si të kërkojmë falje nëse po vonohemi për punë Archives - Albeu.com

Ja se si të kërkojmë falje nëse po vonohemi për punë
Është e pamundur që ndonjë punonjës të mos jetë vonuar ndonjëherë për punë.

E shpeshtë apo shumë e rrallë, shefi dëshiron ta dijë arsyen e vonesës në punë. Pa dyshim që, shefi ka dëgjuar shumë sqarime gjatë jetës së tij por, reputacioni juaj në punë varet nga lloji i shpjegimeve që jepni. Pastaj, nëse shefi ju beson ose jo varet nga etika e punës dhe përvoja te kaluara.

Epo, nganjëherë disa raste janë aq të çuditshme sa e bëjnë më të vështirë për t’u besuar. Këtu janë disa nga arsyet më të çuditshme që, punonjësit i kanë përdorur për t’i arsyetuar vonesat e tyre.

Jam vonuar sepse kalova natën në emergjencë pasi më qëlluan dhe therën.

Jam vonuar sepse më ka zënë gjumi në autobus dhe e kam kaluar stacionin, pastaj kishin kaluar shumë kohë dhe nuk e kisha mundësinë më të kthehesha.

Jam përpjekur që t’i prisja vetë flokët, por kam dështuar keq. Kështu që, u detyrova të gjeja një sallon të hapur që të mi rregullonin.

Fëmijët më kishin mbyllur derën dhe nuk më linin të hyja në shtëpi. M’u desh ta thërrisja hapësin e dyerve, t’i merrja çelsat, t’i dërgoja fëmijët në shkollë, pastaj të vija në punë.

Isha vonë sepse kishte një aktivitet të policisë që na tha të qëndronim në shtëpi, kështu që nuk mund të lëvizja. (Mos harroni, Kosova është vend i vogël e nëse po gënjeni me këtë arsyetim shumë shpejt do të kuptohet)

A është sinqeriteti zgjidhja më e mirë?

Punonjësit janë njerëz dhe bëjnë gabime. Andaj, në vend që ta stërlodheni kokën tuaj duke e përgatitur arsyen e gënjeshtërt në minutën e fundit, pse të mos jini të sinqertë? A e keni zgjatur gjumin më shumë dhe keni harruar ta vendosni alarmin? A janë fëmijët shkaktarët që ju vonuan? Besimi në punë është çelësi. Nëse gënjeni do ta theni atë besim dhe kjo do ta zhgënjejë punëdhënësin.

Po kaq e rëndësishme është edhe të kërkoni falje. Të qenit të vetëdijshëm që kjo jep shembull të keq te ekipi, prandaj duhet të merrni hapa për ta adresuar situatën. Kjo është më e mirë sesa të filloni të jepni arsye pa asnjë lidhje. Bëjani me dije menaxherit që e kuptoni implikimin dhe ke strategji për ta rregulluar këtë çështje. E kundërta, do të fillojë t’ju lëndojë herët a vonë.

E ka vërtet rëndësi arsyeja e vonesës?

Te disa shefa, arsyet pse jeni vonuar për punë nuk janë të rëndësishme sepse, nganjëherë arsyet që me të vërtetë qëndrojnë janë shumë private dhe çështje personale. Andaj, arsye të tilla i shtyjnë punonjësit të gënjejnë për të mos i ndar detajet intime.

A je vërtetë vonë për punë?

Ndoshta arsyeja e vërtetë që po vonoheni në punë, është sepse keni filluar të mos e doni më punën. Në qoftë kështu është koha e duhur të filloni të kërkoni punë të re. /AkademiPune

The post Ja se si të kërkojmë falje nëse po vonohemi për punë appeared first on Albeu.com.