situata Archives - Albeu.com

Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Qafë Thanë, demontohet ura te “Arrat e Gurrës”
Situata në aksin Librazhd- Qafë Thanë vijon të degradohet, ku prej ditës së djeshme qarkullimi në këtë zonë është bllokuar, për shkak të shembjes së rrugës dhe rrëshqitjes së dherave.

Sipas informacioneve, situata është rënduar pranë zonës “Arrat e Gurrës”, ku ura në këtë segment ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është shpallur zyrtarisht e pakalueshme.

Raportohet se, struktura e urës ka humbur parametrat e sigurisë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve mbi të dhe në këto kushte, është marrë vendimi për demontimin e saj.

Prej ditësh situata paraqitet e rënduar në këtë segment rrugor, duke krijuar një situatë të ndërlikuar për qarkullimin në aksin strategjik që lidh zonën me pjesën tjetër të vendit.

The post Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Qafë Thanë, demontohet ura te “Arrat e Gurrës” appeared first on Albeu.com.

Korreshi denoncoi situatën alarmante, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta, pamjet e publikuara…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, lidhur me spitalin bashkiak të Lushnjes.

MShMS në një reagim publik bën me dije se pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnje, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.

Sipas MShMS, repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.

MShMS thekson në njoftim se spitali Bashkiak Lushnjë vijon shërbimet për pacientët në kushte të sigurta dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.

Postimi i plotë:

Në lidhje me pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnje, sqarojmë se ato i 𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐧𝗲̈𝐬 𝐧𝐫. 𝟯, 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝗲̈ 𝐩𝗲̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.

𝐑𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧𝗲̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝗲̈ 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.

Spitali Bashkiak Lushnj, garanton se 𝐬𝐡𝗲̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝗲̈𝐫 𝐩𝐚𝐜𝐢𝐞𝐧𝐭𝗲̈𝐭 𝐯𝐢𝐣𝐨𝗷𝗻𝗲̈ 𝐭𝗲̈ 𝐨𝐟𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐧𝗲̈ 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐭𝗲̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐚 dhe mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.

VIDEOJA E PUBLIKUAR NGA KORRESHI:

The post Korreshi denoncoi situatën alarmante, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta, pamjet e publikuara… appeared first on Albeu.com.

Situata e motit në vend, si paraqitet situata dhe cilat janë zonat më problematike
Agjencina Kombëtare të Mbrojtjes Civile nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, bën me dije se situata deri në orët e para të ditës paraqitet relativisht e qetë, krahasuar me ditët që lamë pas.

Nga raportimet e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ditën e sotme të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.

Në Bashkinë Dibër, ka problematika në rrugët rurale në disa fshatra të njësive Maqellare, Melan, Luzni, Muhurr.

Gjithashtu, po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Kala e Dodës me fshatrat Sllovë, Selishtë dhe Arras.

Në Bashkinë Bulqizë: Janë të bllokuara rrugët rurale të njësive administrative Ostren, Trebisht, Klenjë, Gjoricë, Zerqan dhe aksi rrugor Trebisht-pikë kalimi kufitar.

Në Bashkinë Klos: Janë të bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.

Në bashkinë Mat, janë të bllokuara 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.

Në bashkinë Krujë; po vijon puna për hapjen e rrugës që lidh fshatin Shkretë me aksin Cudhi-Qafështamë.

Në Bashkinë Fushë-Arrëz, vazhdon të jetë e bllokuar rruga me njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj.

Në Bashkinë Devoll; vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat Miras.

Në Bashkinë Pogradec; po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë.

Në bashkinë Has; po punohet për hapjen e rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan dhe Xhebexhi.

Vijojnë angazhimin për normalizimin e situatës në Vlorë, prej tashmë tre ditësh Forcat e Armatosura me 7 pompa thithëse dhe 15 mjete të kalueshmërisë së lartë, ekskavatorë, kamionë vetëshkarkues etj.

Sipas parashikimit të motit në ditët në vazhdim, nuk do ketë prezencë të reshjeve të shiut apo të borës në të gjithë vendin. Temperaturat do vijojnë të ulen, ku në veri të vendit do të shkojë në -11 gradë celsius.

Janë në gatishmëri të plotë të gjitha kapacitetet në nivel qendror dhe vendor të sistemit të mbrojtjes civile, për përballimin e çdo situate që mund të shkaktohet nga kushtet e motit.

