Situata e PD Archives - Albeu.com

Situata e PD/ Berisha: Basha të thotë ku i mori paratë, çështja e Metës gjah shtrigash
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço deklaroi se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndalur ‘trenin’ e opozitës por nuk u ndal.

Ai shtoi se Lulzim Basha duhet të qartësojë që ka gjetur se PD është financuar me para ruse, po të kemi parasysh Biniatën me 620 mijë usd, atëherë Lulzim Basha, në rast se do që të mos i mbetet njollë, të thotë se kujt ia ka marrë ato para.

Gjithashtu Berisha foli edhe për çështjen e Ilir Metës, të cilën e cilësoi si gjah i mirëfilltë shtrigash nga ana e kryeministrit Rama. Sipas tij “personi që akuzohet se është paditur nga Ilir Meta deklaron publikisht se kurrë nuk e kam biseduar atë çështje”. “Ka qenë tjetër Ilir ai. Ilir Meta ka dy certifikata”, u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe për prezencën e tij në rrjetet sociale, ku tha se preferenca për të tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Sipas tij të rinjtë nuk e duan kryeministrin dhe ndjekësit e tij në këto platforma janë të blerë.

Sakaq, ai foli edhe për protestat e opozitës, ndërsa deklaroi se ato do të nisin shumë shpejt, pasi brenda 2-3 ditëve të ardhshme do të caktohet edhe data zyrtare, që sipas tij do të jetë “e afërt fare”.

Intervsita

Elona Meço: Sondazhet nuk japim pëlqyeshmëri për opozitën. Ka rënie të pëlqyeshmërisë për qeverinë dhe kryeministrin, por nuk ka rritje për opozitën. Ju jeni non-grata në SHBA, Lulzim Basha me hijen e financimit të supozuar rus, Ilir Meta me hijen e bashkëpunimit të supozuar me Sigurimin e Shtetit. Sa e dëmton kjo opozitën në zgjedhje?

Sali Berisha: Ky tren nuk u ndal. U bënë përpjekje të jashtëzakonshme ta ndalin që ditën kur nisi rrugën në 9 shtator, por ky tren nuk u ndal. Marshon pa ndalur. Të garantoj që do të çojë PD në fitore. Në lidhje me rastet e tjera, Lulzim Basha duhet të qartësojë se është akuzuar një herë nga mediat, një herë nga komuniteti i shërbimeve inteligjente amerikane, që ka gjetur se PD është financuar me para ruse, po të kemi parsysh Biniatën me 620 mijë usd, atëherë Lulzim Basha, në rast se do që të mos i mbetet njollë, të thotë se kujt ia ka marrë ato para.

Elona Meço: Deri tani askush nuk i ka thënë vetë burgut “hapu”.

Sali Berisha: Jo, i thuhet. Në këtë rast po. Të rregjistrohet “pentito”. Të shkojë në drejtësi dhe të rregjistrohet “pentito”.

Elona Meço: Nëse e bën këtë, mund të nxjerrë shumë gjëra Lulzim Basha.

Sali Berisha: Le të nxjerrë çdo gjë. Të shkojë të rregjistrohet i penduar, por vetëm të zbardhë të vërtetën si i penduar. Personalitete të diasporës më kanë konfirmuar se kanë firmosur deklarata për para që nuk i kanë dhënë dhe janë të gatshëm ta deklarojnë para drejtësisë. Po prorkuroria shqiptare kishte urdhër nga Edi Rama të mbyllë çështjen dhe nuk mori në pyetje asnjë prej tyre. Ndërsa Meta, është një gjah i mirëfiltë shtrigash i Edi Ramës.

Elona Meço: Ç’të keqe ka gjahu, nëse ka shtriga mes jush?

Sali Berisha: Personi që akuzohet se është paditur nga Ilir Meta deklaron publikisht se kurrë nuk e kam biseduar atë çështje. Ka qenë tjetër Ilir ai. Ilir Meta ka dy çertifikata. Ato nuk mund të rrëzohen me ligj. A janë të paprekshme? Jo. I çon në gjykatë.

