skandali ne kliniken ne shkup Archives - Albeu.com

Skandali në klinikën Zhan Mitrev, dyshohet për veprën penale “mashtrim”, rrezikon 10 vjet burg
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të premten vendimin për nisjen e hetimeve kundër Zhan Mitrevit, pronarit të spitalit privat të kardiologjisë, nën dyshimin se kryer vepër penale – Mashtrim, sipas neni 247, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari, siç njoftoi Prokuroria Publike, në periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim të përfitimit të mjeteve financiare, ka mashtruar pacientët që po trajtoheshin me COVID-19 me metodën e hemofiltrimit.

Në rast se zyrtarizohet akuza dhe shpallet fajtor, në bazë të dispozitave të Kodit Penal, Zhan Mitrev mund të dënohet deri më 10 vjet burg.

Vendimi i Prokurorisë vjen pas një hulumtimi të rrjetit IRL nga Maqedonia e Veriut që ka ngre dyshime për trajtimin joadekuat të dhjetëra pacientëve në “Zhan Mitrev”, që kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas këtij hulumtimi, dyshohet se pacientët që kanë pësuar, i janë nënshtruar filtrimit të gjakut, si pjesë e një eksperimenti.

Ky trajtim, sipas IRL-së, ka infektuar dhjetëra pacientë “me baktere vdekjeprurëse”, ndërsa spitali e ka aplikuar pa leje nga Agjencia shtetërore për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore.

Prokurori publik kompetent, duke marrë parasysh rrethanat, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin – konfiskim të dokumenteve të udhëtimit dhe të dokumenteve tjera për kalimin e kufirit shtetëror.

“Kjo masë është propozuar për shkak të domosdoshmërisë për të siguruar praninë e të dyshuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike në Shkup.

Kallëzime penale kundër spitalit privat të kardiokirurgjisë, “Zhan Mitrev”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, kanë ngritur edhe tetë familje tjera që kanë humbur të afërmit e tyre, në mesin e të cilave edhe familje nga Prishtina, pasi djali i tyre kishte vdekur në këtë spital dhjetorin e vitit të kaluar, me metodën e filtrimit të gjakut që është kryer në mënyrë joadekuate.

Nga trajtimi i tillë besohet të kenë humbur jetën 24 persona./rel

The post Skandali në klinikën Zhan Mitrev, dyshohet për veprën penale “mashtrim”, rrezikon 10 vjet burg appeared first on Albeu.com.