The post Situata e motit në vend, si paraqitet situata dhe cilat janë zonat më problematike appeared first on Albeu.com.

Situatë e rënduar nga zjarret në Lurë, pritet ndërhyrja nga ajri
Parku Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”, vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Disa vatra zjarri janë ende aktive në zona të ndryshme të këtij parku, duke shkaktuar dëme kolosale në ekonominë pyjore e turistike.

Aktualisht zjarri në Fushë Lurë, është aktiv i zhvilluar në dy vatra. Vatra e zjarrit në Pregjë Lurë, ka zhvillime me intensitet në disa segmente dhe vazhdon rritja e perimetrit diktuar nga era dhe temperaturat e larta.

Vatra tjetër e zjarrit në Fushë Lurë në segmentin Titar e Nërshene, zjarri ka shtrirje perimetri të madh dhe zgjerohet edhe në pyje të shpeshtë ahu.

The post Situatë e rënduar nga zjarret në Lurë, pritet ndërhyrja nga ajri appeared first on Albeu.com.

Petrit Vasili për situatën mes Ramës dhe gazetares: Kryeministri duhet të largohet me forcë
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta.

Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump.

Në fund të deklaratës, Rama ka tentuar të prekë te faqja gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.

Vasili u shpreh se sjelljet kafshërore të kryeministrit nuk kanë në ndalur, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë “e ka mbushur kupën” dhe duhet të largohet me forcë.

Postimi:

“Kafsheri e Rames shtyn me duar si rrugaç gazetaren Ambrozia Meta!

Sjelljet kafsherore te Edi Rames s’kane te ndalur.

Sic e shihni ne VIDEO, Rama, ky i çmendur, shtyn me duar dhunshem gazetaren Ambrozia Meta sepse e pyet per hajduterine e tij me Portin e Durresit.

Po si mund te jete kryeminister nje ordiner i tille qe sillet per faqe te zeze.

Ky e ka mbushur kupen dhe duhet te shtyhet dhe duhet perzene me force siç e meriton sjella e tij kafsherore”, shkruan Vasili.

The post Petrit Vasili për situatën mes Ramës dhe gazetares: Kryeministri duhet të largohet me forcë appeared first on Albeu.com.

Komandanti i KFOR-it: Kemi katërfishuar praninë në veri të Kosovës
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, e vlerëson të qetë por ende të brishtë situatën e sigurisë pas tensioneve të vitit të kaluar në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Ulutas tha se KFOR-i po vazhdon përpjekjet për të parandaluar çdo përshkallëzim, ndërsa mbetet i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide që mund të ndodhë.

Ai tha se kanë katërfishuar praninë e KFOR-it në veri kanë trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe zonën përgjatë vijës administrative të kufirit.

“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. Ne jemi duke ndjekur nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës dhe posaçërisht në disa komuna atje, përmes një pranie të dukshme dhe fleksibile, që përfshin patrullime të rregullta dhe angazhim me komunitetet lokale. Pas rritjes së tensioneve vitin e kaluar, NATO-ja ka vendosur qindra trupa shtesë. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe zonën përgjatë vijës administrative të kufirit.

Misioni ynë aktualisht numëron rreth katër mijë e 600 trupa, nga 28 vende kontribuuese, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Një nga përparësitë tona është të ndërtojmë marrëdhënie dhe të përpiqemi të kuptojmë shqetësimet e banorëve lokalë dhe perceptimin e tyre mbi sigurinë. Ky është çelësi për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për të kontribuar në qëndrueshmërinë e rajonit.

KFOR-i gjithashtu vazhdon të krijojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjate. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidave të mundshme, duke përshtatur praninë tonë sipas nevojës, në përputhje me mandatin tonë. Ne vazhdojmë të veprojmë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, me të cilët ne bashkëpunojmë dhe bashkërendohemi në mënyrë të rregullt”, tha ai.

The post Komandanti i KFOR-it: Kemi katërfishuar praninë në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi për situatën te varrezat e Tufinës: SPAK të hetojë
Në një dalje publike Belind Këlliçi, në emër të Rithemelimit denoncoi Bashkinë e Tiranës, për situatën në varrezat e Tufinës.

Sipas tij, është e papranueshme dhe e patolerueshme që të shohësh imazhe të tilla, me mbeturina dhe qese që mbështjellin kocka njerëzore.

Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë rastin.

Deklarata:

“Këtë deklaratë dua ta nis me një ndjesë për të gjithë qytetarët që na ndjekin, për këto pamje tronditëse të cilat po shfaqim, por qytetarët shqiptarë dhe në veçanti banorët e kryeqytetit, duhet të dinë të vërtetën dhe se nga kush drejtohet sot Bashkia Tiranë.

Ky institucion për fatin tonë të keq, tashmë është kthyer në strofkullën e lajmeve të errëta e këtë radhë të kobshme. Në institucionin ku do të duhej të zgjidheshin hallet dhe problemet e rreth gjysmës së popullsisë së Shqipërisë, jo vetëm që qytetarët vidhen në mënyrë sistematike, por sot jemi të skandalizuar nga një ngjarje makabre, e cila është në kufijtë e krimeve kundër njerëzimit. Krimi i radhës në Bashkinë Tiranë, nuk ka të bëjë këtë herë me të gjallët, por me ata të cilët janë larguar nga kjo botë. Këto pamje janë publikuar mbrëmjen e djeshme, nga emisioni investigativ “Piranja”, në varrezat e Tufinës.

Në këto pamje të tmerrshme të cilat mund t’i shohim vetëm në skenarë filmash horror, apo pamje të regjistruara në fushë betejat e luftrave botërore, shihen qartë mbetjet e fëmijëve të cilët kanë humbur jetën disa vite më parë. Është e papranueshme dhe e patolerueshme të shohësh imazhet e disa qeseve mbeturinash, që mbështjellin kocka njerëzish me dhe pa emër, si të jenë pamjet e tmerrshme të ushtarëve të vrarë në luftë, hedhur kapicë nga kundërshtari në front. Kjo barbari, ky dhunim monstruoz i dinjitetit njerëzor, e çon Bashkinë Tiranë në një tjetër podium, nga institucioni më i korruptuar në Europë, tashmë në institucionin më barbar të Europës!

Përgjatë gjithë historisë, mënyra se si të ikurit nga kjo botë trajtohen, shpesh ka dëshmuar gradën e civilizimit të shoqërisë. Ajo ç’ka pamë nga investigimi i programit “Piranja”, është një krim makabër, mohimi i të cilit paturpësisht shton neverinë ndaj mungesës së humanizmit dhe shkeljes së ligjeve të shkruara e të pashkruara. Keqtrajtimi, që u bëhet trupave të vdekur, të hershëm a të vonë, shkakton një revoltë, që nis nga thellësia e psiqikës sonë, sepse shkon kundër pritshmërisë thelbësore të qytetarisë për të trajtuar të vdekurit me respekt, nder e dinjitet. Nuk ka fjalë të cilat mundet të justifikojnë mosveprimin e organeve ligjzbatuese në këtë rast. Partia Demokratike do të kallëzoje në SPAK sërish këtë javë Erion Veliajn, pasi nga sa përcaktohet në ligj, zhvarrimet bëhen me lejen e Kryetarit të Bashkisë dhe depozitimi bëhet në një ndërtesë specifike.

SPAK në fakt do duhej të zbarkonte që mbrëmë në zyrat e Bashkisë Tiranë dhe të bënte shembull përgjegjësit e këtij skandali të paimagjinueshëm, i cili ka tronditur çdo qytetar të Tiranës e jo vetëm. Por mesa duket, gjumi letargjik që ka kapur organin e akuzës, dhe frika nga kryebashkiaku i Tiranës, vijon ta mbajë këtë institucion në krahun e keqbërësve dhe të korruptuarve”.

The post Belind Këlliçi për situatën te varrezat e Tufinës: SPAK të hetojë appeared first on Albeu.com.

“Situata në Ballkan, e brishtë”, paralajmërimi i Stoltenberg: Ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë
NATO-ja beson se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë, dhe ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.

Kështu ka thënë të premten prej Brukselit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Ai ka thënë se NATO-ja është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnje e Hercegovinë.

Ballkani Perëndimor, forcimi i NATO-s, dhe përgatitjet për samitin e Uashingtonit, kanë qenë temat kryesore të këtij takimi.

“Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO-ja menjëherë të angazhojë forca shtesë në Kosovë“, ka thënë Stoltemberg.