Elona Meço: Edhe me ligj mund të ndryshohen. Ka një praktikë të Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se interesi publik konkuron me sigurinë juridike dhe prevalon ndaj tij.

Sali Berisha: Qeveria ime pati bërë një gabim, i dha kryetarit të qarkut një të drejtë për rishqyrtimin e titujve dhe Gjykata Kushtetuese e rrëzoi. Se nuk të heq dot me masë administrative një të drejtë që ke fituar me ligj. Se cila është e drejta, le ta nxjerrë gjykata.

Elona Meço: Po gjykata është e Edi Ramës, sipas asaj që thatë.

Sali Berisha: 100% dakord me ty, por në një shtet ligjor, siguria juridike nuk mund të cënohet kurë dhe Gjykata Kushtetuesee ka përcaktuar shumë drejt. Nëse Edi Rama ka materiale për Ilir Metën, le të shkojë në Gjykatë.

Elona Meço: Do ta çoni në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj?

Sali Berisha: Ne kemi në parlament ligjin e lustracionit. Tani loja që bëri Edi Rama me këta që e votuan ligjin, këta bënë një gabim, ndoshta nga më të rëndit që mund të kenë bërë në tërë karrierën e tyre. Të pretendosh që me Edi Ramën të mbrosh të drejtat e të përndjekurve, pasi ata e kanë pësuar më shumë nga Sigurimi, do të thotë të tallesh me veten. Demokratët e vërtetë janë për lustracionin, janë për dekomunistizimin. Të bashkosh votat me Edi Ramën besoj se nuk tregon opozitarizëm. Ata nuk mbrojtën ligjin e tyre të lustracionit, meqë e paskan dërguar. Pra, këtu u votua për një amendament për gjah shtrigash në duart e Edi Ramës, kundër Ilir Metës dhe të tjerëve me radhë.

Elona Meço: Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok?

Sali Berisha: Preferenca për Sali Berishën tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Të rinjtë nuk e duan atë. Pavarësisht nga Tik Tok, ata votojnë Sali Berishën sepse gjejnë motivin “never give up”, kurse te Edi Rama gjejnë arrogancën. “Kurrë mos u dorëzo!

Elona Meço: Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekesit dhe likes bio?

Sali Berisha: Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.

Elona Meco: Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë?

Sali Berisha: Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.

Elona Meço: Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë .

Sali Berisha: Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.

Elona Meço: Me protesta apo me votë?

Sali Berisha: Me të gjitha.

Elona Meço: Kur i nisni protestat?

Sali Berisha: Shumë shpejt. Brenda këtyre 2-3 ditëve caktojmë datën.

Elona Meço: Pra për vjeshtën e vonë fare apo për dimrin?

Sali Berisha: Jo e vonë, është e afërt fare.

The post Situata e PD/ Berisha: Basha të thotë ku i mori paratë, çështja e Metës gjah shtrigash appeared first on Albeu.com.

Ambasadori gjerman i “tërheq veshin” Ramës: Në 2020 Maqedonia u sakrifikua për shkak të Shqipërisë, tani radha juaj
Ambasadori gjerman Petyer Zengraf duket se i pret shpresat kryeministrit Edi Rama, që do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit.

Zengraf i kujton Ramës, dhe qeverisë së tij, në një intervistë, se në vitin 2020 ishte Shqipëria ajo që nuk ishte gati për Integrimin, dhe Maqedonisë iu desh që të sakrifikonte në njëfarë mënyre.

Tashmë ka ardhur koha e ‘shpagimit’, dhe sipas tij Maqedonia meriton solidaritetin e plotë, deri në zgjidhjen e çështjes dypalëshe me Bullgarinë.

Sa i takon nismës së qeverisë shqiptare, për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit, ambasadori gjerman u shpreh: Dua të rikujtoj se të gjitha shtetet anëtare janë shprehur, se kushtet ishin plotësuar, dhe si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të kishin nisur negociatat.

Pikërisht kjo është pjesë e pozicionit të Gjermanisë, që një çështje dypalëshe si ajo mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u bë pjesë e procesit, ne do të përpiqemi që të bëjmë sa më shumë për afrimin e palëve.

