situata aktuale Archives - Albeu.com

Luftë dhe shpresë
Nga Ditmir Bushati

“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektivën europiane. Ne duam që ata të jetojnë me ne ëndrrën europiane”. Këto ishin fjalët përmbyllëse të Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen në prezantimin e Opinionit të Komisionit Europian për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE. Fjalë, të cilat më kujtuan thirrjet buçitëse të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”; mijëra shqiptarë që u përndoqën e dergjen burgjeve sepse besonin tek idealet e lirisë të promovuar nga Europa; mijëra “agjentë të ndryshimit” që e kanë lënë Shqipërinë me kohë dhe e kanë gjetur “Europën” e tyre.

Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, duke i njohur atyre meritën në procesin e reformave. Ndërkohë që Komisioni Europian nuk mbështeti aplikimin e Gjeorgjisë, për shkak të trajektores politike shqetësuese në raport me procesin e demokratizimit, duke nënkuptuar atë që dihet prej kohësh se “procesi i zgjerimit është një proces politik i veshur me rroba teknike”. Një proces, të cilin duhet ta meritosh. Vlerësimet e Komisionit Europian duhet të miratohen njëzëri nga shtetet anëtare të BE-së, të cilat pritet ta thonë fjalën e tyre në takimin e 23-24 qershorit.

Komisioni, një hap përpara

Partneriteti me shtetet e lindjes, si një dimension specifik i politikës së fqinjësisë së BE-së u shpall në vitin 2009, me qëllim forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Bashkimit Europian nga njëra anë, dhe gjashtë shteteve partnere të Europës Lindore dhe Kaukazit Jugor nga ana tjetër: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Pakkush ka menduar se keto shtete nga ‘partnere’ do të mund të ktheheshin një ditë në ‘anëtare’ të BE-së. Me kalimin e viteve, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia dëshmuan vokacion europian duke formësuar një “trio” brenda suazës së Partneritetit Lindor me BE-në.

Duhet thënë se Komisioni Europian bëri një hap përpara në raport me konkluzionet e BE të takimit të Versajës, të 10-11 marsit 2022. Bashkë me rekomandimin e statusit kandidat, Komisioni njohu edhe perspektivën europiane të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Ndërkohë që krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në takimin e Versajës u kufizuan në njohjen e aspiratës europiane vetëm për Ukrainën, duke i kërkuar nga ana tjetër Komisionit Europian përgatitjen e opinionit (avis) mbi aplikimin për anëtarësim në BE të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Simbolika e statusit kandidat

Me gjasë, shtetet anëtare të BE-së do t’i japin Ukrainës statusin e vendit kandidat javës tjetër, dhe madje në mënyrë simbolike të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Në këtë mënyrë ata do të shprehin solidaritetin e tyre me luftën e Ukrainës dhe do të angazhoheshin politikisht që Ukraina të bashkohet me BE-në sapo të përmbushë kushtet. Mirëpo, precedentët e së shkuarës nuk ngjallin besim. Turqia, mori statusin e vendit kandidat në vitin 1999 dhe filloi bisedimet për anëtarësim në BE në vitin 2005, por askush nuk di të thotë nëse ajo do të bëhet një ditë anëtare e BE-së. Po kështu, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrë respektivisht statusin e vendit kandidat në vitin 2005 dhe 2014, por ende nuk kanë nisur bisedimet për anëtarësim në BE.

Pavarësisht entuziazmit që përcjell lajmi i statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, e cila gjithashtu nën udhëheqjen e Presidentes Maia Sandu është përkushtuar me një vullnet të çeliktë në rrugën e reformave dhe luftën kundër krimit, korrupsionit dhe oligarikisë, realiteti i procesit të anëtarësimit në BE është më i lodhshëm e njëkohësisht i dhimbshëm, krahasur me të gjitha pretendimet morale. Urgjenca që ndjejnë ukrainasit vështirë se do të përputhet me burokracinë dhe gjendjen politike të BE-së. Perspektiva politike që kërkohet është më e rëndësishme sesa përmbushja e kërkesave teknike nga një vend në luftë.

