skandali me pagat Archives - Albeu.com

Skandali me pagat, tre muajt e tjerë që nxori specialistja dhe kërkesa urgjente për shefin: Ma hiq “Mozën” tani
ABC ka zbardhur dosjen hetimore që çoi pas hekurave specialistët e “IT”-së të akuzuar për nxjerrjen e të dhënave private.  Katër të arrestuarit janë: Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Nga hetimet rezultoi se specialistja e “IT”-së Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, që më pas i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Roli i të arrestuarëve

Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve

Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve

Klodian Sota- Përmbarues

Endri Ikonomi- Përmbarues

Si e zbuloi hetimi?

Në datë 23 Dhjetor pasi shpërtheu skandali, prokuroria u kërkoi drejtuesve të AKSHI-t, Tatimeve dhe ISSH-së të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuara për të gjithë personat e loguar në sitem. Nga hetimet ka rezultuar se Eni Qirjako ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në datë 20 Korrik të 2020 si specialiste “IT”-je. “Në datë 22 Dhjetor ajo ka qenë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave.

Lexo edhe: Pagat e 690 mijë shqiptarëve u shitën për 20 mijë lekë. Abcnews.al zbardh dosjen e prokurorisë

Pasi është njohur me këto të dhëna ajo ka konstatuar se ora dhe data e krijimit të file-it në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj Andi Agaraj.

Ajo ka njoftuar eprorin e saj drejtorin Ervin Muca të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i user-it nga i cili kanë dalë këto të dhëna me emrin “Moza Seraj” është user-i që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Eni Qirjako ka kërkuar ndryshimin e user-it me emrin “Moza Seraj” por nuk është bërë” thuhet në dosjen hetimore.

Eni Qirjako pasi mori të dhënat ia dërgoi me e-mail kolegut të saj Andi Agaraj në këto data;

Në datë 21 tetor 2020 i ka dërguar listë-pagesat e shtatorit 2020

Në datë 25 janar 2021 i ka dërguar listë-pagesat e dhjetorit 2020

Në datë 24 shkurt 2021 i ka dërguar listë-pagesat e janarit 2021

Në datë 29 prill 2021 i ka dërguar listë-pagesat e marsit 2021

Në datë 22 tetor 2021 i ka dërguar listë-pagesat e shtatorit 2021

Sipas të dhënave, lista e pagave të janarit dhe prillit të këtij viti janë marrë në shkurt dhe mars. Gjithashtu këto persona disponojnë edhe pagat e muajve shtator dhe dhjetor 2020 dhe shtatorit 2021. Andi Agaraj listën e pagave që ka marrë nga kolegia e tij ia ka dhënë Klodian Sotës, i cili ia ka dhënë Endri Ikonomit kundrejt 20 dhe 30 mijë lekëve./abcnews.al

The post Skandali me pagat, tre muajt e tjerë që nxori specialistja dhe kërkesa urgjente për shefin: Ma hiq “Mozën” tani appeared first on Albeu.com.

Skandali i pagave, Prokuroria: Punonjësja e AKSHI-t mori listën dhe ia dha kolegut, ai e shiti te kompanitë private
Prokurorja Elizabeta Imeraj ka dalë në një konferencë për media për të folur në lidhje me vijimin e hetimeve. Ajo është shprehu se specialistja e IT e punësuar te AKSHI duke pasur akses në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe i ka shpërndarë te kolegu i saj i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur këtyre subjekteve.

