sinan idrizi Archives - Albeu.com

VIDEO / Plasin gurët dhe ndërhyn policia, përplasje mes tifozëve të Flamurtarit dhe Elbasanit! Në skenë shfaqet edhe Idrizi
“Luftë” në Vlorë pas ndeshjes që Elbasani fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Flamurtarit.

Mësohet se tifozët e Elbasanit kanë reaguar ndaj provokimeve verbale të tifozëve vendas dhe gurëve, duke thyer stolat e stadiumit dhe duke i hedhur drejt tifozëve kuqezi. Kanë ndërhyrë forcat e policisë për qetësimin e situatës që ka qenë e tensionuar për disa minuta.

Po ashtu edhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u shfaq në skenë. Kreu i vlonjatëve shkoi pranë tifozëve verdheblu për të qetësuar situatën.

Përplasja mes tifozëve: (VIDEO)  /Panorama Sport

The post VIDEO / Plasin gurët dhe ndërhyn policia, përplasje mes tifozëve të Flamurtarit dhe Elbasanit! Në skenë shfaqet edhe Idrizi appeared first on Albeu.com.

I dhunoi në stadium/ Sinan Idrizi shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara
Sinan Idrizi, president i klubit Flamurtari dhe aksioneri i Air Albania, ka reaguar për dhunën qe u ushtoi ditën e djeshme ekipit të Piranjave. Por në vend që të reflektonte mbi ngjarjen, Idrizi me anë të një deklarate nga ana e klubit që zotëron, tentoi ta kthente çështjen sportive, ndërkohë qe gazetari Edon Kuqi shkoi ta pyeste për mospagesën e sanitareve të Air Albania.

Në deklaratë, Idrizi shton më tej, duke theksuar se gazetarët ishin agjentë të kamufluar si gazetarë. Dhe në fund shton se ishin te pajisur me armë të sofistikuara.

Deklarata e Plotë:

Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij.

Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit. Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.

Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës.

Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim.

The post I dhunoi në stadium/ Sinan Idrizi shpall gazetarët ‘agjentë të kamufluar”: Kishin armë të sofistikuara appeared first on Albeu.com.

Nafta kontrabandë përmbyt vendin, shtohet misteri mbi koncensionin e markimit: Kompanitë vijojnë pagesat edhe pse ka përfunduar
Ndërkohë që e gjithë vëmendja e publikut dhe medias është përqendruar te skandali i bisedave në aplikacionin SKY ku u zbulua lidhja mes Policisë dhe grupeve mafioze, si edhe te kulla në qendër të Tiranës, me maxhorancën që jep leje ndërtimi dhe opozitën që hesht sepse po ndërtojnë biznesmenët e saj, qeveria po bëhet gati që t’i ngarkojë edhe një faturë tjetër prej 40 milionë eurosh shqiptarëve për vitet në vijim.

Mësohet se qeveria ka bërë gati një vendim, i cili do të miratohet gjatë mbledhjeve të ardhshme, e cila zgjat me të paktën një vit koncensionin e markimit të karbuiranteve, i cili u kushton shqiptarëve 20 lekë për çdo litër karburant që blejnë.

Koncensioni u dha në fund të qeverisjes së demokratëve në vitin 2013 dhe u kundërshtua shumë nga socialistët, por duket se të majtët i kanë gjetur prej vitesh “telat” me bisnesmenët që fshihen pas koncensionit duke futur në lojë Sinan Idrizin dhe një emër koperturë nga Turqia e quajtur Nerve Korkmaz.

Vendimi

Sipas kontratës, koncensioni i markimit të karburanteve ishte 10 vite dhe përfundonte në 23 shkurt 2023, por kompanitë e importit të karburanteve janë detyruar që të paguajnë tarifën te kompania koncensionare Global Fluid International (GFI) edhe pse pretenduan se gjithçka tashmë bëhej në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, duke shfrytëzuar klauzolat e kontratës, fillimisht kontrata koncensionare u shty deri në qershor, pastaj deri në korrik 2023, por 1 gushti 2023 është afati limit i kontratës dhe tashmë ccdo cent i paguar nga kompanitë e importit të naftës ndaj koncensionarit është i paligjshëm.

Megjitatë, sicc mëson AlbEu nga Doganat, kompanitë e importit të naftës vijojnë pagesat për markimin e karburanteve pasi qeveria nga ana e saj ka njoftuar se do të zgjatet koncensioni për kompaninë Global Fluid International (GFI), me të paktën edhe një vit. Deri më tani nuk ka një vendim për diçka të tillë, të paktën të shpallur publikisht, megjithatë GFI vijon të marrë pagesa nga importuesit e naftës sikur koncensioni të vijonte normalisht.

