Hila, është paraqitur në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje në lidhje me skandalin e publikimit të videove intime të tij me disa prej artisteve shqiptare.

Sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, mësohet se Hila po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike, lidhur me filmimet dhe rrjedhjen e tyre në website të ndryshme.

Kujtojmë se Hila është kontaktuar mbrëmjen e së mërkurës nga një hetues i njësisë “C” të Policisë së Tiranës dhe është ftuar të paraqitet në polici për të dhënë dëshmi si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Kompozitori ka deklaruar gjatë komunikimit me efektivët se nuk mundej për momentin të paraqitej, duke argumentuar se gjendja e tij psikologjike ishte rënduar pas publikimit të videove. Ai ka pretenduar gjithashtu se kamera e tij është hakeruar nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për rrethanat e publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime, duke verifikuar disa pista dhe përgjegjësitë e mundshme penale.

Në kuadër të hetimit janë marrë në konsideratë katër vepra penale, ndërsa Adrian Hila është ndër personat që po verifikohen për rolin që mund të ketë në këtë ngjarje.

The post Skandali me videot intime në internet, kompozitori Adi Hila paraqitet në Policinë e Tiranë appeared first on Albeu.com.

“A ka mundësi të merreni me hallet tuaja”- Julia Ilirjani reagon pas qarkullimit të videove intime: Unë s’jam te ato pamje
Aktorja Julia Iliriani ka reaguar në Instagram pas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke mohuar të ketë lidhje me to dhe duke kërkuar që të mos përfshihet në diskutimet që kanë nisur online.

Në reagimin e saj, Iliriani shprehet e revoltuar ndaj asaj që e cilëson si përfshirje në jetën e artistëve në çështje që nuk u përkasin, ndërsa kërkon që vëmendja të përqendrohet te problemet reale të shoqërisë.

“Pashë që po qarkullojnë ca video me ‘demek’, edhe jam e sigurt që do fillojë opinioni publik bla bla. Tani a ka mundësi t’i lini artistët në hallin e tyre dhe merruni me këta që po ju vjedhin, po ju vrasin, po ju drogojnë fëmijët nëpër shkolla?”, shprehet ajo.

Aktorja thekson se duartrokitjet dhe mbështetja që artistët marrin nga publiku në skenë janë të mirëpritura, por kërkon që jeta e tyre private të mos bëhet pjesë e diskutimeve publike.

Më tej, Iliriani sqaron edhe aludimet konkrete që kanë nisur në rrjet, duke mohuar se është ajo personi që shfaqet në videot për të cilat po flitet.

“Po shoh që po aludohet, po flitet, po merren në telefon njerëzit e mi, po shkruhet në Instagram, që unë jam në një nga ato video. E para, nuk ka lidhje fare dhe me asnjë video që mund të qarkullojë”, shprehet aktorja.

Ajo tregon se ka jetuar për rreth 10 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shton se, nëse do të ishte ajo personi në një video të tillë dhe do të kishte ndodhur një situatë e ngjashme, do t’i drejtohej rrugës ligjore.

Në fund të reagimit, Iliriani ka një kërkesë të drejtpërdrejtë për ata që kanë përfshirë familjarët e saj në këtë çështje:

“Mos mi shqetësoni familjarët dhe, nëse do isha unë, do isha drejtuar në rrugë ligjore. Dhe këtë ua them edhe atyre kolegëve të mi.”

The post “A ka mundësi të merreni me hallet tuaja”- Julia Ilirjani reagon pas qarkullimit të videove intime: Unë s’jam te ato pamje appeared first on Albeu.com.

Misteri i pamjeve intime me vajzat VIP: Si dolën nga studioja e Adrian Hilës dhe përfunduan në rrjet?
Mbrëmjen e kësaj të mërkure një nga temat për të cilat është diskutuar më së shumti është skandali i orëve të fundit, ku në rrjetet sociale kanë qarkulluar me shpejtësi materiale me përmbajtje seksuale, në të cilat shfaqen vajza të njohura të ekranit dhe kompozitori Adrian Hila.

Sipas të dhënave të bëra publike deri më tani, dyshohet se pamjet janë marrë nga kamerat e vendosura në studion e kompozitorit dhe më pas janë shpërndarë në internet. Një nga pistat që po hetohet është mundësia që kamerat e sigurisë të jenë hakuar online, për shkak se dyshohet se kanë qenë të lidhura me internetin përmes rrjetit Wi-Fi.

