simptomat e dhimbjes se shpines Archives - Albeu.com

Dhimbjet e shpinës, kur duhet të shqetësoheni
Dhembja e shpinës është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz në një moment të caktuar. Kjo dhembje zakonisht mund të shkaktohet si rezultat i posturës jokorrekte gjatë qëndrimit ulur ose në këmbë, përkuljes së sikletshme ose tërheqjes së gabuar.

Shpina është një strukturë komplekse e përbërë nga kockat, muskujt, nervat dhe nyje (artikulacione), kështu përcaktimi i shkakut të dhembjes mund të jetë shpesh i vështirë. Megjithatë, shumica e rasteve të dhembjes së shpinës nuk shkaktohen nga dëmtime serioze apo sëmundje, por nga presione, dëmtime të vogla ose nga dëmtimet e nervave.

Dhembja e shpinës mund të shkaktohet nga aktivitetet e përditshme në shtëpi dhe në punë, ose mund të zhvillohet gradualisht me kalimin e kohës si rezultat i të qëndruarit të ulur, në këmbë ose tërheqjes. Ndonjëherë, dhembja zhvillohet papritur pa patur asnjë arsye të dukshme. Disa njerëz mund të zgjohen një mëngjes me dhembje shpine dhe nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë mund ta ketë shkaktuar atë. Në mënyrë tipike, dhembja lehtësohet nëse shtriheni me shpinë, sepse edhe lëvizja më e vogël, kollitja apo teshtima e përkeqësojnë më shumë atë.

Faktorët e riskut që provokojnë përhapjen e dhembjes së shpinës:

Mbipesha – ushtron presion në shpinë,

Duhanpirja – shkakton dëmtimin e indeve ose lidhet me faktin që duhanpirësit kanë prirje të bëjnë një jetë jo të shëndetshme krahasuar me jo-duhanpirësit,

Shtatzënia – pesha e tepërt e mbajtjes së fëmijës mund të zhvillojë tendosje shtesë në shpinë dhe si pasojë kjo provokon dhimbjen e mesit,

Përdorimi afatgjatë i barnave të njohur për efektin e tyre anësor të dobësimit të kockave,

Stresi – mund të shkaktojë tension në muskujt e pasëm, i cili mund të rezultojë me dhembje mesi,

Depresioni – i cili shpesh herë reflektohet me shtim në peshë, duke çuar në shtim të mëtejshëm të dhembjes së mesit dhe përshkallëzim të depresionit.

The post Dhimbjet e shpinës, kur duhet të shqetësoheni appeared first on Albeu.com.