si u vdiq babai Archives - Albeu.com

“Nënën e kapa në telefon me dashnorin”, djali tregon si u vdiq babai një vit pas ndarjes: Nuk e përballonte dot
Një situatë e vështirë ndërmjetësimi u shfaq këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Vëllai thirri motrën e tij për t’u përballur pasi sipas tij ajo dhe vëllai i tij, në një kohë kur ai ishte në koma për shkak të aksidentit dhanë firmat për të liruar personin që u bë shkak për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Sipas tij për të bërë  këtë veprim ata kanë marrë edhe para nga i ati i djalit që e aksidentoi.

Nga ana tjetër motra  e Arturit mohon ta ketë bërë këtë gjë. Madje ajo me lot në sy thotë se ajo ka bërë sa ka mundur, por në atë moment i kanë ardhur fatkeqësitë njëra pas tjetrës. E pyetur nga Eni Çobani se pse ka firmosur ajo dhe vëllai dhe jo prindërit, Jonida tregoi se nëna e tyre ishte ndarë nga i ati, ndërsa babai kishte ndërruar jetë disa muaj para aksidentit të Arturit. Më tej Arturi shton se motra dhe vëllai i tij mund ta kenë marrë inat edhe për ndarjen e prindërve, pasi ka qenë ai që e ka zbuluar tradhtinë e nënës duke u bërë kështu shkak i divorcit.

Eni Çobani: Pse ju ra barra juve e firmosjes, pasi prindërit tuaj në atë periudhë ishin gjallë apo jo?

Jonida: Jo ishin të divorcuar, nëna na u divorcua. Në atë kohë kur vëllai bëri aksident nuk i kemi pasur prindërit, nëna na u divorcua në vitin 2020 kurse…

Arturi: Zonja Eni, nënën e kam zënë në telefon duke folur dhe për atë pjesë këta si duket më kanë marrë inat. E zura me një që fliste në telefon, i kapa telefonin dhe bën vaki që ajo këtë inat mban.

Jonida: Ti nuk kishe punë me telefonin e nënës.

Arturi: Si nuk kisha punë me telefonin e nënës?

Jonida: Për telefonin e nënës ishte babi për atë punë, jo ti.  Pastaj në vitin 2021 na la babi. Në Prill.

Eni Çobani: Ndërroi jetë pra, në ç’moshë?

Eni Çobani: Pra u nda njëherë babi pastaj ndërroi jetë. si duket ajo situatë e ka rënduar.

Jonida: E rëndoi, opinioni publik.

Arturi: E rëndoi shumë zonja Eni babin, sepse unë e kisha në shtëpi atë, s’e kishte kjo. Ai me mua rrinte në shtëpi e përnatë sa herë uleshim të hanim drekë a darkë thoshte “si ma bëri mua?” Ai sa vinte e dobësohej, nuk e përballonte dot.

Ardit Gjebrea: “Si ma bëri?” Çfarë?

Arturi: I kapa telefonin duke folur ajo me dashnorin e saj dhe e mora telefonin e futa në xhep.

Arturi: Po unë. Ika nga shtëpia dola për kafe se mu errën sytë kur pashë ato mesazhet. Gjithë ato gjëra.

Ardit Gjebrea: Më fal po mami ishte me babin në atë kohë apo ishin ndarë?

Arturi: Ishin bashkë atëherë. Po që kur i zura unë telefonin, aty u largua pastaj bëri ndarjen./tvkan

The post “Nënën e kapa në telefon me dashnorin”, djali tregon si u vdiq babai një vit pas ndarjes: Nuk e përballonte dot appeared first on Albeu.com.