Sigurimet shoqerore Archives - Albeu.com

Marrëveshja me Italinë për Sigurimet Shoqërore, reagon kryeministri Rama
Pas firmosjes së marrëveshjes me Italinë dhe Shqipërinë, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për Sigurimet Shoqërore, një marrëveshje nga e cila do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se tashmë puna e ndershme e shqiptarëve në Itali, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon.

Sipas tij, kjo përpjekje nuk mbaron këtu, sepse ka ende marrëveshje të tjera, për të lidhur deri kur punëtori i fundit shqiptar në emigracion të gëzojë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tij, kudo qoftë ku ka derdhur sigurime shoqërore nga puna në një vend tjetër.

Reagimi i Ramës:

“Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon.

Sot është një ditë triumfi edhe për politikën si një mjet i pazëvendësueshëm për ta bërë më të mirë, më të sigurtë, më dinjitoze jetën e njerëzve të zakonshëm. Për mua është një nga ato ditë fatlume, kur ndjenja e të qenit i vlefshëm për njerëzit e këtij vendi bëhet shumë e prekshme dhe e barazon me zero të gjithë peshën e rëndë të baltës së arenës politike e mediatike.

Kjo është një nga ato ditë kur them me plot gojën, hallall sharjet, akuzat, shpifjet, llafet e pafundme që nganjëherë bëhen aq shumë sa të vjen të thuash në dreq të gjitha! Po pastaj përpjekja vazhdon e vazhdon, me durim e me këmbëngulje për të parë ditë si kjo, kur mundi dhe mosdorëzimi përpara vështirësive, pengesave, vonesave, të cilat nganjëherë kthehen deri në zvarritje jashtë vullnetit tënd, shpërblehet me buzëqeshjen e familjeve që kanë pritur atë që meritojnë.

Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur. Fillimisht dukej krejt e pamundur për shkak të peshës domethënëse financiare të një marrëveshjeje të tillë. Por ja ku ia dolëm edhe kësaj, ndërkohë që këto dhjetë vjet nisëm dhe mbyllëm me sukses negociatat për marrëveshjet e pensioneve me plot 16 shtete, që nga Gjermania deri në Kanada, ndërkohë që të gjitha qeveritë e mëparshme të mbledhura bashkë kishin mbyllur vetëm një të tillë në thuajse çerek shekulli, atë me Turqinë dhe edhe atë e ka negociuar e mbyllur një tjetër qeveri socialiste para thuajse njëzetë vjetësh.

Sot është dita për t’i falenderuar të gjithë ata që na dëgjuan e na mbështetën nga pala mike italiane. Janë disa, janë më shumë se sa kaq, por në mënyrë të veçantë dua të falenderoj pesë persona:

Senatorin Italian Tommaso Nannicini, i cili u angazhua personalisht për ta mbajtur gjallë në labirinthet e pafundme të burokracisë italiane, procesin tejet të vështirë të negociatave të tejzgjatura.

Ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme, mikun e shtrenjtë Luigi di Maio, i cili i dha procesit një shtysë të konsiderueshme përpara gjatë qëndrimit të tij në detyrë.

Ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, pa të cilin ky proces mbase nuk do t’i kishte mbijetuar inercisë së shtyrjes së pafundme.

Ambasadoren tonë në Romë, Anila Bitri, e cila punoi me shumë përkushtim pranë autoriteteve italiane si zëdhënëse e të drejtës legjitime të të gjithë shqiptarëve që kanë punuar e kanë paguar sigurime shoqërore në Itali.

Dhe në fund, po jo për nga rëndësie, Kryeministren e Italisë dhe bashkëudhëtaren e çmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane, Giorgia Meloni, pa të cilën nënshkrimi i sotëm i dokumentit përfundimtar të kësaj marrëveshjeve jetike për shqiptarët e Italisë, thjesht nuk do të kishte ndodhur.

Sot jam shumë krenar për bilancin tërësor të përpjekjes së qeverisjes socialiste në mbështetje të emigrantëve shqiptarëve, të cilët falë kësaj përpjekjeje gëzojnë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tyre në 16 shtete, ku si pensionistë do të shpërblehen me meritë bazuar në sigurimet shoqërore që kanë derdhur nga puna e tyre e palodhur.

Natyrisht kjo përpjekje nuk mbaron këtu, sepse ka ende marrëveshje të tjera për të lidhur deri kur punëtori i fundit shqiptar në emigracion të gëzojë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tij kudo qoftë ku ka derdhur sigurime shoqërore nga puna në një vend tjetër.

Por sot është dita për ta mbyllur me një urim për të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali:

I gëzofshi pensionet tuaja!”, shkruan Rama.

The post Marrëveshja me Italinë për Sigurimet Shoqërore, reagon kryeministri Rama appeared first on Albeu.com.

Rama jep lajmin: Parlamenti zviceran miratoi pro marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Parlamenti zviceran ka kaluar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Tiranë më 18 shkurt.

Rama jep edhe lajmin tjetër se më 6 dhjetor, kishte komunikuar me homologen italiane, Giorgia Meloni, e cila gjithashtu i kishte premtuar se e njëjta marrëveshje do kalonte edhe në parlamentin italian.