Ka qenë gazetarja Glidona Daci ajo e cila ka bërë të ditur këto detaje. E ftuar në emisionin “Opinion”, ajo ka treguar se disa prej pamjeve datojnë në fillim të vitit 2025 dhe më pas janë publikuar në disa faqe interneti me përmbajtje pornografike.

Deri në këto momente, policia dyshohet se ka identifikuar tetë materiale filmike, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si pamjet janë nxjerrë nga sistemi i kamerave dhe më pas janë shpërndarë online.

“Hakërimi i kamerës së sigurisë. Hakërimi dyshohet të jetë bërë online. Dyshohet se kamerat të funksionojnë përmes Wi-Fi, të lidhura me internetin, dhe prandaj mendohet të ketë qenë më e lehtë për të kryer hakërimin.

Kallëzim nuk ka deri në këto momente nga personat e dëmtuar. Disa nga pamjet filmike janë në fillim të muajit 2025 dhe janë upload-uar në disa sajte të ndryshme pornografike, 3-4 sajte pornografike. Policia ka arritur të identifikojë deri tani 8 materiale filmike. Nesër do të merren edhe deklarimet e personave konkretë, do të thirren për të dhënë deklaratat e tyre, nëse kanë pasur dijeni për filmimet, pamjet, për gjithçka tjetër që mund të ketë ndodhur”, tha ajo, ndërkohë që dyshohet se hakërimi i kamerave të sigurisë të jetë bërë 23 muaj më parë.

The post Misteri i pamjeve intime me vajzat VIP: Si dolën nga studioja e Adrian Hilës dhe përfunduan në rrjet? appeared first on Albeu.com.

Videot intime me kompozitorin Adrian Hila, reagon gazetari: Dy prej vajzave kanë tentuar të v*asin veten, të gjejnë forcë dhe ta denoncojnë
Gazetari Olti Curri ka reaguar në lidhje me videot intime që po shpërndahen dhe rishpërndahen gjerësisht ditën e sotme në rrjetet sociale, ËhatsApp dhe Telegram, por edhe në media online, ku kompozitori Adrian Hila shfaqet në momente intime me disa prej vajzave të shoëbizit shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Curri ka bërë me dije se nga informacionet që ai disponon, dy prej vajzave kanë tentuar t’i japin fund jetës. Gazetari shprehet se viktimat e këtyre videove janë pikërisht vajzat dhe gratë që shfaqen në to, të cilat tashmë rrezikojnë të përballen me komente, ofendime dhe presion të madh publik.

Ai u bën thirrje atyre që të denoncojnë personin që ka regjistruar materialet pa dijeninë e tyre, ndërsa apelon edhe për sensibilizimin e publikut që videot të mos vijojnë të shpërndahen, pasi intimiteti i një personi nuk duhet të kthehet në spektakël.

Reagimi i plotë:

-Viktimat e videove porno jane femrat te cilat nuk e kane ditur qe po xhirohen dhe materialet e tyre intime sot jane ne duart e publikut.

-Publiku qe i njeh nga ekrani normalisht do komentoje, analizoje, shaje apo mbroje sipas ndjeshmerise personale dhe normalisht edhe do komentojne me shaka. Kur je pjese e industrise se shoëbizit kjo gje eshte e pritshme dhe e ditur.

-Duhet te gjejne forcen dhe ta denoncojne personin qe ka regjistruar intimitetin e tyre ne padijeni.

-Mes te tjerash duhet te kerkojne edhe zhdemtim material sepse karriera e tyre rrezikon seriozisht dhe nuk dihet kur do mund te punojne qe te ushqehen.

-Duhet te marrin ndihme urgjente nga psikologet dhe psikiatret sepse mesa di prej miqve te perbashket dy prej tyre kane te tentuar vetvrasjen dhe miq dhe familjare po i qendrojne 24/24 prane per ti shpetuar jeten.

-Opinioni publik duhet te sensibilizohet dhe videot te mos perhapen sepse intimiteti njerezve nuk eshte spektakel dhe shperndarja e videove rendon sitiaten.

