situata alarmante ne bosnje Archives - Albeu.com

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thirrje ndërkombëtarëve: Veprimet e fundit të Serbisë janë alarmante
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një thirrje të hapur ndërkombëtarëve, ku u vë në dukje situatën alarmante të shkaktuar nga veprimet e fundit të Serbisë.

Ky këshill, ka shprehur shqetësimin për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, nxitur nga veprimet e Serbisë.

Sipas tyre, vendimet e fundit të Parlamentit të Republikës Serbe, për të filluar hartimin e legjislacionit përkatës për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor, si dhe hartimin e nje kushtetute te re, trasojnë rrugën për tërheqjen e serbëve nga institucionet qëndrore shtetërore dhe janë në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga Marrëvëshja e Dejtonit.

Nisur nga kjo situatë Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sidomos BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, që të reagojnë me vendosmëri dhe në unison ndaj përshkallëzimit të veprimeve secesioniste të liderëve serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, të nxitura nga veprimet secesioniste të autoriteteve të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vendimet e fundit të Parlamentit të Republikës Serbe, për të filluar hartimin e legjislacionit përkatës për të krijuar institucionet paralele të ushtrisë, gjykatave dhe sistemit tatimor, si dhe hartimin e nje kushtetute te re, trasojnë rrugën për tërheqjen e serbëve nga institucionet qëndrore shtetërore. Ato janë në kundërshtim me detyrimet që rrjedhin nga Marrëvëshja e Dejtonit dhe kanë për synim minimin e paqes që ka krijuar ajo.

Retorika konfliktuale e lidershipit të serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe veprimet dezintegruese të institucioneve të tyre janë prelud në skenarë të viteve të 1990-ta. Skenar këta që skenarist kanë pasur Beogradin e rezultat Srebrenicën, Vukovarin dhe Reçakun.

Fakti që përshkallëzimi i fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë vjen pas vizitës në Moskë të liderit të serbëve të Bosnjës, Dodik, si dhe në kohën e tensioneve në rritje në kufirin në mes të Ukrainës dhe Rusisë, janë edhe më shqetësuese.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sidomos BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve, që të reagojnë me vendosmëri dhe në unison ndaj përshkallëzimit të veprimeve secesioniste të liderëve serbë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Politikat etno-nacionaliste dhe veprimet dezintegruese të Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e tërë rajonit tonë.

KASH edhe një herë tërheq vëmëndjen se paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë, sikundër edhe përspektiva e tij Euro-Atlantike, mund të minohen fare lehtë nga heshtja e vendeve demokratike përballë rindezjes së politikave të kuzhinës së Millosheviçit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përsërit thirrjen edhe ndaj vendeve të rajonit që të kundërshtojnë haptazi dhe pa ekuivoke çdo tendecë për minimin e funksionalitetit dhe integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara në rrugën e progresit dhe integrimeve Euro-Atlantike të rajonit tonë./albeu.com/

The post Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thirrje ndërkombëtarëve: Veprimet e fundit të Serbisë janë alarmante appeared first on Albeu.com.