Ai ka paralajmëruar se javën që vjen, Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës, do të vizitojë Bosnje – Hercegovinën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e parezervë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës.

Stoltenberg e ka falënderuar Malin e Zi për kontributin në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, por edhe për rolin konstruktiv për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit.

Kryeministri i Malit të Zi, Spajiq, ka thënë se për vendin e tij, stabiliteti në Kosovë ka rëndësi të veçantë dhe, në rast nevoje Mali i Zi është i gatshëm për të rritur praninë e ushtarëve të saj në misionin e KFOR-it.

Spajiq ka thënë se Mali i Zi mbetet anëtar besnik i aleancës së NATO-s, dhe i përkushtuar për të avancuar në procesin e integrimeve në BE.

Ai ka thënë se për vitin 2024, Mali i Zi ka ndarë më shumë se 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor për mbrojtje, që është në përputhje me kërkesat e NATO-s ndaj të gjitha vendeve anëtare.

Shefi i aleancës ka thënë se NATO-ja ka bashkëpunim të ngushtë me BE-në, kur janë në pyetje vendet e Ballkanit Perëndimor,

Ai e ka nënvizuar sidomos rëndësinë e mbështetjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas sulmeve të armatosura kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar – ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku – NATO-ja e ka përforcuar misionin e vet KFOR-in në Kosovë, dhe tani numëron 4.500 pjesëtarë.

Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) tashmë ka lëshuar fletarrestim për të.

The post “Situata në Ballkan, e brishtë”, paralajmërimi i Stoltenberg: Ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë appeared first on Albeu.com.

Majlinda Bregu: Rajoni s’mund të qëndrojë vendnumëro, kur situata kërkon vrapim
Prezantimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup, ishte edhe një konfirmim se Bashkimi Evropian (BE) është i përkushtuar, për të përshpejtuar integrimin e rajonit në strukturat e saj.

Integrimi i rajonit dhe qasja në tregun e përbashkët evropian, e përcjellë me një fond prej gjashtë miliardë eurosh, pritet të zvogëlojë dallimin e zhvillimit socio-ekonomik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si një parakusht për anëtarësim më të shpejtë në Union.

Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, ishte e pranishme në Shkup. Këshilli që drejton ajo është më meritori në ngjizjen e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, i cili çon drejt krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Bregu flet për fazat e implementimit të Planit të Rritjes dhe përfitimet konkrete që qytetarët e vendeve të rajonit do t’i kenë.

Liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan ne Shkup një deklaratë të përbashkët, si një angazhim për zbatimin e aktiviteteve nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kovaçevski, tha se plani i rritjes do të përshpejtojë reformat themelore për Ballkanin Perëndimor, duke krijuar një lidhje me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Pasi keni marrë pjesë në takim, a mund të elaboroni mbi implikimet praktike të këtij angazhimi për rajonin?

Majlinda BREGU: “Sigurisht. Do të thotë shumë gjëra, por le të fillojmë së pari me lajmin e mirë: Komisioni Evropian prezantoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në nëntor të vitit të kaluar, duke synuar të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE në rajonin tonë përpara anëtarësimit. Plani synon të nxisë rritjen ekonomike dhe të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike aq të nevojshme, i mbështetur nga një angazhim prej gjashtë miliardë eurosh në grante dhe kredi. Gjatë takimit, përfaqësuesit e KE-së njoftuan se shpërndarja e këtyre fondeve pritet të nisë këtë verë – një nxitje shumë e nevojshme për një rajon që ka nevojë urgjente për mbështetje financiare.

Megjithatë, pas çdo lajmi të mirë fshihet një punë e konsiderueshme. Duhet të ndërmerren shumë hapa të vegjël për të hapur rrugën për përparime më thelbësore që na afrojnë me qëllimin tonë përfundimtar: anëtarësimin në BE.

“Rruga jonë me tulla të verdha” për atje është mjaft e qartë – avancimi i një agjende kombëtare reformash dhe krijimi i një Tregu të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor, shërben si një hap themelor për në Tregun Unik të BE-së, duke çuar përfundimisht drejt anëtarësimit të plotë në BE. Megjithatë, ndërsa vizioni është i qartë, sfida qëndron në sigurimin e veprimit të shpejtë që përputhet me qartësinë e vizionit, sepse nuk mund të ketë akses në Tregun Unik të BE-së pa avancuar integrimin e rajonit.

