Sirinë Archives - Albeu.com

Izraeli sulmon Sirinë, bombardohet kryeqyteti
Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm ofensivën kundër objektivave ushtarake në Siri, duke sulmuar sërish kryeqytetin Damask.

Sipas dy burimeve të sigurisë, objektivi i fundit ka qenë Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, ndërsa raportohet për viktima dhe të plagosur mes forcave të sigurisë siriane.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë agjencinë Reuters, raportuan për një shpërthim të fuqishëm në orët e pasdites të së mërkurës në Damask, duke cituar burime zyrtare siriane që e lidhin ngjarjen me një tjetër sulm ajror nga Izraeli.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale nga mediat izraelite dhe arabe tregojnë momentin e sulmit, ku sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur vetëm pak orë pas bombardimit të hyrjes së godinës qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit sirian.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpërndarë një video nga televizioni shtetëror sirian ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm gjatë një transmetimi live të lajmeve.

Në postimin e tij në platformën X (ish-Twitter), Katz shkruan:

“Goditjet e rënda kanë nisur”, duke shoqëruar videon me një mesazh paralajmërues ndaj regjimit sirian.

Ai deklaroi më herët se paralajmërimet ndaj Damaskut kanë përfunduar dhe se tanimë kanë nisur goditjet “të dhimbshme”.

Izraeli, sipas tij, do të vazhdojë të mbrojë komunitetin e Druzëve në Siri dhe se ushtria izraelite do të veprojë në jug të vendit, konkretisht në provincën Suweida, derisa tërheqja e plotë e forcave siriane të përfundojë.

“Drejtuar vëllezërve tanë druzë në Izrael: mund të mbështeteni tek Forcat e Armatosura Izraelite për të mbrojtur vëllezërit tuaj në Siri. Kryeministri Netanyahu dhe unë, si Ministër i Mbrojtjes, kemi dhënë fjalën – dhe do ta mbajmë”, deklaroi më tej Katz.

Sulmi i fundit në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vazhdën e një tjetër goditjeje në hyrjen e ndërtesës disa orë më parë.

Ngjarja ndodh mes përshkallëzimit të tensioneve në jug të Sirisë, ku ka pasur përplasje të armatosura mes milicive druze dhe fiseve beduine, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Forcat izraelite kanë ndërmarrë gjithashtu disa goditje në jug të Sirisë, një rajon që po përballet me tensione të thella etnike dhe përfshirjen e forcave siriane të sigurisë.

Zyrtarët izraelitë kanë theksuar se veprimet e tyre ushtarake kanë për qëllim mbrojtjen e minoritetit druzi në Siri.

The post Izraeli sulmon Sirinë, bombardohet kryeqyteti appeared first on Albeu.com.

Izraeli godet me sulme ajrore Libanin dhe Sirinë
Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit dhe Sirisë. Sulmet në lagjet periferike të Bejrutit, që kontrollohen nga Hezbollahu dhe në qytetin Baalbek, në pjesën lindore të Libanit, shkaktuan vdekjen e të paktën 13 personave.

Ndërkohë sipas mediave siriane, sulmet izraelite goditën edhe lagjet në periferi të kryeqytetit Damask dhe zonat përgjatë kufirit mes Libanit dhe Sirisë.

Sulmet u zhvilluan ndërkohë që në Bejrut po qëndron këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit dhe mes njoftimeve se Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar palëve një projekt-propozim për armëpushim.

Izraeli goditi të premten periferinë e Bejrutit me sulme ajrore pas urdhrit për evakuim të banorëve.

Sulmet, fillimisht me raketa të lëshuara me dronë dhe pastaj aeroplanë, rrafshuan një ndërtesë pranë zyrave administrative në një zonë që, sipas Izraelit, ishte i pranishëm grupi militant Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani.

Ekipet e shpëtimit po kërkonin për viktimat e sulmit izraelit, që ndodhi gjatë natës ndaj një qendre të mbrojtjes civile në qytetin lindor Baalbek, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 13 punonjësve dhe vullnetarëve të qendrës, sipas autoriteteve libaneze.

Izraeli akuzon Hezbollahun se shfrytëzon ambulancat dhe qendrat mjekësore për transportimin dhe ruajtje e armëve.

