situata ne ukraine Archives - Albeu.com

Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Ukrainë
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vrasjen e 5,718 civilëve, duke përfshirë 372 fëmijë, por shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta, i tha Këshillit të Sigurimit drejtuesja e Çështjeve Politike të OKB-së.

Duke informuar Këshillin, Nënsekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary A. DiCarlo, tha se “të gjitha këto shifra dhe fakte, megjithëse tronditëse, nuk mund të transmetojnë shkallën e plotë të tragjedisë”.

Zonja DiCarlo vuri në dukje se “përballë paaftësisë së komunitetit ndërkombëtar për të ndalur këtë luftë të pakuptimtë, ne duhet të vazhdojmë të regjistrojmë pasojat e saj të tmerrshme sa më me besnikëri dhe saktësi që të jetë e mundur”. “Është përgjegjësia jonë, dhe në të vërtetë, më e pakta që mund të bëjmë – të ndihmojmë në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës dhe për të penguar konflikte të tjera të mundshme të dhunshme”, vazhdoi ajo.

Duke bërë thirrje për paqen “tbazuar në respektimin e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, zonja DiCarlo tha gjithashtu se “të gjitha luftërat janë tragjike, por jo më shumë se luftërat që mund të shmangen”.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ilze Brands Kehris, informoi se rreth 7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë dhe miliona të tjerë kanë kërkuar strehim jashtë vendit. Sipas zonjës Kehris, “armiqësitë intensive, duke përfshirë shkatërrimin në shkallë të gjerë të infrastrukturës kritike civile dhe banesave, kanë detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre” dhe “shkeljet e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar nga Federata Ruse, ose të kontrolluar nga grupet e armatosura të lidhura, kanë bërë gjithashtu që njerëzit të largohen”.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme theksoi gjithashtu “akuzat e besueshme për transferime të detyruara të fëmijëve të pashoqëruar në territorin e pushtuar nga Rusia ose në vetë Federatën Ruse”. Sipas saj, OKB-ja “është e shqetësuar se autoritetet ruse kanë miratuar një procedurë të thjeshtuar për t’u dhënë nënshtetësinë ruse fëmijëve pa kujdes prindëror dhe se këta fëmijë do të kenë të drejtë për birësim nga familjet ruse”.

Vasily Nebenzya, Përfaqësuesi i Përhershëm në Kombet e Bashkuara i Federatës Ruse, tha se takimi i sotëm, i cili u thirr me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, kishte “çdo mundësi për t’u bërë një moment historik i ri në fushatën e dezinformimit të nisur nga Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë kundër vendit tonë”.

Taktika e perëndimit, vazhdoi zoti Nebenzya, është të zhvillojë “një luftë hibride në Ukrainë, deri në ukrainasin e fundit”. Ai tha gjithashtu, “metodat e fëlliqura të propagandistëve perëndimorë janë gjithashtu shumë të njohura për ne”.

Khrystyna Hayovyshyn, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme nga Ukraina, u tha anëtarëve të Këshillit se “si pjesë e agresionit të saj Rusia vazhdon deportimin me forcë të qytetarëve ukrainas në territorin e saj”. “Njerëzit tanë po transferohen në rajone të izoluara dhe depresive të Siberisë dhe Lindjes së Largët”, tha zonja Hayovyshyn. Sipas saj, “shkalla e këtij krimi është skandaloze – sipas të dhënave në dispozicion, afro 2.5 milionë ukrainas, përfshirë rreth 38 mijë fëmijë, janë transferuar nga rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës”.

Para takimit, përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, foli para gazetarëve në Këshillin e Sigurimit. Ambasadorja tha se Shtetet e Bashkuara kanë “prova se qindra mijëra qytetarë ukrainas – përfshirë fëmijë – janë marrë në pyetje, janë ndaluar dhe janë dëbuar me forcë, dhe disa prej tyre janë dërguar në zona shumë të largëta”. “Disa lejohen të qëndrojnë në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Disa janë deportuar me forcë në Rusi. Dhe disa dërgohen në burgje. Dhe disa thjesht zhduken”, përfundoi ambasadorja Thomas-Greenfield./VOA

The post Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Situata në Ukrainë, shefi i NATO-s: Jemi të shqetësuar
Kjo nuk është një “tërheqje e vërtetë e forcave ruse”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se sulmet në Ukrainë do të vazhdojnë.