Në vitin 2020 Maqedonia u desh që të priste Shqipërinë, dhe tani kemi një situatë të ndërsjelltë, të gjithë po punojmë që të kapërcejmë këto pengesa, mendoj se Maqedonia e Veriut e ka merituar që të pritet dhe të tregohet solidaritet ndaj saj.

A është Berlini i shqetësuar për shtimin e influencës ruse? A ka një plan për zbehjen e kësaj influence?

Ambasadori: Dua ta nis përgjigjen me një falenderim ndaj Shqipërisë për linjën e qartë që ka mbajtur, Shqipëria ka treguar se është një partner i besueshëm. Sikurse ju e theksuat, në vendet e tjera të rajonit, situata nuk është e qartë kaq sa këtu, ne ndjekim me vëmendje mënyrën se si përhapet propaganda ruse në rajon, punojmë me forcë që Balkani Perëndimor të bëhet sa më parë pjesë e Unionit.

The post Ambasadori gjerman i “tërheq veshin” Ramës: Në 2020 Maqedonia u sakrifikua për shkak të Shqipërisë, tani radha juaj appeared first on Albeu.com.

Kongresi i PS, Bushati: Të mos bien në kurthin e vetëkënaqësisë, situata e PD-së duhet të na shqetësojë
Kongresi i Partisë Socialiste riktheu Ditmir Bushatin. Në fjalën e tij përpara delegatëve në Pallatin e Kongreseve, Bushati vuri theksin te një parti më e hapur dhe më përgjegjëse për besimin e dhënë nga qytetarët.

Ai tha se PS, duhet të jetë alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël. Bushati u ndal edhe tek situata në Partinë Demokratike, për të cilën u shpreh se duhet që të shqetësohen. Socialisti nënvizoi se ndonëse janë në mandatin e tretë nuk duhet të bien në kurthin vetëkënaqësisë.

“Mekanizma si Këshillimi Kombëtar janë një instrument i rëndësishëm ndërveprimi. Por ne kemi për detyrë që zërin e shoqërisë ta jetësojmë. Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për Shqipëria është më e madhe. Aktivizimi politik dhe krijimi i kushteve për dialog nuk mund të kuptohet pa parti që shërbejnë si organizma regjenerues.

Kujdesi për demokratizim të mjaftueshëm është me rëndësi. Për krijimin e një plejade të re politikanësh. Partia të shërbejë edhe si platformë mendimi dhe debati. Na duhet angazhim dhe diskutim rreth ideve politike. Kjo do të mundësonte një shoqëri më demokratike. Udhëhiq vendin siç udhëheq veten. Këtë duan sot.

Sfida jonë e radhës është si ta përhapin drejtësinë në të gjitha sferat. Atëherë do ta vendosim thekson te vlerat që prodhon shumica. PS duhet të jetë alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël. Një parti ku identiteti dhe besimi te vlerat e lirisë janë në të gjitha nivelet. Ne duhet të mos bien në kurthin e vetekënaqësisë. Situata e pazakonte që po përjeton opozita duhet të në shqetësojë. Unë e kam bindje se Shqipëria duhet të ishte në vendet paranojë në negociata e integrimit nëse do të kishim krijuar kushte për dialog. Fjala kompromis nuk duhet të cilësohet si pazar.

Jo shumë larg nesh në Ukrainë, paqja dhe liria janë nën agresioni. Kush do ta kishte imagjinuar këtë luftë në Evropë. Kush do ta kishte imagjinuar këtë eksod pas atij të motrave dhe vëllezërve tanë në Kosovë. Ukrainasit i kaluan ndasitë politike sapo filloi lufta dhe rrokën armët. Ata po tregojnë se është e mundur të jesh edhe patriot edhe të besosh në një shoqëri të hapur”, deklaroi Bushati.

The post Kongresi i PS, Bushati: Të mos bien në kurthin e vetëkënaqësisë, situata e PD-së duhet të na shqetësojë appeared first on Albeu.com.