Një raport i ri me NATO-n dhe Rusinë

Me vendimin e pritshëm për t’i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, BE-ja përcakton gjithashtu caqet e një bashkëpunimi të ri në pragun e Rusisë, kur dihet se kjo e fundit ka forcat e saj ushtarake të dislokuara në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Vështruar në këtë kontekst, BE-ja duhet të dëshmojë vendosmëri për të evituar situata të ngjashme me atë që ndodhi në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ku edhe pse u konfirmua perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, ky proces nuk u materializua.

Edhe pse tingëllon paradoksale, BE-ja do të duhet të qartësojë gjithashtu evoluimin e strategjisë së zgjerimit për shtetet e Partneritetit Lindor në raport me NATO-n dhe politikën e saj të dyerve të hapura. Aleanca Atlantikut të Veriut i përmbahet zyrtarisht kësaj politike, e cila mbështetet nga shtetet e BE-së që janë gjithashtu anëtarë të NATO-s. Me nisjen e procesit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vetëm Irlanda, Austria, Malta dhe Qipro mbeten shtete të paangazhuar brenda BE-së. Si rregull, anëtarësimi në NATO i paraprin anëtarësimit në BE, siç është, për shembull, rasti i kandidatëve në Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të Serbisë.

Nëse në rastin e Ukrainës anëtarësimi në BE do të vazhdonte ndërkohë që hyrja në NATO jo, kjo do ta vendoste BE-në në një situatë të vështirë, teksa do të pranonte një vend jashtëzakonisht të ekspozuar gjeopolitikisht, në një mjedis të pasigurt. Në një situatë hipotetike, sipas nenit 42.7 të Traktatit të BE-së, shtetet anëtare kanë detyrimin të ofrojnë “ndihmë me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion” për Ukrainën si shtet anëtar, në rast të një agresioni të armatosur në territorin e saj.

Edhe nëse BE-ja dhe anëtarët e saj do të kishin kapacitete të veta më të fuqishme, ato nuk mund ta bëjnë këtë pa masat mbrojtëse të NATO-s. Pavarësisht nga proceset e anëtarësimit, NATO dhe BE-ja duhet të bashkërendojnë ngushtë politikat me shtetet e Partneritetit Lindor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Samiti i ardhshëm i NATO-s, cili do të mbahet në Madrid më 29-30 qershor pritet të përcaktojë piketat e sinkronizimit të veprimeve. Në një të ardhme të afërt BE-ja nuk do të jetë gati për të pranuar në gjirin e saj shtetet e Partneritetit Lindor. Për të siguruar në mënyrë efektive kufijtë me Rusinë, BE-ja duhet të zgjerojë ndjeshëm aftësitë e saj ushtarake brenda kornizës së Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe të thellojë bashkëpunimin me NATO-n.

Ballkani Perëndimor ende në pritje

Ndërkohë që qëndresa e ukrainasve ndaj pushtimit rus ka prodhuar një realitet dhe pritshmëri të reja në lindje të BE-së, në plan të parë duket sikur është zhvendosur vëmendja nga Ballkani Perëndimor. Mirëpo, qëndrimet dhe vizita e Kancelarit gjerman Scholz në disa prej kryeqyteteve të rajonit, pozicionimi i përbashkët italo-austriak dhe i shteteve dashamirëse ndaj procesit të zgjerimit, dëshmojnë të kundërtën. Natyrisht, hijet e dyshimit për skepticizmin francez ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të ishin fashitur nëse Presidenti Macron apo zyrtartë të lartë të qeverisë së tij, do të përcillnin në tërren mesazhet e mbështetjes, gjatë presidencës franceze të BE-së.

Kjo, në kushtet kur Ballkani Perëndimor është dëshmia më e qartë e status quo në procesin e anëtarësimit në BE. Në një rajon që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së, më shumë sesa për zgjerim mund të flitet për konsolidim të projektit europian. E megjithatë, që prej Samitit të Selanikut të vitit 2003, procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka gjetur mënyrën për të fuqizuar forcat e ndryshimit në shoqëri apo tërhequr qytetarët në procesin e konsolidimit demokratik, integritetit institucional dhe rrugën e reformave për zhvillim të qëndrueshëm. Me përjashtim të Kroacisë, e cila u bë pjesë e BE-së në vitin 2013, shtetet e tjera ndajnë pak a shumë të njëjtat sfida.

