sirian Archives - Albeu.com

Sekuestrohen cisterna me 2275 tonë naftë në Durrës, arrestohen tre libanezë dhe një sirian (VIDEO)
Policia e Durrësit ka sekuestruar 2275 tonë naftë kontrabandë që vinte nga Libia. Nafta ndodhej në anijen e një cisterneje dhe në pranga kanë rënë 4 shtetas të huaj, 3 libanezë dhe një sirian. Gjithashtu ka nisur procedim penal dhe ndaj 6 shtetasve të tjerë libanezë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ring”, sekuestrohen 2275 ton naftë.

Operacioni, pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë, vihen në pranga 4 shtetas të huaj, procedohen në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, strukturat e Policisë së Shtetit, pas një hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregetare dhe Autoritetit Portual Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ring”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Z. A., 54 vjeç (kapiteni i anijes), M. A., 25 vjeç, A. A., 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe B. T., 25 vjeç, banues në Siri.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim./albeu.com

The post Sekuestrohen cisterna me 2275 tonë naftë në Durrës, arrestohen tre libanezë dhe një sirian (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U premtonin “Perëndimin” sirianëve në këmbim të parave, arrestohen 2 djem dhe 2 vajza në Dibër
Në prangat e policisë ditën e sotme kanë rënë në pranga 4 shtetas dhe janë shpallurt në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Grupiu ushtronte aktivitetin e paligjshëm të kontrabandimit të shtetasve nga vendet e huaja, drejt BE-së.

Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.

Njoftimi i policië:

Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “SMUGGLING”.

Goditet grupi që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të kontrabandimit të shtetasve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së.

Vihen në pranga 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre, dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Dibër, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në vitin 2021, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Smuggling”. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar shtetasit:

A. M., 23 vjeç, me origjinë nga Siria, i cili kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale;

D. D., 39 vjeç, banues në Tiranë; kishte rolin e ndihmësit të grupit për transfertën të pagesës.

A. A., 20 vjeçe; J. K., 26 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë;

Janë shpallur në kërkim shtetasit: M. A., me origjinë nga Siria, i cili siguronte mjetet e transportit për kalimin e kufirit dhe A. M., me origjinë nga Siria, i cili ndihmonte dhe shoqëronte emigrantët, kryesisht ata nga Siria, për kalimin e kufirit me Kosovën, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Gjatë operacionit, këta shtetas janë kapur në flagrancë në një hotel, gati për të transportuar 5 shtetas sirianë. Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasi P. P., 68 vjeç.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin kalimin e shtetasve me origjinë siriane, nga Turqia nëpërmjet Greqisë, futjen në territorin shqiptar, strehimin e tyre në hotele të ndryshme në Tiranë, gjetjen e personave për të kryer transportimin e tyre, duke ndjekur rrugën e Arbrit në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë, Serbi dhe Hungari.

Shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante varionte nga 4000 deri në 6000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.

Në vijim të hetimeve është dokumentuar se këta shtetas janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt. Në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Dibër, këta shtetas, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë kanë braktisur mjetet dhe janë larguar.

Po si rezultat i këtij procedimi, në muajin dhjetor 2021 janë arrestuar në flagrancë nga Policia shtetasit S. K. dhe N. K., të cilët janë kapur duke transportuar shtetas sirian.

Gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të këtij operacioni janë kapur dhe shoqëruar gjithsej 35 shtetas sirian.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1000 euro dhe 5 pasaporta.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post U premtonin “Perëndimin” sirianëve në këmbim të parave, arrestohen 2 djem dhe 2 vajza në Dibër appeared first on Albeu.com.

23-vjeçari sirian përfundon në spital, i dëmtuar me sende të forta
Një 23-vjeçar sirian është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është dëmtuar me sende të forta.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërsa policia njofton se ka nisur puna për zbardhjen  e ngjarjes.

“Paraprake: Me datë 29.09.2021, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital një shtetas sirian rreth 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

The post 23-vjeçari sirian përfundon në spital, i dëmtuar me sende të forta appeared first on Albeu.com.