s`ka financuar Archives - Albeu.com

Berisha: Vis Martinaj nuk e ka financuar kurrë Bardhin, drejtësia të sqarojë zhdukjen e tij
“Një trillim dhe falsifikim që mund të kishte filluar nga Skapi i partisë deri në zyrat e Edi Ramës”. Kështu e ka konsideruar kreu i PD-së, Sali Berisham bisedën që i dërguan Gazment Bardhit për shantazh, ku pretendohej se Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi flisnin për t’i dhënë 100 mijë euro, gjë e cila u konfirmuar dhe nga SPAK që nuk ekziston, por ishte e falsifikuar.

Berisha, në konferencën me gazetarët, deklaroi se shantazhi ndaj Bardhit, u bë për shkak se ai disponon bisedat e plota në aplikacionin “Sky Ecc”, ku sipask tij del Taulant Balla dhe Edi Rama.

Lideri demokrat tha se e rëndësishme është që doli e vërtetat se Ervis Martinajt, nuk e ka financuar kurrë Gazment Bardhin.

Gjithashtu, Berisha deklaroi se drejtësia duhet të sqarojë zhdukjen e Ervis Martinajt, ku e lidhi me deklaratën e Edi Ramës si momentin kyç për ta hetuar.

Berisha: “Askush tjetër përveç fabrikës së trillimeve, fabrikes qeveritare të trillimeve, falsifikimeve, e cila fillon me Skrapin e partisë dhe përfundon me Engjëll Agaçin, një zinxhir i tërë, Taulant Balla me shokë. Konkretisht duhet një hetim jashtë cdo dyshimi se është makineria e falsifikimit, e trillimit dhe e shpifjeve që punon gjithë ditën nën kupolën qeveritare. Ai ishte një akt i shëmtuar, por që në pamje të parë dukej se ishte një trillim banal, mjeran. Tani, si t’ia bëjmë, meqenëse dalin emrat e Taulant Ballës në dhjetëra e dhjetëra telefonata për afera kriminale nga më të rrezikshmet. Dalin emrat për implikimet e tij në vrasje. Dalin emrat e tij për nxitje, imagjino ti kur i del Nuredin Dumani, Taos si dëshmitar se nuk është ai që ka kërkuar t’i fusin revoltën në kashtë te Manahasa për t’i arrestuar.

Del Edi Rama me tre telefonata të koduar, një prej tyre të denoncuar publikisht. Del Edi Rama në sallat e gjyqeve të bandave në Belgjikë. Dalin gjykatës, prokurorë, etj, etj. Pra, çfarë mund të thuash? Kurse meqenëse zoti Bardhi, jo vetëm Bardhi i disponon këto, ata i ka kapë tmerri, ndaj dhe donin të nxirrnin se qenka financuar me 100 mijë euro nga Vis Martini. Dhe u pa shumë qartë se ai ishte një fabrikim që mund të kishte filluar nga Skapi i partisë gjer në zyrat e Edi Ramës. Unë nuk kam besim që do zbardhet, por rëndësi ka që doli se ai nuk ka financuar kurrë Gazment Bardhin. E vërteta është se në qoftë se ka një gjë, të cilën drejtësia duhet ta sqarojë, zhdukjen e Vis Martinit të shoqëruar në takimin e fundit me policinë e shtetit. Të sqarojë nëse ka një lidhje kjo apo jo me zotimin e Edi Ramës se ta dimë targën dhe do e kesh personale. Ky është moment kyç që duhet hetuar, mendoj unë”!

The post Berisha: Vis Martinaj nuk e ka financuar kurrë Bardhin, drejtësia të sqarojë zhdukjen e tij appeared first on Albeu.com.