sipermarrje Archives - Albeu.com

Shkoi me kamion në Angli, 30-vjeçarja shqiptare në listën e sipërmarrësve të Forbes
Revista Forbes ka publikuar së fundmi listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën dhe në sy bie edhe emri i një shqiptareje.

Krissy Çela apo Kristiana Çela është renditur si një nga sipërmarrëset e këtij viti nën 30 vjeç.

Nga postimi i ushtrimeve online Krissy Çela mori vëmendjen në Instagram ku sot ka 3.1 milionë ndjekës.

Emigrantja nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoku i saj i saj i palestrës ngritën një biznes në 2017: një aplikacion me fokus gratë sa i takon fitnessit dhe ushqimit, app EvolveYou, plus linja e veshjeve të palestrës e Çelës Oner Active me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë.

Aplikacioni numëron 80 mijë të regjistruar aktivë në muaj, thuhet në profilin e hartuar nga Forbes për dyshen.

Çela ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale mbi këtë renditje duke sjellë në vëmendje historinë e saj të largimit nga Shqipëria për të hyrë me prindërit e saj në Britani në pjesën e pasme të një kamioni 20 vite më parë, një histori kjo e shume shqiptarëve që vijon ende.

“Disa nga ju mund ta dinë dhe të tjerë ndoshta jo, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Jam një femër refugjate që emigroi në Britani nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time. Shkela në palestër pa pasur si synim që të rrisja një komunitet me 6 milionë gra anembanë botës. Jack dhe unë nisëm aplikacionin EvolveYou me shpresën që të ndihmonim gratë të ndërtojnë fuqi mendore dhe fizike”, shprehet Çela./Albeu.com/

The post Shkoi me kamion në Angli, 30-vjeçarja shqiptare në listën e sipërmarrësve të Forbes appeared first on Albeu.com.

Përzuri gjithë rininë nga Shqipëria, Rama-sipërmarrësit: Merr punëtorë nga Bangladeshi
Pronari i fasonerisë në Shkodër i tha kreut të qeverisë Edi Rama se sipas tij, nuk ka fuqi punëtore. Rama u shpreh se me ligjin për të huajt mund të marrë punëtorë të huaj nga Bangladeshi, Afganistani dhe India.

“Ne kemi kaluar ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë. Nuk ka më fare nga ato procedurat e tmerrshme. 7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj.  Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India. I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme. Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se synohet krijimi i markave “Made in Albania” për të dalë në treg me çmime më të ulëta.

“Sfida është me kaluar “Made In Albania”. Të kesh stilistët e tu. Me një grup dizanjerësh të mirë ti del në treg me çmime të ulëta. Kjo është lufta e planit të veprimit që kemi tani. Gjëja që mendoj unë. Unë i kam ndjek shumë historitë e modës, se kam ato historitë e mia me çitjanet. Ne ju japim një financim dhe ndërkohë në çdo ndërmarrje krijohet një klasë dhe merr të rinj nga shkolla dhe i fut në punë si asistentë. Në momentin kur njëri dallohet e largon të huajin i thua ja ku e krijova dizanjerin tim”, deklaroi Rama. /albeu.com/

The post Përzuri gjithë rininë nga Shqipëria, Rama-sipërmarrësit: Merr punëtorë nga Bangladeshi appeared first on Albeu.com.