Skandal Archives - Albeu.com

Skandal në Oscars 2026/ Teyana Taylor përplaset me rojen: Vure dorë mbi mua
E nominuar për aktoren më të mirë mbështetëse për Taylor u përball me një situatë të papritur kur u përpoq të ngjitej në skenë për t’iu bashkuar ekipit të saj pas një momenti festiv.

Sipas videove që qarkulluan në rrjetet sociale, një roje sigurie i bllokoi rrugën dhe pati kontakt fizik me të, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të aktores. E dukshëm e irrituar, ajo iu drejtua atij me fjalët:

Je shumë i pasjellshëm… vure dorë mbi një grua.

Raportimet nga mediat amerikane sugjerojnë se stafi i sigurisë po përpiqej të kontrollonte hyrjet në skenë pas përfundimit zyrtar të momentit, çka çoi në konfuzion dhe përplasje.

Thuhet se roja përdori trupin për ta ndaluar dhe tentoi ta largonte fizikisht nga zona.

Pavarësisht incidentit, ajo nuk lejoi që kjo situatë të prishte natën e saj. Disa orë më vonë, ajo u shfaq në Vanity Fair Oscars Party 2026, ku u pa e qetë dhe elegante, duke treguar se nuk do ta lejonte këtë episod të errësonte suksesin e saj profesional.

The post Skandal në Oscars 2026/ Teyana Taylor përplaset me rojen: Vure dorë mbi mua appeared first on Albeu.com.

RIKTHEHEN SKANDALET NË SHKUP/ Kryetari i Kushtetueses në RMV përjashton shqipen nga “Safe City”
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski ka nxitur një valë reagimesh nga partitë shqiptare. Kjo pasi të mërkurën, në seancën ku u diskutua për kushtetutshmërinë e sistemit “Safe City” tha se SMS porositë duhet të dërgohen tek qytetarët në maqedonisht e anglisht, por jo në gjuhën shqipe. Për më tepër, tha se kushtetuta e odetyron çdo qytetarë që ta njoh gjuhën maqedonase.

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi tha për KosovaPress se ky është diskriminim i radhës që po u bëhet shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

“Nga muaji shkurt, këtu për sigurinë e komunikacioneve vetëm në disa qytete, e çuditërisht në qytetet ku shumicë janë shqiptarët, pra në Tetovë, Shkup edhe Kumanovë, përgjatë  korridorit tetë dhe në këto qytete, aplikohet ‘Safe City’ dhe SMS porosi të cilët ju vijnë qytetarëve, nuk ju vijnë edhe në shqip. Pra, vijnë në gjuhën maqedonase dhe vijnë në gjuhën angleze. Prandaj edhe dje Gjykata Kushtetuese vendosi se ligji që parasheh realizimin e një projekti të këtillë, është në harmoni me kushtetutën, ndërsa deklaratat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ishin krejtësisht skandaloze. Ju vetë e patë, ai tha mundet maqedonisht, mundet edhe anglisht, por jo edhe në shqip. Madje, madje tallej me inteligjencën kolektive të të gjithë qytetarëve të vendit duke thënë se ata që kanë veturë, duhet të kenë edhe smart telefonë dhe email, në të kundërtën, le të qarkullojnë me kuaj”, deklaron ai.

Ai thotë se deklaratat e kryetarit të Kushtetueses shpërfaqin “tendencën shoviniste” për çka ka akuzuar edhe VLEN – bllokun e partive shqiptare që aktualisht janë në pushtet.