Çimentimi i status quo-s në rajon nuk nxit dinamika shoqërore që formësojnë realitete demokratike, zhvillim të qëndrueshem ekonomik të bazuar në shtetin e së drejtës, e as na bën përfitues të modelit të kapitalizimit social europian. Është fakt i pamohueshëm se BE-ja, edhe pse është aktori më me peshë në rajon, krahas SHBA-ve, fuqia ndikuese e saj në zhvillimet e brendshme apo në adresimin e konflikteve të papërfunduara të shtetësisë është reduktuar në progresion gjeometrik me numrin e emisarëve special.

Në kohën kur është e thjehtë të bëhesh cinik me BE-në, lajmi se Ukraina apo Moldavia po bëhen vende kandidate për në BE na rikujton se për çfarë qëndron projekti europian: paqe, liri dhe mirëqënie. Ndaj, krahas këtij lajmi, zyrtarizimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sikundër heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të ishin mesazhet e shpresës nga Këshilli Europian javës që vjen për Ballkanin Perëndimor, i cili qëndron në pritje të anëtarësimit që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003.

The post Luftë dhe shpresë appeared first on Albeu.com.

Situata aktuale, Ronaldinho vendos Mbappen mbi Messin
Ronaldinho ka shpjeguar hierarkinë aktuale të PSG -së dhe thekson se Mbappé është mbi Messin në një intervistë për Daily Mail .

“Për momentin ai është një lojtar që mund të jetë pjesë e historisë. Ai meriton gjithë respektin që po merr. Ai po bën histori dhe mund të vazhdojë të krijojë lumturi për ne. Sot Mbappé është lojtari më i mirë në PSG. Nëse ai shkon diku tjetër, do të ishte thjesht të kishe mundësinë të bëhesh lojtari më i mirë në një vend tjetër. Ai tashmë është më i miri në Francë. Disa nga lojtarët më të mirë në botë janë në këtë ekip. Pra, nëse një nga lojtarët më të mirë në botë largohet, lojtarë të tjerë të rëndësishëm do të vazhdojnë në vendin e tyre”, tha braziliani.

Ronaldinho luajti përkrah Messit në Barcelonë për tre vjet përpara se të transferohej në Milan në 2008./albeu.com

The post Situata aktuale, Ronaldinho vendos Mbappen mbi Messin appeared first on Albeu.com.

PËRMBLEDHJE/ Dita e 23 e luftës në Ukrainë, kjo është situata aktuale
Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e 23, dhe situata vazhdon të mos ketë përmirësim nga ana e agresivitetit të forcave ushtarake ruse.

Demët matiriale janë të shumtë, dhe viktimat shtohen çdo ditë, si nga forcat ushtarake të të dyja palevë, ashtu edhe civilë në Ukrainë.

Kjo është situata aktuale e krizës:

Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi Vladimir Putinin “një diktator vrasës” dhe “një bandit të pastër” gjatë një fjalimi për ditën e Shën Patrikut.

Biden do të flasë me homologun e tij kinez Xi Jinping në orën 9 të mëngjesit me orën Lindore (1300 GMT) të Premten për të diskutuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës “dhe çështje të tjera me interes të përbashkët” , tha Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, një zyrtar i ministrisë së jashtme kineze u takua me ambasadorin e Rusisë në Kinë të enjten për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe , tha ministria e jashtme kineze.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se deri më tani ka verifikuar 43 sulme ndaj kujdesit shëndetësor, me 12 të vrarë dhe 34 të plagosur, duke përfshirë punonjës shëndetësorë në Ukrainë. Agjencia tha se lufta po ka “pasoja shkatërruese për shëndetin e popullit të Ukrainës; pasojat që do të jehojnë për vitet apo dekadat në vazhdim”, gjatë komenteve të bëra në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten.

Rusia po detyrohet të devijojë “numër të madh” trupash për të mbrojtur linjat e saj të furnizimit në vend që të vazhdojë sulmet e saj në Ukrainë , besojnë analistët britanikë të inteligjencës së mbrojtjes. Raporti i fundit i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar thotë se problemet logjistike vazhdojnë të rrethojnë trupat ruse.

