skanda Archives - Albeu.com

Shala reagon pas deklaratës së ministres serbe: Nuk bëhet fjalë për lapsus, por për kërcënim serioz
<html><head></head><body>

Një intervistë e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, për medien Kurir ka ndezur një stuhi reagimesh.

Ajo u shpreh: “Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.”

Për ekspertin e sigurisë Drizan Shala, këto fjalë nuk përbëjnë thjesht një gabim diplomatik. Në një prononcim për “Bota sot”, ai i cilësoi ato si një sinjal thellësisht shqetësues që dëshmon se mentaliteti i epokës së Millosheviqit është ende i gjallë.

Sipas tij, një retorikë e tillë që përligj spastrimin etnik minon sigurinë e mbarë rajonit dhe përplaset hapur me parimet e paqes dhe stabilitetit.

“Pohimet e ministres serbe nuk mund të lexohen si një gafë e thjeshtë apo një opinion i shkëputur nga konteksti shtetëror. Kur një zyrtare e lartë shpreh pendesë që Kosova nuk iu nënshtrua një spastrimi etnik gjatë konfliktit të viteve 1998–1999, kjo e kapërcen debatin politik dhe godet drejtpërdrejt themelet e sigurisë sonë të përbashkët”, theksoi Shala.

Ai shtoi se nga këndvështrimi i sigurisë, mesazhe të kësaj natyre tregojnë se në një pjesë të elitës politike serbe vazhdojnë të mbijetojnë narrativa që minimizojnë, madje herë pas here lartësojnë politikat e Millosheviqit. Në vend të ndërtimit të mirëbesimit dhe përballjes me të shkuarën, riprodhohen mesazhe që na kthejnë pas në kohërat më të zeza të historisë ballkanike.

Eksperti nënvizoi se Kosova e pasluftës i ka ngritur institucionet e veta mbi shtyllat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe integrimit euroatlantik. Prandaj, një gjuhë që mbron ose arsyeton spastrimin etnik nuk është vetëm një sulm ndaj Kosovës, por edhe ndaj gjithë sistemit të vlerave mbi të cilin u vendos paqja në rajon.

Shala paralajmëroi gjithashtu se deklarata të tilla rrafshojnë përgjegjësinë për krimet e luftës dhe rrezikojnë të bëjnë të zakonshme gjuhën e urrejtjes. Për të, rikthimi i retorikës së viteve ’90 saboton procesin e pajtimit dhe kthehet në një rrezik real për sigurinë, qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Nga prizmi ligjor dhe politik, pohime të tilla mund të interpretohen si lartësim ose zbehje e politikave të lidhura me një periudhë ku u kryen krime të tmerrshme dhe shkelje masive të të drejtave të njeriut. Edhe kur nuk përbëjnë domosdoshmërisht vepër penale, ato ndihmojnë në normalizimin e një fjalori që përplaset me standardet demokratike dhe dëmton përpjekjet për pajtim”, vijoi ai.

Shala tërhoqi vëmendjen se rreziku nuk fshihet vetëm te fjalët, por edhe te rrethanat ku ato shqiptohen. Ballkani Perëndimor mbetet një zonë ku tensionet etnike mund të shfrytëzohen për përfitime politike. Në çaste krizash të brendshme, retorika nacionaliste shpesh vihet në punë për të ngjallur emocione publike, për të larguar vëmendjen nga vështirësitë ekonomike dhe sociale ose për të forcuar mite identitare.

Ai e konsideroi rikthimin e diskursit të njëzet e ca viteve më parë si diçka që mund të mos jetë aspak spontane. Sipas tij, kjo mund të jetë pjesë e një taktike të mirëmenduar që synon të mbajë gjallë logjikën e përplasjes, duke rishkruar të shkuarën përmes copëzash selektive dhe duke iu shmangur një llogaridhënieje të ndershme historike. Një qëndrim i tillë, nënvizoi ai, nuk u shërben interesave afatgjata të qytetarëve të Serbisë dhe as stabilitetit të përgjithshëm.

“Paqja nuk ushqehet me nostalgji për luftën, por me pranimin e të vërtetës, përgjegjësinë institucionale dhe nderimin e dinjitetit të çdo viktime. Ndaj, çdo deklaratë publike që normalizon ose përligj spastrimin etnik kërkon një dënim të prerë, jo thjesht si një shkelje morale, por si një kanosje konkrete ndaj sigurisë, pajtimit dhe rrugëtimit evropian të rajonit”, përmbylli Shala për gazetën.

</body></html>

The post Shala reagon pas deklaratës së ministres serbe: Nuk bëhet fjalë për lapsus, por për kërcënim serioz appeared first on Albeu.com.

Kryemadhi paralajmëron publikimin e skandalit: Javën tjetër nxjerr provat për kompanitë e inceneratorëve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se kompanitë e lidhura me inceneratorët kanë bërë evazion fiskal 170 milionë dollarë.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se do të publikojë provat javën që vjen dhe më pas do të dorëzojë dosjen në SPAK.

“Ke një rast unikal, çështja e inceneratorëve, që mbahet peng. BE, nuk shohin zyrat e BE në Shqipëri por BE e ka dosjen e inceneratorëve mbi tavolinë

Shumë shpejtë, edhe SPAK-u, edhe opinioni publik do të kenë një dosje me evazion fiskal mbi 170 milionë dollarë të kompanive të inceneratorëve. Janë fshehur 170 milionë dollarë.

Kjo do të thotë se 170 milionë dollarë u janë fshehur zyrave të taksapaguesve shqiptarë.

Do t’ju bëj publike javën e ardhshme, jo dallavere rrugësh, por fatura me fotografi, me numër fature dhe me emra të lidhur drejtpërdrejtë me kompanitë e inceneratorëve.

Ka dosje shtesë të inceneratorëve që konfirmon që kanë bërë 170 milionë dollarë evazion fiskal. Do ta bëj publike javën tjetër dhe do ta dorëzoj pastaj”, tha Kryemadhi.

The post Kryemadhi paralajmëron publikimin e skandalit: Javën tjetër nxjerr provat për kompanitë e inceneratorëve appeared first on Albeu.com.