“Kjo është vetëm një shpërfaqje e vogël e tendencës shoviniste të Darko Kostadinovskit, i cili ka ndërmarrë për dy vite me radhë, prej formimit të kësaj qeverie me shqiptarët humbës në këtë qeveri, ka ndërmarrë veprime të cilat cenojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe rrënojnë marrëdhëniet e mira ndëretnike. Po më e keqja është se në të gjithë këtë proces, ata kanë mbështetjen e VLEN-it. Kanë mbështetjen e këtyre shqiptarëve të cilët i ngjasojnë Rrahman Morinës në kohën e Millosheviçit në Kosovë, për arsye se para një viti kur ngritëm procedurë në kuvend për përgjegjësinë, për interpelancë, për përgjegjësinë e Darko Kostadinovskit, ishte VLEN me forcat nacionaliste në kuvend që votoi që pika të hiqet nga rendi i ditës dhe sot e kësaj dite, Darko Kostadinovski është i paprekshëm. Bën çfarë të don, shkel kushtetutën dhe ligjin me dy këmbë dhe askush, asgjë nuk mund t’i thotë”, shton ai.

Marrëveshja e Ohrit është kontratë e nënshkruar një çerekshekull më parë. Ky dokument i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e atëhershme i cili u nxit si pasojë e diskriminimit të shqiptarëve atje. Dokumenti solli ndryshime në Kushtetutë dhe rregulloi përdorimin e gjuhëve të tjera, krahas asaj maqedonase.

Partitë shqiptare që përbëjnë koalicionin qeveritar VLEN, e që po akuzohen nga BDI për cenim të Marrëveshjes së Ohrit, kanë 12 ulëse në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq në ekzekutiv drejtojnë gjashtë ministri dhe kanë dy zëvendëskryeministra.

Por, zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani thotë se fakti që këto tema janë të hapura edhe sot, janë pasojë e papërgjegjësisë dhe manipulimeve të BDI-s.

“Edhe më herët është ngritur çështja e përdorimit të gjuhës pikërisht nga Gjykata Kushtetuese. VLEN ka thënë edhe atëherë se garanton se gjuha shqipe nuk do të preket dhe prapë është i qëndrimit të njëjtë. Problemet të cilët BDI i ka lënë të pazgjidhura, ne në mënyrë të përditshme po mundohemi që t’i zgjidhim. Shumë shpejt do ta përmbyllim edhe një çështje që ka të bëjë pikërisht me Marrëveshjen e Ohrit, e ajo është ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. BDI për 23 vite nuk ka arritur të sjellë ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe ne këtë po e bëjmë për më pak se dy vite, edhe po e përmbyllim një prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes së Ohrit, edhe pse kjo marrëveshje në afatin e realizimit e ka pasur diku të përmbyllet në vitin 2004. Ne sot jemi në vitin 2026 dhe ende po diskutojmë tema që kanë të bëjnë me marrëveshjen e Ohrit”, përgjigjet Sulejmani.

Begaj: Shqipëria, zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve.

Prandal edhe VLEN ka kritikuar deklaratat e kryetarit të Kushtetueses, duke thënë se “përbërja e kësaj gjykate shpesh përmes komenteve ngjan më shumë elitës politike të një shteti që nuk ekziston më.

“Nuk mund të shmangemi përshtypjes se kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese shumë shpesh përmes komenteve ëh, ngjan më shumë në elitë politike jugosllave sesa ndonjë instancë më e lartë gjyqësore në vend. Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, është e drejtë themelore e njeriut dhe një nga vlerat themelore të kushtetutës. Institucionet shtetërore e kanë detyrim të garantojnë të drejtën e çdo qytetari që të informohet në gjuhën e tij amtare, përfshirë edhe për detyrimet që lindin si pasojë e veprimeve apo sjelljes së tij. Domethënë kjo vlen edhe për sistemin Safe City. VLEN ka qenë i qartë dhe mbetet i palëkundur në qëndrimin se kur shteti njofton, paralajmëron apo ndëshkon qytetarin përmes këtij sistemi, ai ka për detyrë ta bëjë këtë edhe në gjuhën shqipe. Domethënë kjo nuk është çështje e vullnetit politik, por detyrim kushtetues dhe respektim i një të drejte themelore”, përfundon ai.