“Janë kryer veprimet hetimore në mënyrë intensive. Është vijuar me sekuestrimin e serverave, kompjuterave duke dalë në përfundimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova. Kemi zbuluar katër autorë të ngjarjes,. Dy janë punonjës në drejtorinë e tatimeve, punonjës IT. Ka dyshime se të dhënat kanë rrjedhur prej tyre, Specialistja e IT e punësuar te AKSHI duke pasur akses në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe i ka shpërndarë te kolegu I saj i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur këtyre subjekteve. Punonjës të caktuar kanë arritur të shfrytëzojnë detyrën e tyre. Prokuroria vazhdon hetimet intensive, Sekuestrimi është bërë në drejtorinë e tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave. Duke pasur parasysh faktin që një veprimtari e tillë ka disa muaj që zhvillohet që nga skandali i patronazhistëve, prokuroria janë në funksion të plotë me veprime të plota”, tha Imeraj./albeu.com

The post Skandali i pagave, Prokuroria: Punonjësja e AKSHI-t mori listën dhe ia dha kolegut, ai e shiti te kompanitë private appeared first on Albeu.com.

Publikimi i listave të pagave, VOA: Nxorri në pah dobësitë e institucioneve
Në Shqipëri është çelur një debat i gjerë pas qarkullimit në rrjetin social WhatsApp, të tre databazave, dy me listëpagesat e afro 700 mijë qytetarëve shqiptarë, dhe një me targat e makinave. Ekspertë ligjorë, të sigurisë kombëtare dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës se zbulimi i pagave dhe të dhënave të tjera personale si ai numrave të kartave të identitetit, përbën skandalin më të madh të të gjitha kohrave në fushën e të dhënave personale në Shqipëri.

“Kjo nuk është një rrjedhje rastësore e informacionit pasi, siç e patë, doli lista e parë, një listë më e reduktuar, doli kryeministri të jepte shpjegime, doli një listë tjetër e detajuar. Ky proçes çon ne kolaps, dhe kjo do një ndërmarrje urgjente. Kjo nuk bëhet me justifikime të përmirësimit të punës me grupe kontrolli apo me historira të tilla, sepse nëse nuk ndërpritet aksesori, atëherë do dalin të gjithë të dhënat në shesh. Në fillim kur bie zjarri duhet fikur ai, pastaj shihet se cilat orendi duhen ndërruar. Dhe kështu është dhe kjo punë, duhet urgjentisht sistemi të sigurohet, që të mos kemi rrjedhje të mëtejshme”, tha për Zërin e Amerikës avokati Genc Gjokutaj.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrotjen e të Dhënave Personale e konsideron një ngjarje të rëndë publikimin e pagave dhe numrave të kartave të identitetit, të qindra mijra qytetarëve dhe thotë se për këtë ka nisur një hetim adminstrativ.

“Të njëjtën rrugë do të ndjekim nëse do të këtë raste të ngjashme në vazhdim”, thotë drejtuesi i këtij institucioni Besnik Dervishi.

Ai shprehet për Zërin e Amerikës se nga inspektimet e vazhdueshme është vënë re domosdoshmëria e përmirësimit të sistemeve të menaxhimit të sigurisë, nevoja për rritjen e buxhetit për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe ajo e përgatitjes së ekspertëve të kësaj fushe, që siç thotë ai me keqardhje, mungojnë. Një sërë sistemesh janë të çertifikuara sqaron zoti Dervishi por kjo nuk do të thotë se janë të pathyeshme, ndaj sipas tij, kërkohet vigjilencë e vazhdueshme. Komsioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka kryer një kontroll së fundi në disa institucione që administrojnë të dhënat personale, ku bën pjesë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të cilën ka arritur në këtë konkluzion.

“Në konstatimin tonë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka patur standardet e duhura të mbrojtjes së sistemeve të menaxhimit të informacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe për këtë arsye ne kemi lënë dhe detyra përkatëse dhë në muajin gusht edhe është sanksionuar për të njëjtin qëllim”, u shpreh për Zërin e Amerikës Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Njohës të sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thonë se në këtë institucion ka mjaft persona që kanë akses të kufizuar dhe të plotë, në listëpagesat dhe se numri dhe funksioni i tyre dihet, pasi është i përcatuar me ligj. Përveç këtij institucioni ata sqarojnë se është dhe Agjensia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit që i zotëron këto të dhëna, por ata dyshojnë se ato kanë dalë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke lënë të hapur dhe mundësinë e manipulimit të tyre nga persona të caktuar.

