si dolën në shesh krimet e grupit “Bajri” në Shkodër Archives - Albeu.com

Franca solli bisedat në “Sky” dhe “Encro”, si dolën në shesh krimet e grupit “Bajri” në Shkodër
SPAK, ka përmbyllur në mbrëmjen e djeshme fazën e arrestimeve të disa zyrtarëve të policisë së shtetit, biznesmen, elementë të krimit të organizuar dhe njëherësh i ka dhënë fund fazës së kontrollit të disa banesave në Tiranë, Kukës, Laç, Velipojë dhe Shkodër.

Në total janë 14 masa sigurimi, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga policia, ndërsa disa janë shpallur në kërkim. Akuzat janë për “Vrasje me parmanedim” kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, ”Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerje e sekretit hetimor”.

Ndërsa shumë persona, mes të cilëve Safet Bajri, Ilir Bajri, Erogen Vaso alias (Brajoviç) etj, janë shoqëruar në ambjentet e policisë, të cilët pasi janë marë në pyetje më pas u lënë të lirë.

Emrat e Ervis Martinaj, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës, dyshohet se dalin në ngjarjen e ndodhur në 9 Gusht 2020 në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, ku mbeti i vrarë Gjin Ndoji alias “Boriçi”. Vrasja është kryer me 4 plumba pistolete, ndërsa viktima ishte një personazh që në Shkodër, njihej si anëtar i grupit “Bajri”. Prej dy vite e gjysmë kjo ngjarje, ishte pa autor.

Boriçi ka qënë njeri i afërm me grupin Bajri, ndërsa pas hetimeve të SPAK del se vetë drejtuesit e kanë ekzekutuar ushtarin e tyre. Gjin Boriçi është dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes në Shkodër të Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahimit.

Arma tip pistoletë “Scorpion” e përdorur në këtë vrasje të ndodhur në 2018, dyhsohej se ishte përdorur disa vite më parë dhe në një ngjarje tjetër nga Gjin Boriçi.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, rezulton të jetë arrestuar nga SPAK pas dyshimeve për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Dyshohet se Gjoka ka siguruar automjete në planin për të vrarë Ibrahim Licin, një emër jo i panjohur nga policia Shqiptare.

Gjoka dhe fisi Lici në Shkodër, kanë një histori përplasjesh në distancë mes njëri-tjetrin.

Njëherësh dy njerëzit që kontrollojnë lojrat e fatit në Shqipëri, Pëllumb Gjoka dhe Ervis Martinaj, dyshohet se janë impenjuar për të vrarë, ish-punonjësin e policisë së Burgjeve, Kleant Musabelliu.

Kjo pasi në vitin 2017, Musabelliu për shkak të një sherri për shkak të fëmijëve, ka qëlluar me armë dhe plagosur në zonën e “Pazarit të ri”, Pëllumb Gjokën.

Për këtë ngjarje Musabelliu është dënuar nga gjykata e Tiranës, por me sa duket Pëllumb Gjokës ende nuk i kishte dalë inati. Një emër tjetër mjaft i njohur në botën e krimit që është shpallur në kërkim nga SPAK është dhe Asmer Bilali, i cili dyshohet se dyshohet për tentativën e vrasjes së Dorjan Dulit, Ibrahim Lici dhe Genci Tafilit. Në luftën mes bandave, Bilalit i është vrarë në të njëjtën ditë, babai dhe xhaxhai i tij.

Genc Tafili është vëllai i Admir Tafilit, të dy të arrestuar dhe dënuar për vrasjen e Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari në vitin 2000.

Në planin për të vrarë Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin, dyshohet se ka marë pjesë dhe oficeri i policisë në Shkodër, Ardit Hasanbega. Duli është vënë në dijeni të planit për vrasje dhe ka kërkuar takim direkt me Ardit Hasanbegën, të cilit i ka bërë të qartë planin që ishte kurdisur për vrasje.

Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar në dosjen ku ka zyrtarë e prokurorë, është dhe Elion Hato, që fillimisht u shpall në kërkim për vrasje në paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepaj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Shkurt 2021.

Por gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, refuzoi të ngrejë akuzë për dy të dyshuarit e policisë, Eljo Hato dhe Sehar Xhenjë, pasi sipas grupit hetimor, dy personat nuk implikoheshin, në këtë sulm me armë.

Për pasojë akuzat ndaj tyre janë pushuar në gjykatë. Ndërsa gjykata e Shkodrës, ka shpallur fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe ka vendosur pushimin për “Kanosje me armë”.

Xhenje fillimisht është dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij është 3 vite e 8 muaj burgim.

Dyshohet se për këtë ngjarje është arrestuar dhe prokurorisë i Kukësit, Xhevahir Lita./Ora News/

The post Franca solli bisedat në “Sky” dhe “Encro”, si dolën në shesh krimet e grupit “Bajri” në Shkodër appeared first on Albeu.com.