Të mërkurën Gjykata Kushtetuese mbajti seancë për ta shqyrtuar kushtetutshmërinë e ligjit për projektin “Safe City”. Ajo i hodhi poshtë iniciativat e Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës dhe Arben Taravarit por edhe Ylli Paçukut nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Të njëjtit kontestonin “Safe City-n” për disa çështje. Me theks të veçantë, për përfshirjen e vetëm tre qyteteve por edhe detyrimin që qytetarët të posedojnë telefona celularë dhe email. /Sh.Pajaziti

The post RIKTHEHEN SKANDALET NË SHKUP/ Kryetari i Kushtetueses në RMV përjashton shqipen nga “Safe City” appeared first on Albeu.com.

Skandali në IKMT, Klesti Çela, drejtori i mjedisit e dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën! Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Incidenti s’do kalojë pa përgjegjësi
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka vendosur pezullimin nga detyra të dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit, Klesti Çela dhe Fatmir Meta.

Ngjarja e rëndë u raportua sot nga gazetaja Klodiana Lala, ky mësohet se drejtori i Mjedisit në IKMT ka dhunuar drejtorin e zbatimit të vendimeve, Fatmir Meta.

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e Fatmir Metës, ky Klesti Çela dhe tre persona të tjerë e kanë dhunuar këtë të fundit me qyta pistolete.

Por për Dashnor Sulën ngjarje të tilla nuk do kalojnë papërgjegjësi. “Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi”, thekson njoftimi i Inspektorit të Përgjithshëm.

Me tej shtohet se: “Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut”.

DEKLARATË PËR SHTYP, INSPEKTORI I PERGJITHSHEM

Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie.

Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut.

Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave.

The post Skandali në IKMT, Klesti Çela, drejtori i mjedisit e dhunoi me qytë pistolete në zyrë Fatmir Metën! Inspektori i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Incidenti s’do kalojë pa përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

SHKRESAT/ Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një skandal të rëndë në Spitalin e Lushnjës, duke ngritur alarmin për rrezik serioz ndaj jetës së pacientëve dhe punonjësve në repartin e oksigjenit.

Sipas tij, përmes dokumenteve zyrtare rezulton se prej muajsh janë raportuar mungesë sigurie teknike, shpërthime bombulash dhe rrezik katastrofik për shkak të kushteve të papërshtatshme të magazinimit dhe mirëmbajtjes së gazrave mjekësore.

Korreshi akuzon drejtuesit e spitalit për mosveprim dhe rikthim në detyrë të personave të penalizuar më parë, pavarësisht incidenteve të ndodhura.

Reagimi i plotë:

Skandal ne Spitalin e Lushnjes.

Nje skandal i Rende ka ndodhur e vazhdon te ndodhe ne Spitalin e Lushnjes ne kufijte e drames ku edhe rrezikohet jeta e punojseve te Oksigjenit por edhe te pacienteve e te familjareve te tyre.

Jam bere me dije te disa relacioneve dhe dokumentave shqetesues te cilat po i publikoj me poshte ku punojesit e repartit te oksigjenit ne Spitalin e Lushnjes kane bere me dije Drejtorin dhe gjithe ekipin drejtues te ketij spitali per pasojat e renda dhe dramen e madhe qe ndodh me kushtet e sigurimit teknik dhe me konkretishte:

Me shkresen nr. Prot. 1932 date 13.12.2024 specialistet e repartit te oksigjenit i drejtohen per arsye se “Prezantimi i gjendjes teknike ne spitalin Lushnje ne repartin e gazerave mjekesore (oksigjen azot) ku nuk egzistojne rregullat e sigurimit teknik dhe rrezikshmeria eshte ne kufijte maksimale ku ne cdo kohe jemi perball nje katastrofe me pasoja te paparashikuara”

Vazhdojne ne shkresen e tyre per avarite dhe pasojat e ndodhura deri tek shperthimet e bombulave me kriter 2 m ka rrezikuar jeten e punojseve. Flaka zjarri qe ka marre dhe shkrirjen e rregullatoreve dhe flaka eshte vene nen kontroll nga punojesit.

