sisteme himars Archives - Albeu.com

SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë edhe katër sisteme HIMARS
Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një ndihmë ushtarake prej 270 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë katër sisteme të tjera raketash Artilerie me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), duke e çuar numrin e tyre të dërguara në Ukrainë në 20.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, njoftoi ndihmën më 22 korrik dhe tha se Rusia “ka nisur sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin, duke goditur qendrat tregtare, ndërtesat e banimit, duke vrarë civilë të pafajshëm ukrainas”.

Ai tha se përballë këtyre “mizorive”, presidenti i SHBA-së, Joe Biden “e ka bërë të qartë se ne do të vazhdojmë të mbështesim qeverinë e Ukrainës dhe popullin e saj për aq kohë sa të duhet”.

Ukraina ka thënë se HIMARS-et e dërguara deri më tani kanë bërë një ndryshim të madh për trupat ukrainase në kundërshtimin e forcave ruse. Sistemet mund të godasin me saktësi objektivat deri në 80 kilometra larg.

Kirby tha se ndihma e re do të përfshijë gjithashtu 500 dronë portativë që shpërthejnë në objektivat e tyre dhe 36,000 fishekë municione artilerie.

Pjesa më e madhe e ndihmës vjen nga një paketë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën e miratuar nga Kongresi në maj./rel

The post SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë edhe katër sisteme HIMARS appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë më shumë sisteme HIMARS
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë edhe katër sisteme të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), njoftoi më 20 korrik sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Këtë njoftim ai e bëri pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se “detyrat” e ushtrisë së Moskës në Ukrainë shkojnë përtej rajonit lindor të Donbasit.

Austin u tha gazetarëve në Pentagon se Ukraina po i përdor shkëlqyeshëm HIMARS-ët që SHBA-ja i ka dërguar deri më tani dhe ndikimi i këtyre sistemeve po mund të shihet në fushëbetejë.

“Rusia po vazhdon bombardimet e saj të pamëshirshme dhe kjo është një taktikë mizore që të kujton tmerret e Luftës së Parë Botërore. Kështu që Ukrainës i duhet fuqia e zjarrit dhe municionit për t’i bërë ballë kësaj breshërie dhe për t’iu kundërpërgjigjur”, tha ai.

HIMRARS janë sisteme me rreze të gjatë veprime dhe janë më precizë sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenal. Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për të zmbrapsur forcat ruse dhe për të sulmuar linjat e tyre të funizimit.

Më 19 korrik, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se i ka kërkuar Uashingtonit që t’i dërgojë më shumë sisteme HIMARS, duke argumentuar se forcat e Kievit, duke përdorur këto sisteme, kanë arritur të shkatërrojnë rreth 30 stacione të komandës ruse dhe depo të municionit.

Katër sistemet shtesë HIMARS sjellin në 16 numrin e këtyre sistemeve që SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës. Austin tha se pakoja e re e armëve do të përfshijë edhe municion për Sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS), armë që mund të godasë objektiva deri në 80 kilometra.

Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës ndihmë të sigurisë në vlerë të 8 miliardë dollarëve./rel

The post SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë më shumë sisteme HIMARS appeared first on Albeu.com.