Pagesa e këtij koncesioni bëhet direkt nga konsumatorët në çmimin e naftës, teksa operatorët thonë se vetëm ky koncesion e rrit çmimin me rreth 1 lekë për litër, ose rreth 7.6 milionë euro në vit. Që nga fillimi i këtij koncesioni, konsumatorët kanë paguar rreth 32 milionë euro në çmimin e naftës, sipas të ardhurave të deklaruara në bilanc nga koncesionari, ndërkohë që nuk ka të dhëna se sa efektiv ka qenë ai për luftimin e evazionit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave edhe sot 10 vite pas zbatimit të kontratës koncensionare për markimin e naftës ende nuk ka të dhëna se sa i efektshëm ka qenë financiarisht ky koncesion në lidhje me luftën kundër kontrabandës.

Kontrabanda

Është fakt tashmë që Shqipëria u përmbyt nga kontrabanda e naftës me anije me tonazh të lartë që janë kapur në Durrës me naftë kontrabandë që tentoheshin të shkarkoheshin në vendin tonë.

Më herët AlbEu ka raportuar për këto ngjarje që konfirmojnë se vendi është kthyer në një parajsë të kontrabandistëve duke nxjerrë në pah ndërkohë se koncensioni i markimit nuk ka sjellë asgjë tjetër përvecc se ka rritur ccmimin e karburantëve për konsumatorët, të cilët kanë qenë paguesit fundorë të tij. /albeu.com

The post Nafta kontrabandë përmbyt vendin, shtohet misteri mbi koncensionin e markimit: Kompanitë vijojnë pagesat edhe pse ka përfunduar appeared first on Albeu.com.

Pas fshihen turqit, qeveria pritet të zgjasë koncensionin e markimit të karburanteve: Roli i Sinan Idrizit dhe Merve Korkmaz
Pas fshihen turqit, qeveria pritet të zgjasë koncenesionin e markimit të karburanteve: Roli i Sinan Idrizit dhe Merve Korkmaz

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe për 10 vjet të tjera taksën private të markimit në çmimin e karburanteve. I dhënë nga qeveria e Sali Berishës në shkurt të vitit 2013, koncesioni i markimit përfundon zyrtarisht në fund të qershorit.

Por kjo nuk do të ndodhë, pasi brenda muajit që vjen qeveria do të miratojë zgjatjen e tij.

Pas fshihen turqit, qeveria pritet të zgjasë koncenesionin e markimit të karburanteve: Roli i Sinan Idrizit dhe Merve Korkmaz

Për të legjitimuar zgjatjen e koncesionit, qeveria ngriti dhe një grup të posaçëm pune. Grupi, i cili ka në përbërje punonjës të ministrisë së Financave, Doganave dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, pasi ka analizuar kontratën e koncesionit do të përpilojë një raport, ku do t’i propozojë qeverisë zgjatjen e saj.

Të gjitha këto kulisa janë zhvilluar në heshtje të plotë. Ministria e Financave ka qenë hermetike duke mos nxjerrë asnjë informacion për këtë çështje. Por burime konfidenciale i thanë Oligarkia.al se tashmë vendimi për zgjatjen e koncesionit është marrë dhe brenda pak javësh do të zyrtarizohet.

Afera që u bë biznes

Në vitin 2013, markimi ka qenë një nga koncesionet më të kundërshtuara nga socialistët, që në atë kohë ishin ende në opozitë. Vetë Edi Rama e ka cilësuar atë si një nga aferat më të mëdha korruptive të Sali Berishës, duke u zotuar madje se do ta anulonte mënjeherë sapo të merrte pushtetin.

Rrotacioni i pushtetit ndodhi, por markimi mbeti aty. Qeveria jo vetëm që nuk e anuloi koncesionin, por tani po e zgjat me 10 vjet të tjera. Afera u bë biznes, ndërsa korrupsioni u harrua.

Ndryshuan pronarët

Sinjalet e para se koncesioni i markimit mund të zgjatej u dhanë vitin e kaluar. Në shkurt 2022, kompania që ka koncesionin e markimit ndryshoi pronarin përfitues. E zotëruar për vitet me radhë nga Ismail Mulleti, kompania u shit tek një grup turk.