Sipas mediave siriane, sulmet izraelit goditën të premten edhe periferinë e Damaskut, ndërkohë që ushtria izraelite njoftoi se kishte sulmuar rrugët përgjatë kufirit të Sirisë dhe Libanit, që sipas tyre shfrytëzoheshin për t’i dërguar Hezbollahut armë.

Sulmet e Izraelit në Damask ndaj lagjeve të banuara me komandantët e Hezbollahut, ata të Rojës Revolucionare të Iranit dhe drejtuesit e Hamasit dhe grupeve tjera militante palestineze shkaktuan vdekjen e 15 personave.

Sipas autoriteteve izraelite, këto sulme kishin për objektiv qendrat ushtarake dhe selinë e grupit militant palestinez, Xhihadi Islamik.

Sulmet e fundit kryhen në një kohë kur ka njoftime për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim që do t’i jepte fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas burimeve të agjencisë Reuters, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Liban i dorëzoi një projekt-propozim për armëpushim kryetarit të kuvendit të Libanit, Nabih Berri, i cili është i mbështetur nga Hezbollahu të negociojë.

Ky projekt-propozim është i pari në formë të shkruar në javët e fundit, që Uashingtoni u ofron palëve për t’i dhënë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Ambasada amerikane në Liban nuk i konfirmoi këto zhvillime.

Ndonëse përmbajtja e propozimit amerikan nuk është bërë e ditur, një zyrtar libanez i tha agjencisë Associated Press se projekt-propozimi amerikan synon një marrëveshje bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1701 që i dha fund luftës së vitit 2006 ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit Larijani qëndroi të premten në Bejrut për takime me zyrtarët libanezë, nga të cilët, siç tha ai, kishte marrë “sqarimet e duhura”.

“Republika Islamike e Iranit mbështet Libanin dhe zyrtarët libanezë në çdo situatë dhe në veçanti në rrethanat aktuale kur regjimi zionist e ka vendosur shtetin libanez në një situatë të vështirë”, deklaroi ai.

I pyetur nëse vizita e tij ka për qëllim të minojë projekt-propozimin amerikan, Larijani deklaroi:

“Nuk po mundohemi të sabotojmë asgjë. Po mundohemi të zgjidhim probleme. Do ta mbështesim popullin libanez në çdo rrethanë. Netanyahu dhe turma e tij janë ata që po prishin punë”, shtoi ai.

Irani është mbështetësi kryesor i Hezbollahut dhe njëkohësisht furnizuesi dhe financuesi i grupit militant që vepron në Liban.

Sipas Bankës Botërore, në 13 muajt e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, kostoja e dëmeve fizike dhe humbjeve ekonomike në Liban ka kapur shifrën e 8.5 miliardë dollarëve.

Sipas autoriteteve libaneze, konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut ka shkaktuar vdekjen e 3,380 personave.

The post Izraeli godet me sulme ajrore Libanin dhe Sirinë appeared first on Albeu.com.

Inteligjenca britanike: Ja pse Rusia po bombardon qytetet e populluara! Strategji e njëjtë me Sirinë dhe Çeçeninë
Bombardimi i Rusisë ndaj zonave të populluara në Ukrainë është një përpjekje për të thyer moralin e ukrainasve. Kështu thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, në raportin e saj të përditshëm të inteligjencës.

Ministria thotë se forcat e rezistencës në Ukrainë vazhdojnë të befasojnë Rusinë, e cila është përgjigjur, duke synuar qytetet e mëdha, si Kharkiv, Chirnihiv apo Mariupol, shkruan “BBC”.

Inteligjenca britanike krahason strategjinë e Rusisë me fushatat e saj në Siri, në vitin 2016, apo në Çeçeni, në vitin 1999, kur ushtria ruse kreu bombardime intensive në zonat e banuara. Raporti i inteligjencës britanike thotë gjithashtu se përparimi i Rusisë është ngadalësuar nga shënjestrimi i linjave të furnizimit nga Ukraina.

The post Inteligjenca britanike: Ja pse Rusia po bombardon qytetet e populluara! Strategji e njëjtë me Sirinë dhe Çeçeninë appeared first on Albeu.com.