Për ta bërë këtë përpjekje të suksesshme për të gjitha vendet e rajonit, duhet të bëjmë dy procese paralele brenda këtij viti. I pari përfshin përmirësimin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal përtej vitit 2024, kurse procesi i dytë përfshin formulimin e një udhërrëfyesi për t’u bashkuar me Tregun Unik të BE-së“.

Në të vërtetë, ju përmendët se RCC tashmë ka nisur punën për Planin e ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe do ta paraqesë atë për miratim në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. Cilat aspekte të rëndësishme mund të ndani në lidhje me këtë plan të ri?

Majlinda BREGU: “Tregu i Përbashkët Rajonal është modeluar sipas logjikës së Tregut Unik të BE-së, me katër liri të rrënjosura thellë në të – lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe lirinë për t’u vendosur dhe ofruar shërbime. Në këtë fazë të re, ai do të përmirësohet me fokus shtesë në rritjen e kapitalit njerëzor, diçka që e vumë re si të nevojshme gjatë kësaj faze të shkuar të zbatimit, për shkak se edukimi dhe inovacioni luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin e burimeve të reja të rritjes ekonomike dhe mekanizmave për transformimin e ardhshëm. Trajtimi i mungesës së vendeve të mira të punës dhe largimi i vazhdueshëm i të rinjve nga rajoni është thelbësor. Migrimi dhe ikja e trurit paraqesin sfida të konsiderueshme për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, plani ka prioritet fuqizimin ekonomik të grave, digjitalizimin për qeverisje dhe shërbime më të mira, sigurinë kibernetike dhe heqjen e barrierave për lëvizjen e qytetarëve brenda rajonit.

Tani, bashkëpunimi rajonal ka bërë një ndryshim mjaft domethënës në të gjithë rajonin me zbatimin tashmë të Tregut të Përbashkët Rajonal. Rajoni ynë tani është në roaming pa pagesë për gati tre vjet. Që nga tetori i kaluar, tarifat e roamingut me BE-në janë dukshëm më të ulëta, duke e bërë udhëtimin drejt BE-së për qytetarët tanë më të lirë dhe që është akoma më e rëndësishme, pa stres nga faturat gjigante të telefonit. Janë nënshkruar katër marrëveshje lëvizshmërie, duke mundësuar qarkullim më të lehtë të studentëve në rajonin tonë me procedura më të thjeshta për njohjen e diplomave, si dhe të kualifikimeve profesionale për shtatë profesione. Korsitë e gjelbra për të cilat rajoni u pajtua gjatë pandemisë mundësoi furnizim të pandërprerë me ilaçe dhe ushqime në rajon, dhe tashmë të zgjatura në periudhën pas pandemisë po shkurtojnë ndjeshëm kohën e pritjes në pikat kufitare. Korsitë e gjelbra ekzistuese, vitin e kaluar, kanë kursyer 20 vite pritje”.

A nuk është kjo e mahnitshme? Ndërsa rezultatet janë premtuese, përpjekjet tona duhet të dyfishohen, sepse këtu qëndron perspektiva jonë e së ardhmes, në bashkëpunimin rajonal. Tregu i Përbashkët Rajonal mund të shërbejë si një mjet drejt Tregut Unik të BE-së, me kusht që të funksionojë pa probleme, pa pengesa nga mosmarrëveshjet rajonale. Prandaj, përkushtimi i liderëve në Shkup mirëpritet ngrohtësisht.

Megjithatë, po sikur një vend të bllokojë procesin për shkak të çështjeve dypalëshe ose të njëanshme, siç e kemi parë me ngërçin e dialogut Beograd-Prishtinë ose me Bosnjë dhe Hercegovinën që bllokon marrëveshjen e udhëtimit me karta identiteti?

Majlinda BREGU: “Ky është një realitet fatkeq i rajonit tonë, pasi ne nuk shohim shumë gjëra sy më sy dhe konsensusi është sfidues për t’u arritur. Por ka edhe shumë të tjera për të cilat e bëjmë këtë dhe njëri nuk duhet t’i pengojë tjetrit. Megjithatë, pavarësisht dallimeve tona, ne nuk duhet të lejojmë që një çështje të pengojë përparimin e të tjerave. Kjo ndjenjë pati jehonë në takimin e liderëve, duke theksuar nevojën për të siguruar që marrëveshjet e arritura dhe të miratuara me mund të zbatohen pa pengesa nga asnjëra palë.