Përpunimi i një informacioni të tillë do një kohë relativisht të gjatë, thotë Arben Xhaferi, ish punonjës në drejtorinë e hetimit tatimor. Ai shprehet se publikimi i një listëpagese, ku paga më e lartë është 700 milion lekë të vjetra dhe më e ulëta 300 mijë në muaj, mund të nxisë probleme të shumta sociale që dëmtojnë bizneset të cilat janë motori i ekonomisë së vendit. Zoti Xhaferi vëren me shqetësim, se kompani apo individë pas publikimit të listëpagesave rrezikojnë të jenë shënjestra të grupeve kriminale. Më tej ai hedh hije dyshimi se pas pagave tejet të larta, mund të fshihen afera dhe akte korruptive.

“Unë më shumë këtë e shikoj si një problematikë të nxjerrjes së parave për efekte të korrupsionit, për efekt të atyre që ne e quajmë rëndom 10, 15 apo 20 përqindëshi i tenderimeve. Ekziston mundësia që në këto kompani. me këto nivele kaq të larta pagash punëdhënësit të bëjnë një marrëveshje me punëmarrësit të tipit “po ta vendos pagën 3 milion. Nga këto 3 milion, ti merr një, të tjerat do i kthesh mbrapsh”. Dhe pastaj këto para përdoren kesh për rryshfet”, tha për Zërin e Amerikës Arben Xhaferi, ish-punonjës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Organet hetimore kanë nisur një hetim për dy vepra penale, “Keqpërdorim i të dhënave përsonale” dhe “Shpërdorim detyre”. Gazetarja Klodiana Lala thotë se prokuroria ka indicie të mjaftueshme për të hetuar edhe për pastrim parash dhe evazion fiksal.

“Konstaton kompani të caktuara të cilat nga njëra anë dalin me bilanc negativ, dhe nga ana tjetër kanë paga tmerrësisht paga tepër të fryra. Për nivelin shqiptar janë paga që kur i shikon befasohesh, dhe këtu ka indicie të plota për të patur hetime për kompani të caktuara për veprën penale të pastrimit të parave. Ka ama kompani të tjera që mund të hetohen për fshehje të të ardhurave dhe evazion fiskal. Pse e them këtë gjë, sepse janë paga qesharake shumë të ulëta në raport me pozicionin që kryen punonjësi në fjalë. Për shembull ka paga të deklaruara 300 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që pozicioni i personit x është shumë i lartë”, u shpreh për Zërin e Amrikës Klodiana Lala, gazetare dhe drejtuese e emisionit “Shënjestër” në News24.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe ekspertët thonë se, sanksionet administrative dhe penale për nxjerrjen e të dhënave personala janë të papërfillshme në raport me dëmet, dhe shtojnë se ato duhen forcuar.

Ekspertët e vlerësojnë si një arritje të madhe dixhitalizimin e shërbimeve, por shtojnë se ai duhet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Ata sot shtrojnë disa pyetje. Përse po ndodh tani hedhja në qarkullim e një listëpagese e gati një viti më pare? Çfarë qëllimi fshihet pas këtij akti, cili u pasua edhe me publikimin e një database me targat e makinave të qytetarëve shqiptarë?

“Shqetësimi im lidhet me sigurinë kombëtare. Ne nuk dimë ende nëse të dhënat që kanë dalë janë të dhënat e fundit apo do të ketë të dhëna të tjera. Nëse do të ketë të dhëna të tjera, mendoj se këtu jemi përballë një organizimi i cili ka një qëllim përtej inateve personale. Mund të jemi pastaj përballë një synimi të caktuar, që ka për qëllim ose të zhvendosë vëmendjen nga një hetim i rëndësishëm, nga probleme thelbësore ose kërkohet të destabilizohet paqja në Shqipëri dhe Shqipëria dihet që është një nga faktorët e rëndësishëm në Ballkan”, tha për Zërin e Amerikës Fabian Zhilla, ekspert për sigurinë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të posaçme për median në lidhje më ngjarjen e rëndë të qarkullimit të listëpagesave të qytetarëve shqiptarë në rrjetin social WhatsApp, u kërkoi ndjesë atyre dhe inkurajoi autoritetet hetimore të kryejnë detyrën. Për këtë ngjarje është dorëhequr drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Përfaqësues të komunitetit të gazetarëve i vlerësojnë të pamjaftueshme këto reagime nga autoritetet dhe shtojnë se kjo dorëheqje duhet të pasohet me të tjera, në nivele të larta./VOA

