situate e tensionuar Archives - Albeu.com

Komandanti i KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme
“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, tha komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, në takimin e krerëve ushtarak të NATO-s në Bruksel.

Takimi dyditësh i komitetit ushtarak të NATO-s, organi më i lartë i aleancës veri-atlantike, është udhëhequr nga shefi i këtij komiteti, admirali Rob Bauer, dhe kanë marrë pjesë edhe komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Christopher Cavolli dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformim, gjenerali Philippe Lavigne.

Admirali Bauer tha se ushtarët në uniformë të KFOR-it janë duke e bërë maksimumin në ruajtjen e paqes, por sipas tij, përgjigja nuk duhet të jetë vetëm mbi ushtarët, ngase “ka nevojë për përgjegjësi politike”.

Situata në Kosovë ka qenë temë ditën e dytë të këtij takimi, ku kanë marrë pjesë edhe krerët ushtarakë të vendeve që kanë ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë, e të cilat nuk janë anëtare të NATO-s.

Komandanti i KFOR-it ka përsëritur qëndrimin se ky mision është i gatshëm dhe ka kapacitetet e nevojshme të veprojë nëse duhet.

“Për aq kohë sa do të ketë rritje të tensioneve, pasiguria në mesin e popullatës eskalon. Një incident i vetëm rrezikon të dëmtoj arritjet e disa viteve në krijimin e paqes dhe sigurisë”, tha ai.

Misioni i NATO-s KFOR në Kosovë, sipas të dhënave të fundit, ka më shumë se 3.700 ushtarë në Kosovë një numër i konsiderueshëm i të cilëve vinë nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.

Ndërsa fokusi i takimit, sipas Bauer, ka qenë në mbrojtjen kolektive të aleancës pas fillimit të agresionit rus të Ukrainës.

“Vendet e NATO-s dhe komandat ushtarake do të jenë më të koordinuara se kurrë më parë. Do të jemi të gatshëm të veprojmë me shpejtësi të paparë deri me tash”, tha ai.

Në takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi ushtarak i Ukrainës, teksa shefat e shtabeve të NATO-s kanë shprehur mbështetje ushtarake të pa-rezervë për Ukrainën, “për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”.

Shefi i komitetit ushtarak të NATO-s ka dhënë vlerësimet se Rusia, sipas informative që kanë vendet e NATO-s, është duke u përgatitur për një ofensivë të re gjatë pranverës dhe NATO duhet të përgatitet për të ndihmuar Ukrainën që të jetë në gjendje të përballet me këto kërcënime.

Krerët ushtarakë të NATO-s kanë përsëritur nevojën që vendet anëtare të përshpejtojnë edhe prodhimin e armatimit dhe municionit, si dhe vazhdimin e përforcimit të kapaciteteve në mënyrë që të jenë të gatshme të veprojnë në çdo moment.

Sipas tyre, edhe pas konfliktit në Ukrainë kërcënimi nga Rusia do të vazhdojë, dhe NATO duhet të jetë e gatshme për tu përballur me këto kërcënime për një kohë më të gjatë.

Komiteti është trupi më i lartë ushtarak i aleancës dhe vepron në bazë të udhëzimeve politike që i jep Këshilli i Atlantikut të Veriut, që është niveli më i lartë politik i saj.

Me Finlandën dhe Suedinë, NATO-ja do të kenë më shumë se 3.2 milion ushtarë në uniformë të cilët do të kujdesen për sigurinë e mbi një miliardë banorëve sa kanë së bashku vendet e NATO-s./REL/

The post Komandanti i KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme appeared first on Albeu.com.