Ata i shkruajne Drejtorit patronazhist se nuk ka asnje filse zjarri dram.

Ata ankohem se bombulat e oksigjenit ruhen jashte kushteve te sigurimit teknik dhe ne rrezik te shtuar. Magazina qe sherben per depozitimin e tyre eshte e mbyllur dhe nuk hapet nga pergjegjesi i cili gjejeni pak eshte ai qe rrahu mjekun ne Spitalin e Lushnjes dhe shok me patronazhistin Drejtor.

Me presionin qe kane bomblat rrezikohet te hidhet ne ere spitali. Tragjedi e paralajmeruar.

Me shkresen nr. Prot. 1938 date 16.12.2024 specialistet e Oksigjenit i drejtohen Drejtorit per Konstatim Defekti.

Ku bene me dije edhe shperthimin e ndodhur ne daten 14.12.2024 shperthim i fuqishem thuhet qe ka prishur teknik dhe gjithe rrjetin shperndares ku edhe eshte rrezikuar jeta e nje specialisti. Kerkonin blerje fiksesh zjarri dhe lirimin e magazines. Shperthimi i bombules thuhet se ka ardhur nga ventili shume i konsumuar dhe fati ka qene se bombulat e tjera ishin bosh. Ngrene shqetesimin per shefen e finances Bedrie Greca qe nuk ka planifikuar fondet e domozdoshme.

Me shkresen nr. 1974 date 20. 12. 2024 eshte kerkuar se ne lidhje me problemet e konstatuara ne repartin e oksigjenit mos te jete me pergjegjes Altin Alla shoku i drejtorit.

Ne daten 26.12.2024 nga ish drejtuesi i Spitalit eshte dhene mase verejtje me paralajmerim per pushim nga puna per Altin Allen dhe shkarkuar si pergjegjes i oksigjenit.

Me ardhjen e Patronazhistit Roland Ziu si drejtor Spitali ne date 27.02.2025 me nr. Prot 62 ka riemeruar edhe pse me mase perseri pergjegjes Altin Allen tek oksigjeni edhe pas dramave te paralajmeruara.

Zerat vazhdojne te thone se zevendesimi i tubave te oksigjenit nga godina qe do riparohet (7 muaj e prishur se nuk jepet leja e ndertimit) tek godina e imrovizuar e urgjences jane po te njejtet vetem se te lyerdh edhe pse ka pasur nje tender per keto. Por kjo ne nje moment tjeter.

Ky skandal nuk mund te mos hetohet dhe te mbahet pergjegjesi ndaj i drejtohem ministres se shendetsise dhe organeve ligjzbatuese te hetoj rastin.

The post SHKRESAT/ Korreshi: Skandal në Spitalin e Lushnjës! Rrezikohet shpërthim nga bombulat e oksigjenit appeared first on Albeu.com.

Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët!
Dosja hetimore për skandalin e tunelit të Llogarasë nxori në pah abuzime skandaloze me ligjin nga ana e zv/kryeministres Belinda Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, dhe vartësve të tyre.

Përveç rritjes fiktive të faturave, të cilat kanë rënduar mbi buxhetin e shtetit, dhe favorizimit të kompanisë turke, ngrihen dyshime serioze edhe mbi kreditimin e TVSH-së për punimet e kësaj vepre publike.

Hetimi i hollësishëm i SPAK-ut, i cili zbardhi aferën e tunelit të Llogarasë, zbuloi shkelje të shumëllojshme që bëjnë përgjegjës, përveç Belinda Ballukut, edhe inspektorë të tatimeve të tipit Olsi Kuca.

Inspektorët tatimorë mbajnë përgjegjësi pasi kanë lejuar firmën e ndërtimit të punojë plot tre vite pa dokumentacion të rregullt, duke i njohur TVSH-në kreditore për mallrat e përdorura në ndërtimin e tunelit. Ata kanë kredituar TVSH-në duke e zgjatur dhe zvarritur dosjen, çështje kjo që SPAK duhet ta hetojë gjithashtu.