The post Publikimi i listave të pagave, VOA: Nxorri në pah dobësitë e institucioneve appeared first on Albeu.com.

Skandali me listat e pagave dhe targat, çfarë duhet t’i përcjellin mediet publikut: Sekretet
Ditëve të fundit, tema më e diskutuar është publikimi i të dhënave personale dhe të të ardhurave të mijëra shqiptarëve dhe gjithashtu publikimi i targave të makinave. Këto skandale janë publikuar në media, mendje në shumë raste duke shkelur dhe etikën e ruajtjes së informacionit personal.

Këshilli Shqiptar i Medias dhe Aleanca për Media Etike përmes një reagimi konsiderojnë që përderisa këto të dhëna kanë rënë në duar të shumëkujt, aq më shumë i takon medias që në mënyrë të përgjegjshme të orientojë publikun tek ajo pjesë e informacionit që është me interes publik, duke mos cenuar pa të drejtë privatësinë e shtetasve.  KSHM dhe AME kanë përcjellë disa sekrete profesionale që çdo medie duhet t’i ketë parasysh kur raporton mbi raste të tilla me të dhëna sensitive të qytetarëve. Fokusi i orientimit të debatit është te interesi më i lartë publik.

Deklarata:

Çfarë duhet të respektojnë mediat në rastin e rrjedhjes së informacioneve sensitive mbi pagat. KSHM dhe Aleanca për Media Etike, e vlerësojnë kritike situatën e krijuar me rrjedhjen e të dhënave personale të shtetasve, si pagat, targat, etj. Ndërsa rrjedhjet mund të mos jenë dokumente të marra në mënyrë legjitime (shembuj botërorë janë që nga Wikileaks, tek Lista LeGarde, deri te Pandora Papers, etj) shpesh ato mund të përmbajnë dokumente me interes publik.

Nisur nga kjo, KSHM dhe Aleanca për Media Etike konsiderojnë që përderisa këto të dhëna kanë rënë në duar të shumëkujt, aq më shumë i takon medias që në mënyrë të përgjegjshme të orientojë publikun tek ajo pjesë e informacionit që është me interes publik, duke mos cenuar pa të drejtë privatësinë e shtetasve.

KSHM dhe AME, i bëjnë thirrje të tëra mediave që të kenë parasysh disa elementë të rëndësishëm.

Media ka të drejtë për të përpunuar të dhënat e rrjedhura për të informuar publikun. Përpunimi i të dhënave duhet të orientohet vetëm drejt temave që kanë interes publik dhe jo që paraqesin kërshëri publike. Të shmangen nga ky përpunim, sa më shumë të jetë e mundur, detajet personale të shtetasve. Në rast se media, konsideron se rroga dhe institucioni që e paguan një individ përbën çështje me interes të lartë publik, para se të publikohen të dhënat e përpunuara, individëve të përmendur duhet t’u jepet patjetër hapësira për të komentuar. KSHM dhe AME, konsiderojnë se sjellja e përgjegjshme e mediave në këtë situatë është kusht themelor për ta orientuar debatin mbi këto lista aty ku duhet: tek interesi më i lartë publik.

The post Skandali me listat e pagave dhe targat, çfarë duhet t’i përcjellin mediet publikut: Sekretet appeared first on Albeu.com.

Skandali me pagat, Spiropali kërkon ndjesë: Nuk është sulm kibernetik por akt kriminal
Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar ndjesë publike për skandalin e daljes së pagave të qindrave qytetarëve shqiptarë.