-Miq dhe familjare te tyre te perpiqen t’ja lehtesojne situaten duke shpresuar dhe lutur qe çudia e madhe te zgjase tre dite. Edhe pse perjetimi ne situata te tilla eshte shume personal dhe si e perjeton njeri nuk e perjeton tjetri.

The post Videot intime me kompozitorin Adrian Hila, reagon gazetari: Dy prej vajzave kanë tentuar të v*asin veten, të gjejnë forcë dhe ta denoncojnë appeared first on Albeu.com.

“Ndaloni shpërndarjen!”/ Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale e portale online të disa materialeve intime të personave publikë në vendin tonë, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka reaguar duke u bërë thirrje mediave dhe përdoruesve të internetit të ndalojnë publikimin e tyre.

Komisioneri thekson se edhe personat publikë gëzojnë të drejtën për privatësi dhe se interesi i publikut për jetën intime nuk përbën në vetvete interes publik që justifikon publikimin. Në reagim nënvizohet gjithashtu se fakti që një material është publikuar më parë në internet nuk e bën të ligjshëm ripublikimin apo rishpërndarjen e tij.

Zyra e Komisionerit paralajmëron për masa administrative dhe penale ndaj përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale dhe kërkon heqjen e përmbajtjeve intime të publikuara në kundërshtim me ligjin.

“Në vijim të publikimeve të fundit në media dhe rrjete sociale për materiale të pretenduara intime, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u bën thirrje mediave, portaleve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të respektojnë jetën private dhe dinjitetin e çdo individi.

Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ndalon përpunimin e këtyre përmbajtjeve. Gjithashtu, publikimi dhe shpërndarja e tyre është e ndaluar.

Të qënit figurë publike nuk përbën heqje dorë nga e drejta për jetë private. Kurioziteti për jetën intime të një individi nuk mjafton për të justifikuar publikimin e saj si çështje me interes publik. Liria e shprehjes dhe e informimit duhet të ushtrohet duke respektuar kushtet e nenit 43 të ligjit, përfshirë domosdoshmërinë, proporcionalitetin dhe mbrojtjen e thelbit të të drejtave themelore.

Fakti që një material qarkullon në internet nuk e bën të ligjshëm ripublikimin e tij. Çdo rishpërndarje mund të shtojë ekspozimin dhe dëmin ndaj personave të prekur dhe familjeve të tyre.

Çdokush që përpunon në mënyrë të paligjshme të dhëna personale është subjekt i masave administrative dhe penale.

Zyra e Komisionerit bën thirrje të ndërpritet publikimi dhe rishpërndarja e materialeve intime në kundërshtim me ligjin dhe të hiqen përmbajtjet e publikuara në mënyrë të paligjshme”, shkruan Zyra e Komisionerit.

The post “Ndaloni shpërndarjen!”/ Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale appeared first on Albeu.com.

Toska ngre pikëpyetje për qëndrimin e BE-së ndaj Ballukut: A pranohet Shqipëria me një ministre të akuzuar për korrupsion?
Gazetari Almer Toska, teksa ishte i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, komentoi konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Gjatë diskutimit, ai ngriti disa pikëpyetje lidhur me mënyrën se si Bashkimi Europian po i vlerëson zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Sipas Toskës, gjatë gjithë kohës që ka drejtuar qeverinë, Rama ka shmangur përgjigjet e drejtpërdrejta për problematikat e brendshme, duke i konsideruar ato çështje që nuk ndikojnë në rrugën e integrimit europian.

Gjithashtu, ai tha se kryeministri ka kritikuar opozitën sa herë që kjo e fundit i ka paraqitur problemet e vendit para përfaqësuesve ndërkombëtarë.

“Në kaq vite që është kryeministër, Rama u është shmangur pyetjeve të drejtpërdrejta. I ka quajtur debat të brendshëm që nuk do të ndikojë në integrimin e vendit. Në këtë pikë ka anatemuar edhe opozitën dhe u ka thënë se nuk mund të sulmosh vendin tënd në sy të miqve”, shprehet Toska.

Duke folur për protestat dhe situatën politike në vend, Toska u shpreh se opozita duhet të kuptojë qartë se cili është pozicioni i Bashkimit Europian. Ai vuri në dukje se disa eurodeputetë kanë marrë pjesë në protesta, ndërsa, sipas tij, ende nuk ka pasur një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Ursula von der Leyen.

