siguracione Archives - Albeu.com

Shtrenjtohet me 30% siguracioni i makinës, Hysaj: PD thirrje AMF-së, ndërhyni menjëherë dhe bëni transparencë për këtë rritje çmimi
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj përmes një deklarate për mediat u shpreh se PD i bën thirrje AMF-së që të ndërhyjë menjëherë dhe të bëjë transparencë për rritjen e çmimit me 30% të siguracionit të makinës.

Deklarata e sekretares së Marrëdhenieve me Publikun në PD, Jola Hysaj:

Rritja me 30% e çmimeve të sigurimeve të detyrueshme për automjetet është një barrë e rëndë për secilin prej jush sepse pagat i keni të ulëta dhe kostot po u rriten çdo ditë.

Shqipëria ka sigurimet më të shtrenjta në rajon. Dhe ja ku vjen një shtesë tjetër për kurrizin tuaj. Ky është një tregues i qartë i braktisjes së qytetarëve nga institucionet që duhet t’i mbrojnë.

Më të prekurit nga kjo rritje do të jenë shoferët e rinj, ata të cilët e kanë edhe më të vështirë ta përballojnë. Ky është një taksim i dyfishtë për ta dhe prindërit e tyre.

Në emër të Partisë Demokratike i drejtohem Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF):

1. Ndërhyni menjëherë: Ndalni abuzimet dhe rritjet e pajustifikuara të çmimeve. Qytetarët nuk mund të jenë burim fitimi për kompanitë e sigurimeve.

2. Publikoni të vërtetën: Bëni transparencë të plotë mbi arsyet e kësaj rritjeje. Qytetarët kanë të drejtë të dinë përse po paguajnë çmime që janë rekord në rajon.

3. Mbroni qytetarët në nevojë: Krijoni masa për të lehtësuar barrën e atyre që janë më të prekur nga rritja e kostove, sidomos të rinjtë dhe të pamundurit.

4. Vendosni përgjegjësi: Shmangni propagandën dhe përqendrohuni në detyrën tuaj kryesore – mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe jo të grupeve të interesit.

Rritja e çmimeve të sigurimeve është një simptomë e mungesës së plotë të mbikëqyrjes dhe planifikimit. Në vend që të mbështesin qytetarët, institucionet kanë zgjedhur të qëndrojnë indiferente, duke i lënë të përballen me një treg që vepron sipas dëshirës.

Sot jeni përballë një qeverie që bën propagandë në vend që të marrë përgjegjësi. Që u rrit çmimet nga buka deri te siguracioni i makinës, që takson jetën dhe vdekjen, që u merr shpirtin.

Të mos i lejojmë të vazhdojnë në kursin e varfërimit tuaj dhe pasurimit të vetes dhe oligarkëve të oborrit.

Më 11 maj vota juaj bën ndryshimin e këtij kursi!

Përdoreni për të shpëtuar Shqipërinë dhe veten nga shushunjat gjakpirëse.

The post Shtrenjtohet me 30% siguracioni i makinës, Hysaj: PD thirrje AMF-së, ndërhyni menjëherë dhe bëni transparencë për këtë rritje çmimi appeared first on Albeu.com.