Komentet ajo i bëri në ABC, ku mbajti të njëjtin qëndrim me kryeministrin Edi Rama, i cili gjithashtu kërkoi ndjesë.

Spiropali e cilësoi si akt kriminal dhe kërkoi hetim të plotë nga prokuroria. Sipas saj është e qartë që nuk është sulm kibernetik, por është skemë e organizuar.

“Edhe ne jemi të shqetësuar, madje kërkojmë ndjesë për shqetësimin që është krijuar. Kërkojmë nga autoritete të hetohen. E konsiderojmë akt kriminal ata që e kanë nxjerrë. Kërkojmë hetimin e të gjithë zinxhirit. Nuk është sulm kibernetik. Nuk është se muret mbrojtëse kanë qenë të dobëta. Ne mendojmë se është e organizuar. Nuk  mund të gjykojmë, qëllimi është kriminal. Nxjerrja e të dhënave të tilla është akt kriminal dhe prokuroria duhet ta hetojë.

Një gjë është e qartë që ajo listë ka ekzistuar, ka qarkulluar, e kanë pasur dhe e kanë nxjerrë në këtë moment. Nuk dua ti hyj kësaj. Nga lajmet e dy ditëve po bëhet e qartë që  kjo listë ka qarkulluar. Prokuroria duhet ti shkojë deri në fund. Duhet të hetohen të gjithë punonjësit e tatimeve, punonjës të institucioneve të tjera. Duam në fund që të ketë drejtësi. Nuk mund të mbajmë një përgjegjësi e tillë ku qëllimi kryesor është që të krijojnë kaos”, u shpreh ministrja.

Më tej, Spiropali theksoi se nuk ka pasur interes të shohë listën e pagave, por pranoi se është çuditur me disa pagesa të personazheve të mediave.

“Më duket e tepërt tani që të diskutojmë pagën e tjetrit. Nuk kam pasur interes t’i shikoj. Por çudi më kanë bërë edhe mua rrogat në media”, u shprej ajo./albeu.com/

The post Skandali me pagat, Spiropali kërkon ndjesë: Nuk është sulm kibernetik por akt kriminal appeared first on Albeu.com.

Skandali me pagat, Basha: Rama sot duhej të jepte dorëheqjen
Kreu demokrat Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për media në lidhje me rrjedhën e listës të të dhënave personale dhe pagave të mijëra punonjësve shqiptarë.

Basha shprehet se, pas këtij skandali, Rama duhej të jepte dorëheqjen.

“Janë marrë copa-copa apo si një e tërë, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të krijimit të sistemit të ri të shtetit. Kjo është arsyeja pse ka dalë që t’i mbrojë publikisht. Është skandaloze, do ë ishte skandaloze po të kishte ndodhur edhe para 12 vitesh. Është skandaloze sepse vjen pas skandaleve të tjera. E harruar serverin e Tatimeve. Kush përfundoi në burg për këtë? Askush. Rama sot duhet që të jepte dorëheqjen dhe pastaj të kërkonte ndjesë”, tha Basha./albeu.com

The post Skandali me pagat, Basha: Rama sot duhej të jepte dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Skandali i publikimit të pagave, reagon AKSHI: Nuk ka lidhje me ne, këto gjëra ndodhin edhe në Amerikë
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj ka reaguar zyrtarisht lidhur me rrjedhjen në internet të pagave dhe të dhënave personale të qytetarëve. Karçanaj thotë se portali qeveritar e-Albania dhe AKSHI janë me certifikatë sigurie. Rrjedhjen e të dhënave e konsideron “keqpërdorim të aksesit në këtë sistem”, duke theksuar se deri në këto momente nuk kanë lidhje kompanitë që menaxhojnë sistemin e Tatimeve.

