sistemet mbrojtese Archives - Albeu.com

THAAD dhe Patriot, SHBA do t’i shesë raketa mbrojtëse Arabisë dhe Emirateve
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave mbrojtëse të tipit “THAAD” për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shitjen e raketave gjurmuese të tipit Patriot për Arabinë Saudite. Marrëveshjet e veçanta kanë një vlerë rreth 5.3 miliardë dollarë, tha Pentagoni të martën.

Marrëveshjet e mundshme, të cilat do të rifurnizonin sistemet kyçe të mbrojtjes me raketa për të dy vendet, vijnë vetëm disa javë pas vizitës së Presidentit Joe Biden në rajon. Zoti Biden pati shpresuar të arrinte një marrëveshje për shtimin e prodhimit të naftës me qëllim uljen e çmimeve ndërsa inflacioni ka arritur shkallën më të lartë në 40 vjet dhe kërcënon mbështetjen ndaj tij.

Pavarësisht miratimit nga Departamenti i Shtetit dhe njoftimit të Kongresit amerikan për marrëveshjet, nuk do të thotë se një kontratë është nënshkruar ose se negociatat kanë përfunduar. Pocedura e njoftimit të Kongresit shpesh shihet si një pranim publik se po punohet për marrëveshjet në fjalë.

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të 300 raketave balistike të tipit MIM-104E (GEM-T) për sistemin Patriot të mbrojtjes me raketa, si dhe pajisje mbështetëse, rezervë dhe mbështetje teknike për Mbretërinë e Arabisë Saudite, njoftoi Pentagoni.

Pentagoni tha se firma “Raytheon Technologies” ishte kontraktori kryesor për pajisjet dhe raketat Patriot, me një vlerë rreth 3 miliardë dollarë.

Po ashtu, Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e mundshme Emirateve të Bashkuara Arabe të 96 interceptorëve të sistemit të mbrojtjes me raketa “THAAD”, pajisjeve mbështetëse, pjesë këmbimi dhe mbështetjen teknike, tha Pentagoni.

Pentagoni tha se firma “Lockheed Martin” ishte kontraktori kryesor për shitjen e raketave “THAAD”, me një vlerë prej 2.25 miliardë dollarësh.

Administrata e Presidentit Biden duket se ndryshon politikën e saj për të mos i shitur armë Arabisë Saudite.

The post THAAD dhe Patriot, SHBA do t’i shesë raketa mbrojtëse Arabisë dhe Emirateve appeared first on Albeu.com.

Numër 1 në mbrojtje, SHBA dërgon dy sisteme anti-raketore “Patriot” në Poloni
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë sisteme të mbrojtjes raketore në Poloni.

Lajmin e bëri të ditur Komanda Evropiane e SHBA-së, e cila njoftoi se 2 bateri raketash ‘Patriot’ do të dërgohen në Poloni për “qëllime mbrojtëse”.

Në një deklaratë me shkrim nga Komanda Evropiane e SHBA-së thuhet se komandanti i Komandës Evropiane, gjenerali Tod Wolters ka dhënë udhëzimin për dërgimin e dy baterive të mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni.

Dy bateritë Patriot nën përgjegjësinë e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Komandës Afrikane do të vendosen në Poloni, me kërkesë të Polonisë dhe udhëzimin e gjeneralit Wolters. Bateritë janë “plotësisht me qëllim mbrojtjeje” dhe se raketat në asnjë mënyrë nuk janë me qëllim sulmi.

Mes SHBA-së dhe Polonisë ka pasur disa dallime në qasjen lidhur me “dërgimin e avionëve në Ukrainë” ndërsa është deklaruar se Polonia avionët në fjalë mund t’i dorëzojë në bazën ushtarake të SHBA-së në Gjermani dhe jo drejtpërdrejtë në Ukrainë.

Pentagoni, mundësinë për dorëzimin e avionëve në mënyrë të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja për Ukrainën, e ka përcaktuar si një situatë jo shumë të mundshme për t’u zbatuar në terren.

The post Numër 1 në mbrojtje, SHBA dërgon dy sisteme anti-raketore “Patriot” në Poloni appeared first on Albeu.com.