sigurimi i detyrueshem Archives - Albeu.com

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, çfarë mbulohet e çfarë jo. Nuk dëmshpërblehen dëmet shëndetësore, orenditë shtëpiake, humbjet financiare të bizneseve
Ndërsa Ligji që detyron sigurimin e banesave nga tërmeti ka hyrë në fazë të avancuar dhe është nxjerrë për konsultim publik, ai përcakton se subjektet do dëmshpërblehen vetëm për dëmet në pronë dhe për asnjë dëmtim tjetër. Më specifikisht, në draft përjashtohen dëmet e tjera të çdo lloji qofshin, me përjashtim të pasurisë së siguruar.

Kështu, do të përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet të gjitha lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen, ashtu si dhe dëmet morale. Përjashtohen gjithashtu edhe të gjitha sendet brenda banesës së objektit të siguruar.

Ndërkaq, të prekurit do jenë gjithashtu të detyruar të mbulojnë vetë shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave. Po ashtu, skema e sigurimit të detyrueshëm nuk merr përsipër dëmshpërblimet kur bëhet fjalë për humbje financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar.

Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 e ka nxitur Qeverinë të sanksionojë me ligj detyrimin për të siguruar banesat nga këto lloj fakeqësish, praktikë e që e aplikojnë vende të ndryshme, si Turqia apo Rumania. Ligji është në fazën e konsultimit publik, dhe ka qëllim mbulimin e humbjeve financiare të pësuara nga i siguruari për shkak të dëmeve të drejtëpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar.

Detyrimin për blerjen e policës së  sigurimit nga tërmetet, të cilat do të kenë kohëzgjatje një vjeçare, do e ketë çdo subjekt që ka në zotërim një banesë, ashtu si edhe subjektet e banesave sociale me qera, përfshirë banesat në proces legalizimi.

Ligji parashikon krijimin e Fondit Kombëtar të Tërmeteve, i cili do të jetë në pronësi të shtetit dhe do të drejtohet nga Ministri i Financave. Fondi do financohet nga policat e sigurimit, komisionet e marra nga transaksionet e risigurimit i dhe të ardhurat nga investimi. Fondi do jetë përgjegjës për shitjen e policave të sigurimit; administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet; krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit; risigurimin e primit. Funksioni më i rëndësishëm i fondit do jetë trajtimi dhe pagesa e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet. /Scan tv/

The post Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, çfarë mbulohet e çfarë jo. Nuk dëmshpërblehen dëmet shëndetësore, orenditë shtëpiake, humbjet financiare të bizneseve appeared first on Albeu.com.

Lajm i keq për shoferët e rregullt, kompanitë e sigurimit po sabotojnë sistemin “bonus malus”?
Pasi lobuan fortë pranë Ministrisë së Financave për të mos futur me detyrim në ligjin e ri për Sigurimet praktikën “bonus-malus”, tashmë kompanitë e sigurimeve duket se kanë kaluar në fazën e dytë të planit të tyre: Atë të sabotimit.

Drafti fillestar i ligjit për Sigurimet e parashikonte aplikimin me detyrim të sistemit “bonus-malus” për shoferët e makinave, ku secili prej tyre do të paguante më shumë apo më pak “prim” sigurimi në varësi të sjelljes në rrugë.

Më problematikët do të paguanin më shumë, kurse më të rregulltit, më pak.

Por, për shkak të ndikimit të fortë të kompanive të sigurimeve, Ministria e Financave hoqi aplikimin me detyrim duke e lënë në zgjedhjen e kompanive nëse do ta aplikojnë ose jo sistemin “bonus-malus”.

Por, ndërkohë që ka gati dy vite që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka nxjerrë udhëzimin për implementimin e sistemit “bonus-malus” për kompanitë që do të zgjidhnin ta aplikonin, ato jo vetëm që nuk kanë ndërmend ta bëjnë diçka të tillë, por tashmë kanë filluar të dalin edhe kundër implementimit të tij në vend.

Në një intervistë në “Monitor”, Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria dhe kryetar i Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë radhit një mori shkaqesh që sipas tij çojnë në mos aplikimin e sistemit “bonus-malus” në Shqipëri duke u nisur sipas tij nga problemet me policët në rrugë tek ato të ruajtjes së të dhënave.

Madje, sipas Ponarit, që të aplikohet ky system në vend do të duhet që të gjithë makinat të jenë të siguruara dhe çdo dëm, sado i vogël të hidhet në sistem. Më tej, Ponari fajëson edhe Policinë e Shtetit, të cilët me sjelljet në rrugë sipas tij dezavantazhojnë kompanitë e sigurimeve.

Në fund, Ponari bën edhe një parashikim brenda të cilit ka pak gjasa të aplikohet sistemi “bonus-malus” në Shqipëri: Bëhet fjalë për 5 vite.

Kështu, me sjelljen që po bëjnë, kompanitë e sigurimeve po i japing mesazhin çdo shoferi të rregullt se nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo. Por, më i rëndësishëm është edhe mesazhi ndaj problematikëve, të cilët do të paguajnë po njëlloj, pasi kompanitë e sigurimeve nuk kanë ndërmend të prekin fitimet e tyre për të lehtësuar shoferët.

Tregu i sigurimeve duket gjoja i liberalizuar në vend, megjithatë me sjelljet e ndërmarra duket se ka element të fortë të sjelljes së koordinuar mes tyre në dëm të interesave të qytetatarëve. /albeu.com

The post Lajm i keq për shoferët e rregullt, kompanitë e sigurimit po sabotojnë sistemin “bonus malus”? appeared first on Albeu.com.