Në ekstraktin e saj tashmë figuron si pronarë fundor një shtetase turke e quajtur Merve Korkmaz. Zonja Korkmaz ka qenë bashkëpuntore e ngushtë e biznesmenit Sinan Idrizit, ortakut të qeverisë tek kompania Air Albania. Ndryshimi i pronarëve të koncesionit, kur kishte mbetet vetëm dhe një vit nga afati i përfundimit të kontratës tregon se vendimi për zgjatjen e markimit është marrë kohë më parë.

Madje synimet e këtij grupi për të shtënë në dorë markimin u zbuluan që në maj të vitit 2020, kur një biznesmen turk akuzoi Sinan Idrizin për mashtrim duke i marrë 3.5 milionë dollarë për të blerë koncesionin e markimit. Për këtë çështje pati dhe një hetim penal në Turqi, por gjykata turke e nxorri të pafajshëm zotin Idrizi.

Fitime të garantuara

Nuk dihet nëse qeveria do të propozojë garë formale për zgjatjen e koncesionit. Dhe ende nuk është e qartë nëse kontrata do i lihet edhe për 10 vjet GFI-së. pasi nën zë është duke qarkulluar edhe një skenar për vals koncesionesh mes markimit dhe pullave. Me pak fjalë, qeveria ndan bizneset që kanë fitime të garantuara me ligj tek njerëzit që zgjedh ajo.

Në vitin 2021, koncesioni i markimit arkëtoi 4 milionë euro të ardhura në total. Nga këto kompania koncesionare regjistroi një fitim neto prej 1.2 milionë eurosh ose 30 për qind mbi xhiron. Sipas marrëveshjes koncesionare, kompania që ka koncesionin e markimit arkëton 1 lekë për çdo litër naftë që shitet në treg për shërbimin e ngjyrosjes. Qytetarët e paguajnë këtë kosto në çmimin fundor të naftës. Dhe në 10 vitet e ardhshme fatura do të jetë minimalisht 50 milionë euro.

The post Pas fshihen turqit, qeveria pritet të zgjasë koncensionin e markimit të karburanteve: Roli i Sinan Idrizit dhe Merve Korkmaz appeared first on Albeu.com.

Pazari për kandidatin, Rama kafe me Sinën dhe Sinan Idrizin pas dushit të ftohtë ndaj deputetëve
Pasi futi në rresht deputetët socialistë për shkak të lobimeve të tyre ndaj njërit apo tjetrit kandidat për bashkinë  e qytetit, Kryeministri Edi Rama është larguar nga Asambleja e PS-së, e cila nisi në orën 10:00 në Teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë.

Pas shkëputjes, ai është ulur në një kafene, aty ku po qëndron nën shoqërinë e deputetit Vullnet Sinaj dhe Sinan Idrizin.

Gjatë asamblesë së sotme, u diskutua emri i kandidatit për kryetar Bashkie dhe Lista e këshilltarëve. Në mbledhje do të votohet emri për kandidatin e Bashkisë.

Kryesia do të vendosë sot mes emrave të Ermal Dredhës, Flamur Mamajt dhe Fate Velajt.

TENSIONET

Ndryshe nga qytetet e tjera ku vullneti nga sipër nuk diskutohet nga baza, e cila ka prirjen të vihet rresht pas linjës së partisë, duket se situata ka dalë nga kontrolli në Vlorë duke bërë që të shkojë vetë Rama për të sheshuar debatet.

Jo më kot, Rama e nisi fjalimin e tij në kryesinë e PS-së së Vlorës duke fshikulluar deputetët, të cilët sipas tij kanë mbështetur kandidatë të caktuar.

JEP MENDIMIN TEND

Note: There is a poll embedded within this post, please visit the site to participate in this post's poll.

Nisur nga situata e krijuar, Rama duket se nuk ka marrë përsipër të vendosë veton për kandidatin e Vlorës duke thirrur kryesinë që të votojë me votë të fshehtë nëse duan Ermal Dredhën apo Flamur Mamajn që t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 14 majit.

Emri i Ermal Dredhës është mbështetur nga deputetët e PS-së, të cilët kanë dashur vendosjen e tij në krye të bashkisë së Vlorës, ndërkohë që Flamur Mamaj ka rezistuar duke marrë pas vetes bazën. Situata u kthye në shumë shqetësuese në Vlorë për shkak të këtij rivaliteti duke rrezikuar që çarja të bëhej e madhe. /albeu.com

The post Pazari për kandidatin, Rama kafe me Sinën dhe Sinan Idrizin pas dushit të ftohtë ndaj deputetëve appeared first on Albeu.com.