Ligjet në fuqi e ndalojnë kreditimin e TVSH-së për bizneset që operojnë pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, ndaj SPAK-u, si prokurori e posaçme antikorrupsion, duhet të hetojë edhe rolin e Tatimorëve.

Ligji për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” përcakton se “tatimpaguesit që kryejnë veprimtari ndërtimi kanë të drejtë të kreditojnë TVSH-në e paguar për blerjet e mallrave vetëm pasi të kenë marrë lejen e ndërtimit dhe të kenë regjistruar objektin si projekt ndërtimi pranë organit tatimor”.

Konkretisht, leja për ndërtimin e tunelit të Llogarasë është bërë e vlefshme në maj të vitit 2025, në një kohë kur tuneli kishte përfunduar dhe ishte në prag të përurimit.

Në raste të tjera, inspektorë tatimesh si Olsi Kuca janë përdorur si masha politike për të goditur biznese të rregullta, ndërsa në rastin e tunelit të Llogarasë sytë kanë qenë të mbyllur dhe veshët të shurdhër.

Kostot marramendëse të tunelit të Llogarasë u rritën gjatë rrugës me të paktën 50 milionë euro. Me gjasë, këto para janë marrë nga buxheti i shtetit për të paguar rryshfete, të cilat janë ende objekt hetimi nga SPAK-u.

Konkretisht, shtesa e paparashikuar prej 50 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u miratua në vitin 2022. Edhe TVSH-ja e kësaj shume është kredituar, çka përbën një tjetër dëm prej rreth 10 milionë eurosh, të cilat duhet patjetër të jenë objekt hetimi nga SPAK-u.

Kjo verbëri profesionale dëshmon për standardin e dyfishtë në trajtimin që Tatimorët u bëjnë bizneseve të ndryshme në vend.

Abuzimi me besimin dhe paratë e shqiptarëve është një çështje serioze që meriton vëmendje, transparencë dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi penale për çdo shkelës të ligjit.

The post Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët! appeared first on Albeu.com.

Zbardhen emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme! Në pranga dy administratorët turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli
Janë zbardhur emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve të kompanisë “Kurum”, të cilat janë vendosur në një zonë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara në afërsi të EcoParkut në Porto Romano, pas alarmit të dhënë nga organizatat mjedisore se në to kishte mbetje të rrezikshme.

Mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë Durrës janë administrator të “Kurum International”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum, pronarja dhe administratorja e kompanisë “Sokolaj”, Gjovana dhe Doni Sokolaj, ndaj të cilëve është caktuar në arrest me burg.

LISTA E PERSONAVE TË PËRFSHIRË

Masat e sigurisë:

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

The post Zbardhen emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme! Në pranga dy administratorët turq! Nga Arta Dollani, te Gjovana Sokoli appeared first on Albeu.com.

Skandal në “Big Brother VIP”, ish-banorja e pranon dhe e tregon me emër konkurrentin: Me të kam bërë s*ks brenda shtëpisë
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, pas daljes nga shtëpia ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me banorët e tjerë.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ora 7”, ku u përball me pyetje të shumta rreth marrëdhënieve të krijuara gjatë qëndrimit të saj në BBVK, veçanërisht për afrimitetin me Edin.

Gjatë intervistës, Bia u pyet drejtpërdrejt nëse mes saj dhe Edit kishte pasur marrëdhënie intime brenda shtëpisë së famshme. Pa hezitim dhe me një buzëqeshje ajo e pranoi këtë, duke u shprehur shkurt: “Krejt e dimë, po”.

Deklarata e saj u prit me interes të madh nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente të shumta.

The post Skandal në “Big Brother VIP”, ish-banorja e pranon dhe e tregon me emër konkurrentin: Me të kam bërë s*ks brenda shtëpisë appeared first on Albeu.com.

Tjetër skandal në Bashkinë e Matit, shembet rruga 8 muaj pas inagurimit
Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte.

Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj më parë është shembur krej papritur, duke u bërë burim rreziku për shumë drejtues mjetesh që përshkojnë këtë zonë.

Sipas një video të publikuar nga Syri TV, dallohet rruga e shembur e shkaktuar nga cilësia e dobët e kryerjes së punimeve.

Sipas raportimeve, kjo rrugë ishte inaguruar vetëm 8 muaj më parë dhe mesa duket, me ardhjen e sezonit të shirave, ka dalë në pah dhe abuzimi me ketë rrugë, duke u shembur dhe krijuar problematika për banorët e zonës.

The post Tjetër skandal në Bashkinë e Matit, shembet rruga 8 muaj pas inagurimit appeared first on Albeu.com.

Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza inspektore e firmosi
Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.

Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.

Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga  vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.

Por kjo dosje nuk mban vetëm  firmat e familjes Ago, por edhe  firmën e  drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.

Deri më tani përfituesi  Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./ tch

The post Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza inspektore e firmosi appeared first on Albeu.com.

Skandal i madh korrupsioni përfshin aleatët kryesorë të Zelenskyt, dy ministra japin dorëheqjen
Një skandal i gjerë korrupsioni ka përfshirë nivelet e larta të qeverisë ukrainase, duke çuar në dorëheqjen e ministres së Energjisë Svitlana Grynchuk dhe ministrit të Drejtësisë Herman Halushchenko.

Të dy dhanë dorëheqjen pas një hetimi të madh për abuzime në sektorin energjetik të vendit.

Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi shkarkimin e tyre të mërkurën, vetëm dy ditë pasi agjencitë kundër korrupsionit akuzuan disa persona për një skemë masive përvetësimi fondesh në energji, përfshirë edhe operatorin shtetëror bërthamor Enerhoatom. Disa nga të përfshirët kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Zelenskyt.

Sipas akuzave, ministri Halushchenko dhe zyrtarë të tjerë të lartë dyshohet të kenë marrë pagesa të paligjshme nga kontraktorët që ndërtonin fortifikime kundër sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike.

Mes personave të implikuar janë ish-zv.kryeministri Oleksiy Chernyshov dhe biznesmeni Timur Mindich, bashkëpronar i ish-studios televizive të Zelenskyt, Kvartal95, i cili raportohet se është larguar nga vendi.

Halushchenko ka deklaruar se do t’i kundërshtojë akuzat, ndërsa Grynchuk u shpreh në rrjetet sociale se “në veprimtarinë time profesionale nuk ka pasur shkelje të ligjit”.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit  bënë të ditur se hetimi, i zhvilluar për 15 muaj me rreth 1,000 orë përgjime, ka zbuluar përfshirjen e katër anëtarëve të qeverisë ukrainase.

Sipas tyre, rreth 100 milionë dollarë janë pastruar përmes skemës, dhe fotot e çantave me para të gatshme janë publikuar si prova. Një pjesë e fondeve dyshohet se është transferuar jashtë Ukrainës, përfshirë edhe në Rusi.

Prokurorët pretendojnë se paratë janë pastruar përmes një zyre në Kiev, e lidhur me familjen e ish-deputetit ukrainas dhe aktualisht senator rus, Andriy Derkach.

Skandali po ndodh në një moment kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, përfshirë nënstacionet që furnizojnë me energji centralet bërthamore.

Rasti pritet të nxjerrë sërish në pah problemin e thellë të korrupsionit në Ukrainë, pavarësisht punës së NABU dhe SAPO gjatë dhjetë viteve të fundit. Në korrik, protesta mbarëkombëtare shpërthyen pas ndryshimeve që kufizonin pavarësinë e këtyre dy institucioneve, duke rrezikuar statusin e Ukrainës si vend kandidat për BE.

The post Skandal i madh korrupsioni përfshin aleatët kryesorë të Zelenskyt, dy ministra japin dorëheqjen appeared first on Albeu.com.