“Opozita duhet të kuptojë sot qëndrimin e BE-së përballë protestave. Eurodeputetë kanë qenë pjesë e protestës, por nuk kemi parë qëndrimin zyrtar të Von der Leyen. Duhet të shohim çfarë do të thotë për sigurinë kombëtare dhe dyshen Agasi-Hyseni, protestat dhe korrupsionin”, deklaroi ai.

Një nga çështjet që Toska tha se do t’ia parashtronte presidentes së Komisionit Europian lidhet me pozicionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzat e bëra ndaj saj.

“Von der Leyen do ta pyesja nëse BE-ja, që është ajka dhe tavolina e madhe që mbledh shtete me demokraci funksionale, a e pranon Shqipërinë me në kabinet Ballukun, të arrestuar për korrupsion, dhe Rama nuk e lëshon. Ramën do ta pyesja: a mbahet peng nga Balluku”?- u shpreh Toska.

Ai përmendi më tej edhe pretendime për përfshirjen e Ballukut në trafik armësh, duke iu referuar një bisede telefonike që, sipas tij, zëvendëskryeministrja ka zhvilluar me Ron Yeffet.

“Balluku e akuzuar për trafik armësh. Flas për telefonatën e Ballukut dhe Ron Yeffet”, deklaroi Toska.

The post Toska ngre pikëpyetje për qëndrimin e BE-së ndaj Ballukut: A pranohet Shqipëria me një ministre të akuzuar për korrupsion? appeared first on Albeu.com.

Skandali tek SHISH, Dashamir Shehi: Nëse do kishte ndodhur në Austri apo Gjermani, kryeministri do kishte ikur menjëherë! Shteti i Ramës nuk funksionon
Këtë të mërkurë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ishte sot në emisionin “Minuta e Parë”, ku foli edhe mbi skandalin e fundit, atë të SHISH dhe ish-drejtoreshës Vlora Hyseni në mesazhet e kapura me biznesmenin e arrestuar Ergys Agasi.

Shehi thekson se nëse një gjë e tillë do kishte ndodhur në Austri apo Gjermani, kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen me kohë.

Gjithashtu, ai shtoi se qeverisja dhe shteti i Ramës nuk funksionon dhe këtë e vërtetoi skandali dhe nxjerrja e të dhënave nga SHISH dhe Vlora Hyseni.

Shehi: Një turp i madh. Nuk është turpi fjalët që thonë marrëdhëniet që kanë. Le të bëjnë çfarë të duan. Çfarë i thotë aty në 3 rreshta. I thotë a e ke fol me filanin, polic dhe a ke foli me km. Po presim i thonë na duhet kohë. Ça është kohë? Kjo pra që thotë kryeministri se me kohë u mbyllkan. Me kohë fshihet provat, fshihet lekët, korruptohen, kërcënohen dëshmitarët. Ka ndodhur kaq shumë herë në Shqipëri.

Këtë lloj specifike që kanë këto për të goditur, nuk mund të thuash se po shkelen të drejtat e njeriut. Se të drejtat e njeriu po shkelen me kohë, nëpër gjyqe. Nëse shteti ka probleme dhe duhet me goditur disa, patjetër do goditen. Por politikisht, se ky pret nga drejtësia, po të kishte ndodhur nga Austri, Gjermani, kryeministri do kishte ikur. Nuk e kemi patur kulturën, kë mban mend ti që ka dhënë dorëheqjen. Në rrethana ekstreme e japin. E japin dorëheqjen për veten jo për shtetin. Të paktën të shpëtojë lëkurën time.

Nëse të dalin 10 ministra nuk është më përgjegjësi personale. Kush i ka dhënë të drejtën kësaj zonje të përgjojë gjysmën e Shqipërisë. Ke ndonjë restorant dhe të ka dalë kamarieri hajdut?! Jo më ky është shteti shqiptar. qeverisja e tij shteti i tij nuk funksionon. A ka dorëzuar ndonjë herë ky kryeministër 2 nëpunësa të tij prokurorisë, hajdeni merreni?! Po nuk je i zoti për këtë punë largohu atëherë.

The post Skandali tek SHISH, Dashamir Shehi: Nëse do kishte ndodhur në Austri apo Gjermani, kryeministri do kishte ikur menjëherë! Shteti i Ramës nuk funksionon appeared first on Albeu.com.