Kjo na kthen te lajmi i mirë që përmenda në fillim të kësaj interviste që mund të mos jetë aq i mirë për ata që zgjedhin të jenë në anën e bllokimit. Komisioni Evropian po shqyrton në mënyrë aktive mekanizmat për të parandaluar bllokimet, duke nënkuptuar se përpjekja për të penguar progresin në nivel rajonal, vetëm do të pengojë fondet shumë të nevojshme për palën penguese, duke i lejuar të tjerët të vazhdojnë pa ndërprerje. Me kalimin e kohës për rajonin tonë, ngërçet dhe bllokimet e vazhdueshme nuk janë më të përballueshme. Qëndrimi i palëvizshëm kur situata kërkon vrapim, e rrezikon qëllimin tonë dhe është thelbësore që ne të përpiqemi kolektivisht për përparim përpara se të vijë ‘dimri’”.

The post Majlinda Bregu: Rajoni s’mund të qëndrojë vendnumëro, kur situata kërkon vrapim appeared first on Albeu.com.

Blinken: Situata në Gaza për palestinezët mbetet e rëndë
Shumë njerëz në Gaza, përballen me pengesa të mëdha vetëm për të përmbushur nevojat e tyre bazë ditore, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke dënuar situatën “e rëndë” në Rripin e rrethuar dhe të bllokuar të Gazës.

“Situata për burrat, gratë dhe fëmijët në Gaza mbetet e tmerrshme. Shumë palestinezë janë vrarë, veçanërisht fëmijë”, tha Blinken në “X” sot në mes të turneut të tij aktual në Lindjen e Mesme.

“Shumë njerëz mbeten jashtëzakonisht të sfiduar për sa i përket aksesit të tyre në ushqim, ujë, ilaçe, gjëra thelbësore të jetës”, shtoi ai.

Lidhur me turneun e tij, Blinken tha në një deklaratë se ai erdhi për të diskutuar situatën në Gaza me partnerët rajonalë – përfshirë Turqinë – duke shtuar: “Këto nuk janë domosdoshmërisht biseda të lehta. Ka këndvështrime të ndryshme, nevoja të ndryshme, kërkesa të ndryshme”.

“Por është jetike që ne të angazhohemi në këtë diplomaci tani, si për hir të së ardhmes për vetë Gazën, dhe më gjerë, ashtu edhe për hir të së ardhmes për izraelitët dhe palestinezët dhe për rajonin në tërësi”, shtoi ai.

Duke thënë se kjo është vizita e tij e katërt në rajon që nga 7 tetori, kur filloi konflikti i Gazës, ai theksoi se kanë qenë të fokusuar në parandalimin e përhapjes së konfliktit që nga dita e parë.

Duke theksuar se do të diskutojnë me partnerët e tyre gjatë vizitës së tij se çfarë mund të bëhet për të parandaluar përhapjen e konfliktit, Blinken tha se do të trajtojnë mbrojtjen e civilëve, dhënien e më shumë ndihmave humanitare dhe lirimin e të burgosurve të mbetur nga sulmi i papritur i Hamasit më 7 tetorit.

“Të rindërtojmë, të kemi siguri, të kemi qeverisje të udhëhequr nga palestinezët”

Duke theksuar fokusin e tyre në hapat drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, paqësore dhe të sigurt për gjithë në rajon, Blinken tha: “Kjo fillon me punën që do të jetë e nevojshme në vetë Gazën për të rindërtuar, për të pasur siguri, për të pasur qeverisje të udhëhequr nga palestinezët”.

Blinken ka nisur një turne rajonal duke filluar me Turqinë dhe më pas duke vazhduar në Greqi, Jordani, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fokusi i tij mbi situatën e zymtë humanitare në Gaza duket se nënvizon atë që disa analistë e shohin si përçarje në rritje midis aleatëve tradicionalë SHBA-së dhe Izraelit, me Washingtonin që i kërkon Tel Avivit të tërheqë operacionin e tij në Gaza për të zvogëluar koston e rëndë njerëzore të rreth 23.000 jetëve të shuara deri më tani.

The post Blinken: Situata në Gaza për palestinezët mbetet e rëndë appeared first on Albeu.com.