“Ajo që ne shohim nuk është një tërheqje e vërtetë. Por ne shohim se Rusia po ripozicionon trupat e saj dhe ata po i marrin disa prej tyre për t’i riarmatosur, për t’i përforcuar, për t’i rifurnizuar. Ne nuk duhet të jemi në një farë mënyre shumë optimistë sepse sulmet do të vazhdojnë”, tha Stoltenberg për CNN.

Stoltenberg po fliste pas raporteve nga qeveria ukrainase të shtunën se i gjithë rajoni i Kyivit ishte “çliruar” nga forcat ruse. “Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kyivit u çliruan nga pushtuesi”, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar në një postim në Facebook.

“NATO është gjithashtu e shqetësuar për sulmet e mundshme në rritje veçanërisht në jug dhe në lindje,” tha shefi i aleancës.

“Pra, kjo nuk është një tërheqje e vërtetë, por më shumë një ndryshim në strategjinë e brendshme. Përqendrimi më shumë në jug dhe lindje,” shtoi ai.

The post Situata në Ukrainë, shefi i NATO-s: Jemi të shqetësuar appeared first on Albeu.com.

Gazetarja shqiptare në Kiev: Ukraina mund të kthehet në një Afganistan të dytë për Rusinë
Teska tensionet në Ukrainë dhe Rusi kanë arritur kulmin, kriza është kthyer në një diskutim botëror, për gjetjen e një zgjidhjeje.

Gazetarja e ABC, Linda Karadaku ka raportuar në edicionin e lajmeve nga qendra e Kiev se aktualisht situata është e qetë, megjithatë pasoja që po shkakton kriza me Rusinë po ndjehen shumë sidomos në ekonominë e qytetarëve.

Ndër të tjera ajo thekson se Biden është shpresa e ukrainasve për të gjetur një rrugë të ndërmjetme komunikimi mes tyre dhe autoriteteve ruse.

“Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, po bën të gjithë përpjekjet për të pasur një zgjidhje, situata në terren nuk duket aspak e qetë. Në Kiev na kanë konfirmuar se takimi mes Putin dhe Biden do të mbahet me parakushte. Me një premtim që Ukraina nuk do të bëhet kurrë anëtar i NATO-s. Heqja dorë e disa vendeve të Evropës Lindore  që të mos jenë pjesë e NATO-s,ku Rumania është më e rrezikuar.

Putin ka deklaruar se ukrainasit janë rus ndersa ato thonë se janë kundër një gjë të tillë pasi ato janë ukrainas dhe janë shumë ndryshe”, ka thënë gazetarja.

Ndërkohë në lidhje me situatën dhe fuqinë  e dy ushtrive, gazetarja thekson se Ukraina e ka shumë të pamundur përballimin e një sulmi rus, ku sipas saj nëse një gjë e tillë do të ndodhë do të kemi përsëritjen e situatës si një Afganistan i dytë.

“Më shumë se 150 mijë ushtarë rus janë në kufi me Ukrainën, ndërkohë armatimi rus i të gjithë llojeve nga artileria janë në vijën kufitare kjo do të thotë se çfarëdo që të thuhet situata është shqetësuese. Shpresa më e madhe është te Biden. Ajo që autoritetet në Kiev bëjnë të qartë është se Ukraina do të mbrojë vendin e vet dhe raporti i forcave të Ukrainës me ato ruse është totalisht i pabarabartë. Është e pamundur që Ukraina të përballojë një sulm nga Federata Ruse që në rast qëndrese nga Ukraina  mund të kemi një Afganistan të dytë për Rusinë.

Qëndrimi i zyrtarëve në Ukrainë dhe gjithkujt që ka një lodhje me administratën shtetërore nuk ka lëvizje jeta në Kiev vijon normalisht”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al

The post Gazetarja shqiptare në Kiev: Ukraina mund të kthehet në një Afganistan të dytë për Rusinë appeared first on Albeu.com.

Rusia lajmëroi tërheqjen, Biden del para mediave për situatën në Ukrainë
Presidenti Biden do të dalë para mediave për të dhenë një përditësim të vijimësisë së situatës në Ukrainë.

Lajmi vjen pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, pas përfundimit sipas tij të stërvitjeve të mëdha ushtarake.

Kujtojmë se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu foli në telefon këtë mëngjes me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë që shumë vende janë skeptike për një tërheqje të mundshme ruse nga kufiri, mbetet për t’u parë nëse ajo që tha Putini do të realizohet në të vërtetë./albeu.com/

The post Rusia lajmëroi tërheqjen, Biden del para mediave për situatën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.