sipërfaqe bimësi Archives - Albeu.com

VIDEO/ Prej ditës së djeshme vijon lufta me flakët në Ulëz, terreni vështirëson operacionin
Prej ditës së djeshme, vijon puna për shuarjen e një vatre zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në fshatin Lundër, zonë që bën pjesë në Ekonominë Pyjore Ulëz–Shkopet.

Zjarri është shfaqur më 8 korrik 2026, rreth orës 14:00. Menjëherë pas konstatimit të tij, Bashkia Mat ka marrë të gjitha masat për ndërhyrje, pavarësisht se vatra ndodhet në një zonë të thellë malore me terren shumë të vështirë, ç`ka e ka bërë të pamundur ndërhyrjen direkte të mjeteve zjarrfikëse.

Gjatë ditës së djeshme u arrit izolimi i vatrës së zjarrit, e cila kishte marrë një shtrirje prej rreth 1 kilometri. Aktualisht, forcat në terren po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizim.

Në operacion janë angazhuar punonjës të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të Njësisë Administrative Ulëz. Në terren ndodhen gjithashtu efektivët e zjarrfikëses së Bashkisë Mat, si dhe 15 punonjës të shërbimit pyjor.

Zona e prekur përbëhet kryesisht nga pyje dushku dhe shkurre të llojeve bush, shqopë dhe dëllinjë. Deri më tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit vijon.

The post VIDEO/ Prej ditës së djeshme vijon lufta me flakët në Ulëz, terreni vështirëson operacionin appeared first on Albeu.com.