Reagimi i drejtoreshës së AKSHI-t:

Linda Karçanaj: E-Albania dhe AKSHI është me certifikatë ndërkombëtare ISO 27001 për sigurinë e informacionit dhe ISO 9001 për menaxhimin e informacionit. Kjo që ka ndodhur nuk ka asnjë lidhje me AKSHI-n i cili nuk menaxhon sistemin dixhital të Tatimeve. Por nga analiza e deritanishme kjo nuk duket të ketë asnjë lidhje as me kompaninë austriake, e cila bashkë me kompani shqiptare prej më shumë se 8 vitesh kanë krijuar dhe menaxhojnë sistemin e Tatimeve. Kjo ngjarje duket përgjithësisht një keqpërdorim i aksesit në sistem nga individë të ngjashëm me ata që kryejnë krime të kësaj natyre kudo nëpër botën e sotme.

Ju e dini mirë se çdo shtet sot përballet me kërcënimin e sigurisë kibernetike nga sulmet e jashtme, detyrë të cilën deri më sot AKSHI e ka kryer me sukses si dhe nga ndërhyrjet e brendshme të individëve që kanë akses në sistemet dixhitale. Kujtoj rastin më flagrantë botërisht të Edward Snowden që tronditi Amerikën, pa folur për Wikileaks që nxorri tërë botën sekrete të demokracisë amerikane pikërisht përmes infiltrimit të kabllogrameve. Nxjerrjen kriminale të të dhënave që ju po diskutoni përmes një dokumenti ilegal me plot mospërputhje me databazën zyrtare duhet ta zbardhë një hetim i detajuar dhe i sofistikuar i organeve ligjzbatuese.

Arsyeja pse po ju shkruaj është për të siguruar gjithë opinionin publik se ky dokument nuk tregon aspak se sistemet që menaxhohen nga AKSHI janë të pasigurta, përkundrazi ndërkohë spekulimet se kjo treguaka se paskan marrë rrogat dhe të dhënat e pronave apo bankave e me radhë janë jo vetëm të pavërteta por edhe qesharake. Në këndvështrimin tim modest ky dokument synon të krijojë një konfuzion që duhet ta shmangim duke u marrë me fakte dhe jo me teori konspirative. Ndërkohë shpresoj që kjo të mos jetë përgjigjia e ndokujt për suksesin e padiskutueshëm AKSHI-t në shërbimet dixhitale, çka u pa nga gjithë populli shqiptar gjatë kohës së jashtëzakonshme të karantinës së përgjithshme.

Shërbimet tona së shpejti do të zëvendësojnë sportelet duke u dhënë fund radhëve të stërzgjatura 30-vjeçare, zvarritjeve të patolerueshme dhe sëmundjes së ryshfetit për të marrë nga shteti shërbimet administrative. Keqardhje e thellë për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve sikundër autorëve të këtij krimi dhe bindje e plotë se transformimin dixhital të gjithë Shqipërisë nuk e ndal dot askush. /Opinion

The post Skandali i publikimit të pagave, reagon AKSHI: Nuk ka lidhje me ne, këto gjëra ndodhin edhe në Amerikë appeared first on Albeu.com.

“Do të dënoheni!” Skandali me pagat e qytetarëve, reagon Komisioneri: Mos shpërndani databazën!
Pas skandalit me rrogat e qytetarëve, ka reaguar Zyra e Komisionnerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ata kanë kërkuar që të mos publikohen të dhënat e të mos shpërndahet databaza.

Gjithashtu ata njoftojnë se Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.

Njoftimi:

Si edhe në raste të tjera të ngjashme, Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se “interesi i lartë publik”, dallon nga “interesi për publikun”. Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

Çdo veprim që mund të duket si një “lojë”, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve. Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale.

I drejtohemi opinionit publik që të mos bëhet pjesë dhe të refuzoj këtë përpunim të jashtëligjshëm dhe ta fshij këtë bazë të dhënash./albeu.com/

The post “Do të dënoheni!” Skandali me pagat e qytetarëve, reagon Komisioneri: Mos shpërndani databazën! appeared first on Albeu.com.