siri shuli Archives - Albeu.com

Thirrje nga Siria, 18 vjeçarja Elona Shuli kërkon ndihmë: Më shpëtoni!
Fëmijët e familjes Shuli të mbetur në Siri po bëjnë çdo përpjekje të mundshme të rikthehen në Shqipëri. Kjo është adresa që u kanë dërguar familjarëve që t’i gjejnë, ndërsa me ankth janë në pritje.

Elona Shuli: Ushtarët më thanë pa ardhur shteti shqiptar nuk kemi për të të marr. Ju kam treguar dhe çadrën. Çfarë duan më ata? Shteti veç gënjeshtra i ka.

Elona që u largua nga Pogradeci 11 vjec, e kaloi vogëlinë në mes të skamjes dhe luftës në dhe të huaj, e tani që ka mbushur 18 vjeç pas humbjes së prindërve në luftën ndaj ISIS, ka peshën për tu kujdesur për 2 motrat, vëllanë dhe fëmijën e saj 4 vjecar. Në këtë kohë agjërimi, për jetimët shqiptarë të harruar në Siri vështirësia është shtuar.

Erma Shuli: Ishallah zoti do jemi bashkë. A keni dëgjuar ndonjë lajm andej që do vijnë të na marrin se duam të vijmë aty. Këtu është shumë keq, vapë shumë e madhe dhe pa asnjë lekë. Është shumë keq, ne hamë syfyrin bukë thatë edhe e çelim me bukë thatë. Shteti nuk është t’u ardh veç me fjalë ‘do vij, do vij’.

Elona Shuli: Këta janë fëmijë kanë qejf të gëzohen. Ku e kanë idenë fëmijët a je në kamp a je në shkretëtirë, ku e kanë idenë këta veç duan të hanë, të pinë, të gëzojnë se erdhi Bajrami.

Elona si më e madhja e fëmijëve, numëron të gjithë largimet e shtetasve të tjerë, ndërsa për autoritetet shqiptare ka të njëjtën pyetje, kur do jetë radha e tyre?!

Elona Shuli: Çfarë thuhet ndonjë gjë andej? Se këtej s’di ç’të të them. Ka pak ditë se edhe një shtet iku, u rikthye në vend të vetë. Nëse Shqipëria do të na marr, ajo vjen. Ai shteti erdhi, Uzbekistani është. Erdhi herën e parë mori ca, erdhi e para pak ditësh mori edhe të tjerët. I riktheu në vend të vetë. Ndërsa Shqipëria më duket se fle gjumë akoma. Po hë ishallah, çdo gjë durim, pa durim s’bëhet gjë”.

Thirrjet e Elona Shulit nga kampi sirian, gjithmonë e më shumë ngjajnë me zëra të pashpresë që vijnë nga ferri. Vajza e re kërkon ndihmë, por kjo ndihmë nuk po I shkon. Me sa duket, autoritetet shqiptare nuk e kanë më në fokus tragjedinë e këtyre fëmijëve të burgosur për faj të prindërve të tyre.

Megjithatë Elona nuk lodhet së thirruri me besimin se dikush do ta kthejë në shtëpi, në krahët e gjyshërve që e presin për më shumë se shtatë vite./tch

The post Thirrje nga Siria, 18 vjeçarja Elona Shuli kërkon ndihmë: Më shpëtoni! appeared first on Albeu.com.