Ushtria ukrainase pretendon se Rusia po merr masa për të “kompensuar humbjen e personelit në kurriz të të huajve”, ndërsa përgatitet për një sulm të mundshëm në Kiev.

Një redaktore ruse e cila protestoi kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska gjatë një transmetimi lajmesh televizive shtetërore thotë se ajo po lë punën e saj, por nuk e pranon ofertën e Francës për azil, duke e quajtur veten “një patriote”.

Më shumë se 320,000 qytetarë ukrainas janë kthyer për të ndihmuar vendin e tyre të luftojë që kur Rusia filloi pushtimin e saj, sipas shërbimit shtetëror të rojes kufitare të Ukrainës .

Kanadaja do t’u ofrojë ukrainasve që ikin nga pushtimi rus një leje qëndrimi të përkohshme kanadeze deri në tre vjet.

Qeveria australiane ka vendosur sanksione ndaj dy oligarkëve rusë që kanë asete në vend, si dhe ka vendosur sanksione ndaj ministrisë së financave të Rusisë dhe 11 bankave dhe organizatave qeveritare shtesë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha në fjalimin e tij të fundit: “ Okupatorët mendonin se po shkonin në Ukrainë, të cilën e kishin parë më parë , në 2014-2015, të cilën e korruptuan dhe nuk kishin frikë, por ne jemi ndryshe tani”.

Rreth 130 njerëz janë shpëtuar deri më tani nga bodrumi i një teatri të goditur nga një sulm ajror rus në qytetin e rrethuar jugor të Ukrainës , Mariupol, thanë zyrtarët. Qindra njerëz ishin fshehur poshtë teatrit, i cili ishte caktuar si një strehë për civilët e zhvendosur, kur u godit të mërkurën .

Ndërkohë, rreth 30,000 civilë janë larguar nga qyteti Mariupol deri më tani, thanë autoritetet lokale. Bashkia e Mariupol tha se “80% e banesave rezidenciale u shkatërruan” dhe rreth 350,000 banorë ishin fshehur në strehimore dhe bodrume në Mariupol.

Më shumë se 20 njerëz u vranë dhe 25 u plagosën kur një sulm ajror rus shkatërroi një shkollë dhe qendër komunitare në Merefa , afër qytetit verilindor të Ukrainës, Kharkiv, thanë të enjten zyrtarët lokalë.

Kryetari i qytetit të rrethuar ukrainas të Melitopolit, i cili dyshohet se u rrëmbye nga forcat ruse, u lirua në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur, sipas kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës.

Rusia thotë se do të ngrejë pretendime se Shtetet e Bashkuara kanë laboratorë të luftës biologjike në Ukrainë gjatë takimit të së premtes të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pretendime që Uashingtoni thotë se janë dezinformata dhe pjesë e një “operacioni të mundshëm me flamur të rremë” nga Moska.

Avokatët po hartojnë një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës, por një përparim varet nga pranimi i armëpushimit nga Kremlini, tha ministri i mbrojtjes i Ukrainës.

Rusia u akuzua nga Britania e Madhe, SHBA, Franca, Shqipëria, Irlanda dhe Norvegjia për krime lufte , pasi Parisi pretendonte se Vladimir Putin vetëm po pretendonte se ishte i interesuar të negocionte një marrëveshje paqeje.

Pentagoni raportohet se vlerësoi se Putini mund të përdorë kërcënime për të përdorur armë bërthamore pasi sanksionet dhe pengesat në terren “dobësojnë ngadalë forcën konvencionale ruse”. “Rusia ka të ngjarë të mbështetet gjithnjë e më shumë në parandalimin e saj bërthamor për të sinjalizuar perëndimin dhe për të projektuar forcën ndaj audiencës së saj të brendshme dhe të jashtme,” tha gjenerallejtënant Scott Berrier, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, në përmbledhjen e re 67 faqesh të kërcënimeve globale, sipas Bloomberg.

The post PËRMBLEDHJE/ Dita e 23 e luftës në Ukrainë, kjo është situata aktuale appeared first on Albeu.com.