POSTIMI I PLOTË:

LAJM I MIRË! Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë

The post Rama jep lajmin: Parlamenti zviceran miratoi pro marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Pse shteti po paguan më pak pensione pas pandemisë së Covid-19?
Numri i pensioneve të mbyllura në skemën e sigurimeve shoqërore pësoi rritje të shpejtë në dy vitet e pandemisë, duke ndikuar në zbutjen e ritmeve të rritjes së totalit të pensionistëve.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se gjatë vitit 2021 u mbyllën 19,323 pensione me rritje 45% më shumë se mesatarja e tre viteve para pandemisë 2017-2019.

Para pandemisë dilnin nga skema rreth 13,400 pensionistë si pasojë e humbjes së jetës, por ky numër u shtua me shpejtësi gjatë vitit 2020 dhe sidomos në vitin 2021. Në vitin 2020 dolën nga skema e sigurimeve si pasojë humbjes së jetës rreth 15,590 persona, ndërsa ky numër u rrit më tej gjatë vitit 2021. Shkak për këtë rritje është bërë pandemia Covid-19, e cila goditi më së shumti me humbje jetë moshat e vjetra në pensionim.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, ritmi vjetor i rritjes së pensionistëve në skemë u zbut ndjeshëm. Në vitin 2021 shtesa e pensioneve në skemën e sigurimeve ishte rreth 8 mijë, nga mbi 15 mijë që ishin para pandemisë. Totali i pensionistëve që trajtohen me pagesa nga skema e sigurimeve shoqërorë arriti në 673,813 në vitin 2020 nga 665,863 që ishin në vitin 2020.

Më herët, INSTAT raportoi se numri i vdekjeve gjatë vitit 2021 pësoi rritje të shpejtë. Në të gjithë vendin humbën jetën 30507 persona, nga të cilat 19,323 ose 63 % ishin pensionistë.

Sakaq, Shqipëria është futur në një proces plakjeje të shpejtë prej emigracionit të lartë të të rinjve dhe rënies së numrit të lindjeve. Popullsia e vendit është vënë nën presion edhe nga humbja më e shpejtë e moshave të vjetra prej krizës pandemike.

Për herë të parë që nga viti 1923, kur nisi të matej popullsia e vendit, popullsia e Shqipërisë pësoi shtesë natyrore negative në vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të INSTAT për shkak se vdekjet ishin më të larta se lindjet.

Vitin e kaluar për herë të parë shtesa natyrore ishte negative, pasi numri i vdekjeve ishte 3296 me i lartë se i lindjeve.

Megjithë efektet e pandemisë në moshat e vjetra, popullsia e vendit po plaket me shpejtësi. Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara në vitin 2050, në Shqipëri numri i konsumatorëve që janë mbi 65 vjeç do te jetë sa gjysma (49%) e numrit të punonjësve të të gjitha moshave.

Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019 në vend kishte 409 mijë persona të moshës mbi 65 vjeç, ose 14% e totalit të popullsisë. Ndërsa në 2050-n, numri i të moshuarve mbi 65 vjeç do të jetë 617 mijë, ose 25% e totalit.

Plakja e popullsisë është një fenomen global. Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje si në madhësinë ashtu edhe në përqindjen e personave të moshuar në popullatë. Në vitin 2019, kishte 703 milion persona të moshës 65 vjeç e mbi popullsinë globale. Ky numër parashikohet të dyfishohet në 1.5 miliardë në vitin 2050./Monitor/

The post Pse shteti po paguan më pak pensione pas pandemisë së Covid-19? appeared first on Albeu.com.

Meta dekreton 3 ligje, mes tyre dhe ai për sigurimet shoqërore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 3 ligje.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje këto ligje:

– Ligj nr. 22/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin Europa Krijuese (2021-2027)”.

Aderimi i Republikës së Shqipërisë në Programin “Europa Krijuese: krijon një dritare të re, që u mundëson të drejtën subjekteve juridike të së drejtës shqiptare, të cilët operojnë në fushën e kulturës e artit, të aplikojnë dhe të marrin pjesë në aktivitetet e Programit Europa Krijuese (2021-2027), duke përfituar mbështetje financiare, ndërvepruar dhe shkëmbyer praktikat më të mira me aktorë të tjerë të fushave prioritare të këtij programi në nivel europian.

– Ligj nr. 23/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për sigurime shoqërore”.

Krijimi i mundësive të përfitimit të pensioneve nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, si dhe për shtetasit kosovarë, të cilët vijnë për të punuar në Shqipëri, është i vonuar. Mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të ketë asnjë barrierë që pengon qytetarët nga të dy anët e kufirit, të përfitojnë nga skemat e mbrojtjes shoqërore, duke respektuar parimin e trajtimit të barabartë, me synimin parësor për mirëqenien më të lartë dhe trajtimin më të mirë të tyre.

– Ligj nr. 24/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit”.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje me Republikën e Kosovës është vetëm hapi i parë drejt thjeshtëzimit e lehtësimit të procedurave dhe të masave të lidhura me regjimin e trafikut kufitar lokal e të lejeve për këtë qëllim përgjatë kufirit.

Për të mundësuar realisht lehtësimin e qarkullimin e banorëve të zonave kufitare, nevojitet që autoritete shqiptare të marrin pa vonesë masa për nxjerrjen e akteve rregullatorë në zbatim të marrëveshjes, duke shmangur çdo lloj burokracie.

Vijon…

The post Meta dekreton 3 ligje, mes tyre dhe ai për sigurimet shoqërore mes Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on Albeu.com.